EL-FITNETU - Ese Islame

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

EL-FITNETU

· 1 · 439

EL-FITNETU

· 1 · 439

  • Postime: 37
  • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    ne: 25-04-2009, 21:48:47
    EL-FITNETU

    Shkruan: Avni Tafili


    AS JETË AS VDEKJE!
    El-Fitnetu më e rëndë se vrasja. Vrasja, të përfundohet jeta e dikujt. Është i vdekur. Më e rëndë se vrasja është: as jetë e as vdekje. Të nxirren sytë me ndonjë hekur, apo të prehet hunda?! As jetë as vdekje! Apo, të thyhen këmbët në gjunjë, të thyhesh në bel, apo drejt e në zemër të depërtojë një fije e hollë hekuri, e cila të shpon një copëz zemre?! Të prehen veshët?! E më e rëndë të shohësh sesi djali apo vajza nuk kanë xhelozi për nderin dhe moralin e tyre dhe të familjes! Sesi djali pasurinë tënde e shpenzon në punë të liga, e si vajza deri në orët e mbrëmjes sorollatet nëpër rrugët e lagjet e qytetit?! As jetë e as vdekje! Apo, të vijë djali në mbrëmje i mpirë në zemër e në mendje, e të të bërtasë, e të të rrah, e të të prish qetësinë e natës?! Kjo është el-fitnetu, më e rëndë se vrasja. Sa shumë do e dëshironte njeriu përfundimin e jetës, kur bëhet pre e el-fitnetu-së. Kur el-Fitnetu e kaplon, e ngadalë zemrën ia copëton, e desh të gjallë e han; as jetë e as vdekje!

    El-Fitnetu, fjalë arabe. Provokim! Kur e keqja mendjet dhe zemrat e njerëzve ngacmon. E liga e hijeshuar nga djalli i mallkuar. Lufta është e pastër. Aty dy fronte hapen: të mirët dhe të ligët. Kur në betejë e mira dhe e keqja përballet. Më të përgatitët ngadhënjejnë, e triumfi me të mirët! Por, el-Fitnetu nuk është luftë e zhurmshme, është e heshtur, nuk e hetojnë veçse ata që përpiqen jetë të ndershme të bëjnë. Ata që besojnë Zotin dhe ditën e Llogarisë, e erën e të keqes e ndiejnë! E ndiejnë mallkimin e tokës, që mezi pret t’i vijë urdhri e të japë lajmet e veta. As jetë as vdekje! Shiko me bisht syri, je duke bërë el-fitnetu; ecë rrugës e zhveshur, je duke bërë el-fitnetu; fol me zë të lartë e provokues, je duke bërë el-fitnetu; ulu me ata që s’respektojnë Zotin dhe të dërguarin e Tij, je duke bërë el-fitnetu; rri me ata njerëz që urrejnë të pastrën dhe të bukurën, je duke bërë el-fitnetu.

    As jetë as vdekje! Prekja e dorës së një vajze, që lidhja martesore të lejohet me të, është el-fitnetu. Sulm i epshit, e pre e el-fitnetu-së. Luftë e brendshme. Kur sytë nguliten, e kur zemrat dalldisen, e kur gjaku ndizet, djalli i mallkuar të bëhet zotëri! Ruana Zot! As jetë as vdekje. Ngacmim! As nën tokë e as mbi tokë. I luhatur e i hutuar, sikur ti tokën je duke sillë, e jo toka ty. As jetë as vdekje! I gjallë, por gjysmë i vdekur! I copëtuar, el-fitnetu më e rëndë se vrasja, vrasja të rrëzon në tokë, të pushon jeta, ama, kur të prek e bëhesh pre e el-fitnetu-së, një sy në një skaj e syri tjetër në skajin tjetër; njëri vesh në një skaj e veshi tjetër në skajin tjetër; mendja e shkapërderdhur, e bërë shoshë, e zemra, e copëtuar në qindra pjesë, këtë do e atë do, peng i këtij e rob i asaj, njëra pjesë atje, e pjesa tjetër diku tjetër. As jetë as vdekje; trup i copëtuar e i shkapërderdhur, me mendje e zemër të bërë copë-copë.

