×

Vibratori - Shpikja e vibratorit

Vibratori - Shpikja e vibratorit

· 5 · 65

  • Postime: 22773
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 15-03-2012, 10:00:28
Hysteria, është një film anglez i vitit 2011, një komedi e cila zhvillohet rreth shpikjes, prej mjekut të ri Mortimer Granville, të vibratorit të parë elektrik. Pikërisht ai vibrator për të cilin po mendoni.

Në të vërtetë nuk është e lehtë të gjendet historikisht se kush e shpiku vibratorin e parë, duke pasur parasysh natyrën e këtij objekti. Masturbimi femëror u teorizua në Angli në epokën viktoriane, si një kurë për të të gjitha ato shqetësime fizike, psikologjike e psikiatrike të përmbledhur nën emërtimin histeria.

Histeria konsiderohej atëherë një sëmundje tipike femërore, të cilat konsideroheshin inferiore karshi mashkullit në planin fizik dhe emocional, më të dobëta dhe më të dhëna ndaj sëmundjeve, shumica e sëmundjeve nga të cilat vuanin lidhej me ndonjë keqfunksionim të organeve gjenitale. Femrave të sëmura nga histeria u këshillohej kura me opium, ose në shumë raste martesa, grave të martuara u këshillohej të bënin më shumë seks.

Objektet me formë fallike janë përdorur për praktika seksuale që nga Greqia e lashtë, por vibratori i parë për stimulimin gjenital femëror u përdor në Francë në vitin 1734, u quajt “tremoussoir”, funksiononte me anë të një suste dhe përdorej për të kuruar pacientet që vuanin nga histeria, por pa deklaruar asnjë lidhje të praktikës me seksin. Me gjithë këtë shpikje mjekët vazhdonin kurën tradicionale të masazhit pelvik me dorë, e cila ishte një praktikë e lodhshme dhe numri i pacienteve ishte i lartë.

Makineria që shfaqet në filmin Hysteria, u shpik nga Granville në 1883, dhe është vibratori i parë elektromekanik. Disa vjet më vonë në 1899, u shpik vibratori i parë me bateri, në atë periudhë u shitën rreth njëqind objekte të tilla të cilët u blenë kryesisht nga mjekë për të kuruar pacientet.

Një vibrator elektrik i vitit 1902, ishte i pari i cili u mendua për tregtimin në masë, vibratorët reklamoheshin si masazhatorë, të dobishëm për tensionin muskulor, dhe të destinuar si për femra dhe meshkuj, ishin pajisja elektroshtëpiake e pestë që hynë në shtëpitë e njerëzve.

Në vitet `20 vibratorët filluan të përdoren në industrinë pornografike dhe të lidheshin publikisht me praktikat seksuale, kështu që u bë e pamundur, për moralin e kohës, të reklamoheshin si instrumente mjekësorë. Objekti qe njohim ne si vibrator, ka lindur në vitet ´60, në mes të revolucionit seksual të 1968, është pikërisht i këtij viti patenta e parë e vibratorit pa fije.

Në të njëjtën kohë diagnoza e histerisë u hoqën nga psikanaliza dhe u zëvendësuan me interpretime më të detajuara të lidhura me gjendje depresive ose kriza psikologjike.


(ar.si/BalkanWeb)

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#1 ne: 15-03-2012, 11:30:50
lol

  • Postime: 12738
Mishel...............
#2 ne: 14-05-2012, 16:46:42
jam kurioze per ca e perdornin Greket??? LOL

  • Postime: 1734
  • Gjinia: Mashkull
Kisss
#3 ne: 03-08-2012, 19:01:18
Dhe cdo gje mbi toke na e paskan shpikur greket ?  :D lol

Vibratori u be famshem dhe mori jehone gjate viteve 1920 ne USA, kur u pezullua shitblerja e alkoolit (prohibition), sepse meshkujt nuk benin me seks, pa pranine e alkolit. :-)
Dhe kshu femrat filluan te perdornin vibratorin.

  • Postime: 12738
Mishel...............
#4 ne: 04-08-2012, 11:35:08
kete mrokllen se kam provu nai here...po kurre si dihet LOL