×

A ekziston gruaja perfekte?

· 126 · 4726

A ekziston gruaja perfekte?

· 126 · 4726

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 04-06-2008, 12:02:45
Një test efikas për të zbuluar se si duhet të jetë “bashkëshortja ideale”

Përmasat perfekte të një gruaje nuk janë 90-60-90. Nëse e gjithë jeta do të kalohet nën një çati, atëherë është mirë të ulesh në tavolinë me një letër e stilolaps në dorë dhe të përdorësh një metër profesionistësh. Këtë të fundit ua ofron doktor George W. Crane, psikolog në Universitetin Northwestern dhe krijuesi i testit "gruaja perfekte" (pas pak kohësh do të publikohet edhe testi i burrave perfektë), në të cilin fiton më shumë pikë gruaja që nuk ankohet kurrë, preferon pizhame, në vend të këmishës së natës, nuk e kundërshton kurrë bashkëshortin dhe të dielën e lë të pushojë, ndërsa ajo del shëtitje me fëmijët për të mos e shqetësuar.

Testi në fjalë lindi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1939. Në atë kohë, depresioni i madh filloi të ndihej kudo, madje kjo valë po shkonte edhe përtej Atlantikut. Sot fryti i shkencës së doktor Crane, themeluesi i një prej agjencive të para të martesave në Shtetet e Bashkuara, u zbulua krejt rastësisht në arkivat e Shoqatës Psikologjike Amerikane dhe u publikua në revistën psikologjike "Monitor", shoqëruar nga pyetja: sa aktuale janë ato kritere gjykuese?

Nuk kanë lidhje absolutisht me femrën, thonë njëzëri gratë përballë thirrjeve të burrave: "Ato gjejnë çdo lloj justifikimi për të mos ardhur në krevat, deri sa ne (burrat) të na ketë zënë gjumi", apo e kundërta "reagojnë me xhelozi dhe gëzim kundrejt propozimeve tona", "gjithashtu nuk dinë të qepin as kopsa e as të arnojnë çorape dhe përdorin manikyr të kuq". Megjithatë, pas gjithë këtyre ankesave, më aktuale duken këto të fundit, si për shembull: "hyjnë në krevat me këmbë të ftoha dhe i ngrohin ato te këmbët e burrave", "e shtrydhin në mes tubetin e pastës së dhëmbëve", apo "harrohen me muhabet, duke lënë pas dore punë të rëndësishme".

Gjithsesi, psikologët amerikanë kanë reflektuar gjatë mbi këto ankesa dhe ja çfarë mendojnë: "Sigurisht që marrëdhëniet mes meshkujve dhe femrave kanë ndryshuar, edhe pse mjaft nga këto kritere përdoren ende për të lidhur shumë martesa. Mënyra e gjykimit ka ndryshuar, por njerëzit nuk e kanë harruar ende zakonin për t‘i dhënë një votë pozitive ose negative sjelljeve të njëri-tjetrit".

Nga ana tjetër, doktorit amerikan nuk i pëlqen të jetë sipërfaqësor. Për të përgatitur testin e tij ka këshilluar plot 600 femra dhe meshkuj (bashkëshortë), me qëllim që të nxirrte në pah ankesat më të zakonshme. Opinionet janë ndarë në "të drejta" dhe "të padrejta". Çdo pyetje vlen nga 1 deri në 5 pikë (10 për të dyja temat e besnikërisë dhe reagimeve ndaj propozimeve të burrit). Rezultati final tregon nëse zgjedhja e gruas ishte një dështim apo shumë e arritur. Në "Scientific Marriage Foundation", fondacioni që doktori themeloi në 1957-ën dhe që nën vëzhgimin e tij ai formoi 5 mijë çifte, psikologu i nënshtronte pacientët kundrejt një testi. Më pas përgjigjet e tyre ia jepte një llogaritari, me qëllim që ky i fundit të krijonte kombinimet më të mira.

"Testi i referohej një familjeje borgjeze në Amerikën e viteve ‘30 dhe brenda përmbante pikëpamje qesharake", thotë një psiko-seksologe amerikane, që më pas shton: "Megjithatë, nuk duhet nënvleftësuar shumë. Te shumë çifte ekzistojnë probleme të cilat nuk ndryshojnë, edhe pse koha evoluon. Këtu e kam fjalën për xhelozinë dhe tradhtinë, ndërhyrjen e familjeve të burrit dhe gruas, edukimin e fëmijëve dhe luhatjet ekonomike. Në punën time kam parë shumë martesa të shkatërrohen, për shkak të këtyre faktorëve".

