×

Shqiptaret nuk preferojne prezervativet

Shqiptaret nuk preferojne prezervativet

· 7 · 55

  • Postime: 22774
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 05-06-2009, 09:14:09
Shumica e shqiptareve te te gjitha moshave, kryesisht mbi 18 vjeç, nuk parapelqejne te perdorin prezervativin per t’u mbrojtur nga viruset, por njekohesisht edhe nga shtatzenite e padeshirueshme.

Raporti i shendetit riprodhues i Ministrise se Shendetesise detajon me perqindje metodat qe perdorin sot shqiptaret per t’u mbrojtur nga shtatzenia, por njekohesisht edhe per te qene te mbrojtur ndaj semundjeve seksualisht te transmetueshme, si HIV/AIDS, hepatit, sifilis, gonorea.

Konkretisht, sipas studimeve te popullates, anketimeve, studimit te vizitave ne qendrat e planifikimit familjar, por edhe ne baze te vezhgimeve, specialistet e shendetit publik, ne bashkepunim me disa organizata shendetesore kane mbledhur nje rrjet te dhenash per sa i takon planifikimit familjar, metodave te perdorura per mbrojtje gjate marredhenieve seksuale. Po ashtu, keta specialiste kane bere edhe sugjerime per sa u takon pikave qe duhet te permiresohen ne kujdes te popullates.

Nga te dhenat preliminare rreth studimit te kryer te grupeve te indikatoreve te shumefishte ne vitin 2006, rezultoi se perdorimi i metodave moderne kontraceptive ka arritur ne vlerat 22.3%, ku 10.8% e ze perdorimi i prezervativit. Per sa u perket metodave tradicionale, ato luhaten ne vleren 37.7%, ku terheqja ze 28.1%.

Po keshtu, edhe per vitet 2007-2008 ka nje rritje te perdorimit te metodave kontraceptive me rreth 7% per çdo vit.

Studimi i fundit i shendetit riprodhues tregoi se ne Shqiperi kemi shkalle te larte te perdorimit te metodave kontraceptive, por shkalle te ulet te perdorimit te metodave moderne, ku metoda tradicionale e terheqjes mashkullore ze 67% te perdorimit dhe metodat moderne vetem 8%. E njejta situate u paraqit edhe per burrat. 77% te burrave raportuan perdorimin e metodave kontraceptive, ku 3% e zinte metoda moderne.

Ecuria e perdorimit te kontraceptiveve ne periudhen pas studimit te shendetit riprodhues (2002-2007), mbeshtetur ne te dhenat nga sistemi i informacionit te Ministrise se Shendetesise dhe studimet e projekteve qe punojne ne fushen e shendetit riprodhues tregon se ka nje permiresim te ndjeshem te situates.

Studimi kombetar i shendetit riprodhues ne Shqiperi me 2002-shin i realizuar nga Ministria e Shendetesise, Instituti i Shendetit Publik, me mbeshtetjen teknike dhe financiare te USAID, UNFPA, UNICEF beri nje analize te plote krahasuese te indikatoreve kryesore te planifikimit familjar. Studimi ndihmoi ne vleresimin e gjendjes dhe nevojave te planifikimit familjar per vendin.

Top Channel

  • Postime: 7995
  • Gjinia: Femer
Lisa
#1 ne: 05-06-2009, 17:39:52
Pikerisht Max , prandaj klinikat e abortit ne Shqiperi anembane jane nje nga bizneset me fitim prurese ....
Shumica e shqiptareve kane turp te futen ne farmaci e te blejne nje prezervativ se larg qofte e merr vesh njeri se po bejne seks ...xhanem kalamajt e shqipetarve akoma zbresin nga qiejt :D

  • Postime: 12738
Mishel...............
#2 ne: 25-03-2013, 11:43:58
Jo kjo lidhet me faktin se Shqipetaret jane ende ne kerkim te produkteve BIO....personalisht jam nje nder to

E ku ka me mire se Mish me MIsh?

  • Postime: 46
  • Gjinia: Femer
NYCTR87
#3 ne: 27-03-2013, 22:43:57
S'kane faj...lezetin e ka pa llastik ajo pun

  • Postime: 12738
Mishel...............
#4 ne: 27-03-2013, 22:45:50
Tamam

  • Postime: 46
  • Gjinia: Femer
NYCTR87
#5 ne: 27-03-2013, 22:47:48
Ja e shef kur e kemi qef ne gocat imagjino ata   :engjell:

  • Postime: 12738
Mishel...............
#6 ne: 27-03-2013, 22:55:19
He pra imagjino