Këshillë për të Huajt (përbrenda Islamit) - Ese Islame

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Këshillë për të Huajt (përbrenda Islamit)

· 1 · 381

Këshillë për të Huajt (përbrenda Islamit)

· 1 · 381

  • Postime: 157
  • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    ne: 16-12-2008, 17:13:41
     
    Këshillë për të Huajt (përbrenda Islamit)
    nga Abdul Uahid bin Abdullah el-Muhaidib, në librin “Uesijetu Garib”





    Vërtet i tërë lavdërimi i takon Allahut, ne e lavdërojmë Atë dhe prej Tij kërkojmë falje dhe ndihmë. Atë që Allahu e udhëzon, askush s’mund ta humbë dhe atë që Allahu e humb, askush s’mund ta udhëzojë. Dëshmoj se s’ka të denjë për adhurim përveç Allahut pa ndonjë ortak, dhe dëshmoj se Muhamedi (sallallahu alejhi ue selam) është robi i Tij dhe i Dërguari i Tij.



    Allahu i Lartësuar thotë në Librin e Tij madhështor:



    Dije se jeta e kësaj bote s’është tjetër veçse lojë dhe argëtim, shkëlqim, rivalitet dhe lëvdatë e ndërsjellë në mes jush në pasuri dhe fëmijë. Mu ashtu sikurse shembulli i shiut dhe rritjes që ai sjellë, e cila u sjellë kënaqësi lëruesve. Pastaj ajo vyshket dhe ju e shihni sesi zverdhet. Pastaj thahet dhe shkatërrohet. Por, në Jetën Tjetër ka dënim të rëndë, falje nga Allahu dhe kënaqësi të Tij. Dhe kjo jetë s’është tjetër veçse një argëtim mashtrues. Bëhuni të parët në kërkimin e faljes nga Zoti juaj dhe një kopshti gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiejve dhe tokës, i përgatitur për ata që besojnë në Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Ajo është dhuratë e Allahut dhe Ai ia jep atë kujtdoqoftë që Ai do, dhe Allahu është bujar dhe i hirshëm.



    Vëlla dhe motër e imja, për hir të Allahut, në pajtim me atë çka Allahu i Lartësuar i ka urdhëruar Muslimanët në lidhje me këshillimin e vëllait dhe motrës Muslimane, unë ua prezentoj juve këtë këshillë. Ndoshta Allahu do të sjellë dobi në llogari të kësaj. Xherir ibn Abdullah (radiallahu anhu) ka thënë: Ne i bëmë zotimin e besnikërisë të Dërguarit të Allahut (sallallahu alejhi ue selam) që ta falim namazin dhe të këshillojmë çdo Musliman.



    Vëlla dhe motër e imja, kjo është këshillë për të huajin të cilën unë ua prezentoj juve për hir të Allahut (si dhuratë) që ju të jeni nga mesi i të huajve. Të huajt të cilët nuk e shohin veten si të panevojshëm për këtë këshillë e cila përmban një shtim (në mirësi) për juve në këtë jetë. Kjo është shumë me rëndësi për shkak të dobive që i përmban, të cilat e bëjnë personin që të përpiqet dhe të nxitojë drejt shtëpisë së Jetës së Përtejme me të gjitha mundësitë e tija.



    Prandaj, bëhuni të etur që të lexoni vazhdimisht duke u munduar që ta kuptoni këtë dhe le të bëhet dituria preokupimi juaj, duke vepruar sipas kësaj diturie nga sinqeriteti dhe duke pasuar Pejgamberin e të huajve. Përcilleni atë tek të tjerët që t’ia dilni deri të Tuba (një pemë në Parajsë). I Dërguari i Allahut (sallallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Vërtet, Islami ka filluar si i huaj dhe do të kthehet si i huaj ashtu siç filloi. Pra, Tuba (është) për të huajt.”



    I Dërguari i Allahut (sallallhu alejhi ue selam) po ashtu i ka thënë Abdullan ibn Umerit: “Sillu në këtë botë sikur të jesh një i huaj apo udhëtar në rrugën e saj.”



