Një vështrim ndryshe mbi mevludin. - Ese Islame

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Një vështrim ndryshe mbi mevludin.

· 1 · 767

Një vështrim ndryshe mbi mevludin.

· 1 · 767

  • Postime: 293
  • Karma: +4/-3
  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    ne: 05-04-2010, 02:24:44

    Në disa libra shkruhet se festimi i mevludit ka shumë vlera dhe sevape, ndërsa në disa libra tjerë shkruhet se ky festim është bid’at (risi në fe) etj. Në çfarë mënyre duhet të këndohet për të fituar shpërblimin e duhur apo nuk duhet kënduar fare?   
    Mevludi është një lloj lavdërimi ndaj Pejgamberit a.s që bëhet zakonisht në kohën ku përkon me ditën e lindjes së Pejgamberit a.s. pra në muajin Rebiul Evvel. Nëse gjatë këndimit të këtij lavdërimi  kujdeset që të mos kalojnë kufirin duke përdorur fjalë që nuk lejohen atëherë ky këndim është i lejueshëm dhe i pëlqyeshëm sepse të lavdërosh atë që ka lavdëruar Al-llahu xh.sh nuk ka gjë më të mirë në këtë botë. Siç e dimë Ka’b bin Zuhejr me “Banet suad” në kohën e Pejgamberit a.s e ka lavdëruar atë dhe ka marrë falënderim nga i dërguari a.s, gjithashtu dhe imam Busiriu e ka lavdëruar me “Kasidetul Burde”. Dhe së fundmi është mevludi që këndohet tashmë gjithandej i Sulejman Çelebiut që quhet “Vesiletun-nexhad”. Në këtë përkufizohet shumë nukur madhështia e Pejgamberit a.s dhe lavdërohet ashtu siç i ka hije atij me një aromë mistike. Në këto vargje të rradhitura nga Sulejman Çelebiu nuk ka vetëm lëvdata por ka dhe dituri shumë të dobishme rreth pejgamberit a.s. 
    Mevludi pastaj filloi të marrë formën e festës zyrtare ku për herë të parë u këndua në mënyrë zyrtare tek  Shiat Fatimi në Egjipt. Në fakt ato e këndonin në emër të Aliut r.a, Fatimes r.a dhe në emër të hafifes së kohës. Pas kësaj në shtetin Osman fillon të këndohet me ardhjen e Muratit IV ashtu siç e kishte shkruar Sulejman Çelebiu pra për Pejgamberin a.s . Pas disa kohësh kjo mënyrë këndimi deformohet dhe në të  fillojnë të fusin shumë risi (bidate).  Këto bidate arrijnë kulmin si në ditët e sotme veçanërisht në disa shtete të botës që e ka humbur qëllimin e vet. Këndimi i mevludit sot ka marrë më tepër një qëllim reklame apo koncerti i cili nuk ka dallim me ndo një koncert tjetër që nuk ka lidhje me Islamin. Ose ky këndim ka për qëllim fitimet materiale e jo qëllimin e vërtetë siç e kanë pasur Ka’bi r.a, Imam Busiriu, Sulejman Çelebiu e shumë të tjerë. E si mund ti themi vepër e mirë një gjëje që nuk ka lidhje me Islamin! Ky është shkaku që këndimi i mevludit mund të bëhet i pa dobishëm dhe bidat.
    Që të jenë i dobishëm dhe të quhet vepër e bukur;
    1-   Nuk duhet të shihet si një urdhër fetar, ose adhurim apo feste fetare.
    2-   Nuk duhet të besohet se ky këndim ka dobi për të vdekurit.
    3-   Nëse nuk këndohet burra e gra në një vend.
    4-   Nëse nuk përzihen gratë me burrat të cilët janë të huaj për to.
    5-   Nëse largohemi nga shpenzimet e shumta të quajtura teprime ose nga gjëra të ndaluara të tjera.
    6-   Nëse nuk teprohet me ushqime të ndryshme apo qerasje në mënyrë që të varfrit të mos ndjehen të vetmuar.
    7-   Nëse bëhet me qëllim për të njohur Pejgamberin a.s, për të lavdëruar atë, për të kujtuar kohën e tij, për të zbutur zemrat, për të afruar njerëzit në islam.
    8-   Nëse në atë mbledhim këndohet kuran, hadith apo dituritë e domosdoshme që duhet të dijë një mysliman.
    Nëse nuk bëhet kujdes në këto pika atëherë këndimi i mevludit merr emrin bidat dhe në të nuk fitohet asnjë sevap përkundrazi veprohet gjynah.
    All-llahu xh.sh na bëftë nga ata që nuk dalin prej qëllimit të vërtetë.   

    www.edrejta.com

    Temat e fundit