Femra ka 1 mundësi për të qenë e bukur por 1 mijë mundësi të jetë tërheqëse - E Bukura

×
Hyrja
Profili

Femra ka 1 mundësi për të qenë e bukur por 1 mijë mundësi të jetë tërheqëse

Femra ka 1 mundësi për të qenë e bukur por 1 mijë mundësi të jetë tërheqëse

· 1 · 624

  • Postime: 21592

ne: 05-06-2020, 23:00:40
 

Disa thënie të veçanta për bukurinë e vërtetë:

“Një trup i bukur mund të tërheqë adhuruesit e vërtetë, por për t’i mbajtur ata, ka nevojë për bukurinë e shpirtit”.

“Nuk mund të konceptoj ndonjë lloj bukurie, në të cilën nuk ka melankoli”.

“Në çdo gjë ka bukuri, por jo të gjithë arrijnë ta shohin”.

“Te njeriu çdo gjë duhet të jetë e bukur, dhe veshja, dhe shpirti, dhe mendimet”.

“Kushdo që e ruan aftësinë për të parë bukurinë, nuk plaket kurrë”.

“Një grua e bukur është ferr i shpirtit, pastruese e xhepit, dhe parajsë e syve”.

“Pafajësia dhe bukuria nuk kanë armik tjetër, përveç kohës”.

“Është fatkeqësi e madhe për një grua të bukur të shëmtojë buzëqeshjen. Buzëqeshjen, që mund të zbukurojë një të shëmtuar”.

“Bukuria është fuqia. Dhe një buzëqeshje, shpata e saj”.

“Çfarë iluzioni i çuditshëm është të mendosh se bukuria është mirësi…”.

“Gruaja ka vetëm një mundësi për të qenë e bukur, ndërsa ka një mijë mundësi të tjera që të jetë tërheqëse”.

“Bukuria është se si ndjeheni brenda jush, dhe kjo reflektohet në sytë tuaj. Nuk është diçka fizike”./Bota.al

Temat e fundit