×

Bleona..historia e 6 vjecares se zhdukur!

· 22 · 6372

Bleona..historia e 6 vjecares se zhdukur!

· 22 · 6372

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 09-06-2010, 23:30:26
 :(

Natyra përreth malit Koretnik, 40 kilometra larg Kukësit duket e qetë. A thua këtu s’ka ndodhur asgjë me rëndësi. Fëmijët sapo janë kthyer nga shkolla. Gratë e fshatit të mbledhura për një rast familjar kuvendojnë me zë të ulët me njëra-tjetrën.
Në këtë mjedis të urtë të malësive shqiptare të vetmit që nuk gjejnë qetësi janë familjarët e Bleonës së vogël e cila që prej të premtes së 21 majit, 6 vjeçarja nuk është kthyer në shtëpi.

Personi i parë që na pret është gjyshi, ai ka 19 ditë që nuk vë gjumë në sy me shpresën se ndodkush do të trokasë në derë për t’u dhënë lajmin e mirë.

Zeneli ishte i pari që u njoftua nga familja Mata për humbjen e vajzës. Për herë të parë Bleona e vogël dilte për të kullotur bagtitë në pyjet e malit ngjitur me shtëpinë e saj.

“Ishte ora rreth 17:00 kur më merr vajza në telefon dhe pyet nëse Bleona ka ardhur në shtëpi. Menjëherë lash punën ika tek shtëpia, kontrollova të gjitha dhomat dhe s’e gjeta. Atëherë thirra nusen dhe gruan dhe u thash të kontrollonin nëpër fshat. Nuk gjetëm gjë”, është shprehur Zeneli.

Lajmi ishte vërtet tronditës. Zapoti është një fshat i vogël dhe të gjithë njerëzit njihen me njeri-tjetrin. Shumë shpejt pasi mësuan për humbjen e vajzës së vogël të familjes Mata, pati shumë prej tyre që u vunë në kërkim.

“Pasi kishte kaluar gjysmë ore ka ardhur gjithë fshati me gra, fëmijë, burra dhe u bëmë rreth 400 veta që filluam të kërkonim. Kjo punë zgjati deri në orën 9 dhe në këtë orë njoftova policinë. Brenda 1 ore e gjysmë ka ardhur edhe policia”, tregon Zeneli.

Duke sfiduar errësirën, terrenin e vështirë dhe motin shpeshherë me shi, i ati qëndron në krye të kërkimeve. Edhe atëherë kur forcat e policisë largohen për të ardhur ditën tjetër, Zamiri vazhdon të kërkojë.

“Bëmë kërkimet tona nëpër mal. Kam kërkuar edhe nëpër malet e Kosovës. S’kam lënë vend pa shkuar, s’e dimë më ku të kërkojmë. Nuk ka asnjë gjurmë”, thotë Zamiri.

Në katin e dytë të shtëpisë ndodhet dhoma e Bleonës. Aty gjejmë të ëmën që qëndron në krevatin e së bijës duke qarë mbi rrobat e saj.

“Nuk e di se si jam, as në tokë, as në qiell. Nuk e kuptoj dhe veten se kush jam pa të, kot… Gjatë gjithë kohës vetëm shikoj fotografi dhe qaj dhe i lutem Zotit ditë e natë dhe nuk e di çfarë të bëj”, shprehet Bukuria.

Ngushëllimi i vetëm për të janë vetëm disa foto dhe djali i vogël Armeni, 4 vjeçar, që nuk e kupton dhimbjen e nënës së tij.

“Dua vetëm ta shikoj njëherë vajzën time. Nuk i kërkoj atij rrëmbyesit se pse ma ke rrëmbyer, vetëm i kërkoj që të mos ma dëmtoj fëmijën”, thotë me lot në sy Bukuria.

Bleona mezi po priste fillimin e vitit të ri shkollor. Ai do të ishte i pari për të. Një vajzë plotë jetë dhe e bukur që fliste vetëm italishten dhe një variant arkaik të sllavishtes malësore. Por ndryshe nga bashkëmoshatarët e saj, Bleonës i pëlqente të fliste vetëm shqip.

Ende nuk dihet asgjë për Bleonën 6 vjeçare. Një fëmijë që do të rritet si gjithë fëmijët e tjerë, pa pretendime dhe plot me dëshirë për jetë. Por sidoqoftë, shpresa është ende gjallë.

