Shkrimi i inicialeve s.a.v.s. në vend të shkrimit komplet të salavatit - Ese Islame

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Shkrimi i inicialeve s.a.v.s. në vend të shkrimit komplet të salavatit

· 1 · 464

Shkrimi i inicialeve s.a.v.s. në vend të shkrimit komplet të salavatit

· 1 · 464

  • Postime: 455
  • Karma: +4/-0
  • i identifikuar

    ne: 26-04-2009, 11:41:20
    Shkrimi i inicialeve s.a.v.s. në vend të shkrimit komplet të salavatit
    Pyetja :
    I nderuari Hoxhë! Çfarë dispozite fetare ka për shkrimin e inicialeve në vend të shkrimit komplet të salavatit mbi Muhammedin, alejhi's selam në shkrime?
    Përgjigja:
    Falënderimi i takon Allahut të Madhëruar kurse përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe pasuesit e tij!
    Salavatit mbi Muhammedin, alejhi's selam është prej adhurimeve më të pëlqyera dhe prej lutjeve më të ndritshme. Shumë më mirë do të dilte sikur atë ta shqiptojë e shkruaje komplet por si është puna nëse nuk e thotë fare apo mjafton vetëm me iniciale siç thatë edhe ju?
    Dispozita e kësaj është në përputhshmëri me dispozitën për salavatin mbi Muhammedin, alejhi's selam, dispozitë kjo e diskutuar tek dijetarët. Mendimi më i saktë duket të jetë ai që e trajton si Sunnet e jo si Vaxhib. Ibni Xheriri këtë e përcjell edhe si Ixhma - konsensus të ummetit. Kurse sa i përket lënësit të salavatit që në hadith është përshkruar me koprraci kjo nuk tregon për vaxhib (obligim) por vetëm për preferim të vërtetuar.
    Parimisht, bazuar në këtë, nëse folësi nuk e thotë, nuk ka mëkat, sikurse që as shkrimtari nuk ka mëkat nëse nuk e shkruan duke ripërsëritur prapë se shumë më mirë do të ishte të thuhej dhe shkruhej e plotë.
    Allahu e di më së miri!
     
    Burimi: http://www.salmajed.com/node/ 7191
    Përktheu: Sedat ISLAMI
    25/04/2009, Vushtrri, Kosovë

     

    Temat e fundit