    I huaj është ai i cili kapet për atë në çka ka qenë Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) në lidhje me besimet, adhurimin, sjelljen dhe legjislacionin në çfarëdo që Allahu ka urdhëruar, dhe i cili pastaj mbetet i durueshëm në këtë. I Dërguari i Allahut (sallallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Pas jush do të vijnë ditë kur do të kërkohet (shumë) durim nga ai i cili mbahet fort (për fenë). Në ato ditë do të ketë (për atë i cili kapet për fenë) shpërblim të njëjtë sikur të pesëdhjetë personave nga ju.” Ata thanë: a mendon sa pesëdhjetë nga mesi i tyre? Ai tha: “Jo. Nga mesi juaj.”



    Kjo pra është ajo çka i Dërguari i Allahut (sallallahu alejhi ue selam) tha, vëlla dhe motër e imja.



    Dije se unë nuk dëshiroj ndonjë gjë nga ju dhe sidoqoftë, a keni ju pushtet mbi ndojë gjë. Unë e dëshiroj vetëm Fytyrën e Allahut të Lartësuar, ashtu që Ai të jetë i kënaqur me të huajin.



    Këta të huaj të cilët janë lavdëruar, dhe të cilët janë fatlum dhe për t’u patur zili, janë quajtur ashtu për shkak të rrallësisë në mes të njerëzve. Shumica e njerëzimit nuk janë përshkruar më këso karakteristika.



    Njerëzit e Islamit janë të huaj në mesin e njerëzimit, pastaj njerëzit e Imanit janë të huaj në mesin e njerëzve të Islamit, pastaj njerëzit e diturisë janë të huaj në mesin e njerëzve të Imanit, pastaj njerëzit të cilët ngjiten për Sunetin, janë të huaj, pastaj ata që thërrasin në të duke qenë durimtarë gjatë përballjes me dëme të shkaktuara nga ata të cilët largohen janë më të huajtit.



    Sidoqoftë, ata janë njerëzit e Allahut në të vërtetën. Nuk ka çuditshmëri në mesin e tyre, por çuditshmëria është në mesin e shumicës së njerëzimit për të cilët Allahu ka thënë: “Dhe sikur të kishe pasuar shumicën e atyre që janë tokë, ata do të kishin larguar ty nga rruga e Allahut”. (En’am 116)



    Këta njerëz janë të huaj për shkak të Allahut, të Dërguarit të Tij dhe fesë së Tij. Çuditshmëria e tyre është ajo e braktisjes, izolimit.



    Në mesin e karakteristkave të të huajve, të huajt me të cilët Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) qe i kënaqur, është kapja për sunetin kur njerëzit tjerë aspirojnë diçka tjetër pos tij (sunetit), duke e lënë atë çka të tjerët kanë shpikur dhe risuar, edhe nëse ajo konsiderohet si diçka e mirë nga ata; duke manifestuar Teuhidin, ndonëse pjesa tjetër e njerëzimit nuk janë të vëmendshëm ndaj tij dhe e refuzojnë atë, dhe duke braktisur mbështetjen ndaj cilitdo krahas Allahut të Lartësuar, të Dërguarit të Allahut (sallallahu alejhi ue selam), Shoqëruesve të tij (radiallahu anhu) dhe paraardhësve të devotshëm (rahimehullah). Këta janë të huajt të cilët mbahen me Allahun me robërim ndaj Tij dhe të Dërguarit të Allahut (sallallahu alejhi ue selam) duke e pasuar dhe imituar atë në lidhje me çkado me të cilën ai erdhi. Këta janë ata të cilët e mbajnë prushin e ndezur në të vërtetën.



