×

Femrat të çmendura pas takave 👠

Femrat të çmendura pas takave 👠

· 27 · 5621

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 01-09-2007, 15:41:59
Femrat preferojnë të veshin taka të larta, qoftë të holla apo ortopedike. Takat të zgjasin dhe të zbukurojnë imazhin

Takat e larta mbushin plot 500 vjet. Ato janë arma më e mirë e joshjes që përdorin femrat e çdo moshe dhe klase shoqërore. Këtë e dinte shumë mirë edhe i madhi Da Vinçi kur realizoi kryeveprën e tij madhështore, në qendër të së cilës qëndronte një personazh femëror shumë interesant, buzëqeshja e së cilës qëndroi enigmatike për shekuj të tërë. Sipas të dhënave studimore, mjeshtri i veshi Mona Lizës një palë këpucë me taka të larta, për t‘i dhuruar pamjes së saj më shumë hijeshi dhe sensualitet.

Sot takat gjithmonë e më të larta janë të gjindshme në gardërobën e çdo femre. Edhe pse është vështirë të ecësh me to, nuk ka artiste që nuk ka provuar ndonjëherë modelet më të fundit që ofrohen nga Christian Louboutin ose YSL.

Femrat preferojnë gjatësinë 12 cm e lart (kur arrin kjo lartësi është e këshillueshme të vishen sandale ortopedike, me të cilat mban lehtësisht ekuilibrin). Nga ana tjetër, nuk ka mashkull mbi këtë tokë të mos pranojë se femrat që veshin taka të larta iu duken me të vërtetë shumë seksi.

Kuriozitete

Nëse dëshironi të shtoni njohuritë tuaja mbi takat e larta, atëherë lexoni gjashtë kuriozitetet e mëposhtme:

1) Shembujt e parë të takave: egjiptianët e lashtë vishnin këpucë me shollë të lartë, për të mos bërë këmbët pis nga dyshemeja e papastër.

2) Takat gozhdë janë krijuar për herë të parë në 1955. Këpucët e para u realizuan nga Roger Vivier për firmën "Dior".

3) Këpucët rreth 10 cm të larta janë veshur për herë të parë nga Luigji IV i Francës. Këto këpucë u stiluan për të nga Nicholas Lestage. Ato ishin të dekoruara me elementë që të kujtonin fushëbetejën.

4) Vajza e Enrico VIII, Maria Tudor, Mbretëreshë e Britanisë së Madhe nga 1553 deri në 1558, vishte gjithmonë këpucë me taka të larta, sepse ishte e bindur që ato ngjallin respekt.

5) Në Massachusets, takat e larta konsideroheshin imorale dhe një ligj në 1628 ndalonte veshjen e tyre.

6) Në shekullin XVI femrat e Italisë Veriore vishnin këpucë të larta me takë ortopedike rreth 60,9 centimetra. Është shumë e vështirë të mendohet ecja me to, por duke qenë se shiheshin si simbol që tregonte sofistikim dhe pasuri, visheshin me kënaqësinë më të madhe.

Cilat janë defektet që i krijojnë trupit takat e larta?

Veshja e takave të larta mund të ndikojë negativisht në nyjat e këmbëve, sepse pesha e gjithë trupit përqendrohet në këtë pikë.

Veshja e këpucëve me taka të larta sjell probleme dhe komplikacione të ndryshme. Specialistët këshillojnë veshjen e takave nga 3-5 cm. Ata theksojnë se edhe këpucët e sheshta nuk janë të këshillueshme për t‘u veshur. Këpucët me taka normale ortopedike janë shumë të mira për këmbët, në këtë mënyrë kryet normalisht qarkullimi i gjakut. Veshja e takave të larta mund të sjellë probleme me gjunjët dhe me shpinën.

Shumë femra pranojnë se takat e larta i lodhin shumë, por ato e tolerojnë këtë për t‘u dukur më të gjata, moderne dhe me stil. Sipas një studimi, 37 për qind e femrave tregojnë se do të vazhdojnë të veshin taka të larta edhe pse nuk ndihen aspak rehat me to.

Osteoartriti është një formë e ngjashme me artritin dhe prek më shumë femrat. "Përdorimi i takave është shpjegimi i vetëm që mund të jepet", tregon Kerrigan.

Si rezultat, takat e larta mund të shkaktojnë dhimbje këmbësh dhe deformime gishtash. Të shumta janë gratë që u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale për të rregulluar gishtat e deformuar, që shkaktohen nga takat e larta.

