×

A ka humbur ndonjeri prej jush diken te familjes ose diken shume te dashur?

· 30 · 5285

A ka humbur ndonjeri prej jush diken te familjes ose diken shume te dashur?

· 30 · 5285

  • Postime: 126
Butrina
ne: 19-12-2005, 08:51:10
A ka humbur ndonjeri prej jush diken te familjes ose diken shume te dashur?
Pasi qe mua ma ka ndodh nje rast para nje muaji, me ka vdekur vellai, me shtyri te hap kete teme dhe ti ndajme dhembjet me ata qe jane provuar me kete gje, ose edhe nese ka dikush te shtoj diqka...pasi qe jam shume  e merzitur  zemrathyer: :'(...


pershendetje

  • Postime: 41
xhikja
#1 ne: 19-12-2005, 19:51:05
Ngushellime e dashur Butrina , 
 E di aq mirë se cfare ndjen që sado ngushëllime  te te japin njerzit  ne raste kaq tragjike kur humb njerzit e dashur asgjë nuk te hyn ne sy , dhimbja nuk ka peshe është e paimagjinueshme  , është si një semundje që te vjen papritur e do sdo do ta vuash ne trup e shpirt , duhet te kaloj kohe që te sherohet e mos te ndihesh dhembjet e fillimit .  Cte them me shumë motër bëj durim .

Përshëndetje



Citim nga: Butrina link=topic=24014.msg331230#msg331230 datë=1134978670
A ka humbur ndonjëri prej jush diken te familjes ose diken shumë te dashur?
Pasi që mua ma ka ndodh një rast para një muaji, më ka vdekur vellai, me shtyri te hap këtë teme dhe ti ndajme dhembjet me ata që janë provuar me këtë gjë, ose edhe nëse ka dikush te shtoj diçka...pasi që jam shumë  e mërzitur  zemrathyer: :'(...


Përshëndetje

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#2 ne: 14-02-2006, 19:44:54
Butrinta me vjen shume keq per ate qe te ka ndodhur,e kuptoj shume mire si ndjehesh sepse e di se sa shume duhet vllai dhe cfare pjese te rendesishme te jetes tende ze, po cfare ti besh keshtu e ka jeta,plot te papritura.  :(
Mua personalisht vdekja qe me ka tronditur me shume ka qene vdekja e gjyshes sime,ka qene shume e tmershme per mua,isha 14 vjec atehere,akoma dhe sot me kujtohet cdo gje sikur te kishte ndodhur dje.  :(

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
#3 ne: 17-02-2006, 06:42:02
Ngushellimet e mia Butrina , e ke nick name emrin e vallut tim pak me ndryshe ( Butrint )

Nuk me ka ndodhur ende ndonje rast i tille , por  kuptoj shume mire se qka dmth te humbish nje anetar te familjes ose nje person te dashur .
Qka kemi hjekur deri ne kete moment e dim , kurse qka do hjekim ende nuk e dim .
Zoti na ka ne dore dhe ai ishalla te na mbroje .....

Ju pershendes

  • Postime: 1625
  • Gjinia: Mashkull
arbias
#4 ne: 17-02-2006, 08:16:48
Butrina  ngushllime per vllaun tand  vertet esht shum  erand vdekja e nje personi te  familjes por zoti qoft me ne dhe ju dhuroft forc dhe qetsi shpirtore se vertet esht diqka qe te ben te dobet por krenarija sinqeritati dashurija dhe kujtimet duhet te bejn te fort dhe krenar qe ke pas nje vlla te dashur. :-[

Mue per veten gjat luftes ka humbur jeten djali i agjes vertet ka qen nje vdekje qe e papritur ashtu aksident hesapi vdekjene tij e kemi perjetu shum rand sepse ka qen i ri Kurse mas tij ka vdek Baba i tij Migja e pastaj e dhe gjyshja nena e djalit dhe  enipit vetet esht e dhimshme kur te rit vdesin para te moshuarve
fatin e kesaj bote e kmi ne jeta esht e bukur po me rreziqe :-[

te pershendes per tem vertet me ke emocionu behu e fort dhe jep forc te tjerve se ka  edhe njerz te vjeter qe s mund te jen te fort  smund me i perballu keture situatave qe jan shum te renda zoti ju laft shnosh e  shnosh kofshi ne te ardhmen- shoki juaj arbias-