“Nuk kanë ndodhur ndonjëherë këto gjëra në zonën tonë. Është hera e parë. Si përfundim ne këtë ngjarje ja kemi lënë shtetit, pasi punojmë për të dhe kërkojmë që të zbardhë të vërtetën se ku është kjo vajzë. Do të vazhdojmë të presim derisa shteti të heqë dorë”, thotë Zeneli.


TCH

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#1 ne: 10-06-2010, 16:21:18
 
E tmerrshme... :'( :'(
saranda dobrunaj
#2 ne: 04-07-2010, 00:11:06
une kurr skisha mundur te bej nje gje te till i lus te gjith se kush e di se ku eshet  bleona e vogel te na tregon te gjithve sepse kjo edhe nje gje e tmershme jo vetem per familjen e saj po per te gji ne qe jemi njerz te mir dhe qe nuk bejm gjera te tilla

  • Postime: 3767
  • Gjinia: Femer
Misss
#3 ne: 04-07-2010, 22:04:37
Une degjova qe e kishin gjetur te vdekur :( nga halla e saj!

C'fatkeqesi! :(

  • Postime: 22563
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 04-07-2010, 22:13:40
Zhdukja e 6-vjecares Bleona Matës që prej 22 maj të këtij viti në Zapod të Kukësit vazhdon të mbetet e mbështjellur nga misteri. Por ndërsa ende nuk ka një pistë konkrete për të zbuluar të vërtetën rreth vogëlushes, në disa forume të rrjetit social facebook rreth orëve të natës është publikuar lajmi se vajza është gjetur e vrarë. Por një lajm I tillë është përgënjeshtruar nga policia.

Drejtori i policisë së Kukësit Zoti Ramcaj në një prononcim për NEWS24 deklaroi se “Prokuroria e Krimeve të Rënda është vënë në dijeni të publikimeve por nuk ka asgjë të vërtetë”. Zoti Ramcaj vazhdon më tej duke shtuar se ka njerëz të cilët duan të luajnë me ngjarjen.

Edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda i quan lajme të pavërteta. Burime nga ky organ të cituara nga NEWS24 bëjnë të ditur se “Lajmet kanë për qëllim të hedhin mjegull në hetime” dhe “se Bleona mund të jetë gjallë”

dhe shton se ka nisur hetimi për të zbuluar personat të cilët kanë publikuar lajmin në rrjetin më të madh social në internet. Prokuroria thotë se në hetim janë dhe të afërm të vajzës si dhe vetë halla e saj, me të cilën Bleona kishte shkuar për të kullotur bagëtitë në mal pasditen e 22 majit.

Zenel Mata, gjyshi i 6 vjecares thotë se ishte vënë në dijeni të lajmeve në facebook nga disa të rinj por që vetë ata nuk kishin kontaktuar me policinë dhe se nuk besonte që e bija e tij, halla e Bleonës të ishte përgjegjëse për zhdukjen.
(s.g/BalkanWeb)

  • Postime: 3767
  • Gjinia: Femer
Misss
#5 ne: 04-07-2010, 22:20:58
Uroj te jete ngjarja si tek ky artikull Max dhe te jete gjalle!

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#6 ne: 12-07-2010, 16:23:53
Une degjova qe e kishin gjetur te vdekur :( nga halla e saj!

C'fatkeqesi! :(

E vertete ishte  :(, si ka mundesi qe ekzistojne njerez te tille??????

  • Postime: 297
  • Gjinia: Femer
Amy A.
#7 ne: 05-08-2010, 18:22:41
Ende asnje lajm per kete engjellushe te vogel te pafat !

Shpresoj shtypi mos ta harroje dhe vazhdoje sensibilizimin per te. Dhe mbi te gjitha hetimet e kerkimet te mos kene ndalur.

Uroj qe te mos jete e larget dita kur te kthehet ne gjirin e familjes !

