Gruri, zbulohet gjeni i tij - Ekologji / Mjedis

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Gruri, zbulohet gjeni i tij

Gruri, zbulohet gjeni i tij

· 1 · 2204

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 28-08-2010, 15:45:13
Shkencëtarët ia kanë dalë që të zbërthejnë kodin e gjenit të grurit. Ky është një zbulim që konsiderohet si një hap shumë i rëndësishëm në prodhimin e grurit, madje më i rëndësishmi që nga fillimi i kultivimit të drithërave 10000 vjet të shkuara.



Si rezultat është i mundur prodhimi i llojeve të reja të drithërave, që janë shumë më rezistente ndaj sëmundjeve që shpesh shkaktojnë edhe dëmtime në masë të të korrave. Bëhet fjalë për një risi prej së cilës do të përfitojmë të gjithë pas një periudhe prej 5 vitesh. Në këtë mënyrë rriten shpresat për uljen e ndjeshme të çmimit të bukës dhe për një siguri më të madhe ushqimore në një botë që sa vjen e po bëhet gjithnjë e më e populluar. Zbulimi i shkencëtarëve britanikë është publikuar edhe online, pra është i vlefshëm për t’u përdorur nga prodhuesit e drithërave kudo në botë, që mund ta përdorin për t’u dhënë fund problemeve të shumta me të cilat hasen gjatë kultivimit të drithërave të ndryshme. Online është publikuar versioni përfundimtar i studimit që përmban edhe zbërthimin e gjenit të drithërave të varieteteve të ndryshme. Ky zbërthim do të ndikojë në hibridët e rinj shumë më rezistentë ndaj sëmundjeve, që do të thotë më shumë drithë, dhe si pasojë edhe çmime më të ulëta në të gjithë botën. Hibridët e rinj do të jenë shumë rezistentë dhe do të kenë shumë pak shanse që të preken jo vetëm nga sëmundjet e rëndomta, por edhe nga ato më të rrallat. Aktualisht pjesa më e madhe e prodhuesve të drithërave e bazon kultivimin në metodën tradicionale, pra atë të përzierjes së varieteteve të ndryshme të drithërave, teknikë kjo që nuk ka ndryshuar që prej qindra vitesh. Prodhimi i grurit është bërë një nga çështjet më problematike në kontekstin ushqimor, sidomos këtë vit, me pakësimin e tij vjetor për shkak të zjarreve të mëdha që ranë në Rusi dhe shkatërrimin e një sasie shumë të madhe të grurit. Në një botë që po përjeton një bum në shtimin e popullsisë, prodhimi duhet të rritet me 50% gjatë 40 viteve të ardhshme, nëse do të pretendohet që të ushqehet popullsia e gjithë planetit. Një nga shkencëtarët që drejtoi grupin e studiuesve që bëri zbulimin mbi gjenin e grurit deklaroi se njohja e hollësive të gjenit të grurit do të revolucionarizojë mënyrën tradicionale të kultivimit të grurit dhe produkteve të tjera bujqësore. Kultivuesit e grurit veçanërisht do të kenë mundësi që të shmangin shumë probleme të mëdha me të cilat përballen sot, probleme që shkaktojnë edhe rënie të beftë të prodhimit të grurit dhe rritje të çmimit kur kemi të bëjmë me probleme masive. Kultivuesit do të lehtësohen edhe për sa i përket sasisë së kohës së shpenzuar për të krijuar varietetet e reja të grurit, që janë shumë më të qëndrueshme si ndaj sëmundjeve të ndryshme, ashtu edhe ndaj kushteve të vështira atmosferike. Kjo nuk nënkupton modifikim të gjenit, por ndikim të tij. Proceset që deri tani u merrnin kultivuesve të grurit 6 vjet, do marrin 2 dhe kjo mund të arrihet pas një periudhe 5-vjeçare dhe pikërisht për shkak të kësaj ndërhyrjeje që do ta bëjë prodhimin më rezistent dhe do ta rrisë ndjeshëm, edhe çmimet do të jenë më të ulëta. Me këtë studim u morën shkencëtarët e universitetit të Liverpulit. Për të gjithë shkencëtarë e tjerë që janë marrë me këtë çështje në vite, bëhet fjalë për një zbulim që vërtet përbën diferencën në botën e bujqësisë dhe të ushqimit dhe është një studim që do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në përmirësimin e jetës së njerëzve, veçanërisht të asaj shtrese të popullsisë së botës që edhe sot vuan urie për bukën e gojës. Prodhimi i grurit që nga koha e Romës së lashtë është trefishuar, por në dhjetëvjeçarët e fundit ka pasur një ndalje, pavarësisht përpjekjeve të mëdha për të krijuar varietete që të jenë më rezistente ndaj sëmundjeve apo kushteve atmosferike. Për më tepër që edhe sëmundjet e reja e kanë vështirësuar shumë shtimin e sasisë së grurit. Në Europë vlerësohet se prodhimi i grurit duhet të dyfishohet me atë aktual, në mënyrë që të ulen çmimet, ose në më të mirën e rasteve të mbeten të njëjtat çmime për një kohë të gjatë. Ndaj ky zbulim është një shpresë e madhe për arritjen e këtij objektivi shumë të rëndësishëm. Dhe nëse gjërat do të shkojnë mirë, do të kemi përmirësime të dukshme gjatë dhjetë viteve të ardhshme. Kjo do të thotë se do të jemi në gjendje që të përdorim gjenin e grurit në potencialin e tij të plotë, pra do të përdorim maksimumin e asaj çka na ka falur natyra.

Edhe pse gruri ka qenë një ndër drithërat e parë të kultivuar nga njeriu, ai ka paraqitur vazhdimisht shumë probleme, kryesisht për shkak të gjenetikës komplekse që ndikon në krijimin e hibrideve të reja të bimës. Gjeni i grurit ka 17 miliardë “germa”, çka e bën atë 5 herë më të madh se gjeni njerëzor. Ndaj kemi të bëjmë me një zbulim shumë të rëndësishëm, që do të përmirësojë ndjeshëm jetën e popullatës së planetit kur të vihet në praktikë.

Gazeta Shqip

Temat e fundit