    Islami i vërtetë është shumë i huaj dhe vërtet, ithtarët e tij të janë më të huajtit në mesin e njerëzimit. Dhe si mund të mos jetë i huaj një grup i vetëm dhe i vogël në mesin e shtatëdhjetë e dy grupeve. Shtatëdhjetë e dy grupe që konsistojnë në pasues, udhëheqës, posedues të pozitave (në mesin e tyre) dhe në të gjitha llojet e besnikërive dhe miqësive ndërmjet tyre. Lëvizja e tyre s’mund të mbahet, përveç duke kundërshtuar atë me çka i Dërguari i Allahut (sallallahu alejhi ue selam) erdhi. Esenca e asaj me çka ai (sallallahu alejhi ue selam) erdhi kundërshton dëshirat, shijet, epshet, dyshimet, risitë dhe mënyrat e falsifikuara të tyre dhe në tërësi të kësaj shtrihen veprat e tyre, meritat e tyre dhe dëshirat e tyre të cilat përbëjnë synimet dhe qëllimet e tyre.



    Si mundet besimtari i cili është i dëlirë së jashtmi dhe së brendshmi në të folurit e tij, punën e tij, ushqimin e tij, pijen e tij, i cili emigron te Allahu në të gjitha momentet në jetën e tij, derisa duke pasuar dhe imituar (pa shpikur) të mos jetë i huaj në mesin e këtyre njerëzve, këta njerëz të cilët kanë pasuar dëshirat e tyre, të cilët i janë bindur lakmisë së tyre, dhe të cilët janë të mahnitur me mendimet e tyre.



    Ndërsa besimtari e dëshiron atë me të cilën Allahu tashmë e ka furnizuar (e cila është):



    1) Mendjehollësi/depërtim në fenë e Tij,


    2) Të kuptuarit e Sunetit të të Dërguarit të Tij (sallallahu alejhi ue selam),


    3) Të kuptuarit e Librit të Tij,


    4) Duke ia treguar atij dëshirat, risitë dhe çorientimet në të cilat janë njerëzit, largimin e tyre nga Rruga e Vërtetë në të cilën qenë i Dërguari (sallallahu alejhi ue selam) dhe shoqëruesit e tij.



    Pra, kur besimtari dëshiron të udhëtojë në këtë Rrugë të Drejtë, atëherë le të përgatitet (mentalisht) për kritikë, cenzurë dhe qortim nga injorantët dhe njerëzit e risisë (në fe), për ofendimet e tyre, përbuzjen e tyre, të sheh njerëzit sesi largohen prej tij dhe t’i sheh ata duke i paralajmëruar të tjerët për të mu ashtu siç paraardhësit e tyre nga pabesimtarët bënin me imamin e tij dhe me atë të cilin ai e pason (sallallahu alejhi ue selam).



    Prandaj, ai është i huaj në fenë e tij për shkak të çoroditjes së fesë së tyre. Ai është i huaj në zbatimin e Sunetit për shkak të pasimit të tyre rrugëve të risisë, ai është i huaj në besimin e tij për shkak të falsitetit dhe prishjes së besimit të tyre, ai është i huaj në namazin e tij për shkak të mangësisë në namazin e tyre, ai është i huaj në rrugën e tij për shkak të çorientimit dhe çoroditjes së rrugëve të tyre, ai është i huaj në mesin e të afërmëve (familje) të tij për shak të largimit të tyre prej tij, ai është i huaj në jetesën me ta sepse ai s’don të jetojë me atë çka shpirtat e tyre dëshirojnë.



    Në esencë, ai është i huaj në çështjet e kësaj bote dhe Jetës së Përtejme. Ai s’do të gjejë tek njerëzit e rëndomtë as lumturi e as atë i cili do t’i ofronte atij ndihmë. Ai është dijetar në mesin e injorantëve, një person i Sunetit në mesin e njerëzve të risisë, një thirrës në Allahun dhe të Dërguarin e Tij në mesin e thirrësve në dëshira dhe risi (në fe), një urdhërues në të mirën dhe ndalues prej së keqës në mesin e njerëzve që urdhërojnë në të keqen dhe e ndalojnë të mirën.



    Pastaj:



    I tërë njerëzimi janë të huaj në këtë botë. Nuk ka pozitë për ta në këtë botë dhe as që kjo është shtëpia për të cilën ata qenë krijuar. I Dërguari (sallallahu alejhi ue selam) i tha Abdullah ibn Umerit (radiallahu anhu): “Jeto në këtë botë sikur të jesh i huaj apo udhëtar në rrugë të saj.”



