Cilësitë e një Besimtari të Vërtetë - Ese Islame

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Cilësitë e një Besimtari të Vërtetë

· 1 · 631

Cilësitë e një Besimtari të Vërtetë

· 1 · 631

  • Postime: 157
  • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    ne: 16-12-2008, 18:26:38
     
    Cilësitë e një Besimtari të Vërtetë
    El-Alame ‘Abdu-Rrahman Ibn Nasir es-Sa’dij
    Shkëputur nga libri: Pyetje dhe Përgjigje thelbësore rreth Imanit (fq.58-63)






    Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirëshmit, Mëshirëplotit…




    Kush janë cilësitë e besimtarëve, që i bëjnë ata të dallojnë nga mosbesimtarët?




    Kjo është vërtet një pyetje madhështore. Duke e njohur ndryshimin midis besimtarëve dhe njerëzve të tjerë, ndryshimi midis Hakut (të Vërtetës) dhe Batilit (të Kotës) dallohet qartazi, sikurse ndryshimi midis njerëzve të lumturisë së përjetshme dhe njerëzve të mjerimit të përjetshëm.




    Dije se besimtari i vërtetë është ai, që beson në Allahun dhe gjithë Emrat dhe Cilësitë e Tij që gjenden në Libër (Kur'an) dhe në Sunet, me kuptimin e duhur të tyre. Ato duhen pranuar plotësisht. Gjithashtu, besimtari e lartëson Allahun, duke thënë se Ai është i pastër nga çdo gjë që kundërshton përsosmërinë e Emrave dhe të Cilësive të Tij. Kështu, zemra e tij mbushet me Iman, me dije, me bindje, me qetësi dhe lidhet plotësisht me Allahun.




    Besimtari pendohet vetëm tek Allahu, duke kryer vepra adhurimi për Të, të cilat i ka ligjëruar Ai në gjuhën e Profetit të Tij, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, me sinqeritet për Allahun, duke shpresuar Shpërblimin e Tij dhe duke iu frikësuar Dënimit të Tij.




    Besimtari është falënderues ndaj Allahut me zemrën e tij, me gjuhën e tij dhe me veprat e gjymtyrëve të tij. Ai është falënderues për begatitë dhe mirësinë e madhe që i ka dhënë Allahu, me të cilat ai kënaqet gjatë gjithë orëve të ditës. Besimtari është falënderues dhe e përkujton Allahun duke bërë dhikr, dhe ai nuk sheh ndonjë begati tjetër më të madhe sesa ajo çfarë i ka dhënë Allahu, dhe as ndonjë dhuratë bujarie sesa ajo që i ka ardhur nga Allahu.




    Besimtari i përçmon të gjitha lukset materiale të kësaj dynjaje, pasi ai është i përqendruar në kënaqësinë e të penduarit tek Allahu dhe në kthimin total tek Ai. Me këtë, ai fiton një pjesë të bollshme të kënaqësive të kësaj bote dhe kënaqet me to, por jo siç bëjnë mosbesimtarët apo njerëzit e pavëmendshëm. Ai kënaqet me to në mënyrë që ato ta ndihmojnë për të realizuar të Drejtat e Allahut dhe të drejtat e robërve të Tij.




    Duke u kënaqur në këtë mënyrë dhe duke shpresuar për shpërblim nga Allahu, besimtari i plotëson dëshirat e tij, zemra i rri në paqe dhe gjen qetësi. Ai nuk mërzitet nëse i ndodh diçka që nuk e pëlqen. Kështu, Allahu ka ndërthurur për të lumturinë e jetës së kësaj bote dhe lumturinë e Botës Tjetër.


    Kurse çështja e mosbesimtarit të pavëmendshëm nuk është kështu. Ai e mohon ekzistencën dhe përsosmërinë e Zotit të tij të Madh, që është dëshmuar nëpërmjet argumenteve logjike dhe teksteve hyjnore, si dhe nga faktet dhe zbulimet shkencore. Ai nuk u kushton rëndësi fare këtyre gjërave.


    Pasi shkëputet nga Allahu, duke mos e pranuar dhe duke mos e adhuruar Atë, mosbesimtari shkon pas gjërave që gjenden në natyrë dhe i adhuron ato. Në këtë mënyrë, zemra e tij bëhet njësoj si zemra e bagëtive.




