×

Pika G është vetëm një mit, nuk ekziston në realitet

· 1 · 22

Pika G është vetëm një mit, nuk ekziston në realitet

· 1 · 22

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 07-01-2010, 20:32:15
Cilat janë mendimet e seksologëve për ndjesinë e kënaqësisë maksimale

Gjatë gjithë jetës së tyre meshkujt mundohen të kënaqin partneret e tyre duke kërkuar të ashtuquajturën ‘pika-G’, ndërsa një studim i ri britanik ka treguar se ky vend sekret i ndjesisë së paharrueshme, në fakt nuk ekziston! Edhe pse është menduar se disa femra mund të kenë pikën-G, dhe disa të tjera jo, shkencëtarët pohojnë se kjo është vetëm një mit. Të dhënat janë të bazuara në hulumtimin e realizuar nga King College te 1.800 femra, të moshave ndërmjet 23 dhe 83- vjeçare, të cilat njëherit kanë pasur edhe motrat binjake. “Është e papërgjegjshme që t’i bindim femrat për diçka që nuk e ndjejnë, sepse për këtë arsye ato ndjehen të pakënaqura dhe më keq se të tjerat”, është shprehur njëra nga autoret e studimit, Andrea Burri, e cila ka shtuar se ‘pika-G’ ka sjellë presion edhe te meshkujt, të cilët janë ndier të paaftë nëse nuk e kanë kënaqur partneren e tyre. Përfundimi i këtij studimi është se “femrat mendojnë që kanë pikën-G, pasi që dëshirojnë të jenë më atraktive, më të dëshiruara dhe seksualisht më aktive”.
Kënaqësia maksimale
E ashtuquajtura “Pika G”, e cila sinjifikon shkencërisht pikën maksimale të kënaqësisë gjatë aktit seksual duket se është vetëm një “mit”, pasi në realitet ajo nuk ekziston. Të paktën kështu citon një studim i botuar në gazetën e Mjekësisë seksuale nga ekipi i ekspertëve të King's College në Londër. Sipas tij, zona e pakapshme erotike për gratë është thjesht një "vend i arsyes", bazuar në faktin e paaftësisë për të gjetur dëshmi shkencore të ekzistencës së saj. “Një imagjinatë e femrave”, ka cilësuar për pikën G seksologu Beverley Uhipple, i cili ka mbështetur gjatë këtë ide. Sipas studimit të tij, nëse në këtë pikë ka një binjak do të ekzistonte në të njëjtën mënyrë edhe identiku i tij me të njëjtën trashëgimi gjenetike. Por kjo nuk ka dalë, pasi binjakët identik kanë treguar ndarje për të ashtuquajturën Pika G. "Eshtë e papërgjegjshme që të japësh besim për ekzistimin e diçkaje që nuk është testuar dhe kjo ushtron presion psikologjik mbi gratë edhe burrat," tha koordinatori i studimit Andrea Burri.
Studimi
Pika G u lançua pasi gjinekologu gjerman Ernst Grafenberg 50 vjet më parë e caktoi atë si një mur para e vaginës në një lartësi prej rreth 2 inç dhe gjysmë. Ndërkaq, kohët e fundit, disa studiues italianë thanë se ata ishin në gjendje për ta gjetur këtë “mur” duke përdorur skaner tejzanor. Sipas tyre kjo është një zonë me ind të dendur brenda vagjinës dhe ndaj shkaktohet edhe kënaqësia më e madhe seksuale. Specialistë, megjithatë, thonë se mund të ketë shpjegime të tjera për këtë densiteti të ndryshme qelizash brenda vaginës femërore.

TiranaObserver
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super