  • Postime: 297
  • Gjinia: Femer
Amy A.
#8 ne: 12-08-2010, 16:05:46

Policia: 6-vjeçarja mendohet se është strehuar në Paskuqan pas rrëmbimit. Për herë të fundit është parë në Durrës

Banorë të fshatit Zapod të Kukësit kanë rrëfyer para oficerëve të policisë së 6-vjeçarja Bleona Mata është strehuar për disa kohë në periferi të Tiranës dhe më pas është transportuar në qytetin e Durrësit. Grupi hetimor ka përqendruar hetimet te një rrëmbim i mundshëm i vogëlushes, ndërsa kanë marrë të dhëna interesante për lëvizjen e saj nga qyteti i Kukësit drejt kryeqytetit. Disa persona kanë dëshmuar se kanë mësuar nga të afërmit se vajza është strehuar për disa ditë në fshatin Paskuqan në Tiranë te një familje me origjinë nga Kukësi. Në këtë banesë, vajza e vogël është mbajtur deri në momentin që është transferuar në Durrës. Në qytetin bregdetar, vogëlushja mendohet se është parë për herë të fundit.

Burime nga Policia e Shtetit thanë për gazetën “Shqip” se kanë kryer një sërë verifikimesh për zhdukjen e Bleonës, ndërsa kanë verifikuar edhe një strehim të mundshëm të saj në Tiranë. Agjentë të policisë kanë këqyrur banesat e dyshuara për ndonjë provë të mundshme, ndërsa të dhënat nuk janë bërë publike. Ajo çfarë deklarojnë burimet nga grupi hetimor është se po verifikohen të gjitha pistat që kanë të bëjnë me një rrëmbim të mundshëm. Dy janë rrugët nga ku mund të ketë kaluar vogëlushja, në drejtim të Tiranës dhe në drejtim të Kosovës. Megjithatë, të dhënat e fundit flasin se 6-vjeçarja është parë në periferi të Tiranës.

Familja Mata, gjatë deklarimeve në polici, mendon se disa banorë të fshatit e dinë të vërtetën e Bleonës. Kërkimet nga ana e familjarëve shtrihen gati në gjysmën e Shqipërisë, në Tiranë, Durrës, Has etj., e deri në Prizren, Tetovë e kështu me radhë.

Bleona u zhduk pasditen e 22 majit, ndërsa ndodhej në mal bashkë me pesë vajza të rritura, përfshi hallën e saj Alketën. Vajzat e rritura, pasi kishin marrë me vete Bleonën, kanë njoftuar një orë më vonë në familje, duke thënë se vajza e vogël nuk ishte me to në mal, ndërsa shumë orë më vonë u njoftua edhe policia. Kërkimet për vogëlushen u shtrinë për tri javë në malet e zonës, ndërsa më vonë u hetua edhe në pistën e rrëmbimit të personit, por pa sukses.

Hetuesit e çështjes dyshojnë se vajza mund të jetë rrëmbyer nga banorët e fshatit Zapod, ndërsa nuk përjashtohen as farefisi Mata. Hetuesit e Krimeve të Rënda kanë kërkuar në zonën ku u zhduk vajza dhe kanë dokumentuar se vajza ka lëvizur rreth dhjetë minuta nga kontakti i fundit me hallën. Pra, nga momenti i ndarjes me shoqet dhe hallën ajo mendohet se ka përshkuar një distancë rreth 200 metra dhe mund të jetë futur në malin e fshatit Zapod.

Çështja po hetohet nga Krimet e Rënda, ndërsa për këdo që ndihmon në gjetjen e vogëlushes, shteti ka vënë si shpërblim shumën e 3 milionë lekëve. Në zonë kanë nisur të qarkullojnë histori të ngjashme me rastin e Bleonës. U përfol se dikush tentoi të grabiste një fëmijë rreth 8 vjeç nga Kosharishti, 2 kilometra përtej Zapodit. Madje thuhet se dy personat e panjohur, një prej të cilëve ishte grua, i kanë injektuar një gjilpërë në krah, por kur fëmija ka bërtitur, ata janë larguar.


Gazeta SHQIP

  • Postime: 6709
  • Gjinia: Femer
erlehta
#9 ne: 12-08-2010, 22:34:17

Shume e cuditshme zhdukja. Paska qene ne mal me pese vajza me te rritura dhe pikerisht zhduket me e vogla. Te levizi 10 minuta vetem nje femije gjashtevjecare eshte shume. Paska pasur dhe hallen me vete....pika halles

Uroj me gjithe shpirt nje fund te mire per vogelushen

  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#10 ne: 19-09-2010, 11:51:58
"Njerëz të Humbur" Është zbuluar skema e largimit të Bleona Mataj, shumë pranë verifikimeve në Athinë.