    Mosbesimtarit nuk i intereson gjë tjetër veç të grumbullojë dhe të shijojë gjërat materiale. Zemra e tij nuk gjen asnjëherë qetësi, i frikësuar se mos humbet gjërat që i do, i frikësuar se mos e godasin gjëra të cilat nuk i do. Ai nuk ka aspak Iman, me të cilin të mund t’i lehtësohen gjërat e vështira dhe pesha e fatkeqësive.




    Mosbesimtari është i privuar nga kënaqësia e Imanit, ëmbëlsia e të afruarit tek Allahu dhe frytet e Imanit në këtë jetë dhe në Jetën Tjetër.




    Mosbesimtari nuk shpreson për ndonjë shpërblim nga Allahu dhe as nuk i frikësohet ndonjë ndëshkimi. Shpresa dhe frika e tij të vetme janë të lidhura vetëm me kërkesat e dëshirave të tij të ulëta e materialiste të kësaj dynjaje.




    Nga cilësitë e besimtarit është përulësia, kur i nënshtrohet Hakut (të Vërtetës) si dhe përulësia kur sillet me të tjerët. Ai është i sinqertë me robërit e Allahut, pavarësisht pozitës apo gjendjes së tyre. Ky sinqeritet gjendet në fjalët, në veprat dhe në qëllimet e tij.




    Sidoqoftë, mosbesimtari është kryeneç dhe e përbuz Hakun (të Vërtetën). Ai i përbuz edhe njerëzit e tjerë, po ashtu. Ai mahnitet me veten e tij dhe nuk mundohet të tregohet i sinqertë me asnjë njeri.


    Besimtari ka një zemër të çiltër, e cila është e pastër nga mashtrimi, ligësia dhe hasedi. Ai do për Muslimanët atë që do për veten e tij dhe urren për ta atë që e urren për veten e tij. Ai përkushtohet që të punojë për interesat e tyre më të mira. Ai e duron barrën e dëmit që i shkaktojnë ata dhe nuk i dhunon ata në asnjë farë mënyre.




    Zemra e mosbesimtarit zien nga ligësia dhe hasedi. Ai nuk do asnjë të mirë apo dobi për asnjë njeri tjetër, vetëm në qoftë se ka ndonjë qëllim të kësaj dynjaje në këtë për veten e tij. Ai se ka problem t’i dhunojë të tjerët, kur ka mundësi, ndërkohë që ai është më i dobëti prej tyre që mund t’i durojë dëmtimet që mund t’i vijnë nga ata.




    Besimtari ka një gjuhë e cila thotë gjithmonë të vërtetën dhe sillet mirë me njerëzit. Ai është i butë, i qetë, i mëshirshëm, i duruar dhe i besueshëm. Ai përshtatet shumë me njerëzit dhe është një mikpritës i mirë për mysafirët e tij.




    Mosbesimtari është i nxituar, i ashpër dhe i mbushur plot shqetësime e ankth. Ai gënjen dhe nuk është i besueshëm. Ai është sherrxhi dhe ka temperament agresiv.




    Besimtari nuk ia kushton veten plotësisht askujt tjetër përveç Allahut. Si zemra, ashtu edhe fytyra e tij janë të ruajtura nga nënshtrimi apo përkushtimi plotësisht dikujt tjetër veç Zotit të tyre. Ai është i virtytshëm, i fuqishëm, trim dhe bujar. Ai është i ndershëm dhe zgjedh atë që është e mirë për të.


    Tek mosbesimtari ndodh e kundërta e kësaj. Zemra e tij është e lidhur pas krijesave. Ai i frikësohet dëmit të tyre dhe shpreson të ketë dobi prej tyre duke i shpenzuar të gjitha energjitë e tij për to. Ai është i pamoralë dhe nuk është as i fuqishëm e as trim, përveç se për të arritur qëllimet e tij të ulëta. Ai nuk ka ndershmëri dhe as që do t’ia dijë nëse ajo që fiton është e pastër apo fëlliqtë.




    Besimtari ndërthur kërkimin e rrugëve që i sjellin dobi atij dhe mbështetjen tek Allahu, besimin tek Ai dhe kërkimin i ndihmës prej Tij në të gjitha çështjet e tij. Ai e kupton se Allahu i Lartësuar e ndihmon.


