×
Hyrja
Profili

Pemët, “mushkëria” që thith miliarda ton gaz

Pemët, “mushkëria” që thith miliarda ton gaz

· 1 · 1837

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull

ne: 10-07-2010, 03:02:28
Një studim ndërkombëtar i bazuar në të dhëna shumë të sakta nga shumë vende të botës, ka ndihmuar njeriun të kuptojë sa të rëndësishme janë pemët për planetin tonë.

Të gjithë e kanë ditur se pemët përbëjnë “mushkërinë e Tokës”, por askush nuk kishte llogaritur masën e andiridit karbonik që janë të detyruara të thithin pemët. Ky lloj gazi shkarkohet në atmosferë, duke shkaktuar edhe atë që quhet “efekti serrë”.

Christian Beer nga “Max Planck Insitute for Biogeochemistry” në Gjermani ka studiuar këtë fenomen, duke dalë në përfundimin se pemër kryejnë fotosintezën, duke pastruar ajrin e planetit nga anhidridi karbonik.

Cdo vit pjesa e gjëlbër e planetit thith 123 miliardë ton anhidrid karbonik. Pjesën më të madhe të barrës e kanë pyjet tropikale me 34 % të gazrave të absorbuar dhe më pas vijnë savanat me 26 % edhe pse zënë një sipërfaqe sa dyfishi i pyjeve tropikale. Ky studim është kryer për rreth 10 vjet dhe do të ndihmojë njeriun të parashikojë dëmët që i shkakton cdo vit planetit ku jeton.

TCH

Temat e fundit