Problemet nuk mbarojnë këtu. Nyjat e këmbës, gjunjët dhe pjesa e legenit mund të pësojnë deformime për shkak të takave shumë të larta.

Një përqindje shumë e vogël njerëzish kanë lindur me probleme në këmbë. Shumë femra nuk tregojnë kujdes për këmbët e tyre. Ato janë të predispozuara 4 herë më shumë se meshkujt për sa u përket problemeve me këmbët.

« Editimi i fundit: 11-05-2020, 20:38:38 nga InfoZ »

  • Postime: 3096
  • Gjinia: Femer
Belinaa
#1 ne: 01-09-2007, 15:51:41
Ha ha drejte me te tregu une nuk i preferoj aspak takat,sepse nuk mund te eci me to dhe me mire te them nuk di te ec me to nese ndonjehere vesh taka atehere do i thej kembet,une per vete preferoj me shume gjerat e rrafshta all starkat i dua shume dhe i kam nga ato dmth patika por nuk di se si i quajne atje ne Shqiperi.

  • Postime: 1443
  • Gjinia: Femer
Englishbee
#2 ne: 01-09-2007, 16:02:39
I pelqej shume takat e larta, por si gjithnje jam shume e kujdesshme qe gjate orarit te ngjeshur te punes dhe gjate diteve qe me duhet te bej kilometra ne kembe, nuk i mbath sepse me shkaktojne dhimbje dhe lodhje ne kembe dhe ne tere trupin!
Me vie mire shume qe e paske gjetur kete artikull, sepse me te vertete gjithnje kam pasur deshire te dije historine e ketyre "gjerave" qe shume femra ne tere boten i bejne me te vertete te duken bukur dhe seksi! Ne fakt, edhe jemi te cmendura pas takave, edhe nese dikush nga ju mund te thote qe nuk me pelqejne, prapaseprape duhet ta pranoni se me te vertete, rrobat qe i vesh te rrine me mire (ashtu me duket mua ;)) dhe trupi rri me i lartesuar, mendoj me i drejte, edhe perkunder dhimbjes qe mund te shkaktojne takat ne shputat e kembeve!!!
Me pelqejne shume kepucet me take te larte, por jo te tepruar sikur ato te kohes se lashte ne Italine Veriore me 60 cm lartesi (ububu), por ne nje lartesi mesatare ashtu sic jane 3-4 cm, ndersa ato ortopedike me pelqejne me shume se gjithe llojet e tjera sepse jane me te rehatshme dhe me te vertete kemba duket bukur kur i mbath ato ;)!!!

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#3 ne: 02-09-2007, 08:18:33
Interesant Artikulli, Berni. Faleminderit qe e solle ketu. Ja lexuam edhe ca gjera interesante, shekullore e mbreterore persa u perket takave qe sot mund t'i veshim pak a shume vetem femrat (me perjashtime te rralla), por qe shekuj me heret, i vishnin edhe meshkujt.

Tani, une kam nje raport normal me takat. Nuk i urrej aspak sepse fundja jane pjese e te qenit femer, sidomos kur dalim, kur duam te na duket vetja e bukur, etj. Por nga ana tjeter nuk eshte se s'rri dot pa to. Ne garderoben time qe perbehet nga mbi 200 pale shoes (kepuce, sandale, shapka dhe cizme) gjen kepuce pa taka fare, sheshka, apo shapka plazhi flat me nje gisht, sikurse edhe taka qe arrijne deri ne 6 inc, qe i bie pa frike aty afer 15 centimetrit. Normale keto te fundit i vesh ne okazione te caktuara dhe jo per shume ore te gjata apo per ne ndonje vend ku do te me duhet te eci apo te qendroj shume ne kembe. Ne fakt, kam nja 3 vjet tashme qekur ketu ne USA doli per here te pare Moda e kepuceve te vogla shesh, te stilit te Balerines apo si Kepuce Kukulle, qe kepuce te ketij stili s'i kam ndare nga garderoba ime, sidomos kete Veren e 2007-es. Madje kete Pranvere/Vere kam blere nja 4 pale te tilla vetem nga Nine West dhe nja dy pale tek "Old Navy". Me pelqejne shume kepucet shesh te mbyllura "ballet flats" dhe zor se u jam ndare atyre kete Vere. Por une e di edhe qe kembes sikurse nuk i bejne mire takat gjithmone, s'i bejne mire as kepucet shesh gjithmone, keshtuqe me raste te ndryshme kam veshur edhe taka te nja 3-4 lartesive te ndryshme, nga taka e ulet apo "kitten heel" tek ajo afro 12 cm. Sic e kam mesuar une ne lenden e Shendetit ne shkolle, kemben nuk duhet ta mesosh asnjehere vetem me nje lloj kepuce, qe do te thote me nje lloj take apo me nje lloj modeli. Per shembull s'duhen veshur gjithnje kepuce te mbyllura, pasi kemba duhet te marre edhe ajer, gishtat duhet te rrine edhe te shkrifet (sidomos ne Vere). Nga ana tjeter asnjehere s'duhen veshur vetem kepuce me taka shume te larta e fine, apo vetem kepuce me taka te uleta, apo vetem kepuce shesh. Mbaj mend qe sa here kur shkoj me pushime ne Shqiperi, kur jam edhe me e ngeshme e qe me duhet te eci shume, por edhe kur i nderroja veshjet e kepucet nga 3 here ne dite, beja alternime gjithmone jo vetem nje dite po e nje dite jo (me lartesine e takave e kam fjalen), por edhe brenda se njejtes dite. Keshtu kembet e mia nuk mesoheshin gjithmone vetem me nje stil apo nje lloj take kepucesh.  Kjo eshte idealja dhe ky eshte "rule of thumb" (nese mund ta quaja keshtu) qe duhet ndjekur, kur vishen kepucet e kur vishen takat.