Përforcohet prania e Bleona Mataj, në Athinë

Edhe pse po bëhen pothuajse 4 muaj nga largimi i Bleona Mataj nga fshati Zapod, familja e saj ende nuk rresht së kërkuari dhe po ashtu stafi i "Njerëz të Humbur", duke dhënë ndihmesën maksimale për gjetjen sa më të shpejtë të vogëlushes 7 vjeçare dhe kthimin pranë familjes. Tashmë, po vërtetohet se vajza është rrëmbyer dhe gradualisht është duke u zbuluar dhe skema e rrëmbimit dhe lëvizjet që kanë ndodhur deri në mbërritjen e vajzës në Greqi.

Informacionet e fundit vijnë deri para 3 ditësh ku vajza është parë e shoqëruar nga një vajzë dhe një djalë të moshës 25 deri në 30 vjeç. Veç emrave të tyre që janë zbuluar, janë bërë të ditur gjithashtu edhe emra të tjerë personash të implikuar në rrëmbimin e vajzës, qëllimi i të cilit ende nuk është bërë I njohur.

"Njerëz të Humbur" gjithashtu është lidhur edhe me policinë e Athinës që janë duke kontrolluar në të gjitha pikat dhe zonat ku vajza është parë. Paralelisht, ditën e premte në televizionin "Alter" në Greqi, zhvillohet edhe emisioni analog "Fos Sto Tounel" i cili i rezervoi minutazhit të programit edhe kërkimet mbi fatin e Bleonës. Nëpërmjet një lidhje direkte drejtuesja e këtij programi së bashku me Aida Shtinon shkëmbyen informacionet e fundit duke vënë në lëvizje shumë qytetarë shqiptarë në Athinë. Ndërkohë, të dhëna të tjera shumë të rëndësishme kanë mbërritur nëpërmjet telefonatave, mesazheve por edhe postës elektronike të cilat për shkak të hetimeve nuk janë anonçuar.

Koha Jone

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#11 ne: 19-09-2010, 15:55:22
Sa gjynah..ishalla e gjejne.. :(..edhe po e gjeten do jete traumatizuar sa ska..:'(

  • Postime: 297
  • Gjinia: Femer
Amy A.
#12 ne: 20-09-2010, 19:11:04
Prokuroria, tri “detyra” për Bleonën
http://216.75.13.41/index//2cdd168572c571f02bcc87305d2839c1.html


Do të këqyret territori i minuar kosovar, verifikohen problemet morale të nënës së vogëlushes dhe pista maqedonase
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka analizuar faktet dhe provat e grumbulluara pas zhdukjes së vogëlushes Bleona Mata në fshatin Zapod të rrethit të Kukësit, ndërsa në fund ka dhënë tri detyra.

Hetimet katërmujore kanë verifikuar çdo detaj, nga këqyrja e territorit shqiptar deri te dëshmitë e personave që e kanë parë për herë të fundit Bleonën, ndërsa janë ndjekur edhe disa pista që e çonin vogëlushen drejt periferisë së Tiranës dhe qytetit të Durrësit. Lodhja dhe mundi i hetuesve duket se nuk ka shërbyer, teksa drejtuesit e Krimeve të Rënda kanë lënë tri detyra. Fillimisht është urdhëruar që në bashkëpunim me autoritetet kosovare të këqyret territori ndarës i fshatit Zapod me fshatrat kosovarë. Më pas, oficerët e policisë gjyqësore do të marrin në pyetje nënën e vogëlushes, pasi ka dyshime se ajo bashkë me motrat kanë probleme morale me njëra-tjetrën. Së fundmi, por jo sipas rëndësisë, hetuesit do të shtrijnë hetimet edhe në shtetin e Maqedonisë, pasi në këtë shtet është e martuar një nga motrat e nënës së Bleonës. Ka dyshime se motrat kanë pasur konflikte me njëra-tjetrën.

