×

Të pathënat e seksit anal

Të pathënat e seksit anal

· 2 · 29

  • Postime: 22775
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 27-03-2019, 16:38:52
 

Duke qenë se sa herë flitet për seksin anal, njerëzit dëgjojnë lloje të ndryshme informacionesh, herë-herë kontradiktore ose të pavërteta, “Cosmopolitan.com” ka marrë përsipër të hedhë dritë mbi këtë akt, duke pyetur 5 mjekë për seksin anal dhe për arsyet se përse duhet apo s’duhet bërë.

Ja çfarë thonë ata:

1) Michael Krychman: “Nga ana mjekësore nuk ka asnjë arsye të rëndë për të mos kryer seks anal, ama duhet të jeni sa më të kujdesshëm ndaj infeksioneve të transmetueshme. Gjithashtu duhet të kini parasysh që të mos kryeni seks vaginal menjëherë pas atij anal, pa ndryshuar më parë prezervativin.

2) Alyssa Dëeck: “Duke e parë nga këndvështrimi mjekësor, seksi anal është i sigurt në momentin që ju tregoheni të kujdesshëm, përdorni prezervativë, merrni lubrifikantë dhe ndihmës të tillë të ngjashëm. Shumë femra që e kanë provuar marrin shumë kënaqësi nga ky lloj seksi, jo vetëm për faktin se në atë zonë gjenden shumë nerva ndjeshmërie, por edhe se kështu nuk kanë frikën e të mbeturit shtatzëna.

Por, nga ana tjetër, një arsye e të mos ndjerit kënaqësi për disa femra është frika e të bërit pis gjatë aktit. Një zgjidhje paraprake për këtë mund të jetë larja mirë ose edhe klizma”.

3) Jennifer Gunter: “Seksi anal i kënaq shumë femra për arsyen se, rreth anusit gjenden shumë fije nervore që dhurojnë një kënaqësi të tillë. Për të bërë një krahasim, është e njëjta arsyeja se pse njerëzit puthen në buzë me njëri-tjetrin dhe nuk puthin bërrylat. Buzët kanë më shumë mbaresa nervore.

Pavarësisht këtyre, duhet pasur kujdes sa herë doni të bëni seks anal, për të shmangur transmetimin e sëmundjeve. Duhet me patjetër përdorimi i prezervativëve”.

4) Karen Elizabeth Boyle: “Një gjë që duhet pasur parasysh për seksin anal është mundësia e transmetimit të HPV-së (Human Papilloma Virus), një infeksion i cili mund të shkaktojë edhe kancerin anal. Janë kryer studime mbi njerëz të cilët kanë kryer seks anal me disa persona dhe u janë formuar disa qeliza kancerogjene! Pra, nëse doni të provoni një gjë të tillë, mos shkoni me shumë partnerë dhe përdorni gjithmonë prezervativ!

Një arsye tjetër për të pasur shumë kujdes është marrja e infeksionit të Escherichia Coli”.

5) Vanessa Cullins: “Lojërat me seksin anal nuk mund t’ju lënë shtatzënë, ama lehtësisht mund të transmetojnë infeksionet”.

Pra, nëse gjatë aktit prezervativi ju çahet, do të bënit mirë të kontaktonin menjëherë mjekun. Në qoftë se këtë lloj seksi po e kryeni vetëm për të shmangur shtatzëninë e padëshiruar, përsëri do të ishte mirë të bënit një konsultë, në mënyrë që të mësonit se si ta shmangni atë gjatë seksit vaginal”.

Pra, mesa duket, pjesa më e madhe e mjekëve janë të bindur se kryerja në mënyrë të mbrojtur e seksit anal nuk ju dëmton aspak, përkundrazi. Por pavarësisht këtyre mendimeve, është në dorën tuaj të eksperimentoni ose jo…
https://lapsi.al/2018/10/10/te-pathenat-e-seksit-anal/

  • Postime: 22775
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 27-03-2019, 16:40:43
Tabutë dhe kulmet e seksit anal tek femrat

Seksi anal i jep kënaqësi një numri të madh grash, dhe ky numër do të jetë shumë më i lartë, sikur të mos kishte një shumëllojshmëri paragjykimesh në lidhje me këtë lloj marrëdhënie.

Ka keqkuptime që i pengojnë gratë të dorëzojnë veten në shijimin e seksit anal, shikoni se cilat janë më të shpeshta që të shpëtoni prej tyre.

Gruaja ndihet e poshtëruar

Ky është një keqkuptim i plotë! Në të kundërtën, gratë në sytë e partnerit bëhen më të vlerësuara. Arsyeja është se një mashkull i cili gëzon lidhje të fortë me partneren e tij, dëshiron të provojë në realitet atë që ka ëndërruar.

Femrat kanë turp ta kërkojnë seksin anal

Ka femra që nha natyrs, dmth, në tru kanë një qendër të theksuar të ndjeshmërisë së seksit anal, por mesatarisht këto femra janë më pak. Këto femra shpesh kanë turp për ti thënë hapur partnerit të tyre se duan seksin anal. Sipas seksoterapeutëve, turpi është më shumë i zakonshëm në femrat që janë në marrëdhënie afatgjata apo martesë, për shkak të paragjykimeve dhe nëse partneri nuk marr iniciativën, ajo është e heshtur.

Përvoja e parë është zakonisht e dhimbshme

Për shumicën e femrave që e përjetojnë këtë për herë të parë është e dhimbshme, por në qoftë me kohë zhvilloni teknikën e duhur, arrihet kënaqësi e madhe e përbashkët. Është thelbësore që femrat të relaksohen dhe që mashkulli të jetë shumë i durueshëm. Disa përpjekje mund të jenë të pakëndshme, por në fund, kur ju të zhvilloni teknikën e duhur, do të përjetoni kënaqësi të paharruara. Mos harroni, përvoja e parë seksuale është e dhimbshme.

Kush duhet ta kërkojë i pari?

Paragjykimi është se në qoftë se një mashkull dëshiron marrëdhënie anale, ai ka tendenca homoseksuale. Por përtej këtij paragjykimi kjo vjen vetëm nga nevoja për të përjetuar stimulim më intensiv seksual,m. Të rinjtë duan të provojnë seksin anal nga kurioziteti, dëshira për të eksperimentuar dhe nevoja për të përjetuar një përvojë të re.

Higjiena e duhur

Në asnjë mënyrë pas seksit anal mos lëvizni në atë vaginal, pasi kjo mund të shkaktojë infeksione të rënda. Nëse një mashkull dëshiron seksin më pas në vaginë, është e nevojshme që të dy partnerët të lajnë organet gjenitale. Në rastin e përdorimit të kondomit, hiqeni atë dhe vazhdoni me seksi vaginal. Njësoj duhet vepruar me seksin oral pas raportit seksual anal.

Derdhja dhe orgazma

Derdhja është është pikërisht ajo që një partner e dëshiron, edhe nëse tjetri nuk ka, pavarësisht nëse është seks anal, oral, ose ndonjë tjetër. Orgazma është e ndryshme varësisht nga eksperienca dhe gjithashtu ka nevojë që të flitet për të. Disa femra përpiqen që përmes seksit anal të përjetojnë gëzimin përfundimtar, më i madh se ai vaginal, ndërsa të tjerët nuk e bëjnë. Përfundimi është i thjeshtë – të flasim për çdo gjë që ju doni dhe çfarë ju ëndërroni, provoni çdo gjë që ju mund ta bëni interesante dhe ta shijoni