    Zgjohesh në mëngjes, e duke qenë pre e el-Fitnetu-së, në vendëse të adhurojë Zotin që e krijoi e mirënjohës të jetë, e të kapet për udhëzimin e drejtë, takimin e parë bën me atë që bëjnë e thonë në medie prijësit e el-fitnetu-së dhe ushtarët e epshit! Mendje e shkapërderdhur e zemër e bërë copë-copë, sa mbushet me hidhërim, ngazëllehet. Sa ngazëllehet, pas pak, hidhërohet e dëshpërohet.

    Temperaturat aty ulen, aty për aty ngrihen. As jetë as vdekje! Tundim e turbullim i tërë qenies. Do duhej të fillonte ditën i qetë, por i mjeri që në orët e para të ditës, shqetësohet e hidhërohet, e tundohet e tronditet; nuk e di nëse dita po jep lajme përgëzuese apo ndëshkuese. Sikur të mos kishte çelur dita e re! Qetësia e natës huq i shkon!

    Vëzhgues i medieve. Ngjarjet e paradites! Hë! Njerëz që kinse janë në ngjarje, gjithnjë janë të ngecur në vend dhe kohë. Janë peng të së kaluarës. Jo nuk është vëzhgim e as vëzhgues, por janë duke shpëlarë trurin e tyre që në mëngjes duke mos e vënë re fare!

    El-Fitnetu, të jetosh jo si zotëri por si shërbëtor! Kur të detyrohet moda e modeli. Mënyra e jetesës! S’je në gjendje as të rrish e as të mos rrish, as të ikësh e as të mos ikësh. Pre e prijësve të el-fitnetu-së dhe ushtarëve të epshit! E as në gjendje të zgjedhësh atë që di e beson. Kështu kur barku nga el-fitnetu preket, gëlltitë çdo gjë që i shërbehet. Jo i shërbyer, por i robëruar; konsumues pa filtër. Kur baltën e zezë e ha për çokollatë. Të parit, të dëgjuarit, nuk shohin e as nuk dëgjojnë; pa dritë sytë errësohen ndërsa në zhurmë veshët shurdhohen. Pa nuhatje, me hundë të zëna me baltë të papastër!



    TA SFIDOSH APO...?!
    Kur el-fitnetu përhapet! Kur sëmundja prek shoqërinë. Më mirë të izolohesh apo të mos izolohesh?! Nëse je brenda rrethit, të cilin sëmundja e preku, të ikësh apo të rrish!? Të rrish brenda mureve të Xhamisë, apo të rrish brenda mureve të Qytetit?!
    Të shkosh në shkollë, nëse mësimdhënës je, e në klasën kur ti mësim jep, të hynë vajza të paruajtura, të hynë djem të shkujdesur, të vazhdosh apo të largohesh?!
    Shoqëri e grup i mirë! Urdhëron për mirë e ndalon prej së keqes! Po kush e kur e si të urdhërojë për mirë, kur të keqen s’e sheh e s’e dëgjon, e si të ndalojë nga e keqja, nëse të keqen s’e njeh!?

    Sëmundja kërkon shërim. El-fitnetu do sfiduar. Të përballet sëmundja me ilaç. Të sfidohet el-fitnetu me besim!

    Përballja duhet të bëhet. Nëse nuk përballesh me sëmundjen duke kërkuar ilaçin, sëmundja shtohet dhe të kaplon. Po ashtu, edhe el-fitnetu, po nuk u përplas me sfidën, që një i ruajtur i bën, ajo shtohet dhe përhapet edhe më tej.

    Kur sëmundja përhapet në një qytet, ti duhet të zgjedhësh: të rrish apo të mos rrish; t’i shmangesh apo mos t’i shmangesh. E kush do ta luftojë atë, nëse askush nuk është për ta luftuar?! E si mund të shërohet sëmundja pa ilaç, vallë?!
    Po çka nëse lihen shkollat të kaplohen nga el-fitnetu, e të mos ketë njeri që urdhëron për mirë e ndalon nga e keqja, qoftë edhe me gjuhë?! Çka veçse kaplimit! Çka veçse rritjes të së keqes!