Në krahasim me testin e gruas perfekte, ai i menduar për burrin nuk bie dhe aq në sy. Që në lashtësi thuhet se burri ka dhënë ndihmesë në punët e shtëpisë, e ka përkrahur gruan në lidhje me shumë probleme dhe gjithmonë e ka lënë pa fjalë, duke i bërë surpriza nga më të ndryshmet.

"Duke e krahasuar me vitet ‘30, roli i femrës ka ndryshuar jashtëzakonisht, sidomos në këndvështrimin seksual", thekson psikologia, që përtej disa pyetjeve komike këshillon: "Edhe sikur të jetë lojë, është mirë që vajzat dhe djemtë të cilët kanë dëshirë të bashkëjetojnë, t‘i hedhin më parë një sy testit të doktor Crane".

Testi i gruas perfekte

Defektet

Bie vonë për të fjetur, me qëllim që burrin ta ketë zënë gjumi

Nuk i do fëmijët

Nuk di të qepë kopsa e as të arnojë çorape

Vesh rroba të pista, të zhubrosura, ose në shtëpi mban përparëse

Përdor manikyr të kuq për thonjtë

Vjen shpesh me vonesë në takime

I qep shtrembër palat e pantallonave

Shtrihet për të fjetur me bigudina në kokë, ose krem në fytyrë

Natën, këmbët e ftohta i ngroh tek ato të burrit

Në makinë i jep mendime të pavlefshme burrit dhe kritikon guidën e tij

Flirton me burra të tjerë në festa ose restorante

Është xheloze dhe dyshon për gjithçka


Cilësitë

Është një zonjë shtëpie e mirë, edhe me miqtë që vijnë papritur

I shërben vaktet në orar

Bën biseda interesante

Di të luajë të paktën me një vegël muzikore, siç është violina apo pianoja

Shtëpinë e mban pastër dhe të rregullt

Çdo natë i dërgon fëmijët për të fjetur në orar

Para se të shtrihet për të fjetur nuk është kurrë nervoze dhe kryesorja bën pak tualet

Kërkon mendimin e bashkëshortit lidhur me zgjedhje të rëndësishme, ose blerje të ndryshme

Ka një sens humori të jashtëzakonshëm, është alegro dhe e gjallë

Është besimtare dhe çdo të diel i dërgon fëmijët në kishë

Të dielave ose gjatë pushimeve e lë bashkëshortin të pushojë deri vonë

Gazeta Shqip
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#1 ne: 04-06-2008, 16:59:06
Nuk po hy gjate vecse une mendoj se nuk ka grua perfekte. :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1936
  • Gjinia: Mashkull
titi10
#2 ne: 04-06-2008, 20:51:02
pervec teje :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1530
  • Gjinia: Mashkull
i huaj
#3 ne: 04-06-2008, 21:29:14
Jo nuk ekziston grua perfekte ,por as burrë perfekt,me nje fjal ska njeri te perkryr.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#4 ne: 04-06-2008, 22:47:13
përveç teje :D
Thanx :perqafim
edhe ti
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1936
  • Gjinia: Mashkull
titi10
#5 ne: 04-06-2008, 23:09:09
YOU KNOW its true, i am just thinkin on you :love:
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#6 ne: 05-06-2008, 00:18:40
Po seks di te bej kjo gruaja perfekte LOL

sikur se lexova ne fakt LOL LOL
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3000
  • Gjinia: Mashkull
Bekimi
#7 ne: 05-06-2008, 00:22:51
Nuk ka azgje perfekte ne kete bote....C'do gje (c'dokush) e ka nje defekt.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5966
SmiLey
#8 ne: 05-06-2008, 00:47:56
sigurisht, jam vet ekzistenca :D
veçse e kam me damar, iher behem iher s'behem :P si te jetë vakti dmth LOL
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 691
  • Gjinia: Mashkull
SocialNetwork
#9 ne: 05-06-2008, 14:08:56
* Progres ne kerkim te ideales  :S :S :S
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Emira
#10 ne: 05-06-2008, 14:09:44
Po seks di te bëj kjo gruaja perfekte LOL

sikur se lexova ne fakt LOL LOL

ty mendja vetem aty te rri o e uruar, po nuk e lexove piken e instrumetit muzikor ti tek cilesite?

i bie seksofonit  :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Emira
#11 ne: 05-06-2008, 14:13:04
Si per inat, edhe une gishtat e kembes te lyer me manikyr te kuq i kam...

