×

Xhinset e ngushta 👖

Xhinset e ngushta 👖

· 11 · 866

  • Postime: 7044
  • Gjinia: Femer
erlehta
ne: 23-05-2012, 23:29:47
 

Xhinset e ngushta janë pjesë përbërëse e garderobës së pothuajse të gjitha femrave, por ato që janë fanse të mëdha të tyre duhet të kenë kujdes.

Doktorët amerikanë theksojnë se këto xhinse shkaktojnë “meralgia paresthetica”, një dëmtim nervor që shkakton kruarje, mpirje dhe dhimbje në kofshë.

“Ky çrregullim shkaktohet kur nervat e kofshëve shtypen. Më pas, veshja e takave të larta me xhinse të ngushta për të bërë që këmbët të duken më të holla e përkeqëson këtë çrregullim”, shprehet Karen Boyle.

Femrat mbipeshë janë më të prekura nga ky dëmtim dhe simptomat e para fillojnë pas 6-8 muajsh nga nisja e përdorimit të këtyre xhinseve.
« Editimi i fundit: 12-05-2020, 19:45:22 nga M A X »

  • Postime: 3780
  • Gjinia: Femer
Misss
#1 ne: 23-05-2012, 23:31:36
Pervec kesaj une kam degjuar qe te bejne edhe celulit!  hmmmmm:

  • Postime: 525
erionmuca
#2 ne: 23-05-2012, 23:35:19
shum simpatike ajo goca ne foto.

  • Postime: 12743
Mishel...............
#3 ne: 24-05-2012, 09:02:01
Xhinset e ngushta janë pjesë përbërëse e garderobës së pothuajse të gjitha femrave, por ato që janë fanse të mëdha të tyre duhet të kenë kujdes.

Doktorët amerikanë theksojnë se këto xhinse shkaktojnë “meralgia paresthetica”, një dëmtim nervor që shkakton kruarje, mpirje dhe dhimbje në kofshë.

“Ky çrregullim shkaktohet kur nervat e kofshëve shtypen. Më pas, veshja e takave të larta me xhinse të ngushta për të bërë që këmbët të duken më të holla e përkeqëson këtë çrregullim”, shprehet Karen Boyle.

Femrat mbipeshë janë më të prekura nga ky dëmtim dhe simptomat e para fillojnë pas 6-8 muajsh nga nisja e përdorimit të këtyre xhinseve.

amerikanet e kane qit kete qe ti thone PO Obesitetit LOL

  • Postime: 7044
  • Gjinia: Femer
erlehta
#4 ne: 02-06-2012, 22:16:38
Dhe une shume i kam mbajtur dikur  :P

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#5 ne: 03-06-2012, 23:11:48
Dhe une shume i kam mbajtur dikur  :P

Edhe une :) edhe i mbaj...edhe kam pershtypjen qe do i mbaj edhe per shume kohe :engjell:

  • Postime: 3250
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#6 ne: 04-06-2012, 23:16:30
dreamm beje nje foto te te shikojm.  :P

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#7 ne: 04-06-2012, 23:23:19
dreamm beje nje foto te te shikojm.  :P

 :D

  • Postime: 84
  • Gjinia: Femer
Mєlσdy.
#8 ne: 05-06-2012, 14:22:48
Cka te boj qe i kom fiksim xhniset un.. ^o)

  • Postime: 75
  • Gjinia: Femer
Lindushe
#9 ne: 07-06-2012, 17:21:38
Skinny mbeten te preferuarit e mi :)

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#10 ne: 30-09-2019, 12:05:51

 

Xhinset e ngushta mund të dëmtojnë seriozisht muskujt dhe nervat tuaja. Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë këtij lajmi pasi një grua në Australi vuajti dëmtim të nervit të këmbës dhe mjekët i prenë xhinset e ngushta për të pasur mundësi për lehtësim. Këto lloj xhinsesh kanë qenë në modë për shumë vite, por ekspertët paralajmërojnw se mund të dëmtojnë muskujt dhe nervat e këmbëve.

“The Journal of Neurology, Neurosurgery and Psychiatry” ka përshkruar rastin në të cilin një 35-vjeçare humbi kontrollin, pasi këmbët e saj u frynë. Gruaja kaloi disa orë duke ndihmuar familjarët e saj që po zhvendoseshin me shtëpi. Pas pak, ajo nisi të ketë vështirësi në të ecur dhe nuk i ndjente më këmbët e saj. Pasi u rrëzua ajo u përpoq të ngrihej përsëri, por e pamundur. Disa orë më vonë gruaja u dërgua në spital, ku doktorët i prenë xhinset dhe panë se muskujt e saj dhe nervat ishin dëmtuar.

Doktorët besonin se ajo ishte në kushtet e një sindromi të sjelljes, një sindrom që shkaktohet nga rritja e presionit në një hapësirë të mbyllur të trupit e që për pasojë shtyp nervat. Pasi i prenë xhinset doktorët, muskujt e gruas u lëshuan dhe ajo nisi të ecte sërish. Mjekët kanë paralajmëruar gjithashtu më herët për të mos veshur taka të larta dhe xhinse të ngushta, pasi këpucët e tilla rrisin presionin në legenin e trupit, dhe xhinset rrezikojnë dëmtimin e nervave. /Lapsi.al
 

Shpiken xhinset që luftojnë celulitin!

Nisur nga ßåßy ღRubrika E Bukura

Postimi i fundit 24-02-2011, 22:27:12
nga ßåßy ღ
Xhinset i veshim rreth 428 herë, kostoja veç 20 qindarka

Nisur nga BerniRubrika E Bukura

Postimi i fundit 21-09-2010, 12:09:27
nga Berni
Xhinset👖

Nisur nga M A XRubrika E Bukura

Postimi i fundit 27-07-2012, 15:39:54
nga ßåßy ღ