Krehja e zonës
Grupi hetimor ka dyshime se vajza mund të jetë rrëmbyer në fshatin Zapod të Kukësit dhe më pas mund të jetë dërguar në territorin kosovar. Prokuroria thotë se nga këqyrja e kësaj zone mund të përfitohej ndonjë provë e vlefshme. Por duket se kjo nismë e Krimeve të Rënda mund të jetë e vështirë, pasi kufiri ndarës midis qytetit të Kukësit dhe atij të Prizrenit është i minuar që nga koha e luftës në vitin 1999. Do të duhej ndihma e specialistëve xhenierë për të verifikuar zonën, ndërsa në fillim të kësaj jave hetuesit e Krimeve të Rënda do të zbresin sërish në fshatin Zapod të Kukës.

“Hetimet për zhdukjen e vogëlushes Bleona Mata në muajin maj të këtij viti kanë vijuar gjatë gjithë kësaj kohe, ndërsa ditët e fundit, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka analizuar çështjen dhe ka lënë tri detyra. Në fillim të kësaj jave hetuesit do të shkojnë në terren për të verifikuar nga afër edhe dyshimet”, thanë burimet nga Prokuroria e Përgjithshme, sipas të cilave, pritet që pas këtyre verifikimeve hetuesit të dalin me një konkluzion përfundimtar.

Problemet familjare
Krahas krehjes së zonës kufitare midis Shqipërisë dhe Kosovës, grupi hetimor do të rimarrë në pyetje familjarët e vogëlushes. Duke parë të dhënat e administruara në dosje, ka dyshime të arsyetuara se vajza mund të jetë në shtetin maqedonas. Në këtë shtet ndodhet edhe tezja e Bleona Matës, e cila ka pasur probleme familjare me motrat e saj, përfshi këtu edhe nënën e vogëlushes. Kjo ka hedhur dyshimet se vajza mund të jetë rrëmbyer për hakmarrje, ndërsa hetuesit e çështjes do të marrin në pyetje edhe tezet e tjera të Bleonës, pasi edhe këto kanë pasur probleme me nënën e saj për çështje morali. Familja Mata, gjatë deklarimeve në polici, mendon se disa banorë të fshatit e dinë të vërtetën e Bleonës. Kërkimet nga ana e familjarëve shtrihen gati në gjysmën e Shqipërisë, në Tiranë, Durrës, Has etj., e deri në Prizren, Tetovë e kështu me radhë.

Bleona u zhduk pasditen e 22 majit, ndërsa ndodhej në mal bashkë me pesë vajza të rritura, përfshi hallën e saj, Alketën. Vajzat e rritura, pasi kishin marrë me vete Bleonën, kanë njoftuar një orë më vonë në familje, duke thënë se vajza e vogël nuk ishte me to në mal, ndërsa shumë orë më vonë u njoftua edhe policia. Kërkimet për vogëlushen u shtrinë për tri javë në malet e zonës, ndërsa më vonë u hetua edhe në pistën e rrëmbimit të personit, por pa sukses.

Sokol Cobo - Gazeta " Shqip"

  • Postime: 297
  • Gjinia: Femer
Amy A.
#13 ne: 20-09-2010, 19:13:49
 2 gazeta - 2 variante te ndryshme .

1 citon " Njerez te Humbur " e 1 Prokurorine.  Packa se informacionet qe jepen ne shtyp jane konfuz, dhente Zoti ta gjejne vajza gjendet sa me shpejt. E rendesishme eshte qe kerkimet vazhdojne ne rruge te ndryshme.

 

  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#14 ne: 03-10-2010, 14:29:43
“Njerëz të Humbur" transmeton ekskluzivisht itinerarin e lëvizjes së 7-vjeçares, Bleona Mataj

Përgjatë 4 muajve punë kërkimore dhe hulumtuese të stafit të "Njerëz të Humbur", për herë të parë mbrëmjen e së premtes që sapo kaloi u transmetua ekskluzivisht itinerari dhe skema e rrëmbimit të vajzës që fillon nga Zapodi i Kukësit deri në Athinë. Një numër i madh faktesh të akumuluara, që përmbajnë në brendësi emra vendesh dhe njerëzish janë publikuar dhe tashmë nuk ka asnjë diskutim që vajza ka rëne pre e një rrëmbimi.

