Perse na ndodhin keto gjera? (HUTBE) - Ese Islame

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Perse na ndodhin keto gjera? (HUTBE)

· 1 · 511

Perse na ndodhin keto gjera? (HUTBE)

· 1 · 511

  • Postime: 455
  • Karma: +4/-0
  • i identifikuar

    ne: 10-04-2009, 15:00:19
    PËRSE KËSHTU? I

    Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
    Besimtarë të nderuar!
    Përse kështu na ndodhë? Përse përjetojmë këto vuajtje? A thua vallë vetëm muslimanëve iu është shkruar kjo jetë e hidhur? Pyetje “Përse kështu e ashtu” bëhen shumë, madje nuk kanë të ndalur, por zgjidhjen e tyre pakkush e mendon. Tani kur bota moderne me vulgaritetin më të madh shpërfillë parimet brilante të raporteve ndërnjerëzore e ndërvellazërore duke anashkaluar shpirtëroren dhe duke stimuluar për materialen, ne kthehemi tek Pejgamberi, alejhi's selam dhe shohim atë sikur t’i jetë hapur dritarja e ardhmërisë për të përshkruar skeletin moral të shoqërive bashkëkohore. Ndoshta koha kur ne jetojmë i përgjigjet më së shumti këtij hadithi autentik. Thotë Pejgamberi, alejhi's selam:
    “يا معشر المهاجرين خصال خمس إذا ابتليتم بهن وأعوذ بالله أن تدركوهن لم تظهر الفاحشة في قوم قط حتى يعلنوا بها إلا فشا فيهم الطاعون والأوجاع التي لم تكن مضت في أسلافهم الذين مضوا ولم ينقصوا المكيال والميزان إلا أخذوا بالسنين وشدة المؤنة وجور السلطان عليهم ولم يمنعوا زكاة أموالهم إلا منعوا القطر من السماء ولولا البهائم لم يمطروا ولم ينقضوا عهد الله وعهد رسوله إلا سلط الله عليهم عدوهم من غيرهم فأخذوا بعض ما كان في أيديهم وما لم تحكم أئمتهم بكتاب الله عز وجل ويتحروا فيما أنزل الله إلا جعل الله بأسهم بينهم
    “O ju muhaxhir (mekkas)! Kur të sprovoheni me pesë gjëra, kurse unë kërkoj strehim te Allahu që mos t’i takoni, (do te sprovoheni edhe me pese te tjera):
    - Nëse përhapet imoraliteti në një popull e të bëhet publikisht, në mesin e tyre përhapen murtaja dhe sëmundjet që nuk kanë qenë në popujt që kanë kaluar para tyre;
    - Nëse vjedhin në matje dhe peshojë, u vjen thatësia, varfëria dhe padrejtësia e sulltanit;
    - Nëse nuk japin zekatin, u ndalet shiu nga qielli, e po mos të ishin kafshët nuk do të binte shi;
    - Nëse thyejnë marrëveshjen e Allahut të Madhëruar dhe Pejgamberit, alejhi's selam, All-llahu ua lëshon një armik të huaj e ua marrin një pjesë që kanë në dorë;
    - Nëse prijësit e tyre nuk gjykojnë me librin e Allahut të Madhëruar dhe zgjedhin nga ajo që ka shpallur Allahu, Allahu vështirësinë e ka bërë në mesin e tyre” .
    Ky hadith i Pejgamberit, alejhi's selam, shkaktarë të:
       AIDS-it, Murtajës dhe sëmundjeve që mbysin e ka cilësuar prostitucionin që bëhet legalisht.
       Varfërinë dhe tiraninë pushtetare e ndërlidh me mashtrimet në peshojë.
       Thatësinë dhe ndaljen e shiut e ndërlidh me mos dhënien e zekatit.
       Prishjen e marrëveshjes me Allahu e Madhëruar e ka bërë shkak të nënshtrimit nga armiqtë te jashtëm.
       Problemet e brendshme i ka bërë si shkak i distancimit nga burimi kryesor i zhvillimit të politikave, duke filluar nga gjërat më të thjeshta në aspektin individual e deri tek ajo më të ndërlikuarat në nivelin shtetëror, dhe i cili është feja.
    Të nderuar vëllezër!
    Kush mund t’i mohojë këto të vërteta? Kush mund të thotë se ky nuk është përshkrim adekuat? Nëse ende nuk iu flenë zemra, ejani bashkërisht t’i zbërthejmë ato dhe te shohim se çka fshihet në thelbin e tyre.
    1. Prostitucioni.