Pika e fundit tek Cilesite eshte ultra fare, une le burrin te ngrihet heret...
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#12 ne: 05-06-2008, 15:10:40
Testi i gruas perfekte

Defektet

Bie vonë për të fjetur, me qëllim që burrin ta ketë zënë gjumi

tamam se kam hall mos shef pornologji pa mua LOL

Nuk i do fëmijët

Skam akoma LOL

Nuk di të qepë kopsa e as të arnojë çorape

uuu te thaj për te qepur,se përditë ngela duke shqyer getat

Vesh rroba të pista, të zhubrosura, ose në shtëpi mban përparëse
tashi ne shtepi perparese mbajmë kur gatuajme,po sa për te pista  Jojo:

Përdor manikyr të kuq për thonjtë

unë i ha thonjtë ,kurse te këmbës i prese qe ne rreze cty lyej

Vjen shpesh me vonesë në takime

jo vij para kohe

I qep shtrembër palat e pantallonave

tani kur s'ke meter edhe do qepen ato shtrember

Shtrihet për të fjetur me bigudina në kokë, ose krem në fytyrë
vallahi bigudinat i mbaj se skam si te bëj leshte kacurrella ditën tjetër
Natën, këmbët e ftohta i ngroh tek ato të burrit

po ku ti ngroh ? ? Ai është rezistenca ka gjithë atë lesh ariu LOL
Në makinë i jep mendime të pavlefshme burrit dhe kritikon guidën e tij

jo........jam tap topi nga kjo anë


Flirton me burra të tjerë në festa ose restorante
oj te flirtuari.........i a leroj fenë

Është xheloze dhe dyshon për gjithçka

tashi jam xheloze,dhe për te dyshuar dyshoj deri diku

 
Cilësitë

Është një zonjë shtëpie e mirë, edhe me miqtë që vijnë papritur

te thaj për këto gjëra ....varet kur ma do qejfi
 
I shërben vaktet në orar
unë ha kur te me teket

Bën biseda interesante

bëj ..tema e ditës është seksi

Di të luajë të paktën me një vegël muzikore, siç është violina apo pianoja

i bie një vegle...fyellit LOL

Shtëpinë e mban pastër dhe të rregullt

pooooo

Çdo natë i dërgon fëmijët për të fjetur në orar

vallahi ata do me çojnë mua ne shtrat

Para se të shtrihet për të fjetur nuk është kurrë nervoze dhe kryesorja bën pak tualet

ca thu ti re....unë e heq se gjithë ditën e ngallosur kam qenë
Kërkon mendimin e bashkëshortit lidhur me zgjedhje të rëndësishme, ose blerje të ndryshme


mmmmmmm ble ç'të me zer syri....dhe vendos ç'të me thotë radakja

Ka një sens humori të jashtëzakonshëm, është alegro dhe e gjallë

nuk vdes kollaj jo

Është besimtare dhe çdo të diel i dërgon fëmijët në kishë

vallahi te dielave dua gjume


Të dielave ose gjatë pushimeve e lë bashkëshortin të pushojë deri vonë


po  me la do e le
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Emira
#13 ne: 05-06-2008, 15:25:13
Ngele pa burre me duket Capi, o bo keq puna e cilesive te shkelqyera te femres...
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1528
Karatisti
#14 ne: 05-06-2008, 17:49:04
Edhe po ekzistoi nuk dua ta takoj e jo me te jetoj me te! Se po u martova me nje te tille do me lente per 3 dite :D

E dua timen mu ashtu si eshte!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 876
notorious
#15 ne: 06-06-2008, 14:38:13

t'mos kishim difekte... s'do i shikonim me interes tek te tjeret

kjo vlen per femrat, meshkujt e xhirafat...
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 239
  • Gjinia: Mashkull
Triology
#16 ne: 06-06-2008, 14:40:57
po ekziston gruja perfekte pa difekte
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2872
  • Gjinia: Femer
Dora
#17 ne: 09-03-2012, 12:00:49
Kjo eshte gruaja perfekte, sipas nje testi te kryer me ane te nje kompjuteri:

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#18 ne: 09-03-2012, 15:31:21
Mendoj qe jo.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1288
Pasion
#19 ne: 09-03-2012, 16:08:11
EHHHHHHHHHHHHHHHHHH HHHHH  C'TE THUASH??

PO :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 168
altinmurati
#20 ne: 09-03-2012, 16:41:29
Gruaja perfekte egziston vetem ne Elbasan.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#21 ne: 09-03-2012, 16:49:49
Gruaja perfekte egziston vetem ne Elbasan.

edhe kavaje...
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1288
Pasion
#22 ne: 09-03-2012, 17:56:54
Pse duhet te jemi me dyshime? :)

PO
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#23 ne: 09-03-2012, 18:38:53
gruaja perfekte ashtu si dhe mashkulli perfekt egzistojne vetem ne enderr
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1288
Pasion
#24 ne: 09-03-2012, 18:47:00
gruaja perfekte ashtu si dhe mashkulli perfekt egzistojne vetem ne enderr
Pse kaq e veshtire te besohet qe ka? :S
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super