    Zoti thotë: jeni shoqëria më e mirë ndër njerëz, sepse urdhëroni për mirë dhe ndaloni nga e keqja! – E ku urdhërohet për mirë, i mbyllur brenda mureve, me njerëz që ikën e u izoluan bashkë me ty?! E ku të ndalohet nga e keqja, prapë ndaj njerëzve që bënë të njëjtën gjë që bëre ti?! E jo pra, e Zoti e di më së miri, e udhëzimi i drejtë është të përballesh duke u ruajtur, duke iu mbështetur Zotit tënd, Allahut të Madhërishëm.

    I dërguari i Allahut salAllahu alejhi ve selem nuk iku prej idhujtarëve. Ndërsa idhujtaria – shoqërimi ndaj Allahut në adhurim, - është prej padrejtësive më të mëdha, është kulmi i mëkateve të mëdha. Jetoi në mesin e tyre, duke vështruar atë që bënin, duke kuptuar jetën dhe botën e tyre. E duke i urdhëruar të mirën e duke i qortuar prej të keqes. Nuk iku, derisa i erdhi urdhri hyjnor të thërriste haptazi në rrugën e drejtë!

    E lejuara është e qartë dhe e ndaluara është e qartë, e ndërmjet tyre ka gjëra të dyshimta, e ruajuni nga të dyshimtat! Porosi e Muhammedit alejhi selam. – Të ruhesh, jo të ikësh! E kush t'i flas njeriut që kundërshton e thyen fjalët e Allahut?! Duke ikur apo duke iu afruar me këshilla e qortim?!

    E dyshimtë të ulesh në bankat e shkollës bashkë me një vajzë. Të është detyruar. Mëkat?! Po, është mëkat! Aty në mes është djalli i mallkuar. Mes jush nxit të thyhen fjalët e Zotit, të shkelen parimet e moralit të mirë. Por, çka nëse bashkë me atë vajzë ulet një i ruajtur?! Këshillohet dhe qortohet?! Ti je i detyruar. Atëherë, bëje punën tënde, ashtu siç e bënë të dërguarit e Zotit, jetuan në mesin e popujve të tyre, por s’u bënë si ata! E çka nëse pranë saj ulet një i paruajtur?! Çka përveç rrënimit, e çka përveç shtimit të el-fitnetu-së?!

    Zot na ruaj!

    E ti mos u bë si ata! Nëse vërtetë je besimtar!

    U ruajtën nga të dyshimtat. U ruajtën nga ndikimi i të keqes. E pra, forcoje bindjen në Zotin tënd, sepse vet djalli i mallkuar e pranoi se nuk mund të depërtojë tek robërit e plotbindur e të sinqertë të Allahut të Gjithëpushtetshëm!

    Ndiko kundër të keqes. Ndiko për mirë. Rri e shoqërohu, por mos ndalo së këshilluari e së qortuari.
    Le të jetë ndarja e jote prej tyre duke u dëshiruar paqe!

    Lutu kundër të keqes, lutu për udhëzim të tyre, e mos mallko, mos përjashto, mos ik, afrohu për t’ia treguar njerëzve të ndikuar nga e keqja dhe i keqi rrugën e drejtë!

    Instalo antivirus! Luftoje sëmundjen me ilaç adekuat. Kundërshtoje el-fitnetu duke e sfiduar me besim!



    EL-KEJDU, SIMOTËR E EL-FITNETU-SË

    El-Fitnetu shërbyes, ndërsa el-Kejdu fundi i skenarit! Rrinë bashkë. Veprojnë për llogari të njëra-tjetrës. E para ngacmon, provokon, nxit, e shtyn, ndërsa e dyta, është pritë, gropë, është rrjet, më të cilin kap pretë e veta. Bleta bën mjaltin, por po të kafshoi, të bën puçrrën në lule të ballit! Sa i shijshëm mund të jetë mjalti, po aq i dhimbshëm mund të jetë edhe kafshimi i mjaltbërësit. El-Kejdu, kurth! Jo si hojet e mjaltit. E rrethuar me erë të këndshme, por me zë tërheqës e me shigjeta të vëna në hark.