  • Postime: 17
  • Gjinia: Femer
Elita AA
#5 ne: 20-02-2006, 12:36:40
Ngushellime Butrina
Edhe mua me ka vdekur vellau vite me pare, me ka vdekur edhe babai prandaj mund te them se e di se si ndihesh ti tani, se sa shume dhimbje dhe pikellim ka brenda teje. Do te te duhet kohe qe te kaloje gjithe ky pikellim dhe te mund te ndihesh serish mire. Por me beso sado qe te kaloje koha gjithmone do ta ndjesh mungesen e njerit te dashur. Po nuk ke cfare te besh jeta i ka keto dhe ne duhet te pajtohemi me te gjitha. Uroj qe Allahu te jape force ty dhe familjes tende qe te mund ta perballoni kete humbje te madhe

  • Postime: 23
elisabeta
#6 ne: 24-02-2007, 17:20:05
Ngushellime ,te kuptoj si ndihesh pasi edhe une kam 5 vjet qe humba vellain tim ,te uroj qe te behesh e forte pasi zoti te ve ne prova te veshtira.Gjithe keto vite per mua kane qene dhe vazhdojne te jene vuajtje e lot ,pasi ka vdekje e vdekje moter,shpresoj qe humbja e vellait tend mos te jete e njejte me ate te vellait tim pasi vdekja nga zoti eshte e pranushme por kur te vjen nga robi eshte nje varr i hapur.Pranoje dhe behu e forte me pune ,miq e shoke mundohu te largosh mendjen.DHimbjen ktheje ne force ,te pershendes

  • Postime: 11
  • Gjinia: Femer
inushe
#7 ne: 25-02-2007, 01:22:37
A ka humbur ndonjëri prej jush diken te familjes ose diken shumë te dashur?
Pasi qe mua ma ka ndodh një rast para një muaji, më ka vdekur vellai, me shtyri te hap këtë teme dhe ti ndajme dhembjet me ata qe janë provuar me këtë gjë, ose edhe nëse ka dikush te shtoj diçka...pasi qe jam shumë  e mërzitur  zemrathyer: :'(...


Përshëndetje

Butrina, tani qe te shpreh ngushllimet e mia, kan kaluar dhe me shume muaj nga humbja e njeriut tend te dashur :( nje vite me pare se ti kam humbur dhe une personin me te shtrenjte ne jeten time:(:( nuk ka fjale, nuk eshte e mundur te shprehet dhimbja dhe trishtimi me fjale...ai qe e ka provuar kte gje e di cdo te thot... :( :(
Ne muajt e pare pas tragjedis nuk arrija dot ta perceptoja veten duke vazhduar jeten....asgje me seshte si me pare...por sado qe jeta vazhdon, brenda nesh eshte nje zjarre qe na djeg e percellon....
njeriu mesohet te jetoj me dhimbjen... :(

  • Postime: 7995
  • Gjinia: Femer
Lisa
#8 ne: 28-02-2007, 01:05:45
Isha e sigurt se kisha shkruar njehere ne kete teme.....e mbaj mend qe e kam lexuar dikur dhe me ka bere te ndjehem shume keq.....
Shpresoj qe dhembjet tuaja te jene lehtesuar disi .....e te keni vene paqe me fatin

Te them te drejten une njeriun me te afert ne shpirt  e kam humbur ne nje moshe te re(gjyshen time)  ....gjithsesi jane rrethana te tjera edhe pse e ndjej mungesen perseri kam arritur te gjej udhen time.....
Kam pare shume shume familje ne situata te tilla  dhe sa here qe i shikoj edhe pse ndoshta plotesisht nuk e kuptoj dhembjen e tyre me dridhet mishi kur mendoj se mund te jem dhe une nje dite ne vendin e tyre.....eshte e frikshme

  • Postime: 239
  • Gjinia: Femer
[AnnaBela]
#9 ne: 18-10-2008, 16:10:49
ngushllimet e mija për ty Butrina :(
mund ta kuptoj dhimbjen tënde...te humbesh një te afert:qoft ai dhe mik,e lere me motër e vëlla,dhimbja është e madhe...ngadisahere njeriu nuk mund te pajtohet me një humbje te këtillë,por jeta vazhdon....vdekja është vdekje,qe s'mund ta ndalosh,sikur dhe ne pallate te potifikuara te jemi...edhe unë kam humbur para dy vitesh dy djemt e tezes(njeri 20 dhe tjeteri 23 vjeçar) jeta e te cileve morri fund aksidentalisht ,kur ato atehere kishin filluar te jetojne kete jete  :(   nje vdekje e te dy te rinjeve,qe tronditi dhe tere qytetin....

