Edhe keto jane dite dhe net te Ramazanit - Ese Islame

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Edhe keto jane dite dhe net te Ramazanit

· 1 · 497

Edhe keto jane dite dhe net te Ramazanit

· 1 · 497

  • Postime: 455
  • Karma: +4/-0
  • i identifikuar

    ne: 17-09-2009, 20:32:03
    EDHE KËTO JANË DITË TË RAMAZANIT

    Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
    Të nderuar vëllezër besimtarë!
    Vërtetë, mirësitë e Allahut të Madhëruar ndaj nesh janë shumë të mëdha. Shumimi i rrugëve dhe mundësive për të ardhur deri tek kënaqësia e Tij ka qenë dhe mbetet shans për çdo njeri që prangat e mëkateve t’i zgjidh nga qafa për të filluar menjëherë rrugëtimin drejt Xhenetit. Një prej atyre rrugëve është edhe favorizimi i disa kohëve ndaj tjerave me shumëfishim të shpërblimit dhe alternativa të shumta për fitim të sevapeve dhe shlyerjeve të mëkateve. Në kuadër të këtyre kohëve është edhe stina e Ramazanit, ku Allahu i Madhëruar derdh mëshirën e Tij mbi krijesa ashtu siç nuk bënë në muajt tjerë. Thotë Pejgamberi, alejhi's selam:
    “من صام رمضان إيمانا واحتسابا غفر له ما تقدم من ذنبه
    Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe vetllogari i falen mëkatet e mëparshme”.   
    Vetëm se mendja e njeriut do të çmendej nga gëzimi kur të kuptojë se Allahu i Madhëruar nuk ka mjaftuar me kaq. Ai, i madhëruar qoftë, aq shumë na nderoi saqë edhe vet brenda kësaj kohe të bekuar zgjodhi edhe një kohë më të veçantë, e cila me çdo keqardhje është përbuzur shumë prej nesh. Fjalën e kam për dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, të cilat na befasuan ngase derisa bëheshin gati t’i thërrasim në mirësinë e tyre ata që shpërfillën 20 ditët e para, u tronditëm kur pamë se ata që deri Natën e Kadrit frekuentonin xhamitë, ikën pa fituar asgjë.
    Ndaj, sot në këtë hutbe të fundit të muajit Ramazan, me zemër te thyer por me shpresa të mëdha do te thërrasim këta vëllezër që t’i bashkëngjitën karvanit tonë përsëri.
    Do të fillojmë me:
    1. Përcaktimi i vlerës së Ramazanit
    Ramazani është një muaj, begatitë e të cilit startojnë që nga dita e parë e tij. Pejgamberi, alejhi's selam lajmëroi për një gjë të tillë natën e parë të Ramazanit e tha:
    “إِذَا كَانَ أَوَّلُ لَيْلَةٍ مِنْ شَهْرِ رَمَضَانَ صُفِّدَتْ الشَّيَاطِينُ وَمَرَدَةُ الْجِنِّ وَغُلِّقَتْ أَبْوَابُ النَّارِ فَلَمْ يُفْتَحْ مِنْهَا بَابٌ وَفُتِّحَتْ أَبْوَابُ الْجَنَّةِ فَلَمْ يُغْلَقْ مِنْهَا بَابٌ وَيُنَادِي مُنَادٍ يَا بَاغِيَ الْخَيْرِ أَقْبِلْ وَيَا بَاغِيَ الشَّرِّ أَقْصِرْ وَلِلَّهِ عُتَقَاءُ مِنْ النَّارِ وَذَلكَ كُلُّ لَيْلَةٍ
    Në Natën e parë të Muajit te Ramazanit, prangosen djajtë dhe xhinët e tërbuar, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe nuk hapet asnjë, hapen dyert e Xhennetit dhe nuk mbyllet asnjë, kurse një thirrës thërret: O kërkuesi i hajrit, eja! O kërkuesi i të keqes, pakëso të këqijat! Allahu i Madhëruar për çdo natë liron njerëz nga zjarri” .