    El-Kejdu, është kurth, po re ke rënë me gjithçka. Si dashuria e të riut, kur zemra e tij prej syve të një vajze të re me shigjetë copë hiqet. Lëvizë si i lidhur me litar në kokë, tanimë është i zënë pre, el-fitnetu mbaroi punë, ndërsa el-kejdu është fundi i tij.

    Armiqësia para armikut. Para se të njohësh armikun, armiqësinë dhe shkaqet e armiqësisë të njohësh! Një mund të jetë armiqësor, jo pse armik i yti është. Por një tjetër armiqësor mund të mos jetë, por armik i yti është; në çastin kur ti bie në duar të tij, armiqësinë kundra teje mund ta shpreh! Po edhe punën e armikut mund ta bëjë. Është miku a mikja, por përballë teje është el-Kejdu-ja. El-Kejdu, të jesh kurth për mikun a miken tënde, e ti duke mos qenë i vetëdijshëm. Kur nga rrjeti i el-kejdu-së zihesh, dije se, kësaj i parapriu el-fitnetu-ja. El-fitnetu, nxitje e shtrim i rrugës për mëkat!

    Kur njeriu flet, e nuk thotë të vërtetën, është el-kejdu-ja. Me fjalë të pavërteta, njerëzve telashe i shkakton! Po edhe kur njeriu zërin e ndryshon; kur fjalët i hijeshon, kur pikat e presjet ua vendon, jo të vërtetën ta zbardhojë, por njerëzit t’i mashtroj. Kur ecë, jo për të ecur, por për të tërhequr. Kur flet, jo për të thënë, por për të zënë. Kur shikon, jo për të njohur, por për të grabitur.

    Mos provoko, që të mos provokohesh. Mos nxit, që të mos nxitesh. Provokuesi e i provokuari, një fund mund të kenë, nëse i provokuari pas një kohë bëhet vetë provokues!

    Ecë shpejt, hapi i parë, ul shikimet, hapi i dytë, ule zërin, hapi i tretë. Mos rri rrugëve, se tretesh. Mos u ul me njerëz që në një dorë kanë el-fitnetu-në e në tjetrën el-kejdu-në, se prekesh!

    Nuk mund të pretendosh paprekshmëri; i mbrojtur është ai që Zoti e mbron. Zoti të mbron, kur ti prej Tij mbrojtje kërkon. E s’mund të jesh i mbrojtur, nëse vende e rrugë të dyshimta gjurmon, e nëse veten fare s’e mbron, e si mbrojtje mund të kërkosh?!

    U prek ai që u prek, ra ai që ra, u provokua ai që u provokua, ajo që të ruan është turpi! Të jesh i turpshëm, zemër-ndruajtur. Njeri i pastër e i përgjegjshëm. Po s’pate turp, bëj ç’të duash – porosi e të dërguarve të Zotit! Kur s’ke turp, s’ke asgjë. Besimin, turpi ta plotëson. Gjysma e besimit është turpi; të skuqesh kur ecë, kur shikon, kur flet, kur shoqërohesh. Të mbron të mos çalosh e as të mos devijosh. Turpi prej jetës.

    Mos e ndrydh zemrën, hape atë. Zemrën nuk mund ta mbyllësh sikur mbyllë derën e shtëpisë. Kur el-kejdu është pranë teje, dije se, para saj ishte el-fitnetu, mos provo të rezistosh, ik në skaj të rrugës, e kërko mbrojtjen e Zotit tënd. Ti nuk mund të sfidosh, përderisa ti veç re pre e el-fitnetu-së, ndërsa je duke u kapur nga rrjeti i el-kejdu-së.

    Ruana Zot!

    El-Kejdu, është pirja e pijeve dehëse. Ndërsa, el-Fitnetu, është të ulesh e të rrish me ata që pinë pije dehëse! El-Fitnetu është të rrish e të vetmohesh me vajza të ligjshme për martesë, ndërsa el-Kejdu kur zemra e mendja nga epshi dalldisen! El-Fitnetu janë bankat që pasurinë e njerëzve në mënyrë të pandershme e qarkullojnë, ndërsa el-Kejdu kur i pasuri me to bashkëpunon.
    Etj..



