×

Bashkëshorti s’ ngopej, "kënaqej kur më rrihte”

· 24 · 989

Bashkëshorti s’ ngopej, "kënaqej kur më rrihte”

· 24 · 989

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 10-05-2012, 13:55:42
Kam jetuar ferrin për vite të tëra. Ish-bashkëshorti nisi të më rrihte pak muaj pas martese. Ai nuk ngopej, përkundrazi, kishte kënaqësi kur më dhunonte. Kur më humbi durimi e denoncova dhe u divorcova me të. Tani jam e lirë, por kam 4 fëmijë për të rritur dhe as shteti e as privatët nuk më marrin në punë. Askush nuk e vë dorën në zemër”. Kështu u shpreh dje, Remzie Mena (Kalia). 34-vjeçarja nga Rrushbulli pohon se është ndihmuar nga presidentja e Forumit të Gruas në Elbasan, Shpresa Banja.

Ajo kërkon ndihmën e shtetit që të rrisë fëmijët e saj. Ndërkohë, Teuta Hoxha, juriste e këtij forumi bën me dije se gjatë 4 muajve të parë të këtij viti janë dhunuar 204 gra në të gjithë Rajonin e Elbasanit. “Gazeta Shqiptare” ka mundur të marrë një intervistë nga gruaja e dhunuar, e cila rrëfen momente të tmerrshme të jetës së saj.

Si ndodhi që marrëdhëniet tuaja me ish-bashkëshortin u përkeqësuan?
As që e kisha menduar ndonjëherë se mes nesh do të kishte grindje e jo më të përjetoja mbi shpinë dhunën shtazarake të tij. Vuajtjet dhe sjellja bastarde e tij nuk mund të tregohen me fjalë. Jam përpjekur gjithmonë në jetë të punoj e të respektoj këdo. Pra, dua të them se për burrin dhe fëmijët e mi kam qenë e papërtueshme dhe e gatshme të bëj sakrifica të jashtëzakonshme që mund të bëjë një grua. Nuk kam lënë kurrë shkak për keq keqkuptime apo për ndonjë gjë tjetër. Nuk e di shkakun e sjelljes së dhunshme të ish- bashkëshortit tim.
 
U martuat me dashuri apo me mblesëri?
Ishte martesë e natyrshme.

Jeni përpjekur që t’i zbusnit marrëdhëniet në çift?
Kam bërë të pamundurën e të pamundurës, por pa sukses. Edhe pse sjellja e puna ime ishte e shkëlqyer, ai sërish më dhunonte.

Në çfarë forme ushtronte dhunë ish-bashkëshorti juaj?
Në të gjitha format e saj; dhunë psikologjike e dhunë verbale. Por më e keqja ishte se ish-bashkëshorti im filloi të më dhunonte fizikisht që në muajt e parë pas martese. Dhuna erdhi dhe u bë sistematike dhe mori rrugë pa kthim. Nuk ngopej nga dhunimi fizik dhe kjo filloi t’i sillte kënaqësi atij, ndërsa mua m’u kthye jeta në ferr.

A e denoncuat burrin, kur nisi dhunën ndaj jush?
Kam qenë e turpshme dhe e kisha jashtëzakonisht të vështirë të denoncoja tim shoq në vitet e para të martesës. Thjesht qaja për fatin tim të zi. Kjo zgjati deri atëherë kur më shteruan forcat për ta përballuar dhunën fizike. Ishte një vendim i tmerrshëm kur mendoj se sa e paragjykoja veten për të mbrojtur të drejtat e mia. Gjithsesi, falë Zotit kam mbijetuar.

Si ndiheni tashmë që jeni e lirë?
Kam 2 vjet që kam shpëtuar nga ditët e tmerrshme, të cilat fillonin e mbaronin vetëm me dhunë. Nuk dua ta kujtoj më atë kohë, por sërish kam probleme.
 
