DASMAT TONA LARG TRADITËS ISLAME - Ese Islame

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

DASMAT TONA LARG TRADITËS ISLAME

· 1 · 808

DASMAT TONA LARG TRADITËS ISLAME

· 1 · 808

  • Postime: 455
  • Karma: +4/-0
  • i identifikuar

    ne: 31-07-2009, 10:01:01
    DASMAT TONA LARG TRADITËS ISLAME

    Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

    Besimtarë të nderuar!
    Dikur moti thuhej se Islami, si shkak i luftërave frontale e ideore të pabesimtarëve, si legjislacion, qe kufizuar, dhunshëm, vetëm në sferën e martesave, ndërsa sot, si shkak i degradimit dhe degjenerimit tonë, pra të muslimanëve, edhe ky aspekt, vullnetarisht, është ndërruar dhe zëvendësuar. Me këtë, deshëm apo jo, legjislaturës fetare islame ia dhamë grushtin e fundit, dhe nëse armiku na e ngrëni mishin, ne e thyem ashtin tonë.
    Vëllezër të nderuar!
    (Martesa akt shumë i rëndësishëm fetar)
    Martesa nuk është një traditë e thjeshtë, nuk është një akt normativ i pavlerë, nuk është diç që vetëm duhet të kryhet... Roli dhe funksioni i saj është kyç për shoqërinë për vet faktin se ajo është plotësim i fesë së njeriut ose ruajtje e nderit dhe moralit te tij, është prehje shpirtërore për të dy bashkëshortët dhe është kultivuese  e elementit më të rëndësishëm të shoqërisë (njeriut). Bazuar në këtë, Allahu i Madhëruar martesën e cilësoi si një nga miliarda dëshmitë e ekzistimit të Tij:
    “وَمِنْ آَيَاتِهِ أَنْ خَلَقَ لَكُمْ مِنْ أَنْفُسِكُمْ أَزْوَاجًا لِتَسْكُنُوا إِلَيْهَا وَجَعَلَ بَيْنَكُمْ مَوَدَّةً وَرَحْمَةً إِنَّ فِي ذَلِكَ لَآَيَاتٍ لِقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ
    Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë”. Err Rrum, 21.
    Në koment të këtij ajeti janë thënë fjalë shumë të arta, prej të cilave do të veçoja këto: “Kjo shenjë dëshmuese për Allahun e Madhëruar përfshin në vete shumë gjëra: njeriut i dhuroi mundësinë e shumimit; shumimin e tij e bëri me lidhjen me person tjetër e jo vetvetiu siç ndodhe tek bimët; bashkëshortin-en e bëri nga vet lloji i njëjtë e jo nga llojet tjera ngase nuk mund të arrihet afërsia me lloj tjetër;... ” etj.
    Robër të Allahut!
    Nëse çështja e martesës qëndron kështu, atëherë dasma si ceremoni e zyrtarizimit të saj nuk duhet të jetë çfarëdo. Manifestimi i saj në kundërshtim me parimet fetare jep sinjale për një dështim mbase jo të largët të saj. Organizimi i manifestimeve, që dikur kishin karakter islam e shqiptar, sot ka plotësisht tjetër ngjyrë. Asnjë element fetar a kombëtar, po flas për shumë martesa e jo të gjitha, nuk ka mbetur. Feja nuk e ka ndaluar gëzimin në dasmë. Është lejuar argëtimit me defa për femrat, madje në një formë edhe është kërkuar për t’u bërë e ditur se familja ka dasmë , por të shndërrohet kjo në muzikë “live” ku përzihen burra dhe gra, ku pihet alkool dhe siç po ndodhë bukur shpesh edhe gjatë të shtënave me armë ku lëndohen mysafirët a familjarët, kjo është e papranueshme. Jo vetëm kaq, për të ardhur deri tek kjo dasmë speciale, rezervimet si për hotel si për muzikë, duhen bërë shumë më herët. Ardhja e dhëndrit dhe nuses krah për krah dhe parakalimi kah mysafirët të përkujton shumë ceremoninë krishtere të martesave në kishë.
    Të dashur besimtarë!
    Meqë këto zakone tashmë janë mishëruar me jetën tonë, dhe nëse familja ime nuk organizon, organizon familja e vëllait, motrës, xhaxhait, atëherë ne çfarë qëndrimi duhet të kemi? A duhet të marrim pjesë në këto ahengje ku Allahut të Madhëruar i bëhet mëkat? A duhet që “për hatër të mos hidhërimit të vëllait a mikut” të shkojmë e ta hidhërojmë Allahun?
    E përsëris prapë, Islami nuk ndalon dasmat, përkundrazi, Pejgamberi, alejhi's selam ka thënë:
    “أولم ولو بشاة
    Bë dasmë, (në mos paç shumë atëherë) të paktën me një dele (të therur për miq)” .
    Por ajo që Islami ndalon, duke mos shikuar koston e tyre, është pjesëmarrja në ahengje ku:
       Mysafiret janë të përzier (burrat dhe gratë),
       Ku këndohet me vegla muzikore dhe vallëzohet bashkërisht (burra e gra),
       Ku konsumohet alkool,
       Ku nuk përkujtohet Allahu i Madhëruar, ngase në këto dasma që fillojnë pas perëndimit të diellit, namazi, e sidomos ai i jacisë, anashkalohet tërësisht... 
    Muslimanë të respektuar!
    (Përmbyllje)
    Të jesh në të vërtetën nuk do të thotë të jesh pjesë e një mazhorance, assesi, e vërteta ka tjetër kriter vlerësimi. Të jesh në të vërtetën d.t.th të përfillësh urdhëresat e Allahut të Madhëruar dhe t’iu shmangesh ndalesave të Tij, ndryshe, çdo devijim nga ky kriter përcakton zemërimin e Allahut, Krijuesit të botëve. Ndoshta mund të mos iu duket e madhe një pjesëmarrje në këto ahengje ku shkelen traditat fetare por përkujtoni se Allahu ka thënë:
    “وَبَدَا لَهُم مِّنَ اللَّهِ مَا لَمْ يَكُونُوا يَحْتَسِبُونَ
    ...E prej All-llahut do t'u prezentohet (lloji i dënimit), çka as nuk kanë mundur ta mendojnë”. Ez Zumer, 47. 
    Ata do të dënohen edhe për ato gjëra që në dynja fare nuk mendonin se dënohen për to- thonë disa dijetarë! 

    O Zoti ynë! Ti je Krijuesi ynë, tek Ti është kthimi jonë, ndaj na udhëzo për vepra që arrijnë kënaqësinë Tënde dhe na largo nga çdo gjë që tërheq pas hidhërimin Tënd!

    Sedat ISLAMI
    31.07.2009





    Temat e fundit