    EL-HEVA, SKAJE PËRPLASËSE
    El-Heva, erë e lehtë. E këndshme duket. Sepse njeriut i pëlqen të mos jetë i përgjegjshëm, i pëlqen të jetojë pa rregulla, i pëlqen të ngopet, ta teprojë, i pëlqen të fluturojë. Njeriut i pëlqen të anojë. Kur njeriun e prek e mira, i pëlqen t’i bëhen dy të mira, e kur e prek e keqja, kërruset, por el-Heva e bën që të tjerët t’i fajësojë. El-Heva, e bën njeriun jo falënderues. E bën njeriun të shikojë të tjerët si armiq, kur kapet pas el-Heva-së.

    Mendja është dhuratë. Kërkimi i së vërtetës është sinqeritet. Jeta për të drejtën e të pastrën është bindje. El-Heva, është kundër dhuratës, kundër sinqeritetit, kundër drejtësisë e të pastrës në bindje. Prej el-Heva rrjedhin paragjykimet. Të paragjykosh thjesht pse syri yt ashtu fokuson. Po syri a ka mendje, vallë?! Jo, po syri kur ka tru barkun, prej trurit ndahet.

    Njeriu kur është ithtar i el-Heva-së, nuk bën gjë veçse atë që prekin ana e tij e jashtme. Nuk ka brendi që ndien e mendon. Është i ngutshëm, nxiton, përshpejton në gjykime, sepse durim s’ka. E durimi është kundërvlerë e njerëzve të pavlerë. Njerëzit durimtarë gjithçka shohin, dëgjojnë, ndiejnë, e prekin, nuk nxitojnë të gjykojnë, por thellë në brendi të çështjes depërtojnë.

    El-Fitnetu, bashkë me el-Kejdu, punëtor kanë el-Heva-në. El-Heva të bën të kundërshtosh kur e vërteta ty të komunikohet. Ti të vërtetën ende pa e dëgjuar, bëhesh kundërshtar dhe i shurdhët. Po e vërteta si mund të bëjë me të kotën, kur e vërteta me mendje të shëndoshë, e kota me bark të pangopshëm?! El-Heva, kur zot njeriut i bëhet!

    Ruana Zot!

    E zëmë se ke takuar një shokë në rrugë. Ti ia do të mirën. Ndoshta edhe ai të do të mirën. Dëshiron ta këshillosh e ta qortosh. Por, ai pak dëgjon Zotin, e më pak respekton të dërguarin e Tij. Ulesh duke biseduar me të. Ai të shpreh vështirësitë e tij. Ti përpiqesh rrugën e Zotit dhe udhëzimin e të dërguarit të Tij t’ia sqarosh. Ai tërhiqet, ti i shkon pas. Ndërkohë, ai duke folur, e duke dhënë arsyetime, ti fillon të analizosh. Këtu ndërhyn djalli i mallkuar: hë se është i pafajshëm! Është shokë i mirë, por kushtet e rrethanat ia kanë detyruar atij zbatues i denjë i mësimeve të Zotit dhe të dërguarit të Tij të mos jetë. I mallkuari fillon të depërtojë në brendinë tënde, e të luajë me mendjen tënde! Këtu fillon el-Heva!

    Papunësia, i gjori është i papunë. Prandaj shoku bredhka rrugëve. I mjeri! Prindërit nuk ia kanë plotësuar kushtet të shkollohet. I pafajshmi, padrejtësi i kanë bërë. Hë, prandaj ai qenka ç’orientuar; s’bën namaz, s’kërkon dituri të dobishme, kohën kot e kalon etj.. Njeriu duke gjykuar me el-Heva fillon të ndiejë dhembshuri, po edhe ta falë, e të mos e qortojë, i gjori, qenka i pafajshëm. Të tjerët i paskan bërë padrejtësi. Kështu, el-Heva-ja jote të bën që ai shoku i katandisur - ithtar i el-Heva-së, të të bëjë ty thirrje, e jo ti atij.

    Si shembulli i një prindi që djalit të vet i thotë: Dua çertifikatë me nota të larta. Me një fjalë: “Letër!” Që në fillim të rrugës, hip në barkën, që e lëvizë era, e jo mendja. Që e drejton epshi e jo besimi.