    Kryerja e mëkateve haptazi, siç na ka mësuar Pejgamberi, alejhi's selam, është një prej shkaqeve të mos faljes së tyre . Kjo sa i përket mëkateve të thjeshta por jo edhe atyre të mëdhave siç është prostitucioni. Sa herë që mëkati të jetë i madh, po aq edhe pasojat e tij do të jenë të mëdha. Problemi qëndron këtu, tek kryerja publike ngase ilegalisht edhe në kohën e Pejgamberit, alejhi's selam është bërë. Kjo gjë, derisa isha duke përgatitur hutben, ma përkujtoi një hadith profetik ku qëndron:
    “ثلاثة قد حرم الله عليهم الجنة : مدمن الخمر و العاق و الديوث الذي يقر في أهله الخبث
    Tri grupe njerëzish Allahu i Madhëruar ua ka ndaluar hyrjen në Xhennet: Konsumuesit të alkoolit, arrogantit ndaj prindërve dhe dejjuthit, atij që pranon të keqen në shtëpi” . 
    Ajo që desha të them këtu është se më Dejjuthi nuk ka mbetur vetëm brenda mureve të shtëpisë por ka shkelë edhe horizontin e shoqërisë për çka si rezultat kemi një shoqëri dejjuthe dhe një shtet dejjuth.
    Nejse, këto tipare mund të mos i përshtaten çdo vendi a province ngase në ummet ende ka njerëz të mirë, por gjendja e përgjithshme në botë është kështu. Të shohim se çfarë i solli botës aprovimi i këtij akti amoral:
       Nga SIDA deri më tani kanë vdekur 25 milionë njerëz kurse në 20 vitet e ardhme, sipas parashikimeve, ky numër pritet të jetë 68 milionë .
       Murtaja në Azi mori jetën e 75 milionë njerëzve ndërsa në Evropë 2/3 e popullsisë i mbyti. Vetëm brenda një viti mori jetën e 20 milionë njerëzve .
       Si rezultat i prostitucionit në Evropë, sot 1/3 e popullsisë së saj, siç kemi përmendur edhe në ligjëratat e kaluara, janë fëmijë të paligjshëm.
    2. Vjedhja në peshojë.
    “Nëse vjedhin në matje dhe peshojë, u vjen thatësia, varfëria dhe padrejtësia e sulltanit”- kështu tha Pejgamberi, alejhi's selam. Sigurisht se këtë e ka mësuar prej Allahut të Madhëruar, i Cili urdhëroi:
    “وَأَوْفُواْ الْكَيْلَ وَالْمِيزَانَ بِالْقِسْطِ
    ...zbatoni me drejtësi masën dhe peshojën...”. El En'am, 152.
    Madje, kjo ishte edhe porosi e pejgambereve para tij, siç na mëson Allahu i Madhëruar:
    “وَإِلَى مَدْيَنَ أَخَاهُمْ شُعَيْباً قَالَ يَا قَوْمِ اعْبُدُواْ اللّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَـهٍ غَيْرُهُ قَدْ جَاءتْكُم بَيِّنَةٌ مِّن رَّبِّكُمْ فَأَوْفُواْ الْكَيْلَ وَالْمِيزَانَ وَلاَ تَبْخَسُواْ النَّاسَ أَشْيَاءهُمْ وَلاَ تُفْسِدُواْ فِي الأَرْضِ بَعْدَ إِصْلاَحِهَا ذَلِكُمْ خَيْرٌ لَّكُمْ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ
    E në Medjen (dërguam) vëllain e tyre Shuajbin. Ai tha: "O populli im, adhurojeni All-llahun (Një), ju nuk keni zot tjetër pos Tij. Juve ju erdhi mrekullia nga Zoti juaj. Zbatoni drejt matjen dhe peshojën, e mos u bëni padrejtësi njerëzve në sendet e tyre, dhe mos bëni çrregullime në tokë pas përmirësimit të saj. Këto janë më të dobishme për ju, nëse jeni besimtarë”. El A'rafë, 85.
    Megjithatë, mëshira e Allahut të Madhëruar prapë na ka bërë hije ngase neve na ka kërcënuar me thatësi, varfëri e pushtetarë të dhunshëm derisa popullin e Shuajbit, alejhi's selam, e shkatërroi.
    3. Mos dhënia e Zekatit. Zekati është shtyllë islame, për të cilën Muhammedi, alejhi's selam kishte paralajmëruar luftë ndaj atyre që nuk e japin atë. Tani kur kriza globale ka ngulfatur jetën e miliona njerëzve në botë, kur edhe jo besimtarët sistemin monetar islam e kanë paraparë si shpëtim , pyetja mbetet: Sa jemi vetëdijesuar ne muslimanet për këtë bazament fetar? Si do te ishte puna nëse dhënia e tij do të ishte vjetore? Jam i bindur se emisionet televizive “Edhe unë jam Kosovë”, të paktën, më nuk do të emitoheshin.
    Me këtë gjest antiislam, neve që shquhemi me intelekt, do të ndihemi të turpëruar kur të mësojmë se kafshët janë ato që na shpëtojnë neve nga shkatërrimi.
    4. Nënshtrimi nga pushues të jashtëm në rast se thyhet besa e dhënë Allahut të Madhëruar dhe të dërguarit te Tij.