Shkurt muhabetit, nuk jam nje nga ato femra qe me patjeter jane te cmendura mbas takave. Jam e cmendur mbas kepuceve kjo po - eshte pasioni im i pare fare persa i perket Shoppingut - ama stilet e kepuceve qe vesh jane po aq te ndryshme sa anet e ndryshme qe perbejne personalitetin dhe karakterin tim.

  • Postime: 5949
SmiLey
#4 ne: 02-09-2007, 17:31:19
përtoj te lexoj artikullin e vendosur, por po shpreh mendimin tim për takat.
Mendoj se për cilendo femër, te veshesh taka me raste te veçantë makes a real difference. Dukesh me elegante, më me finese, më me prezence dhe me tepër joshese :P
Unë shumë te larta nuk i vesh dot sepse jo vetëm qe s'ndjehem rehat por dhe me lodhin. Mqs ne pune më duhet te jem korrekte e paska shik me kostumet qe vesh, ne te shumtën e rasteve më duhet te vesh taka kur vesh kostumet me funde, por i kam me take mesatare, sikurse dhe cizmet për dimer. Por p.sh. tani ne vere, vishja dhe nga kepucet e sheshta te rrumbullakta qe kanë dal ne mode, jo shpesh por i vishja, ath kur s'kisha takime pune jashte zyres i vishja me pencil skirt and a fitted shirt or vest on top, edhe ngjaja shume bukur e aq me teper isha shuuuume rehat :D
Mua me pëlqen te vishem shumë, por me thënë te drejtën te rrish maje takave përditë është e paimagjinueshme dhe tepër e stermundishme, mendoj unë. P.sh. ne Shqipëri me habit fakti, sikurse këtë vere, qe femrat dhe pse shkonin ne plazh, ne mes të atij zhavori, guresh apo pislliku, përsëri me nallone apo sandale me taka te larta fare vinin :O habitesha unë qe isha femër, jo me shoqëria ime tjetër qe ishin meshkuj... ec e merri vesh, se te kam rixhan :P

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#5 ne: 03-09-2007, 18:20:57

Mua me pëlqen te vishem shumë, por me thënë te drejtën te rrish maje takave përditë është e paimagjinueshme dhe tepër e stermundishme, mendoj unë. P.sh. ne Shqipëri me habit fakti, sikurse këtë vere, qe femrat dhe pse shkonin ne plazh, ne mes të atij zhavori, guresh apo pislliku, përsëri me nallone apo sandale me taka te larta fare vinin :O habitesha unë qe isha femër, jo me shoqëria ime tjetër qe ishin meshkuj... ec e merri vesh, se te kam rixhan :P

Pikerisht SmiLey: Te vishesh eshte tjeter gje - edhe mua me pelqen shume te vishem dhe jam shume femerore dhe girly ne stilin tim - dhe te veshesh taka perdite eshte tjeter gje. Si ty edhe une mendoj qe takat e bejne nje femer me te hijshme, me elegante, sidomos per okazionet speciale ama jo vend e pa vend. Shumica e femrave ne Shqiperi dalin me taka edhe ne pazar ku rrine me ore te tera, apo per te blere perimet dhe mishin. Kjo eshte cudi dhe budallik me thene te drejten. Me ka bere shume pershtypje. Ndoshta shumices se tyre keshtu ju dukerka Moda, po s'eshte e thene qe po s'veshe taka e s'do jesh e Modes apo do te te mbajne neper goje qe s'di te vishesh. Atje shume vajza s'i kupton kur dalin nga shtepia, nese do te shkojne ne pub, ne shkolle, ne party, per te pire kafe apo ne dasme, se gjithnje maje takave e me fustane apo funde i gjen veshur.