  • Postime: 1007
  • Gjinia: Femer
Stefi
#10 ne: 20-10-2008, 15:30:09
Butrina se pari ngushellime per vellain, e di qe kjo dhimbje eshte e tmerrshme, vetem personat qe e kane provuar mund te te kuptojne, edhe une jam nje prej tyre, e di qe kjo dhimbje eshte e pashpjegueshme, nuk mund te thuhet me fjale se kurre nuk mund ti gjesh fjalet e duhura per ta pershkruar.
Me vjen shume keq per ty, vetem koha do te ndihmoje te harrosh dhimjen, por asnjehere njeriun qe ke humbur ai do mbetet gjithmone i pranishem brenda teje, ne cdo kujtim tendin, ne cdo evenimet te jetes tende, ne cdo hidherim ne cdo gezim ai do jete mendimi qe nuk do te hiqet kurre nga mendja.

Une para 3 vjetesh kam humbur babain tim dhe ne moshe shume te re, ishte dhimja me e madhe qe mund te kaloje njeriu por zoti te ndihmon ne momente te tilla dhe te ben te forte, une sinqerisht nuk e di si e kam perballuar ate gjendje.

  • Postime: 1574
  • Gjinia: Femer
Parloté
#11 ne: 08-11-2008, 01:38:41
Po, kam humbur një vajzë te dajes 26 vjeçe dhe një djal te tezes 22 vjeç. Dhimbjen mund ta kuptojnë vetëm ata/ato qe perjetojne humbje te ketilla.
Ngushellime te gjithëve qe kanë humbur persona te dashur.

  • Postime: 12738
Mishel...............
#12 ne: 13-05-2013, 15:09:20
gjithnje e kam evitu kete teme.....por sot nuk di pse po ndalem

kam humbur shume ne kete jete sikunder edhe kam fituar

ne 95 humba tim ate ...i ri, i fuqishem dhe i pa semure me pare. Mendova se asgje nuk do ishte ne gjendje te me bente te vuaja sa ikja e tij, se kurre sdo derdhja lote si per te. por gabohesha
nje vit me pas iku personi te cilin e doja aq shume ...iku pa me thene as lamtumire dot.
qaja , vuaja ne heshtje , dhimbja mu koracua ne shpirt .....u bera e mbyllur dhe si tuafe
me dukej se asgje nuk shelqente me...dhe ne fakt nuk shkelqente jo

u deshen vite te rikuperohesha...por ia dola 
linda dy femije si drita dhe ndihesha e lumtur me familjen time....dhe as qe mendoja se jeta e pabese ish fshehur pas meje , per te me dhene edhe nje thike pas shpine. Kurre se kisha menduar edhe ende sot pas nje viti nuk bindem , ende se pranoj se ajo nuk eshte me aty
ishte muza ime ,ishte idhulli im,ishte buzeqeshja ime,ishte gjithcka e bukur pata per 33 vite jete
harrova cdo dhimbje qe pata jetuar dhe para saj ishin asgje.....ajo ishte vete kuptimi i zinxhirit jetsor,,,,e sot ..sot nuk eshte me

sot pas nje viti une ndihem e humbur , pa nje shpatull ku te mbeshtetem , pa nje pike referimi, vetem me emrin e saj te shkruar ne doren time.....

E di qe ti diku je ,dhe se kur une qaj ti vuan per mua...kur une gezohem ti buzeqesh per mua...sepse e tille ishe ti motra ime e shtrenjte

 :S

  • Postime: 6709
  • Gjinia: Femer
erlehta
#13 ne: 13-05-2013, 20:06:37
Mishel te kam shume xhan  :perqafim

Ti je shume e forte  :perqafim

  • Postime: 12738
Mishel...............
#14 ne: 13-05-2013, 21:59:31
jam vertet sa ndonjehere habitem me veten

  • Postime: 1449
  • Gjinia: Femer
flutur
#15 ne: 13-05-2013, 22:04:03
Te kuptoj shume mire...kan kaluar 15 vjet nga humbja e dy njerezve te dashur per mua,dhe akoma me dhemb si diten e pare.Por gjithmone i kam thene vetes se ata jetojne ne nje qytet tjeter..per tia bere me te lehte dhimbjen...vetes.