    Kjo është pika e katërt e hadithit të Muhammed Mustafasë, alejhi's selam. 
    Besa e dhënë Allahut të Madhëruar dhe të dërguarit te Tij, në këtë hadith, sipas asaj që përmendën disa dijetarë, është në luftë , por ajo nuk përkufizohet vetëm në këtë gjë. Besë e dhënë Allahut të Madhëruar është edhe besimi, të cilin e kemi njollosur me besëtytni, namazin, të cilin e kemi lënë anash dhe që mjerisht tani nuk di se me çka mund ta identifikojmë veten si besnikë të asaj marrëveshje. Rreziku i saj është vërtetë i madh. Thotë Allahu i Madhëruar:
    “الَّذِينَ يَنقُضُونَ عَهْدَ اللَّهِ مِن بَعْدِ مِيثَاقِهِ وَيَقْطَعُونَ مَا أَمَرَ اللَّهُ بِهِ أَن يُوصَلَ وَيُفْسِدُونَ فِي الأَرْضِ أُولَـئِكَ هُمُ الْخَاسِرُونَ
    Ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi që është lidhur ajo, dhe e këpusin atë që All-llahu ka urdhëruar të jetë e kapur, e edhe bëjnë shkatërrime në tokë, të tillët janë ata të dështuarit”. El Bekare, 27.
    “وَالَّذِينَ يَنقُضُونَ عَهْدَ اللّهِ مِن بَعْدِ مِيثَاقِهِ وَيَقْطَعُونَ مَا أَمَرَ اللّهُ بِهِ أَن يُوصَلَ وَيُفْسِدُونَ فِي الأَرْضِ أُوْلَئِكَ لَهُمُ اللَّعْنَةُ وَلَهُمْ سُوءُ الدَّارِ
    E ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi u patën zotuar, e këpusin atë për të cilën All-llahu ka urdhëruar të jetë e pakëputur, bëjnë shkatërrime në tokë, ata janë të mallkuar dhe ata kanë përfundim të keq”. Err Rra’du, 25.
    Ibni Ebi Dunja citon Fudejl Ibni Ijjadin të ketë thënë:
    “أوحى الله إلى بعض الأنبياء إذا عصاني من يعرفني سلطت عليه من لايعرفني
    Allahu i shpalli disa profetëve: Nëse më kundërshton – bën mëkat ai që më njeh, do t’ia mbizotërojë atë që Ma nuk më njeh (armikun Tim dhe të tij)”.
    Muhammed El Bejhekiu ka thënë se kjo pjese nuk është hadith porse është një urtësi me kuptim të mirë .
    5. Mos gjykimi me Kur’an.
    Distancimi nga Kur’ani natyrisht se për pasojë ka patur mendimet e ndryshme, të cilat pjellë kane patur ideologjitë antifetare për çka edhe sot kanë krijuar një aradhe liderësh që shajnë e fyejnë, mashtrojnë e korruptojnë, madje në raste të caktuara edhe duke ligjësuar këto “të bëma” antinjerezore. Ligjësimi i homoseksualizmit, alkoolit, e shumë dukurive tjera, që Allahu i Madhëruar, Krijuesi i tyre, i cilësoi si të ndaluara, është vetëm një pjesë e atij korpusi famëkeq ligjesh. Ndaj sot në skenën politike sheh se potenciali kryesor është zhvleftësimin e strategjisë së politikanit të partisë tjetër dhe thirrjes për dashuri dhe urrejtje në baza të partisë. Këto janë fetarisht të papranuara ndaj edhe janë shkaqe të destabilitetit në vendet islame. Thotë Allahu i Madhëruar:
    “وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أنزَلَ اللّهُ فَأُوْلَـئِكَ هُمُ الظَّالِمُونَ
    ... E kush nuk vendos sipas asaj që zbriti All-llahu, ata janë mizorë (të padrejtë)”. El Maide, 45. 
    “وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أَنزَلَ اللّهُ فَأُوْلَـئِكَ هُمُ الْفَاسِقُونَ
    ...E kush nuk gjykon sipas asaj që All-llahu e zbriti, të tillët janë mëkatarë të dalë jashtë rrugës së Zotit.”. El Maide, 47. 
    Të nderuar vëllezër besimtarë!
    Mendoj se pas këtyre fjalëve që dëgjuam, pas këtyre këshillave që morëm, pas këtyre mësimeve profetike që përfituam, pyetja “përse jemi kështu e përse na ndodhë kjo?” më nuk duhet të jenë në agjendën tonë. Qasja problemit me synim të zgjidhjes së tij dhe vullneti për reformim shpirtëror duhet të jenë pikat kryesore në ranglistën e veprimtarive tona.
    O Zoti ynë! Ne i bëjmë padrejtësi të mëdha vetvetes sonë andaj na mëshiro e na fal, ndryshe, do të jemi të shkatërruar!

    Sedat ISLAMI
    10.04.2009
    Vushtrri, Kosovë

    Temat e fundit