Ne veshjen time, gati kurdohere, eshte e pranueshme arsyeja qe duhet te ndjehem rehat ne ate qe kam veshur, duke filluar qe nga kepucet apo sandalet deri tek karfica e kokes. ;) Kjo eshte fondamentale dhe teper e rendesishme per mua si femer.

  • Postime: 2214
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#6 ne: 04-09-2007, 17:07:21
Une sndjehem shume rehat me taka  :D

  • Postime: 1443
  • Gjinia: Femer
Englishbee
#7 ne: 05-09-2007, 00:28:41
Mendimi im në lidhje me vajzat shqiptare është se duhet te edukohen ne mënyrë qe të mësojnë se çka ku duhet te vishet ose mbathet!
Me besoni, se nuk jane vetëm vajzat ne Shqipëri, por edhe këtu tek ne ne Kosovë mund te shohësh nëpër rrugët e qytetit sfilate mode! Lloje të ndryshme stilesh, taka te larta, kemishe sateni (qe janë kryekëput për mbrëmje ose për dasma), e besa edhe rroba qe mund t'i paramendosh te veshura vetëm ne plazh ose ne pishine! Kështu nuk po shkon me, patjetër duhet urgjent te dal ndokush dhe t'u thotë "STOP" këtyre vajzave të reja, sepse jo vetëm qe do të shkaterrojne trupin e shendetin e tyre por edhe të ardhmën nuk do ta kenë si duhet, po mendoj në lidhje martesore! S'para mendojnë meshkujt shqiptare te fusin një vajzë qe "zvishet" me shumë se qe vishet dhe del nëpër rrugët e botës me keq se qe hin ne shtrat!
Ky është mendimi im personal dhe Përshëndetje te gjithëve!
Natën!

  • Postime: 2
qekjo
#8 ne: 22-11-2007, 19:35:34
shum teme e mir

  • Postime: 2416
  • Gjinia: Femer
eurogina
#9 ne: 07-12-2007, 13:55:56
dhe un i preferoj shum takat e larta edhe pse dal shum e gjat, vetem per festa ose me ndonje party mundem ti vesh por per perdit smundem dot jam mesuar me aklete un sportive...
Emira
#10 ne: 07-12-2007, 14:58:12
edhe une perdite nuk i vesh dot, si eurogina...per pune rehatlleku, po ama jane te bukura dhe pike;-)) apo jo elegance?
kur i vesh, e ndiej veten akoma me shume FEMERORE...edhe meshkujve coc u pelqejne...
Emira
#11 ne: 07-12-2007, 15:00:44
Pikërisht SmiLey: Të vishesh është tjetër gjë - edhe mua me pëlqen shumë te vishem dhe jam shumë femerore dhe girly ne stilin tim - dhe te veshesh taka përditë është tjetër gjë. Si ty edhe unë mendoj qe takat e bëjnë një femër me te hijshme, me elegante, sidomos për okazionet speciale ama jo vend e pa vend. Shumica e femrave ne Shqipëri dalin me taka edhe ne pazar ku rrine me ore te tera, apo për te blere perimet dhe mishin. Kjo është çudi dhe budallik me thënë te drejtën. Më ka bërë shumë përshtypje. Ndoshta shumicës se tyre kështu ju dukerka Moda, po s'është e thënë qe po s'veshe taka e s'do jesh e Modes apo do të te mbajnë nëpër goje qe s'di te vishesh. Atje shumë vajza s'i kupton kur dalin nga shtëpia, nëse do të shkojnë ne pub, në shkollë, ne party, për te pire kafe apo ne dasme, se gjithnjë maje takave e me fustane apo funde i gjen veshur.

Ne veshjen time, gati kurdohere, është e pranueshme arsyeja qe duhet te ndjehem rehat ne atë qe kam veshur, duke filluar qe nga kepucet apo sandalet deri tek karfica e kokës. ;) Kjo është fondamentale dhe tepër e rëndësishme për mua si femër.