    Mosbesimtari nuk di asgjë për teuekkulin (mbështetjen tek Allahu) dhe as nuk sheh gjëkundi, veç tek dobësia e tij e dobët dhe e poshtëruar. Allahu i ka dhënë aftësi që t’i përdorë vetëm për të përfituar për veten e tij, dhe në këtë mënyrë i ka bërë ato të padobishme. Nëse arrin diçka të cilën e do, ai veç do të shpihet me këtë drejt ndëshkimit, pak nga pak.




    Besimtari i pret të gjithë begatitë që i vijnë duke qenë falënderues dhe i përdor ato në dobi të vetes së tij, në mënyrë që t’i sjellin akoma më tepër.




    Mosbesimtari i pret begatitë i shfrenuar dhe me fodullëk, duke u kushtuar vëmendje begative në vend të Atij që ia dha ato, dhe kështu që nuk falënderon aspak. Ai i shfrytëzon këto begati për qëllimet e tij të ulëta. Me gjithë shfrenimin që ka, begatitë do t’i largohem shumë shpejt.




    Besimtari i pret fatkeqësitë me durim dhe llogarit Shpërblimin e Allahut, duke shpresuar që Allahu t’ia largojë vështirësinë. Mirësia dhe shpërblimi që i jep Allahu në vend të humbjes së tij, është më e madhe sesa ajo gjë e dashur që humbi apo vuajta që përjetoi.




    Mosbesimtari i pret fatkeqësitë me ankth dhe shqetësim, dhe në këtë mënyrë fatkeqësia i shtohet dhe dëmtohet, si në anën e jashtme, ashtu dhe në zemrën e tij. Ai nuk ka durim e as shpresë për ndonjë shpërblim. Sa e rëndë është humbja e tij dhe sa i madh është trishtimi i tij!




    Besimtari e adhuron Allahun duke pasur besim tek të gjithë Pejgamberët. Ai i nderon dhe i do ata më tepër se sa mund të dojë gjithë pjesën tjetër të krijesave. Ai e pranon se e gjithë mirësia që u vjen mbarë krijesa në Ditën e Qëndrimit, është vetëm si rezultat e punës së tyre dhe udhëzimit të tyre. Ai e di se çdo e keqe që u vjen atyre, është vetëm si pasojë e kundërshtimit që u bënë Pejgamberëve. Për më tepër, ai e di se ata janë njerëzit më të mëdhenj mes gjithë njerëzimit, në kuptimin që ata janë shpërndarësit e mirësisë, e në mënyrë të veçantë Imami i tyre dhe vula përfundimtare, Muhamedi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ai të cilin Allahu e bëri mëshirë për të gjitha krijesat dhe dërgoi me të çdo lloj drejtësie, për të korrigjuar dhe udhëzuar njerëzimin.




    Mosbesimtarët kriminelë janë në anën e kundërt të kësaj. Ata i shenjtërojnë armiqtë e Pejgamberëve dhe i nderojnë fjalët e tyre. Ata tallen me mesazhin, të cilin e sollën Pejgamberët, ashtu sikurse vepruan edhe të parët e tyre. Kjo është dëshmia më e madhe e absurditetit të logjikës së tyre dhe poshtërsia ekstreme e sjelljes së tyre.




    Besimtari e adhuron Allahun duke i dashur Sahabët dhe Imamët e Muslimanëve, Imamët e Udhëzimit.


    Mosbesimtari është në anën e kundërt të kësaj.




    Besimtari i bën veprat për hir të Allahut dhe sillet mirë me robërit e Allahut, për shkak të sinqeritetit të tij të plotë që ka për Allahun.




    Mosbesimtari punon vetëm që të arrijë qëllimet e tij të ulëta.


    Kraharori i besimtarit është i gjerë, plot me dije të dobishme, me Iman të pastër, duke u kthyer kah Allahu, duke e përkujtuar Atë, dhe duke u treguar i butë me të tjerët. Kraharori i tij është i pastër nga cilësitë e ulëta.




    Tek mosbesimtari i pavëmendshëm ndodh e kundërta, sepse ai nuk kujdeset që ta zgjerojë kraharorin e tij ashtu sikurse besimtari.




    [Dhe Allahu e di më së miri.]





    Burimi: Bakkah.net

    Përktheu: Alban Malaj
     

    Temat e fundit