    Kështu (njeriu) është urdhëruar që të shikojë në këtë çështje me zemrën e tij dhe realisht ta njoh vetveten me të. Si mundet robi që të mos jetë i huaj në këtë botë derisa ai është në udhëtim, dhe kur ai s’do të zbres nga kafsha kalëruese derisa ai të jetë në mesin e banorëve të varreve? Prandaj, ai është një udhëtar i cili në të vërtetë është ulur. Është thënë:



    Ditët s’janë tjetër veçse etapa (në një udhëtim)


    Me të cilat thirrësi në vdekje afrohet në një udhëtim të shkurtë dhe të këndshëm


    Dhe gjëja më mahnitëse – sikur të mendoje – është ajo se


    Etapat kalojnë shpejtë derisa udhëtari mbetet i ulur



    Është përmendur se një grup i njerëzve të drejtë qenë ulur, dhe në mesin e tyre ishte një person i Imanit. Ai dëshiroi që t’i bëjë ata ta përbuzin këtë botë dhe t’ua përkujtojë atyre Jetën e Përtejme.

    Çfarë bëri ai?



    Ai mori nje gjeth dhe vendosi diçka të parëndësishme në të. Ai e mori këtë send dhe filloi të shkojë rreth e përqark duke ua treguar atë të gjithëve. Sa herë që ndonjëri prej tyre shikonte në gjethin, ai e bente këtë me befasi dhe fillonte të qeshte me të, sidoqoftë ata nuk e kuptonin rëndësinë e saj.



    Pastaj, ai tha: Ky krah i vogël e i përbuzshëm që unë ua tregova është një krah i papastër i mizës, dhe kjo botë me tërë njerëzit e saj, mallin dhe gjërat e saja, dëshirat, lumenjtë, tokat, ditët dhe netët është më e përbuzshme dhe e parëndësishme për Allahun se ky krah i ndytë.



    Le ta vendosim këtë botë nën fuqitë dhe kontrollat e ndryshme që ne kemi mbi të, ashtu që ta bëjmë atë si një fushë që kultivohet për Jetën e Përtejme. A nuk i keni dëgjuar fjalët e poetit:



    Vërtet, Allahu ka robër inteligjent


    Të cilët e kanë braktisur botën dhe u janë frikësuar fatkeqësive


    Ata shikuan në të (botën) dhe kur e kuptuan


    Se ajo në të vërtetë s’është vendbanim për personin e gjallë


    Ata e konsideruan atë si një oqean dhe pastaj i morën


    Si anije të veten (duke lundruar nëpër të me siguri), veprat e tyre të mira



    Të folurit e Allahut është metodologjia jonë në këtë periudhë të shkurtë kohore në të cilën ne jetojmë. Allahu thotë: “Nuk ka kurrfarë të mire në shumicën e bisedave të tyre, përveç atij i cili urdhëron në lëmoshë apo bëmirësi apo në pajtim mes dy vetave. Dhe kushdo që e bën këtë duke kërkuar kënaqësinë e Allahut, Ne së shpejti do t’i japim atij një shpërblim të madh.” (en-Nisa 114)



    Mbane mend mirë – O vëlla dhe motër Muslimane – të folurit e Allahut të Lartësuar: “Asnjëherë ai nuk e thotë një fjalë e të mos jetë një (engjëll) i gatshëm që ta shënojë atë.” (Kaf 18)



    Prandaj, është shumë me rëndësi që ju t’i mbani të balancuar sytë, gjuhën dhe tërë jetën tuaj për Allahun e Lartësuar. Gjuha juaj të jetë përherë e zënë duke e përkujtuar Allahun, duke dhënë këshillë, duke urdhëruar në të mirën dhe ndaluar prej të keqes. Bëjeni gjuhën tuaj si të paralizuar në vendet e përgojimit, ofendimit, mallikimit, përqeshjes dhe këndimit.



