E DREJTA E VENDOSJES SE EMRIT DHE NDERRIMIT TE TIJ - Ese Islame

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

E DREJTA E VENDOSJES SE EMRIT DHE NDERRIMIT TE TIJ

· 1 · 1545

E DREJTA E VENDOSJES SE EMRIT DHE NDERRIMIT TE TIJ

· 1 · 1545

  • Postime: 293
  • Karma: +4/-3
  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    ne: 31-12-2008, 21:37:20
    E DREJTA E VENDOSJES SE EMRIT DHE NDERRIMIT TE TIJ
    Ardit HOXHLLAKU
    Ligji i emrit nuk është shtruar në mënyrë të zgjeruar si në librat e fikhut të vjetër ashtu dhe në librat e fikhut të sotëm. Kjo temë më tepër është përmendur në hadith dhe moral.

    Llojet e emrave:

    1.   (isim) Emri i vërtetë: ky është emri që njeriu e ka të detyrueshme ta mbajë. Emri shërben për të dalluar personin nga të tjerët veçanërisht kur janë dy persona met ë njëjtin mbiemër.
    2.   (Kun’je/pseudonim) Është emri i cili në botën Arabe dhe më pas në botën Islame është përdorur si emër i dytë për njerëzit. Në botën Arabe dhe Islame është përdorur që në moshë të vogël të fëmijës duke e thirrur atë në emrin e fëmijës që mund ti lindi në të ardhmen si psh: Filani i ati i filanit(Fulanu’bnu Fulanin), (Ebu Talib/Ummu Abdillah).   Pejgamberi a.s një fëmijës që i kishin dhënë pseudonimin Ebu Umejr i thërriste po me atë pseudonim.   Pseudonimi nga një herë u jepte dhe sipas cilëve që kishte personi psh: (Ebu Xhehl/Babai i injorancës), (Ebu Hurejre/Babai i maceve) ose pseudonimi (Ebu Turab/Babai i tokes,pluhurit, për arsye që ishte bërë me pluhur) që Pejgamberi a.s i ka dhënë Aliut r.a kur e ka parë të mbështetur për dhe në xhami.   Këto lloj emrash kanë fituar popullaritet si pseudonime. Në kulturën Arabe vënia e pseudonimit ka qenë shumë e hapur dhe për këtë arsye në kohë të Pejgamberit a.s të gjithë njerëzit u thërrisnin me tre emra:

    1.   Emri i tij personal (Abdull-llah)
    2.   Bashka-ngjitja e emrit të babait ose emrit të nënës si Ibn Amr
    3.   Pseudonimi (Ebu Talib) 


    Fitimi i të drejtës së emrit.

    Fëmija e fiton të drejtën e emrit dhe të kombësisë që me lindje, ardhjen në këtë botë. E drejta e vendosjes së emrit të fëmijës qe lind brenda martesës është e prindërve të tij. Në momentin e vendosjes së emrit duhet të merret parasysh e ardhmja e fëmijës në mënyrë që fëmija mos të fyhet për shkak të emrit. Nuk mund ti vendoset fëmijës një emër që nuk i shkon atij sepse emri është ai që fëmijën do e prezantojë ku do që të shkojë. Fëmijës që lind jashtë martese të drejtën e vendosjes së emrit e ka nëna e tij. Sepse trashëgimia nuk trashëgohet me fëmijë të pa ligjshëm.

    Në legjislacionin islam e drejta e vënies së emrit është tek Babai. Nëse i ati ka vdekur ose i refuzuar nga përgjegjësia për mbajtjen e fëmijës atëherë kjo e drejtë i kalon nënës së fëmijës. Si shembull marrim lindjen e Pejgamberit a.s i cili kur ka lindur babanë e ka pasur të vdekur dhe në këtë rast emrin e ka zgjedhur e ëma dhe ia ka vënë gjyshi i tij. Gjatë vënies së emrit të fëmijës duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm siç na lajmëron dhe vetë Pejgamberi a.s: “ Ju në ditën e gjykimit do të thirreni me emrin tuaj dhe të babait tuaj; për këtë arsye vendosni emra të bukur.   Juristët Islam duke marrë parasysh këtë hadith emrat i kanë ndarë në disa kategori:

    Emrat e pëlqyer (Mustehab)

    Emrat të cilët kanë kuptim të bukur dhe të kujtojnë All-llahun (xh.sh), të Dërguarin e Tij dhe të dashurit e All-llahut (xh.sh) janë të pëlqyeshëm. Pejgamberi a.s thotë: “Emrat të cilët përmbajnë kuptimin e bindjes ndaj All-llahut xh.sh si Abdurr-rrahman dhe Abdull-llah e kënaqin All-llahun xh.sh.   Gjithashtu Pejgamberi a.s ka këshilluar që fëmijëve tu vendosen emrat e Pejgamberëve dhe në veçanti Pejgamberi a.s thotë fëmijëve mund tu vendosni emrin tim por me kusht që emrin dhe pseudonimin mos ti përdorni bashkë.

    Emrat e ndaluar (Haram)

    Emrat të cilët kanë kuptimin e nënshtrimit të dikujt tjetër përveç All-llahut xh.sh janë të ndaluar (haram). Edhe emrat të cilët përmbajnë kuptim të nënshtrimit të gjërave të shenjta, janë të ndaluar. Pejgamberi a.s i ka ndërruar emrin njërit i cili u quante Abdulkabe (robi i Qabes). Emrat të cilët janë njëkohësisht dhe cilësitë e All-llahut xh.sh  për arsye se e dëmtojnë besimin qoftë dhe nga ana parësore, nuk janë këshilluar të vendosen.