    Mendja e besimi, orientimi e durimi!

    E ç’dimë ne për diturinë?! Armike e el-Heva-së.
    E ç’dimë ne për besimin?! Rezistues përballë el-Heva-së.

    Aspirojnë për pushtet, ithtarët e el-Heva-së. Njeriu me mendje e zemër të shëndoshë, pushteti e kërkon, e për të kurrë s’lufton.

    Luftojnë për emër e karrige, robërit e el-Heva-së. E njeriu, rob i Zotit të vet, vepron për t’u shënuar te Zoti i vet.

    El-Heva, mendjelehtësi; supozim, ëndërrim, të fluturosh, por duke u përplasur herë në një skaj e herë në tjetrin, e ti pa ndier fare përplasjen. Të çon deri në buzë të greminës, e të dorëzon në një territor, nga mbrapa el-Fitnetu ndërsa përpara el-Kejdu. El-Heva, zbukurues i të pabukurës.

    Allahu e di më së miri!



    INTRIGË, SFIDOJE! NDRYSHE S'BËN!

    Duke menduar. Duke shkruar. Duke bërtitur. Duke qortuar. Duke lotuar. Duke nxitur. Duke lëvizur. Duke shkundur. Duke tronditur. Duke u shtirur? Jo, ashtu duket sot, njeriu, që përpiqet. Përpiqet të mos veprojë ndryshe veçse të sfidojë. E çka të sfidojë, sa e rëndë që është. Ti e di, të mundon aq shumë. E ndien thellë në zemër. Ndonjëherë të duket vetja dyfytyrësh. I dobët. I paaftë. Të duket vetja sikur po shtiresh?! Mos më thuaj “Jo!”. Por thuaj: “Sa i dobët që jam! Po të mos ishte Zoti im Falës, që moti do përfundoja me të humburit.” – i falënderuar dhe i lavdëruar është Zoti i Gjithësisë!

    Duke menduar, të vijnë në mendje fytyra të njohura e të panjohura. Të kujtohen çaste të këndshme e të pakëndshme. Mendje e trazuar. E mbushur përplot me gjëra të kota?! Jo, e mbushur me gjëra të papërshtatshme. E kotë, diçka që të çon në humbje e shkatërrim. E papërshtatshme, për rastin, e nevojshme, sa pa të s’bën! Sa absurde duket të bëhet mendja, kur në brendi të problemit tenton të depërtojë.

    Duke shkruar, ndalem, e them, a thua është e vërtetë ajo që shkruaj, apo thjesht janë fjalë që shtypen nga majat e gishtërinjve?! Jo, të vazhdoj, s’ka rëndësi, le të mbarohet ajo që po shkruhet. Fundja, njerëzit e rëndomtë mësojnë duke shkruar. Duke pësuar, mësojnë. Le të pësojë një, që të mësojnë të tjerët?! Jo, s’ke pse të pësosh, shkruaj. Inspirohem kur shkruaj. Sa rrjedhshëm të vijnë idetë, mendimet. Po sa lehtë mund ta vësh në pah intrigën që duhet sfiduar.

    Bërtitmë! Kur mendon, shkruan, por germa e fjala zë nuk kanë. Ato duhen lexuar, jo vetëm lexim, por recitim, të dëgjohen, që të mendohet ajo që është shkruar. Sa shumë mund të bërtasë një njeri që kur përballet me intrigën, duke dashur të heq dorë, e sfidon në heshtje?! Çfarë pjekurie. Jo, mos më thuaj se heq dorë në heshtje. Po heshti syri yt, nuk hesht zemra jote. Lëre atë që të thotë “ndoshta” mendja e të shkruajnë gishtërinjtë. Jo pra! Se intriga do sfiduar, e nuk jemi duke luajtur! Sa e sa njerëz pretenduan, por pretendimi i tyre u përmbys me heshtjen e tyre përballë kurthit. Mund të thuhet “s’ka gjë, është diçka që ndodh”?! Jo, duhet të bërtitet, të shkundin shqisat tua pluhurin e mbledhur!