    Këto mirësi karakterizojnë të gjitha ditët dhe netët e Ramazanit vetëm se ato shtohen me rastin e ardhjes së pjesës së tretë të fundit të Ramazanit, të cilën Allahu i Madhëruar e dalloi mbi çdo gjë tjetër. Veçimi i tyre me shpalljen e Kur’anit, Natën e Kadrit dhe zbritjen e melekëve të dalluar, në mesin e të cilëve edhe Xhibrili, alejhi's selam, ne bënë të kuptojmë se ato kanë vlerë ndaj të gjitha netëve dhe ditëve paraprake.   
    Kështu, derisa bëri këtë që bëri me këto ditë dhe net, Natën e Kadrit, një natë me vlerë të pakufishme, e la të fshehtë që besimtarit mirësia e këtyre netëve në përgjithësi të mos i ik. Kështu la të fshehtë edhe vdekjen që gjithmonë të përgatitemi për të.
    Besimtarë të respektuar!
    (2. Rreziku i kësaj dukurie)
    Nëse puna qëndron kështu, atëherë përkufizimi vetëm në natën e 27-të është një keqkuptim, i cili përpos humbjes nuk të sjell asgjë. Kjo për arsye se:
        Nata e Kadrit ka mundësi të bie në dhjetë në njerën prej dhjetë ditëve të fundit, siç thotë Muhammedi, alejhi's selam: “الْتَمِسُوهَا فِي الْعَشْرِ الْأَوَاخِرِ مِنْ رَمَضَانَ Kërkojeni atë në dhjetëshin e fundit”. 
    Madje, siç kanë përmendur disa, nëse Muaji i Ramazanit i ka 30 ditë, gjasat janë që ajo të jetë në netët çift.
        Kjo është shpërfillje e traditës së Pejgamberit, alejhi's selam, i cili i gjallëronte me namaz, lutje dhe lexim të Kur’anit të gjitha këto net. Aisheja rrëfen se: “كان النبي صلى الله عليه وسلم إذا دخل العشر شد مئزره وأحيا ليله ، وأيقظ أهله Pejgamberi, alejhi's selam kur vinin dhjetë ditët e fundit shtrëngonte rripin (përpiqej më shumë në adhurim), e gjallëronte natën dhe e zgjonte familjen” . Madje në këto dhjetë ditë ai edhe e bënte Itikafin.
        Humb shansin e faljes çdo natë. Pejgamberi, alejhi's selam ka thënë: “وَلِلَّهِ عُتَقَاءُ مِنْ النَّارِ وَذَلكَ كُلُّ لَيْلَةٍ Allahu i Madhëruar për çdo natë liron njerëz nga zjarri” . Ajo që do të doja të tërheq vëmendjen këtu është se kryetarët me rastin e festave madhështore kanë zakon që të amnistojnë të burgosur, e ti çfarë mendon se me rastin e festës së Fitër Bajramit a nuk ka mundësi që mëshira e Allahut të jetë edhe më e madhe dhe të të falë e të amnistojë nga burgu i shpirtit dhe zjarri i Xhehennemit. 
        Veprat vlerësohen sipas fundit e jo sipas fillimit. Pejgamberi, alejhi's selam ka thënë: “وَإِنَّمَا الْأَعْمَالُ بِالْخَوَاتِيمِ Veprat vlerësohen ashtu siç përfundojnë”. Puna jonë i ngjan provimit të studentëve, që nëse punon në fillim mirë por në fund e lëshon sallën e provimeve pa e dorëzuar fletën dhe pa e përfunduar atë, rënia nga provimi është e paevituar. Apo edhe puna e atletit, i cili në fillim të garës vrapon me kujdes për ta ruajtur energjinë për pjesën e fundit të garës atëherë kur duhet ta mbërrijë cakun. Ndryshe, po të kalonte atletët tjerë në fillim e më pas të ndalej para se ta arrijë shtegun dhe ta gëzonte fitoren, do të thuhej se është çmendur ngase fitorja gëzohet vetëm kur të arrihet shtegu, ose thënë për neve, kur të arrijmë Bajramin.
    Muslimanë të dashur!