  • Postime: 12738
Mishel...............
#16 ne: 13-05-2013, 22:07:57
ende jetoj ne enderr ...me duket dikur nje cast do zgjohem.dhe ajo do jete aty per te na falur serisht lumturi

  • Postime: 1449
  • Gjinia: Femer
flutur
#17 ne: 13-05-2013, 22:14:10
ashtu do jesh gjith jeten e dashur..lutu qe endrra te zgjase...

  • Postime: 1288
Pasion
#18 ne: 13-05-2013, 22:16:43
Teme e dhimbshme :(

Ne pafundesi keqardhje per ata qe kane humbur nje pjese te qenies se tyre :S


Aty ku fjalet humbin per mua eshte pikerisht kjo teme e palexuar me pare.
Qofshi te forte te gjithe pjesmarresit e temes.

Shej e Mishel!
 :perqafim :perqafim

Per temen ,,,,,,,,,,
PO.

  • Postime: 1449
  • Gjinia: Femer
flutur
#19 ne: 13-05-2013, 22:21:20
SHEJ :perqafim

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#20 ne: 14-05-2013, 00:14:50
Njerezit e mire i merr Zoti shpejt, keshtu thone anyway
edhe une kam humb.

  • Postime: 88
  • Gjinia: Mashkull
KleantR
#21 ne: 14-05-2013, 01:12:51
Mishel nje perqafim te ngrohte per ty.


Kam humbur gjyshen para me shume se nje viti. Isha shume i lidhur me te dhe shkoja te pakten njehere ne dy dite,pasi e kishte shtepine nje fshat me larg.
Kishte kancer ne melci gje qe beri qe melcia te mos funksiononte sic duhet. Lekura iu be e verdhe dhe syte shume te verdhe gjithashtu sepse kishte dhe temthin me kancer,te cilin ia hoqen doktoret ne nje operacion. Aty ata konstatuan se kishte kancer. Gjithsesi kanceri u zhvillua shume shpejt dhe gjendja e saj u perkeqesua.
Kjo i jepte asaj te krruara te tmerrshme,te krruarat ishin aq te forta sa i bente thonjte dhe lekuren gjak dhe perseri nuk e kuptonte. Kjo ndodhte sepse helmet qe mblidheshin ne temth tanime po shkonin ne gjak.
Me te vertete vuajti shume  :'(

Ishte personi i pare ne rrethin tim te ngushte familjar qe largohej nga jeta. Kjo me lendoi pamase dhe ndryshoi krejt shume gjera qe me pare i shihja ndryshe.

Tani frikesohem shume kur mendoj se nje dite mund te degjoj te njejtin lajm edhe per persona te tjere...

  • Postime: 12738
Mishel...............
#22 ne: 14-05-2013, 07:13:52
shoku jeten se kemi hak, vdekjen po
qe kshu ske ci bo

  • Postime: 12738
Mishel...............
#23 ne: 14-05-2013, 07:17:11
Teme e dhimbshme :(

Ne pafundesi keqardhje per ata qe kane humbur nje pjese te qenies se tyre :S


Aty ku fjalet humbin per mua eshte pikerisht kjo teme e palexuar me pare.
Qofshi te forte te gjithe pjesmarresit e temes.

Shej e Mishel!
 :perqafim :perqafim

Per temen ,,,,,,,,,,
PO.

ti me shume se gjitbkush arrin te percetosh
flm pasion

  • Postime: 51
  • Gjinia: Mashkull
Angel1997
#24 ne: 15-05-2013, 14:47:24
Po shikoja komentet e kesaj teme dhe me vjen keq per atyrve qe i kane vdekur nje pjestar familje.Edhe mua me ka ndodhur por nuk e kuptoj dicka.Mu me vret shume perbrenda kur flas per personin qe me ka vdekur,me vjen neveri.
« Editimi i fundit: 16-05-2013, 13:49:45 nga Shej »