Zbardhen të tjera vende dhe emra personash të përfshirë në rrëmbimin e Bleona Mataj- t

Kaloi dhe një tjetër javë dhe Bleona Mataj ende nuk është kthyer pranë familjes. Ajo ka humbur përpara 4 muajsh, 500 metra mbi shtëpinë e saj në fshatin Zapod dhe përgjatë të gjithë kësaj kohe vajza është zhdukur dhe ende nuk është kthyer në shtëpi. "Njerëz të Humbur" për disa emisione me radhë ka marrë përsipër kërkimin e vajzës 7 vjeçare dhe deri tani janë zbuluar disa emra personash që janë të implikuar në rrëmbimin e vajzës dhe po ashtu vendet ku ajo ka qëndruar. Nëpërmjet një kronike ekskluzive është përshkruar i gjithë itinerari i lëvizjes së vajzës për të mbërritur në Athinë, e cila është pista e fundit konkrete dhe më e besueshme ku vajza mund të ndodhet. Ajo që mbetet më interesante në të gjithë historinë, është prania e vajzës për disa muaj me radhë në Shqipëri. Mendohet se në Greqi, vajza nuk ka më shumë se një muaj që mund të ketë kaluar. Paralelisht, kolegët e "Fos Tuo Tounnel" jane duke u marrë më kërkimet e tyre në të gjithë zonën e Athinës për të verifikuar informacionet e ardhura në të dyja emisionet analoge. Nga studioja e "Njerëz të Humbur" nëna e Bleonës ripërsëriti edhe një herë thirrjen ndaj personave që mund ta kenë momentalisht vajzën, që ta kthejnë sa më shpejt dhe po ashtu thirrjen për ndihmë të çdokujt që mund të informojë për çdo të re rreth vajzës

Koha Jone

  • Postime: 6709
  • Gjinia: Femer
erlehta
#15 ne: 03-10-2010, 14:33:39
Sa me shpejt prane familjes

  • Postime: 297
  • Gjinia: Femer
Amy A.
#16 ne: 25-10-2010, 19:21:21
Ekspertët: Shumë shpejt do të zbulohen arsyet e rrëmbimit të 6-vjeçares

Policia është shumë pranë zbardhjes së zhdukjes së Bleona Matës më 22 maj të këtij viti. Burime policore thanë për “Shqip” se janë grumbulluar mjaft të dhëna në lidhje me këtë ngjarje, madje edhe të dyshuar kryesorë. Sipas ekspertëve të Antikrimit, kjo ngjarje do të ishte zbardhur më shpejt nëse do të ishte vepruar që në momentet e para. Kështu do të ishin gjetur me kohë gjurmët e rrëmbyesit. Po ashtu, duke u nisur nga të dhënat, ekspertët mendojnë se ka dijeni për personin e dyshuar nga të afërm të vajzës. Faktet tregojnë se vogëlushja ka qëndruar në zonën e Durrësit, Tiranës, të njohura si vende të ngulimeve të të ardhurve nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Po sipas ekspertëve, brenda një kohe të shkurtër do të arrihet zbulimi i autorit dhe shkaqeve pse ai e rrëmbeu vajzën e vogël. Ka edhe fakte të tjera, të cilat nuk publikohen për arsye hetimore, por që janë vënë në dispozicion të grupit të hetimit. Kjo ngjarje e ka shqetësuar opinionin publik, por qetësisht policia ka kryer kontrolle dhe verifikime, ndërsa përveçse në momentet e para, nuk është dyshuar se vogëlushja nuk jetonte. Ditët në vazhdim do të sjellin surpriza hetimore rreth kësaj çështjeje, e cila nuk konsiderohet rrëmbim.