    Emrat e pa pëlqyeshëm:

    Pejgamberi a.s, ka këshilluar që të gjithë emrat të cilët kanë kuptim jo të përshtatshëm më islamin të ndërrohen në emra islam. Vetë Pejgamberi a.s i ka ndërruar emrin një vajzës e cila e kishte “Asije” (kundërshtare) duke i dhënë emrin “Xhemile” (e bukur), ka ndërruar emrin e njërit nga shokëve të tij që e quanin “Hazn” (mërziti, dhimbje) me emrin “Mundhir”. Pejgamberi a.s gjithashtu u ka ndërruar emrat “Zejnebit”, dhe “Ummu Selemes” të cilat e kanë pasur “Berre”. Pejgamberi a.s ka ndaluar dhe vendosjen e emrave si Faraon, Karun etj... Gjithashtu nuk është parë ë pëlqyeshme vendosja emrave të disa sureve kur’anore si “Jasin”, “Taha” etj...



    Emrat e zakonshëm (Mubah)

    Emrat të cilët janë jashtë emrave të ndaluar dhe atyre të pa pëlqyeshem ajnë emra të cilët mund të përdoren por nuk kanë ndonjë domethënie. Të gjithë imamët kanë rënë dakord për këtë mëndim përveç imam Malikut r.h. Emrat të ciët njëkohësisht janë dhe cilësitë e All-llahut xh.sh si: Adil, Nasir, Xhevad etj... të gjithë imamët janë të mendimit se vendosja e këtyre është mubah. Emrat të cilët nuk janë Arab por janë emra të një  kombësie tjetër dhe  nuk bien në kundërshtim me kushtetutën islame atëherë vendosja e këtyre emrave është mubah.     

    Fëmijës nga një herë emrin mund t’a vënë dhe të afërmit e tij. Hz. Aishja r.a tregon: Pejgamberi a.s kishte parë një kandil të ndezur tek shtëpia e Zubejrit r.a dhe më tha mua: “O Aishe më duket se ka lindur Esmaja, në asnjë mënyrë mos i vendosni emër fëmijës, sepse do ja vendos unë! Pastaj fëmijës i vendosi emrin Abdull-llah.   

    Ndërrimi i Emrit:

     Në legjislacionin Islam rregulli i “bukurisë së emrit” dhe “vazhdimësisë së emrit” janë shumë të rëndësishme. Por megjithatë në raste të përballjes me disa shkaqe të ndryshme emri mund të ndërrohet. “ Ju në ditën e gjykimit do të thirreni me emrin tuaj dhe të babait tuaj; për këtë arsye vendosni emra të bukur.”   Në këtë hadith ashtu siç tregon drejtë për drejtë për rregullin e “bukurisë së emrit” në mënyrë indirekte tregon dhe për mundësinë e ndryshimit të emrit i cili nuk është i përshtatshëm në islam.

    Në legjislacionin islam nuk është cilësuar se nga kush mund të ndryshohet emri. Pejgamberi a.s duke përdorur autoritetin fetar gjithashtu dhe për tu bërë shembull për të tjerët ka ndërruar shumë emra fëmijësh gjithashtu dhe emra të rriturish.   


    Shkaqet e ndryshimit të emrit.

    1. Emrat të cilët kanë kuptim ose lidhje me idhujtarët.   Në periudhën e Pejgamberit a.s emrat të cilët përmbanin kuptim mbi bindjen e idhujve ose idhuj adhuruesve. P.sh: Abdul Menat më vonë emri Abdul është përdorur vetëm para emrave të All-llahut si Abdull-llah, Abdurr-rrahman etj... Pejgamberi a.s e ka ndërruar emrin Abdul Haxher (Robi i Gurit) me emrin Abdull-llah (Robi i All-llahut).   

    2.Ndërrimi i emrave të cilët kanë kuptim negativ ose urrejtës.
    Pejgamberi a.s ia ka ndërruar emrin njërit nga shokët e tij i cili e kishte “Gavi” që do të thotë (zhgënjyes) me emrin “Rashid” i cili do të thotë (në rrugë të drejtë). 

    3.Ndërrimi i emrave për arsye të pa përshtatjes ose për t’u përshtatur më mirë.
    Hz. Xhabiri r.a tregon: “Njërit nga shokëve tanë i lindi një djalë. Ai ia vendosi emrin Kasim. Ne i thamë, ne nuk mund ta vendosim pseudonimin Ebul-Kasim, me këtë nuk mund të nderojmë ty. Ai pas kësaj shkoi tek Pejgamberi a.s dhe i tregoi gjendjen. Pejgamberi a.s i tha djali jot nuk e ka emrin Kasim por e ka Abdurr-rrahman.   

    Përfundimisht:
    Emri është gjëja që njeriu do thërritet gjithë jetën me të, jo vetëm me kaq por ai do thirret dhe në ditën e gjykimit me të. Prandaj rregulli i “bukurisë së emrit” është shumë i rëndësishëm. Mos të harrojmë se të gjithë prezantohemi me të. Atëherë kur tu vendosim emrat fëmijëve duhet të mendohemi mirë në mënyrë që ai fëmijë të ndjehet i qetë me emrin që i ka dhënë familja e tij. 

    Temat e fundit