Cilat janë problemet me të cilat përballeni aktualisht?
Jetoj së bashku me 4 fëmijët përkohësisht në një ambient me qira të siguruar nga Forumi i Gruas. Por, ndërsa i kam shpëtuar dhunës fizike, tani më duhet të përballoj sfidën e rritjes së fëmijëve, mungesën e strehimit dhe papunësinë. Fëmijët i kam në shkollë dhe vetë jam e papunë. Jam në pikë të hallit. Ne grave të dhunuara nuk na merr as shteti dhe as privati në punë..

  • Postime: 12738
Mishel...............
#1 ne: 10-05-2012, 13:58:22
Shyqyr qe i paske dhene dum vetes o gru...

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#2 ne: 10-05-2012, 16:31:55
S'te ka rastisur ndonje karrige afer ty te ja jepje kokes? :@

  • Postime: 12738
Mishel...............
#3 ne: 10-05-2012, 16:33:07
S'te ka rastisur ndonje karrige afer ty te ja jepje kokes? :@

e te hante e burg korba...e ti linte femijet e rrugeve

ca thua aman..shteti yne per te te mbrojtur edhe per te dhene shanse sti jep por ama kur vjen puna per te te gjyku e denu...eshte njish

  • Postime: 32
sendid
#4 ne: 10-05-2012, 21:01:27
Remzija dhe 203 grate e tjera te zones se Elbasanit i kane bere mases se gruas shqiptare ne teresi nje favor te madh me deshmite e tyre te dhimbshme. Per fat te keq institucioni i familjes shqiptare vazhdon te vuaje nga "nuk eshte puna ime" i anetareve te tjere te familjes, i komshiut, i lagjexhiut, i bashkefshatarit apo bashkeqytetarit dhe do ti duhen trimeresha te tilla shoqerise shqiptare te zhvarrosin mithin se "burri eshte zoti i gruas"...Keep the good work up...!

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#5 ne: 10-05-2012, 21:54:15
Dhuna ne familje eshte prezente si ne shqiperi dhe ne shtete te tjera, problemi tek ne qendron sepse grate nuk jane te sensibilizuara qe ka ligje qe denojne bashkeshortet e tyre per rrjedhoje dhe kane frike te denoncojne rastet e dhunes

  • Postime: 12738
Mishel...............
#6 ne: 11-05-2012, 09:25:16
Dhuna ne familje eshte prezente si ne shqiperi dhe ne shtete te tjera, problemi tek ne qendron sepse grate nuk jane te sensibilizuara qe ka ligje qe denojne bashkeshortet e tyre per rrjedhoje dhe kane frike te denoncojne rastet e dhunes

pikerisht...dhe nga kjo vjen qe te durojne te zezat dhunen sepse kane frike per jeten e tyre, per femijet, per opinionin , per familjaret......sa mendojne grate e shkreta

dhe pikerisht nga kjo marrin rrjedhe vrasjet ,krimet brenda familjes

si ne kete kenge ku kemi nje familje pa ekuilibra dhe femije te traumatizuar ku per ta jeta do jete nje ferr ne toke.....


PARKU I HESHTJES - Kripemjaltezat

  • Postime: 32
sendid
#7 ne: 12-05-2012, 10:20:38
Mishel, na ka prekur jashte mase videoklipi i mesiperm. Faleminderit qe e postuat ne kete faqe. Nuk e di ne mund ta perdor ne punen kete ide. Ketej ka violence shtepiake ne mase, gjithashtu, dhe per fate te keq ka numer te madh viktimash si pasoje. Ky videoklip eshte si dy duar te zgjatura drejt teje per ndihme. Sikur te thote "Hapi syte!". "Bej dicka te na ndihmosh"

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#8 ne: 04-05-2013, 09:11:30
femra eshte si puna e bletes, kur e rreh apo e fyen leshon enrgji qe te kenaqin shpirtin.

