Këshilla e Sufjan eth-Theurit drejtuar Ali ibn Hasanit - Ese Islame

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Këshilla e Sufjan eth-Theurit drejtuar Ali ibn Hasanit

· 1 · 530

Këshilla e Sufjan eth-Theurit drejtuar Ali ibn Hasanit

· 1 · 530

  • Postime: 157
  • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    ne: 16-12-2008, 18:32:20
     
    Këshilla e Sufjan eth-Theurit drejtuar Ali ibn Hasanit
    (Shkëputur nga libri “Words of Advice from The Salaf” – “Këshilla nga Selefët”, Chapter Five, fq. 41-43 – përkthim nga Salafi Publications i librit “Min Wasaja es-Selef” të shejh Selim ibn Ijd el-Hilalit – Allahu e ruajt!-)





    Ndyrësira e Njerëzve


    Sufjan eth-Theuri i tha Ali ibn Hasan-it, duke e këshilluar:“O vëllai im! Ti duhet të sigurosh për fitim atë që është e pastër dhe atë që ti vetë e ke fituar, dhe ki kujdes në të ushqyerit dhe të veshurit nga ndyrësira e njerëzve.1  Vërtet, ai që ushqehet nga ndyrësira e njerëzve, është si një njeri që zotëron katin e dytë të një ndërtese, por jo katin e parë, kështu që ai gjithmonë frikësohet se mos kati i parë do rrëzohet e të bëjë që edhe kati i tij i dytë të shembet.


    Dhe, ai që ushqehet nga ndyrësira e njerëzve, flet nga tekat dhe dëshirat, duke iu përshtatur njerëzve, nga frika se mos po i shmangen atij.


    O vëllai im! Nëse ti do merrje ndonjë gjë nga njerëzit, do ta ndaloje dhe do ta pengoje gjuhën tënde (nga të thënët të vërtetën atyre, SH.P.), disa njerëz do t’i nderoje e disa do t’i përbuzje, pavarësisht dënimit që do të të kapi në Ditën e Ringjalljes. Sepse ai që të jep diçka nga pasuria e tij, në të vërtetë, ta ka dhënë ndyrësirën e tij. Dhe shpjegimi se pse kjo është ndyrësira e tij është se pasuria që ai jep i pastron punët e tija nga gjynahet.2


    E nëse ti do pranoje ndonjë gjë nga njerëzit, atëherë, nëse ata do të thërrisnin ty për të bërë keq, ti do merrje pjesë ne dëshirat e tyre. Me të vërtetë, ai që ushqehet nga ndyrësira e njerëzve, është si ai njeriu që ka disa ortakë dhe ndihet i përbetuar ndaj tyre. Vëllai im! Uria dhe veprat e pakta të adhurimit janë më mirë se të ngopurit me ndyrësira të njerëzve dhe [nga kjo të kesh mundësi të bësh] shumë vepra adhurimi.


    Dhe na ka mbërritur neve se i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë:'

    Nëse ndokush nga ju do merrte disa litarë dhe të grumbullonte ca drurë për zjarr [që t’ua shesë njerëzve], derisa shpina e tij t’i jetë lënduar, kjo do të ishte më e mirë për ju sesa të qenët i varur nga vëllai i tij duke kërkuar diçka ose duke parapritur diçka'".3


    Dhe na ka mbërritur neve që Umer ibn el-Khatab -radijallahu anhu- ka thënë: “Kushdo që punon nga ju, ne i besojmë atij, dhe kushdo që nuk punon, ne dyshojmë tek ai.” Dhe ka thënë: “O recitues! Ngrini kokat tuaja!4 Mos i shtoni përulësi asaj që është në zemër, ndërsa garoni me njëri-tjetrin në punë të mira, dhe mos jini të varur nga njerëzit, sepse kjo rrugë është bërë e qartë.”


    Dhe Ali ibn Ebi Talib -radijallahu anhu-, ka thënë: “Vërtet, ai që jeton krejtësisht nga duart e njerëzve, është sikur ai që mbjell një pemë në tokën e tjetërkujt.”


    Kështu që ki frikë Allahun, vëllai im, duke qenë i ndërgjegjshëm për Të, sepse s’ka njeri që ka siguruar diçka nga njerëzit vetëm se është bërë i shpërfillur dhe i përbuzshëm tek njerëzit. Dhe Besimtarët janë dëshmitarët e Allahut në tokë.


    Ki kujdes të mos fitosh nëpërmjet rrugëve të këqija dhe pastaj ta shpenzosh pasurinë në bindje ndaj Allahut, sepse vërtet largimi nga kjo është bërë obligim dhe detyrë nga Allahu, dhe vërtet Allahu është i Pastër (Tajjib) dhe nuk pranon vetëm se atë që është e pastër (Tajjib).


    A nuk e sheh se një burrë që kishte një rrobë në të cilën i ra pak urinë dhe ai donte ta pastronte, por ai e lau atë me më tepër urinë?! A mendon se ai e ka pastruar atë? Sigurisht që jo! Vërtet papastërtia dhe fëlliqësira nuk mund të pastrohen, përveç se me atë që është e pastër, dhe po ashtu gjynahu mund të fshihet vetëm me një vepër të mirë. Vërtet, Allahu është i Pastër dhe nuk pranon vetëm se atë që është e pastër, dhe me të vërtetë harami nuk pranohet në asnjë vepër.


    Ose, a mund të ndodhi që dikush të bëjë një gjynah dha pastaj ta zhduki [me një tjetër gjynah]?!”5



    --------------------------------------------------------------------------------

    1.  Dmth. të jetuarit nga sadakatë dhe ndihmesat e tyre.

    2. Shënim i përkthyesit nga arabishtja në anglisht: dmth dhe për këtë bëhet e ndytë për ne, tamam siç ndotet uji gjatë larjes së një rrobe.

    3. Transmetuar nga el-Buhari.

    4. Dmth mos i ulni kokat në shenjë përulësie, sepse përulësia është në zemër. [Shënim i botuesit, Salafi Publications.]

    5. Transmetuar nga Ebu Nu’ajm në “El-Hiljeh” (8/71-72).
     

    Temat e fundit