    Kthejeni shikimin tuaj vazhdimisht në aktet e mirësisë siç është këndimi i Kur’anit, leximi i librave të dobishme apo në atë e cila është shumë e rëndësishme në arritjen e qëllimit të dëshiruar: Të shikohet në madhështinë dhe fuqinë e qiellit dhe tokës dhe të gjitha llojet e ndryshme të krijimit që gjinden në to siç është dielli, hëna, shtazët, malet, detrat, retë dhe njerëzit dhe si Allahu i Lartësuar dhe i Fuqishëm i ka krijuar të gjitha këto gjëra të mrekullueshme. Bëje këtë gjerësisht dhe mendo thellë për mundësinë absolute të Allahut.



    Ndale shikimin tënd nga çdo gjë që Allahu ka ndaluar, siç është shikimi në femër dhe sprova tjera të tilla, shikimi në gjëra të cilat nuk përmbajnë kurrfarë dobie. Nëse ju e bëni këtë, Allahu do t’ju japë tri kualitete: Ëmbëlsinë e Imanit, khushu’ (përulje) në zemrën tënde dhe mendjehollësinë depërtuese.



    Sidoqoftë, nëse bini në këtë, atëherë kërkoni falje prej Allahut me zemrën dhe gjuhën tuaj dhe pasojeni këtë rrëshqitje me një vepër të mirë dhe do ta gjeni Allahun të Mëshirshëm dhe Falës.



    Kujdesuni për lutjen e cila duhet të bëhet me daljen nga tubimi dhe e cila shërben si shlyerje (e mëkateve) për të: “I pastër nga çdo e metë je Ti, O Allah; dhe Falenderimi të takon Ty; dëshmoj se s’ka të denjë për adhurim përveç Teje, kërkoj falje prej Teje dhe Ty të pendohem.”



    Është e rëndësishme për ju që t’i shtoni veprat e mirësisë në çdo vend dhe në çdo kohë. Mos e nënçmoni asnjë vepër qoftë ajo e madhe apo e vogël, përderisa ajo është vepër e mirë dhe me lejen e Allahut – vëlla dhe motër Muslimane – ju kurrë s’do të lodheni duke i bërë këto vepra përderisa të pini nga shatërvani i këndshëm i cili do ta shtojë dashurinë tuaj për veprat e tilla. Ky është shatërvani i sinqeritetit dhe Ihtisabit (kërkimit apo pritjes së shpërblimit) nga Allahu i Lartësuar.



    Ruajuni nga çdo çështje e cila ju ofron kah Zjarri dhe nxito drejt secilës çështje e cila do t’ju drejtojë kah portat e Parajsës me Mëshirën e Allahut dhe Përkrahjen e Tij.



    Po ashtu, është me rëndësi për ju – vëlla dhe motër e imja – që të rregulloheni dhe të kompenzoni çfarëdo që ka kaluar në jetën tuaj: orë, ditë, javë, muaj dhe Ramazane, për shkëlqesinë e të cilit njerëzit janë të pakujdesshëm. Muajin e bekuar të Ramazanit në të cilin ka shpërblim të madh. Vetëm sikur ta dinin se, kushdo që e gjen Lejletul-Kadrin në këtë muaj të bekuar do t’i përgjigjet në lutje. Ai do të jetë (pasi që ta ketë kaluar atë duke qenë i angazhuar në namaz, pendim, dhe falje) nga mesi i robëve më të mirë të Allahut. Zemra e tij do të ngjitet për Allahun dhe ai do të gjejë rehati në Të kur të jetë vetëm.



    Ai po ashtu do të dijë se kjo botë është mashtrim dhe se nuk ka kënaqësi, rehati apo lumturi përveç me bindje ndaj Allahut dhe pasim të të Dërguarit të Allahut (sallallahu alejhi ue selam) në të gjitha çështjet e tija.



    Zemra e tij do të ngjitet në Allahun dhe ai pas pak do ta dojë drejtësinë dhe kryesit e saj dhe të jetë shumë i etur për të. Ai po ashtu do ta urrej të keqen dhe ata që bien në të dhe do të jetë i etur që ta largojë veten nga ajo...



     

    Temat e fundit