×

A do ta pranonit me lehtësi në familjen tuaj 'një fëmijë doun'?

A do ta pranonit me lehtësi në familjen tuaj 'një fëmijë doun'?

· 6 · 1835

  • Postime: 106
  • Gjinia: Femer
ksenia
ne: 16-12-2005, 07:12:27
Mora shkas te hap këtë teme në lidhje me braktisjen e fëmijëve doun pas një ngjarje te ndodhur ditet e fundit ne martenitetin e Tiranës. Një punonjese sociale e cila merrej me keshillimin e nenave te ardhshme braktisi femijen e saj. Femija ishte një fëmijë i dëshiruar nga prindërit pasi ishte femija i parë. Nëna është larguar nga marteniteti fshehurazi, madje edhe pa e regjistruar duke e poshteruar atë dhe duke mos e bërë pjesë te familjes se saj.
Ju si do të vepronit në vend te saj?
« Editimi i fundit: 22-12-2005, 01:27:25 nga BESIM »

  • Postime: 3079
  • Gjinia: Femer
Aida
#1 ne: 17-12-2005, 07:53:49
urime për temën ksenia :lule

ka shumë te flitet për këtë teme dhe shpresoj se do te vijojne edhe përgjigje tjera.
rastin që ke pershkruajt është metevertet rast për tet ardhur keq pasi fëmijët janë dhurata me e bukur ne botë!
tash çdo nene gjatë shtatzanise ndjen emocione te ndyshme dhe natyrisht ne rradhë të parë friksohet për shendetin e femijut.

këta faza i kam kaluar edhe unë.

unë sdo te kisha patur zemër ta braktisja femijun tim pa mare parasysh se ne cfar gjendje do kishte lind. natyrisht ne momentet e tilla çdo gjë është e mundshme mos harrojme se sa vështirë është një shtatzani pastaj edhe lindja.
periudha e lehonise shpesh shoqërohet edhe nga depresione tek shumicat e grave.
ne këtë periudhe shumicat e femrave jan psiqikisht shumë labile.
tash ne këtë rast nëse nuk ke përkrahje te duhur nga partneri dhe familja mund te meren vendime te gabuara.

ne shoqërinë tonë shqiptare njerzit me te mbeta fizike dhe psiqike nuk akceptohen. ata jan te detyruar te jetojne te izoluar dhe te perbuzur nga rrethi. jo që nuk ndodh kjo edhe ne pjeset tjera te botës por nga pervoja dhe jeta e shoh se ne perëndim ekziston një kujdes i veçantë ndaj këtyre femijeve dhe ndihm psiqike edhe për anetaret e familjes për te përballuar me lehtë situaten dhe jetën e përditshme.


ndoshta gjith këta arsye nga pak që i përmenda me lartë kan ndikuar që nëna ta braktise femijun.
por prap kur e analizojsh situaten mirë nuk ka ndodh diçka me tepër.
a pak jan lajmet ne shtyp ku thuhet se jan gjendur foshnje te posalindur te vdekur diku ne mbeturina, ose te hudhur nëpër WC publike?  :@





te përshëndes perzemersisht

  • Postime: 160
cloud
#2 ne: 22-12-2005, 00:51:45
Citim nga: ksenia link=topic=23964.msg329933#msg329933 datë=1134713547
Mora shkas te hap këtë teme në lidhje me braktisjen e fëmijëve doun pas një ngjarje te ndodhur ditet e fundit ne martenitetin e Tiranës. Një punonjese sociale e cila merrej me keshillimin e nenave te ardhshme braktisi femijen e saj. Femija ishte një fëmijë i dëshiruar nga prindërit pasi ishte femija i parë. Nëna është larguar nga marteniteti fshehurazi, madje edhe pa e regjistruar duke e poshteruar atë dhe duke mos e bërë pjesë te familjes se saj.
Ju si do të vepronit në vend te saj?


E dashur Ksenia ,  te pergezoj që e solle kte lajm  dhe shpresoj që te kanë lexuar shumë femra.  Sido që po i shmangem paragjykimeve , pasi  fatmiresisht  faleminderit Zotit nuk  kam provuar një fatkeqësi te tillë , prap mendoj që nuk mund te braktiset  pjella jote është krim . Edhe sikur presion te këtë ushtruar  bashkshorti dhe familja e tij  , nuk mund te braktiset femija ,  një gjë e tillë mund ti ndodhë femijes dhe gjatë jetës , një aksident  dhe ja pesoj amnezi , po pastaj  mos duhet ta braktisim  ?Sa paradoksale me duket ne ket rast  kur vet një veprim te tillë e bën një punonjese sociale  , që ka një bagazh intelektual ne fushën e psikologjise  ,  sa te keshilloje dhe te tjerat nëse  fati i bën pjesë te një fatkqesie kaq te dhimbshme .

Po më vjen ndërmend një shprehje që perdornin gjyshet tona për të rejat shtatzena " O Zot u lind sakllam pa cene "  , mjerë kush e ka për rrisk se vetëm shpirti saj e di .

Përshëndetje :)
« Editimi i fundit: 22-12-2005, 01:27:49 nga BESIM »

  • Postime: 106
  • Gjinia: Femer
ksenia
#3 ne: 27-12-2005, 09:50:06


Po më vjen ndërmend një shprehje që perdornin gjyshet tona për të rejat shtatzena " O Zot u lind sakllam pa cene "  , mjerë kush e ka për rrisk se vetëm shpirti saj e di .

Përshëndetje :)

e citova kete paragraf te fundit tendin sepse me pelqeu. Une ne kushtet qe jam tani (pa femije dhe ne gjendje normale ekonomike) do te thoja qe ne asnemenyre nuk do te braktisja femijen tim aq me teper kur ky ka nevoje me shume se nje femije normal per ngrohtesi prinderore.
Ekzistojne edhe raste kur familja jeton ne varferi dhe nuk eshte ne gjendje ti ofroj femijes ndihmen mjekesore. Atehere ajo eshte e detyruar tia besoje shtetit femijen...Megjithat e mos te rafte per kismet!!!

  • Postime: 2287
PetritKola
#4 ne: 01-01-2006, 02:23:00
Ksenia,
Ne qofte se femija do te ishte imi une nuk do ta shtroja kete pyetje, (ne se do ta pranoja apo jo) pasi ai eshte pjestar, antare i familjes, gjaku dhe mishi im, dashuria ime...
Petriti

P.S Kjo eshte pergjigja ime po e kuptova mire temen.
Capkenja
#5 ne: 29-01-2007, 17:24:46
Sido qe te jene kushtet,ai eshte femije dhe kurre nuk duhet braktisur.Cfare faji ka ai qe lindi i tille?Si prind cdo njeri ka detyre te kujdeset,deri ne momentet e fundit !