Dy gjërat themelore - Ese Islame

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Dy gjërat themelore

· 1 · 403

Dy gjërat themelore

· 1 · 403

  • Postime: 157
  • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    ne: 16-12-2008, 17:20:03
     
    Dy gjërat themelore
    Nga shejh Meshhur ibn Hasan
    Marrë nga revista el-Asaleh





    Allahu, i përsosuri e më i larti, i është përgjigjur lutjes së pejgamberit të vet Ibrahim [alejhi selam], kur tha:



    "Zoti ynë, dërgo një lajmëtar nga vetë ata, që ua reciton Shenjat tua, ua mëson Librin e Urtësinë dhe i pastron ata. Vërtet, Ti je më i fuqishmi, më i urti" [el-Bekareh, 129];



    "Allahu është Ai, që ua dërgoi njerëzve të pamësuar një lajmëtar nga vetë ata, i cili ua reciton Shenjat e Tij, i pastron e ua mëson Librin dhe Urtësinë, kurse, përpara kësaj, ata ishin në një humbje të qartë".



    Këtu, pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] është cilësuar me dy detyra: ta'lim [me mësim] dhe tezkije [me pastrim]. Në lutjen e vet, Ibrahimi [alejhi selam] ka përmendur mësimin para pastrimit. Mirëpo, Allahu, i fuqishmi e i madhërishmi, iu përgjigj, por duke i dhënë përparësi pastrimit [tezkije] para mësimit.



    Allahu i ka bekuar besimtarët me anë të dërgimit të lajmëtarit, i cili i kreu këto dy detyra. Kështu, Ai, i lartësuari, ka thënë:



    "Ashtu siç jua dërguam një lajmëtar nga vetë ju, që jua reciton Shenjat Tona, ju pastron dhe jua mëson Librin e Urtësinë - atë që nuk e dinit". [el-Bekareh, 151]



    Pra, në këtë ajet, po ashtu, Allahu i lartësuar përmend pastrimin para mësimit. Siç dihet, pastrimi është një nga frytet e veprimit sipas dijes, dhe se dija i shkakton dëm pronarit të vet, nëse nuk shoqërohet me veprim. Vërtet, kushdo që e shton dijen por nuk e shton devotshmërinë, atëherë le të dyshojë në dijen e vet.



    Imam Ibn el-Kajjim [v.751H] ka thënë:"Dijetari që nuk vepron në përputhje me dijen e vet, do të dënohet para adhuruesve të idhujve".



    Selefët [paraardhësit] tanë e trashëgonin pastrimin nga njëri-tjetri si pjesë të sjelljes dhe moralit të mirë. Kjo, për shkak të ndenjurit të tyre me Shejhun dhe shoqërimin me të. Kështu, Abdullah ibn Meslemeh el-Ke'nabi [v.221H] ka thënë:"Në ndenim me Imam Malik dhe merrnim nga sjellja dhe nga morali i tij, mu siç merrnim nga dija e tij".1



    Mirëpo, në gjeneratat e mëvonshme, dija sheriatike, pothuajse, u kufizua vetëm në kolegje dhe në universitete, dhe në ndenjën me doktorë e me mësues për një kohë të shkurtë. Kështu, studentët nuk përfitojnë nga sjelljet dhe morali i mirë, edhe nëse ata mësues e posedojnë këtë. Dhe shpesh shohim dhe dëgjojmë rreth mangësive të studentëve dhe të mësuesve! Pra, feja është dobësuar, bindja [jekin] është venitur, durimi – me të kuptuarit e vet të gjerë – ka vdekur, siç është rasti edhe me zuhdin [asketizmin e lavdëruar], përveç ata që i ka mëshiruar Zoti im.



    Pra, vetëm dija, pa sjellje dhe moral të mirë, nuk do të japë ndonjë fryt, në mënyrën që njerëzit të mund të kenë dobi nga poseduesi i saj, nga ajo çfarë shihet dhe flitet. Muslimanët nuk do të shpëtojnë nga hipokrizia vetëm nëpërmjet kërkimit të dijes. Por, kërkimi i dijes duhet të shoqërohet me sjellje dhe me moral të mirë, kështu që ai mbetet i sigurt, përfton dobi dhe shpëtohet nga mëkati dhe shkaqet e tij dhe, po ashtu, nga ngarkimi me barrë. Kjo dëshmohet nga ajo që transmeton et-Tirmidhi:



    "Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:'Janë dy cilësi të cilat nuk bashkohen në një hipokrit: sjellja e mirë dhe të kuptuarit e fesë".2



    Kështu, në këtë hadith, sjellja dhe morali i mirë përmenden para të kuptuarit e fesë. Vërtet, frytet më madhështore dhe më të vlefshme të pastrimit janë durimi [sabri] dhe zuhdi [asketizmi]. Kurse, fryti më i çmueshëm i dijes është jekin [bindja, siguria]. Kështu, Ai që arrin durimin dhe bindjen në këtë mënyrë, është ndër udhëheqësit e fesë, dhe kjo dëshmohet nga thënia e Allahut, më të lartit:



    "Ne bëmë prej tyre udhëheqës duke i udhëzuar me urdhrin Tonë, sepse ata u treguan të duruar dhe të bindur në Shenjat Tona". [Sexhde, 24]



    Durimi është fryt i pastrimit, bindja është fryt i dijes dhe i mësimit. Këtu, po ashtu, përmendet durimi para bindjes. Shejhul-Islam Ibn Tejmije [v.728H] thoshte:"Nëpërmjet durimit dhe bindjes arrihet udhëheqja në fe".3 Vërtet, puna qëndron kështu, sepse, ai që i arrin të dyja, ka arritur dhe realizuar dy detyrat e të dërguarit të Allahut [salallahu alejhi ue selam], dhe kështu është bërë trashëgimtar i pejgamberit, dhe pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] është udhëheqësi i të gjithë udhëheqësve.



    Në fund, duhet të tërheqim vëmendjen në faktin që selefus-salihin [paraardhësit e devotshëm], Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë prej tyre, i vunë në jetë këto dy detyra dhe prandaj arritën pastrimin e vetvetes dhe pastrimin e të tjerëve. Abdullah ibn el-Mubarek [v.181H] thoshte:"Pjesa e mëvonshme e këtij umeti nuk do të pastrohet/ndreqet, përveç me anë të asaj që e pastroi pjesën e parë të tij: asketizmit/zuhd dhe bindjes/jekin". Dhe asketizmi s'mund të arrihet, përveç nëpërmjet durimit, i cili nuk s'mund të arrihet, përveç nëpërmjet tezkije [pastrimit]. Dhe jekin/bindja s'mund të arrihet, përveç nëpërmjet dijes së dëlirë sheriatike.



    Pra, vetëm sikur ta kuptonim që fatkeqësia jonë vjen nga mungesa e këtyre dy çështjeve nga jetët tona, dhe se ai që thërret për te këto, duke ngulmuar në këtë dhe duke refuzuar të heqë dorë nga preokupimi me to, ai është në metodologjinë [menhexhin] e saktë dhe në Rrugën e Drejtë!



    --------------------------------------------------------------------------------

    1. Të ngjashmet me këto janë transmetuar nga edh-Dhehebi në Sijar A'lamun-Nubela [3/285]

    2. Sahih. Transmetuar nga et-Tirmidhi [nr.2837] nga Ebu Hurejre [radijallahu anhu]. Është saktësuar nga shejh el-Albani në es-Sahiha.

    3. Transmetuar nga Ibn el-Kajjim në Medarixhus-Salikin [1/132].

     

    Temat e fundit