×

Alkooli dëmton më shumë femrat

· 4 · 658

Alkooli dëmton më shumë femrat

· 4 · 658

  • Postime: 6709
  • Gjinia: Femer
erlehta
ne: 17-10-2012, 23:02:42
Alkoolizmi vret më shumë dhe më shpejt se sa duhanpirja, ndërsa alkooli duket se është më i dëmshëm për fermat se sa për meshkujt.

Këto ishin përfundimet e një studimi, të zhvilluar nga një grup akademikësh në Gjermani, që morën nën shqyrtim për 14 vite me radhë një grup prej 149 të rriturish me probleme me alkoolin.

Të dhënat treguan se jetëgjatësia e tyre ishte pothuajse 20 vjet më e shkurtër se sa jetëgjatësia e popullsisë së përgjithshme.

Personat e alkoolizuar kanë një jetë dukshëm më të shkurtër edhe se vetë duhanpirësit, që kanë një jetë mesatare prej vetëm disa vitesh më të shkurtër se sa jetëgjatësia mesatare kombëtare.

Një tjetër e dhënë e befasishme e studimit ishte se jo të sekset reagojnë njësoj ndaj alkoolit.

Gratë e alkoolizuara kanë një shpeshtësi vdekje 4.6 herë më të lartë se sa mesatarja, ndryshe nga meshkujt, niveli i vdekshmërisë së tyre është dukshëm më i ulët.

”Të dhënat klinike tregojnë një numër më të madh personash të alkoolizuar, që vdesin më herët se personat e të njëjtës moshë. Ndonëse studimet duhet të thellohen në këtë fushë, duket se ka një ndryshim mbi mënyrën se si secila gjini vuan pasojat e alkoolizmit”, deklaroi Ulrich John, profesori i Universitetit Mjekësor të Greifsvaldit. top channel

  • Postime: 3767
  • Gjinia: Femer
Misss
#1 ne: 02-11-2012, 16:19:16
Si gjithmone, sha kot ja fut ky topkanali  ^o)

  • Postime: 32
sendid
#2 ne: 27-12-2012, 19:49:28
Teme teper interesante, Erlehta! Dua te perdor keto pak fjale te ritheksoj se alkoholi eshte vertet teper i demshem, per femrat ashtu si per meshkujt (nuk mund te komentoj ne lidhje me se sa here eshte me i demshem tek femrat se tek meshkujt, por do te guxoja te thosha se ndoshta me i demshem per femrat per shkak te fizionomise). Ne lidhje me duhanin: eshte po aq kanceroz sa alkoholi, ndoshta me i keq - (po te shtrydhesh mushkerite dhe melcine e nje personi ne nje autopsi, qe qe pi 20 cigare ne dite e kupton kete nga ana vizive te pakten). Cfare nuk thuhet ne kete lajm eshte ajo me e rendesishmja: cila kompani industrialiste e ka financuar kete studim - kerkuesit e menjanojne qellimisht publikimin e origjines se kesaj kerkese, per  faktin se ata nuk duan te vihen ne pozite te tille qe te kene per t'iu pergjigjur pyetjeve. Ne gjermani? Ka pasur zhvillime te reja ne lidhje me medikamentet qe kushtezojne sasine e alkoholit nje person mund te konsumoje, po ashtu medikamente qe perdoren nga paciente  qe duan te ndalojne alkoholin dhe kur e marrin kete medikament nuk mund te pijne alkohol sepse kontradiktojne njera tjetren dhe personi vuan perkeqesim te gjendjes shendetesore. OSE: per shkak te nje propagande edukuese e madhe po behet dita dites ne lidhje me te keqiat e duhanit, duhani po dobesohet ne treg dhe nje lufte e ftohte eshte intensifikuar midis industrive perkatese. ME NJE FJALE: KONSUMATORI - ALCOHOLIK APO DUHANXHI - ESHTE I HUMBURI NE TE DYJA RASTET. Ky studim po te mos fshihte dicka do te thoshte: alkoholi eshte po aq i demshem per shendetin, sa duhani - apo dicka te ngjashme. 

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#3 ne: 04-05-2013, 09:10:25
alkoli,droga etj..jane te mira po te perjashtojme helmin qe u shton rregulli diktatorial i zotit bishe te universeve