Zhdukja e vogëlushes Bleona Mata më 22 muaj të këtij viti ka angazhuar policinë dhe prokurorinë për vendndodhjen e saj. Grupi hetimor deklaroi se të gjitha pistat po verifikoheshin me hollësi, ndërsa pas rreth katër muajsh hetime ka persona të dyshuar, por ende të pandaluar. Kohë më parë disa dëshmitarë rrëfyen se 6-vjeçarja Bleona Mata është strehuar për disa kohë në periferi të Tiranës dhe më pas është transportuar në qytetin e Durrësit. Disa persona kanë dëshmuar se kanë mësuar nga të afërmit se vajza është strehuar për disa ditë në fshatin Paskuqan në Tiranë, te një familje me origjinë nga Kukësi. Në këtë banesë, vajza e vogël është mbajtur deri në momentin që është transferuar për në Durrës. Në qytetin bregdetar, vogëlushja mendohet se është parë për herë të fundit. Megjithatë, nga këqyrja e këtij itinerari, hetuesit nuk kanë zbardhur asnjë detaj interesant. Agjentë të policisë kanë këqyrur banesat e dyshuara për ndonjë provë të mundshme. Ajo çfarë deklarojnë burimet nga grupi hetimor është se po verifikohen të gjitha pistat që kanë të bëjnë me një rrëmbim të mundshëm. Dy janë rrugët nga ku mund të ketë kaluar vogëlushja, në drejtim të Tiranës dhe në drejtim të Kosovës. Dyshimet e hetuesve të çështjes kanë vijuar për një rrëmbim të mundshëm nga banorët e fshatit Zapod, ndërsa nuk përjashtohen as të njohur të familjes Mata. Hetuesit e Krimeve të Rënda kanë kërkuar në zonën ku u zhduk vajza dhe kanë dokumentuar se vajza ka lëvizur rreth dhjetë minuta nga kontakti i fundit me hallën. Pra, nga momenti i ndarjes me shoqet dhe hallën, ajo mendohet se ka përshkuar një distancë rreth 200 metra dhe mund të jetë futur në malin e fshatit Zapod.


http://www.gazeta-shqip.com/index/search?str=bleona

  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#17 ne: 24-12-2010, 21:33:44
Divorcohen prindërit e Bleonës së zhdukur, i ati: Vajzën e ka shitur gruaja për të marrë para.

Atë ditë që ka humbur Bleona ajo ka thënë se ka shkuar në arë për të punuar, por në asnjë moment nuk ka qenë në arë. Ajo gjashtë orë ka folur në telefon. Nga ora 11 e gjysmë deri në orën 2 nuk është parë tek ara dhe nuk dihet se ku ka shkuar. Edhe në intervista dhe në emisionet televizive më shumë është marrë me rregullimin e flokëve të saj. Në ditët e humbjes së Bleonës ne qanim, ajo nuk ka derdhur pikë loti. Qeshte dhe bënte budallallëqe. Nuk di ku i gjen këto para për të bërë dhe ndarjen dhe udhëtimet për në televizion me pesë vajzat, të cilave u paguan shpenzimet. Edhe ditën e humbjes së Bleonës në telefonin e saj janë gjetur mbi 50 numra që nuk u përkisnin familjarëve dhe të afërmve tanë. Ka shkuar me ta dhe më ka tradhtuar disa herë.

Padia është regjistruar pak ditë më parë në gjykatën e Kukësit, e kërkuar nga ana e së ëmës, Bukurijes, por që dje dhe babai i vajzës e ka pranuar ndarjen. Ndonëse prej kohësh, që nga zhdukja e vajzës në mënyrë misterioze në maj të këtij viti, çifti mësohet se ishte ndarë praktikisht. Të dy bashkëshortët janë larguar nga fshati Zapod, për të jetuar tek të afërm në Tiranë. Zamir Mata ka marrë me vete dhe djalin e vogël. Në seancën e djeshme, Gjykata e Kukësit ka lënë si datë përfundimtare të vendimit zyrtar 11 janarin e vitit të ardhshëm ku do të shqyrtohen dhe dokumentet që do të servirë secila palë për kujdestarinë e djalit, Armandit 5-vjeçar.
Akuzat e prindërve të dëshpëruar ndaj njëri-tjetrit janë tepër të rënda deri në implikime të drejtpërdrejta në humbjen e Bleonës. Dje ish-çifti Mata ka dhënë publikisht dëshmi të reja për akuzat. Përveç pesë vajzave Zamir Mata ka përfshirë ish-gruan e tij, duke e akuzuar dhe për tradhti bashkëshortore dhe si personi që ka dijeni të plotë dhe është e implikuar në humbjen e Bleonës. Kundërakuza është e njëjtë dhe nga ana e Bukurijes.
Seanca gjyqësore ka nisur në orën 11:00, ndërkohë që fillimisht në shkallët e gjykatës është dukur Zamir Mata, me të atin Zenelin dhe të tjerë të afërm dhe më pas ka mbërritur po nga Tirana Bukurije Mata (Veizi). Palët nuk kanë folur dhe nuk janë përshëndetur me njëri-tjetrin. Ata që të dy thonë se do të kërkojnë Bleonën deri në vdekje. Gjyshi i Bleonës para seancës është shprehur për “Panorama” se ka vetëm një dëshirë: Të shohë të gjallë dhe njëherë Bleonën dhe pastaj le ta marrë kush të dojë. Ai falenderon gjithë njerëzit që kanë përjetuar dhe janë solidarizuar me ta në këta muaj tepër të vështirë. Ai jeton me vajzën Alketën dhe djalin tjetër, i martuar si shumë raste të tjera në Gorë, duke grabitur vajzën që donte. “Zamiri jeton në Tiranë tek vëllai tjetër. Djali i vogël, Armandi, vëllai i Bleonës trembej gjatë natës. ‘Babi erdhën hajdutët të më marrin, erdhën policët thotë’, kështu që vendosëm ta dërgojmë në Tiranë”, tregon Zenel Mata. Gjyshi i Bleonës shton se që në fillim i ka thënë policisë të marrë dhe të arrestojë Bukurijen se ajo ka dijeni për zhdukjen e së bijës. “Ishte një martesë e dështuar. Djali im ra në dashuri me të dhe unë nuk ia prisha”. Bukurija është nga fshati përballë, Lojmja dhe me Zapodin e ndan një luginë e thellë e lumit Luma, por që tashti do ta ndajë çiftin Bleona ende e pagjetur. Bleona u zhduk më 22 maj në kullotë sipër fshatit. Megjithë operacionet e zhvilluara në terren dhe më gjerë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni ende nuk ka asnjë gjurmë për vogëlushen.

