Hyrje ne dietologji - Ese Islame

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Hyrje ne dietologji

· 1 · 780

Hyrje ne dietologji

· 1 · 780

  • Postime: 157
  • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    ne: 08-01-2009, 16:26:47


    Libri i Allahut dhe suneti i Pejgamberit të Tij i kanë përmbledhur bazat e dietologjisë. Allahu i Madhëruar thonë në Kuran: “Hani dhe pini por mos e teproni, sepse Ai (Allahu) nuk i do ata që e teprojnë!” [El A’raf, 31].
    Kurse i Dërguari i Allahut, Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Njeriu nuk mbush enë më të keqe se barku, prandaj të mjaftohet me disa kafshata sa ta mbajnë në këmbë, e nëse do patjetër që të hajë më shumë, atëherë një e treta (e stomakut) të jetë për ushqimin e tij, një e treta tjetër për pijen (ujin) e tij dhe një e treta e fundit për frymën e tij!” [Hadith i saktë. Shejh Albani e ka përmendur në “Es Sahiha” 2265. Atë e ka nxjerrë Ahmedi, Tirmidhiu, etj.]
    Allahu i Madhëruar na e ka bërë shembull pejgamberin, që ta ndjekim atë, kur thotë: “Ju keni shembullin më të mirë tek i Dërguari i Allahut.” [El Ahzab, 21].
     
     
    Dieta mjekësore
     

     
     
     
    Menduam ta hapim këtë temë me atë, historia e të cilit ka sfiduar të gjithë njerëzimin në të gjitha pjesët e jetës së tij, sa që bota është habitur dhe ekspertët më të mëdhenj të dietologjisë kanë mbetur të mahnitur përballë rregullave të arta që ka vendosur Pejgamberi ynë (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), me qëllim që njerëzimi të përfitojë prej tyre rrugët e mbrojtjes paraprake nga sëmundjet dhe shërimin prej tyre.
    Nga zakoni i Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) ishte që të mos kufizohej me një lloj të vetëm ushqimi pa shkuar te ndonjë tjetër, gjë e cila hedh poshtë teorinë e botanikëve (të cilët thonë se duhet të mjaftohemi me ushqimet bimore dhe me asnjë lloj tjetër ushqimi), dhe nëse nepsi nuk ia dëshironte një lloj ushqimi, ai nuk e hante atë, gjë e cila është një rregull shumë i madh për shëndetin e njeriut.
    Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “I Dërguari i Allahut nuk ka përbuzur kurrë asnjë lloj ushqimi; nëse kishte neps për të, e hante dhe nëse jo, e linte dhe nuk hante prej tij.” [Hadith i saktë. Ebu Daudi 3763].
    Pejgamberi ynë nuk ka bashkuar kurrë mes peshkut dhe kosit dhe nuk ka ngrënë bukë të bardhë port ë zezë. E pëlqente mishin, sidomos pjesën e shpatullës. Pëlqente ëmbëlsirën dhe mjaltin, dhe këto të treja (mishi, ëmbëlsira dhe mjalti) janë ushqimet më të mira dhe më të dobishme për ruajtjen e shëndetit dhe të fuqisë, nëse ruhet mesatarja në përvetësimin e tyre, dhe nuk i përbuz këto të treja, veçse ai që ka ndonjë sëmundje apo që është pa qejf.
    Doktori më i madh i arabëve, El Harith ibën Kelda, ka thënë: “Parandalimi është koka e ilaçit dhe stomaku është shtëpia e sëmundjes, prandaj çdo trupi jepini atë ushqim me të cilin është mësuar.”
    Nisur nga shkenca e dietologjisë në kohën e sotme, kur kjo shkencë ka përparuar së shumti dhe ka vendosur rregullat e veta dhe programet ushqimore të posaçme që i përshtaten çdo grupmoshe dhe çdo sëmundje të caktuar, kishim dëshirë të paraqesim në formë rubrikash çështjen e dietës mjekësore, ku në çdo rubrikë do të trajtojmë një sëmundje të caktuar për nga dieta mjekësore.
    Ne jemi gjithashtu të gatshëm që t’ju pajisim me programe të posaçme ushqimore sipas gjendjes shëndetësore personale të secilit që na e kërkon këtë, me anë të kontaktit me ne.
     
    Lusim Allahun e Madhëruar të na japë shëndet të plotë, neve dhe juve!

    Temat e fundit