    (3. Edukata në këto dhjetë ditë)
    Nëse puna qenka kështu, atëherë si duhet të sillemi në këto dhjetë ditë të fundit, e më konkretisht pas natës së supozuar si Nata e Kadrit. Prej atyre gjërave që do të preferonim me rastin e përmbylljes së muajit të Ramazanit do të veçonim:
    1. Llogaria
    Studenti para së të hyj në provim, mësimet që nuk i ka shumë të sigurta, mundohet t’i përsëris dhe t’i ketë më të qarta, e ti, agjërues i dashur, përse nuk ndalesh që t’i përsërisësh ato që mendon se nuk i ke kryer mirë. Ja një ndihmesë:
        Namazi. Si e ke kryer namazin? Përkujto këtë thënie profetike e më pas llogarite veten. Pejgamberi, alejhi's selam ka thënë: „أسوأ الناس سرقة الذي يسرق من صلاته  قالوا : يا رسول الله : كيف يسرق من صلاته ؟ قال : لا يتم ركوعها ولا سجودها Hajni më i keq prej njerëzve është ai që vjedh në namazin e tij. Si mund të vjedh njeriu në namaz?- pyetën disa. Tha: Nuk kryen siç duhet rukunë dhe sexhden e namazit “ .
        Zekati. Jep Sadakatu’l Fitrin por Zekatin nuk e jep kurse Muhammedi, alejhi's selam është urdhëruar t’i luftojë ata që nuk e japin Zekatin. Më konkretisht, thotë: „Jam urdhëruar t’i luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë se nuk meriton të adhurohet me të drejte askush perveç Allahut dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij, ta falin namazin dhe ta japin zekatin...“.
        Fjalët. Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë: “Ai që nuk braktis fjalët e këqija (çfarëdo që të jenë) dhe veprimin sipas tyre, ai nuk ka shpërblim për agjërimin e tij ngase Allahu nuk ka nevojë që njeriu të mos hajë dhe pijë”.
    2. Istigfari.
    Veprat madhore nuk kane mundësi të kryhen tërësisht ashtu siç ka urdhëruar Allahu i Madhëruar ndaj me rastin e përfundimit të tyre, për ta arritur shpërblimin, doemos duhet që Allahut të Madhëruar t’i kërkojmë falje me shpresë se nuk do të na privojë nga bereqeti i tyre .
    3. Falënderimi.
    Duke përkujtuar mirësitë e Ramazanit, gjuha do të duhej vetvetiu të shqiptojë falënderime të panumërta për Allahun e Madhëruar. Madje, kështu edhe jemi mësuar. A nuk ka thënë Allahu i Madhëruar:
    “وَلِتُكْمِلُواْ الْعِدَّةَ وَلِتُكَبِّرُواْ اللّهَ عَلَى مَا هَدَاكُمْ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ
    ...Që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni”. El Bekare, 185.
    Që ta falënderoni Allahu e Madhëruar për atë se iu udhëzoi në mësimet e fesë së Tij, prej të cilave është edhe Ramazani, dhe në të cilat është lumturia dhe kënaqësia e përhershme.
    Vëllezër të dashur!
    Në fund të kësaj hutbeje nuk kam përse të mos e përmendi edhe atë se kjo traditë është shenja më e dukshme e mospranimit të agjërimit. Është një myzhde dhe sihariq i keq se përderisa ky dështoi në këtë faze, në fazën pas Ramazanit, do të jete edhe shumë më keq.
    Allahun e Madhëruar e lusim që të na bëjë prej tyre që jetën e tyre fillim e mbarim e kanë adhurim vetëm për Të!

    Sedat ISLAMI
    16.09.2009
    Vushtrri, Kosovë

    Temat e fundit