Te mbeshtes ne cdo pike te ligjit Elegance :D :perqafim

  • Postime: 1209
  • Gjinia: Mashkull
chekevara
#12 ne: 07-12-2007, 15:29:52
Edhe mua me çmendin takat...jo per ti vesh vete :D, por me thone te drejten...çdo gje ju a heq...vetem takat jo... :D

  • Postime: 7994
  • Gjinia: Femer
Lisa
#13 ne: 07-12-2007, 15:36:05
une ne dollap kam vetem 3 pale kepuce te sheshta dhe 2 pale atlete :D te tjerat i kam te gjitha me taka ....

Une i vesh takat c'do dite edhe pse rri tere diten ne kembe ...jam mesuar , dhe me pelqejne ....

  • Postime: 1209
  • Gjinia: Mashkull
chekevara
#14 ne: 07-12-2007, 15:39:08
Po me flejt me taka,....a e ke problem...? :D

  • Postime: 7994
  • Gjinia: Femer
Lisa
#15 ne: 07-12-2007, 21:26:25
jam gjendur ne krevat me taka por per te fjetur jo nuk e kam provuar akoma ....
uuuu po kam fjetur njehere ne aeroport ...kisha frike se mi vidhnin dhe i mbajta mbathur :D

  • Postime: 7994
  • Gjinia: Femer
Lisa
#16 ne: 08-12-2007, 01:35:58
nese do fle rrugve nuk e kam problem nese do jem ne shtratin tim  e kam problem ....

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#17 ne: 11-02-2009, 09:40:03
..Jam 1 e cmendur..pas takave..dhe 5dite ne jave vesh taka...2dite i le pushim zakonisht ne weekend..

  • Postime: 1300
  • Gjinia: Femer
PochoLoca
#18 ne: 28-04-2009, 17:32:57
Me pelejne takat por jo gjithnje i vesh pasi preferoj te jem me praktike ne jeten e perditshme.

  • Postime: 4313
  • Gjinia: Mashkull
Brentiani
#19 ne: 29-04-2009, 16:42:24
..Jam 1 e cmendur..pas takave..dhe 5dite ne jave vesh taka...2dite i le pushim zakonisht ne weekend..
pak je e gjate vetem vej dhe taka ti  :D

  • Postime: 800
  • Gjinia: Femer
Masha
#20 ne: 21-09-2009, 10:04:45
Jane shume te bukura, me pelqejne shume... te krijojne nje imazh me elegant...me femeror, por ja qe une i vesh sh rralle sepse nuk ndjehem rehat. Preferoj me teper atletet ose kepucet/sandalet me take ortopedike.

  • Postime: 402
  • Gjinia: Femer
Justice
#21 ne: 26-11-2009, 20:32:33
Eshte e vertete qe takat e bejne nje femer te duket me joshese dhe elegante por ato kurre nuk do te vishen ne mengjes ,, orari me i pershtatshem eshte pasditeve ose ne darke kur del per fun
Una per vete pothuajse anjehere nuk vesh taka ,, (fale Zotit qe me ka dhene nje gjatesi te mire

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#22 ne: 26-11-2009, 23:33:56
sikur ndihem me rehat pa taka por qe me qene femer duhet te vishen dreqin te tregojne me seksi

  • Postime: 7048
  • Gjinia: Femer
erlehta
#23 ne: 28-01-2020, 07:38:02

Dhe vrap beja me to 😂 shumë e kam tepruar, por kur je e vogel e ke deshiren akoma me te madhe për t'i veshur.
 Nr e kembes e kam pas 37,  ndresa tani o 38 -te. Duhet punë për t'i zevendesuar.

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#24 ne: 27-02-2020, 00:09:47
jasas mi gra

 

Ja pse femrat duhet te perdorin deodorante meshkujsh

Nisur nga InfoZRubrika E Bukura

Postimi i fundit 03-07-2020, 11:54:06
nga InfoZ
barcaleta per femrat

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 21-05-2020, 01:32:00
nga InfoZ
thenie te bukura per femrat

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 21-05-2020, 01:24:47
nga InfoZ
gjendrat ne sqetull te femrat

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 20:52:09
nga InfoZ
Gjerat që femrat pëlqejnë në shtrat, por kanë turp t’i kërkojnë

Nisur nga M A XRubrika Ndjenja

Postimi i fundit 06-05-2020, 21:54:31
nga M A X