  • Postime: 12738
Mishel...............
#9 ne: 04-05-2013, 09:58:49
femra eshte si puna e bletes, kur e rreh apo e fyen leshon enrgji qe te kenaqin shpirtin.
^o)

  • Postime: 1449
  • Gjinia: Femer
flutur
#10 ne: 04-05-2013, 10:21:19
femra eshte si puna e bletes, kur e rreh apo e fyen leshon enrgji qe te kenaqin shpirtin.

E ke provuar thumbin e bletes...vdekjeprur es me raste

  • Postime: 1158
  • Gjinia: Mashkull
V@GαβθηD
#11 ne: 04-05-2013, 10:48:16
femra eshte si puna e bletes, kur e rreh apo e fyen leshon enrgji qe te kenaqin shpirtin.

Ti je me i miri nga te gjithe meshkujt tjere, megjithesi pretendon te jesh me i keqi. Keshtu pse per shembull more bleten.

  • Postime: 1288
Pasion
#12 ne: 04-05-2013, 13:45:42


 

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#13 ne: 04-05-2013, 15:12:59
femra eshte si puna e bletes, kur e rreh apo e fyen leshon enrgji qe te kenaqin shpirtin.

Bleta femer thith nektar dhe pjalm dhe e kthen ne mjalte, pervec kesaj kujdeset per ushqimin kosheren mbajtjen paster kujdesin per larvat etj.Kurse bleta mashkull se ka shansin te beje nje gje te  tille, detyra e vetme eshte mbarsja e nenes mbretereshe. E kupton ti mashkull blete se sa e rendesishme eshte femra.

  • Postime: 1158
  • Gjinia: Mashkull
V@GαβθηD
#14 ne: 04-05-2013, 16:42:39
O Pasion injoranti, dhuna mbreteron kudo, pavaresisht perkatesise etnike e fetare! Ti jo vetem ngele ateist, ore i gjore, por, me sa shoh, ke per te ngelur gjithashtu edhe injorant!

  • Postime: 1288
Pasion
#15 ne: 04-05-2013, 18:09:49
:D :D

  • Postime: 1288
Pasion
#16 ne: 04-05-2013, 18:10:41

  • Postime: 1158
  • Gjinia: Mashkull
V@GαβθηD
#17 ne: 04-05-2013, 20:55:17
"Budallait hapi rrugen", thone... po provoj i here  :P

  • Postime: 1288
Pasion
#18 ne: 04-05-2013, 22:24:38
:D :D

  • Postime: 6709
  • Gjinia: Femer
erlehta
#19 ne: 05-05-2013, 12:21:24
Mos te zente thuaj se  ne Shqiperi  nuk kr mbrojtje. Njoh disa raste ku vajzat u ankohen prinderve per probleme te tilla dhe ndihme nuk marrin. Pergjigjet jane te llojit....Rri goce se nuk ke ku shkon me 5 kalamoj..te pakten buke po hane  :(

  • Postime: 12738
Mishel...............
#20 ne: 06-05-2013, 18:02:21
, dhuna mbreteron kudo, pavaresisht perkatesise etnike e fetare!

Pikerisht dhuna ekziston kudo ku gruaja shihet si objekt e jo sic i takon te shihet
Ajo sjelle ne jete qeniet njerezore!

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#21 ne: 06-10-2013, 13:11:51
te rrahesh gruan dmth te te erresohet arsyeja dhe rruget e tjera bashkohore per te zgjidhur nje konflikt bashkjetese. rrahja eshte arma e fundit, gjuha primitive por efikase, e qarte, per tu sqaruar me gruan.

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#22 ne: 27-12-2013, 17:56:21
sindroma juaja eshte e njohur, "s'me ngop burri" quhet

  • Postime: 12738
Mishel...............
#23 ne: 27-12-2013, 18:35:37
sindroma juaja eshte e njohur, "s'me ngop burri" quhet

Po nese se ngop dot gje ngushellim ne sho