    U lodhe duke u qortuar?! Qortim, sepse ndihet fajësia, dobësia, dorëzimi përballë sfidës? E çka mund të ndryshojë qortimin në përgëzim?! Që ta dish, vetë, zor! Është një ujë i nxehtë që lëvizë sikur gjaku nëpër trup. Lëvizë sa andej e sa këndej, derisa të depërtojë thellë në mendjen tënde, e pastaj duke shpuar zemrën, ngjyroset me gjakun e ushqimit të pastër. E zemra duhet të bëjë punën e vet: shpërndan gjakun nëpër trup. O ku ka kohë për qortim, duhet të hysh thellë në tokë, e të mos shohësh veçse tokë e dhe, e ta zësh errësirën shokë! S’ka vend në sipërfaqe?! Jo, më mirë bashkëjeto me buburreca. E çfarë për ata që janë mbi tokë, të lihen të lirë?! Jo, ata të qortohen.

    Loti rrjedh, po le të rrjedh edhe rrëke. S’po bën dobi. S’mbeti fjalë përveç lotit. Mbase loti mund të jep zë. Jo, më mirë të rrijë i heshtur, pa zë. Ndoshta edhe heshtja qenka zë. Kur ecën rrugës, sheh intrigën, e ti duke lotuar, mos ndoshta rruga të zgjerohet?! E ke provuar? Jo, s’ka lot. Loti është mbrumë. Nuk po flas për lot që stimulon qepa. Por e kam fjalën për dhembjen e zemrave. Dashurinë e shpirtrave. Kur syri loton me dashuri për të tjerët, jo për të shembur e për të trazuar, por për të mbledhur e udhëzuar.

    Po pra! Njeriu duhet të nxitet. Kur edhe kapakët e syve duhet të nxiten, që të hapen e të mbyllen, sa afër që i kemi! Pse vallë ne i nxitkemi?! Hë! Nxitet diçka që është jashtë zotërimit tonë. Çfarë kontradikte! Ke edhe s’ke, e çka të nxisë, e si të sfidojë! Kur diçka të del prej dore. Nxitesh, për ta shti në dorë! Durueshmërinë?! Jo, tërësinë tënde. S’të mjafton me zemër të hallakatur. Bjer në gjumë?! Je duke kotur. Po sa i këndshëm do ishte gjumi, qetësi e zemrës dhe mendjes. Pushim i shpirtit. Si humbën? Ku mbetën vallë!? Intriga që duhet sfiduar!

    Sikur gjaku të mos lëvizte në trup?! Po çka e bën njeriun të lëvizë, gjaku?! Pa gjak a mund të jetojë njeriu?! Uji! Fytyra e zverdhur. Në brendi të kurthit i rënë. S’ka ujë, ka ulje. Aty ku është ulët, është errësirë. Po s’ka as hije. Sesi lëvizin dëshirat e sëmura në trupin e njeriut. Pasioni, epshi! Intrigë. Kush do ta sfidojë? Jo ti, prit, të duhet kohë, por mos provo t’i afrohesh, përderisa edhe hija të bën të kërcesh poshtë e lartë! Prit, se, të betohem, fytyra më e zverdhur se trupit pa jetë do të të bëhet. O sa e rëndë qenka jeta, kur brenda damarëve të gjakut, e brenda fijeve të trurit lëvizin drita dhe errësira, duke garuar njëra kundra tjetrës.

    Shkundu! Si shkunden rrobat, kur pluhuri i dheut i prek. Dheu sa i pastër që është. Po sa lehtë shkundet! Po të ishte thjesht dhe. Jo, duhet të shkundet mendja. Po vallë, si shkundet mendja?! Po zemra?! Po gjaku? Sytë janë përgjigja. Kur shkunden sytë, shkunden të gjitha. Syri të ruan mendjen e zemrën. Zemra mbaron pjesën tjetër. Sa lehtë?! Ulja e shikimit të pastron, kur në vetmi syri qetësohet. Mendon se syri s’ka çip? Kujtesë?! Hë! Ruan të marra. Shkundi, hiqi qafe, duke i pre në rrënjë. Rrënjët zhduken, duke mbjellë të kundërtën, ushtrinë e së mirës.

    Temat e fundit