TANGAT: Te rrezikshme per shendetin - E Bukura

×
Hyrja
Profili

TANGAT: Te rrezikshme per shendetin

TANGAT: Te rrezikshme per shendetin

· 12 · 794

  • Postime: 370
  • Gjinia: Femer

ne: 24-08-2005, 09:05:34
 

Sot femra moderne perdor dhe tanga apo perisoma per te dukur seksi, ose per te qendruar bukur fustani, pantallonat, etj..por ja qe dhe keto te shkreta paskan nga 1 klecke..

Femra gjithmone eshte shume here me e prekur ndaj infeksioneve dhe per kete aspekt duhet te kete me perkujdesje ti evitoje keto infeksione....Tanga t mund te diskutohen si subject estetike dhe higjenike (shendetsore)...

Anet Estetike:

Gjithcka eshte zgjedhje personale dhe sa e rehatshme ndihesh ne veshjen e tyre, persa i perket paraqitjes nuk eshte shume estetike te nxjerresh rripat e te brendeshme jashte pantallonave, apo te tregosh ngjyren e tyre. Ndoshta ne raste te vecante, kur vesh fustan apo dicka tjeter. Gjithkush nga ne ka idene e vet cfare duket bukur apo jo.

Anet negative:

Shume vajza ndihen te parehatshme ne veshjen e tangave (thongs) dhe faktikisht nuk eshte e shendetshme per vajzat te veshin thong gjate gjithe kohes, rrit rrezikun e infeksioneve bakteriale edhe mykut. Gjithashtu gjate veshjes se tangave rritet ferkimi I zones se vagines qe mund te jete irrituese dhe bacteria nga anusi kalon lehtesisht ne vagina.

Te veshesh tanga (thongs) natyralisht qe ka me shume lageshti nga te brendshmet (mbathjet) e rregullta, nga vete menyra se si vishen. Per te evituar infeksionet e mykut apo bacteriale qe shkaktohen nga lageshtia dhe irritimet e anusit te vagines vishni me shume te brendshme (mbathje) te pambukta, jo neylon apo tjeter material.

Gjithashtu nje tjeter problem i qe shkakton infeksione bakteriale apo mykore tek femrat eshte perdorimi i tamponeve gjate ciklit menstrual sidomos per vajzat e reja...

Flitet qe do fillohet fushate kunder perdorimit te tangave sic po behet per duhanin psh.qe eshte i demshem per shendetin.

Ju vajza, cfare mendimi keni rreth tyre?

Do vazhdoni ti vishni me te njejtin ritem apo do ta rralloni perdorimin e tyre?
pershendetje! :)
« Editimi i fundit: 22-01-2020, 09:41:55 nga M A X »

  • Postime: 445
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 24-08-2005, 09:14:20
Shume mire e the Isra,

Une personalisht nuk kam provuar asnjehere edhe as qe do ti provoj.

Plotesishte pajtohem me ruajtjen e shendetit edhe me fushaten kunder tangave.

tweet

  • Postime: 8132
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 24-08-2005, 10:04:24
Une i kam pase veshur... po s'kishte dreq qe i duronte :D
Tani... te behen tangat si duhani.... si ekzagjerim me duket mua... se pastaj kur te filloje fushata kunder seksit se eshte i pashendetshem!

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 24-08-2005, 12:33:00
Femra duhet te dije te vishet e te "Zhvishet" . Famre mbrohet kur eshte e paster, mjafton ti nderrosh kur duhen nderruar e cdo gje eshte ne rregull. Besoj se kuptohem :)

  • Postime: 304

#4 ne: 04-09-2005, 04:41:08
Ka rendesi pastertia e jo forma!

  • Postime: 7994
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 03-11-2005, 13:56:46
Isra une nuk bashkangjitem me mendimin tend ...nuk mendoj se problemi qendron tek hgjena madje nuk ka te bej fare me te nese ti nderrohesh dhe e mirmban trupin tend mbathjet nuk kane te bejne fare....perizonat apo tangat jane thjesht estetike se kur vesh ndonje fund apo pantallona nuk do te deshiroje te te dukeshin vijat e mbathjeve.....nuk eshte thjesht ne estetike e pranushme plus i le meshkujt te zhvillojne imagjinaten...dhe mbi te gjitha nuk ngjan bukur une kur eci ne publik dua te ngjaj perfekte.....dhe tangat jane nje nga ato gjera qe me lejojne te ngjaj e tille....

  • Postime: 370
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 04-11-2005, 02:33:59
ok, Lisa, varet nga lloji qe perdor, nga sintetiket ke vetem probleme ndersa nga ato pambuku eshte me ndryshe...
Sigurisht qe nese vesh ndonje fustan ose nuk deshiron te duken vizat e te brendshmeve atehere tangat mbeten zgjidhje ideale,  por perdorimi i perditshem i tyre mua nuk me duket aspak komod.....
nejse mendimi yt....

  • Postime: 7994
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 05-11-2005, 02:10:31
Por sigurisht qe paterjalet pambuk jane me higjenike por kjo nuk shkakton asnje demtim te trupit tone......persa i perket higjenes dhe infeksioneve....jem i ne pastertia e trupit tone jo mbathjet .....
Por varet si te mesohesh....secili e adopton vete vetveten :???

  • Postime: 12234

#8 ne: 06-11-2005, 14:02:03
Une mendoj se ato kineze te 1$ jane te rrezikshme....Por me te vertet po e them se ne trup jan te padiskutueshme.... ;)

  • Postime: 406
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 06-11-2005, 14:20:13
Une i perdor perdite thongs dhe kam nja 5 vjet...them se jan shume te rehatshme...gjithas htu dhe tampons...edhe asnjehere nuk kam patur probleme nga ato te asnjelloji..... (?) (?)..If anything...ato qe jan kshu si grandma underwear......jan uncomfortable...

  • Postime: 1666
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 09-06-2006, 08:16:44
nuk mund te dalesh ne rruge e veshur me pantallona te ngushta me ngjyra te celura dhe te veshesh mbathje normale, sepse dukesh skandal.  (?)

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer

#11 ne: 23-01-2020, 19:48:51
Na mbyten temat e tangave 😂

Temat e fundit