Shpëtimi i umetit është në bindjen ndaj të dërguarit - Ese Islame

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Shpëtimi i umetit është në bindjen ndaj të dërguarit

· 1 · 438

Shpëtimi i umetit është në bindjen ndaj të dërguarit

· 1 · 438

  • Postime: 157
  • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    ne: 16-12-2008, 17:15:07
     
    Shpëtimi i umetit është në bindjen ndaj të dërguarit dhe shkatërrimi i tij është në të kundërshtuarit atë
    nga shejh Rebi bin Hadi Umejr el-Mad'hali





    Nga Ebu Musa el-Esh'ari [radiallahu anhu] se pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:



    "Shembulli im dhe shembulli i asaj me çfarë jam dërguar është sikur i njeriut i cili u erdhi disa njerëzve dhe tha:'O njerëz! Kam parë ushtrinë e armiqëve me sytë e mi, dhe jam paralajmërues i qartë. Pra, mbrojini vetet e juaja! Pastaj një grup ndër njerëzit e tij e dëgjuan atë dhe ikën natën, duke u tërhequr tinëzisht derisa qenë të sigurt, ndërsa një grup tjetër ndër ta e përgënjeshtruan atë dhe qëndruan në vendet e tyre deri në mëngjes, kur edhe mbërriti ushtria e cila i vrau dhe i rrënoi ata krejtësisht. Ky është shembulli i personit që më dëgjon dhe ndjek të vërtetën që solla, si dhe shembulli i atij që nuk më bindet dhe përgënjeshtron të vërtetën që solla". [transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim]

    - Domethënia e hadithit



    Allahu dërgoi Muhamedin [salallahu alejhi ue selam] me udhëzim dhe fe të së vërtetës. Dhe, ai erdhi me mrekullitë më të mëdha, universale [kaunije] dhe ligjvënëse [sher'ije], si dhe me dëshmi të qarta, të forta e të vërteta, të cilat janë treguesi më i madh i kësaj vërtetësie dhe e vërteta e asaj me çfarë erdhi ai, dhe ai vërtet qe një i dërguar i Allahut. Kështu, ai qe besuar, ndjekur dhe dëgjuar nga kushdo të cilit Allahu ia dëshiroi lumturinë dhe bekimin, dhe kushdo që Ai dëshiroi të jetë i shpëtuar nga hidhërimi, kapja dhe dënimi i Tij. Dhe, ai qe mohuar dhe kundërshtuar nga njerëzit e fodullëkut dhe rezistencës, njerëzit e famës, pozitës dhe autoritetit; ata që qenë rrethuar nga hidhërimi i Allahut dhe merituan shkatërrimin, torturën e dhimbshme dhe asgjësimin si shpërblim për mohimin e tyre, fodullëkun, kundërshtimin, rezistencën, ndjekjen e dëshirave të tyre dhe mospajtimin me të vërtetën.



    I dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] parashtroi një shembull të pozitës së tij dhe pozitës së asaj me çfarë erdhi ai, nga e vërteta e qartë dhe e dëlirë. Po ashtu edhe pasojën e pohimit dhe bindjes ndaj tij, si dhe të mohimit, duke mos iu bindur atij dhe kundërshtuar atë. Ai krahasoi këtë me pozitën e atij njeriu të sinqertë e të vërtetë, ai që qe serioz në paralajmërimin e njerëzve të tij dhe i etur për shpëtimin e tyre nga rreziku i befasishëm, i cili qe fshehur përbrenda asaj ushtrie të papritur.



    Kështu, kushdo që i besoi dhe iu bind atij, dhe ndërmori masat e nevojshme për siguri ndaj rrezikut të asaj ushtrie, gjeti suksesin; kushdo që mohoi dhe nuk iu bind atij dhe u tregua i shkujdesshëm, ai qe dërrmuar nga rreziku i armikut dhe që këtej shkatërruar dhe rrënuar.



    Ngjashëm me këtë është fundi i popujve dhe njerëzve, të cilëve u është dërguar Muhamedi [salallahu alejhi ue selam]. Kështu, kushdo që beson dhe i bindet atij, ai fiton lumturi në dunja dhe jetën e përtejme, dhe arrin shpërblimin më të madh dhe më të shkëlqyer nga Allahu, dhe do të jetë i shpëtuar nga dënimet e dunjasë dhe poshtërimi i jetës së përtejme.



    Kushdo që mohon, nuk bindet dhe e kundërshton atë [salallahu alejhi ue selam] në atë që solli ai dhe nuk i kushton vëmendje asaj me çfarë erdhi ai, e cila është e mishëruar në Librin dhe Sunetin, ai i është nënshtruar hidhërimit dhe pakënaqësisë së Allahut, dhe i është nënshtruar dënimeve dhe katastrofave në dunja dhe torturës së përhershme në jetën e përtejme.



    "Dhe kushdo që kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, atëherë, vërtet, për të është Zjarri i xhehenemit. Ai do të banojë aty përgjithmonë". [el-Xhin, 23]




    - Dobitë e hadithit



    1. Gojëtaria e të dërguarit të Allahut në parashtrimin e shembujve që janë të kuptueshëm, në formën që është e përceptueshme nëpërmjet mendjes/arsyes.


    2. Entuziazmi i tij për udhëzimin e njerëzimit.


    3. Vërtetësia dhe sqarimi i asaj me çfarë erdhi ai.


    4. Arritjet e suksesit dhe lumturisë me anë të pranimit të tij, bindjes ndaj tij dhe ndjekjes së asaj me çfarë erdhi ai [salallahu alejhi ue selam].


    5. Rrënimi dhe shkatërrimi në dunja dhe jetën e përtejme qëndron në mohimin e tij, kundërshtimin dhe mosbindjen ndaj tij.



     

    Temat e fundit