Zhdukja e Bleonës, asnjë gjurmë nga 22 maji

Bleona Mata, në atë kohë pa mbushur ende 7 vjeçe, u zhduk në mënyrë misterioze pasditen e 22 majit, në bjeshkët e fshatit Zapod, në Kukës. Ajo kishte dalë në kullotë me hallën dhe 4 vajza të tjera të fshatit, por ato u rikthyen në shtëpi, ndërsa Bleona nuk u gjet që prej asaj pasdite e ende dhe sot nuk dihet fati i saj. Për gjetjen e saj janë angazhuar forca të shumta policie nga Shqipëria dhe Kosova, ndërsa hetimet u kryen nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ndonëse u hodhën disa pista hetimi, ajo e vdekjes aksidentale u përjashtua, duke u vazhduar hetimi vetëm në atë të rrëmbimit. Që nga maji i këtij viti, shumë variante janë hedhur mbi zhdukjen e Bleonës, por në asnjë rast nuk është provuar se ku ndodhet ajo. I ati i Bleonës, Zamir Mata hedh poshtë dhe thashethemet e përhapura këto ditë nëpër Kukës se gjoja Bleona është gjetur dhe po mbahet fshehur për t’u zbuluar në një emision televiziv për njerëzit e humbur.

Babai i Bleonës: Ish-gruaja e shiti vajzën për para

Zamir Mata, i ati i Bleonës akuzon nënën e vajzës për implikim në zhdukjen e së bijës 7 vjeçe. Ai nuk kursen akuzat për tradhti bashkëshortore ndaj Bukurijes.
A keni informacione të fundit për vendndodhjen e Bleonës ?
Shatë muaj pas humbjes së Bleonës nuk kemi asnjë informacion, as nga policia as nga njerëzit për gjetjen e saj. Asnjë telefonatë dhe asnjë gjurmë.
Ku i keni dyshimet?
Dyshimet janë shtuar tepër sidomos brenda familjes sonë. Qamiles dhe Gentianës i është shtuar dhe ish-nusja ime, Bukurija, me të cilën unë jam ndarë dhe sot kam seancën gjyqësore të ndarjes.
Çfarë faktesh keni për ish-gruan tuaj?
Atë ditë që ka humbur Bleona ajo ka thënë se ka shkuar në arë për të punuar, por në asnjë moment nuk ka qenë në arë. Ajo gjashtë orë ka folur në telefon. Nga ora 11 e gjysmë deri në orën 2 nuk është parë tek ara dhe nuk dihet se ku ka shkuar. Edhe në intervista dhe në emisionet televizive më shumë është marrë me rregullimin e flokëve të saj. Në ditët e humbjes së Bleonës ne qanim, ajo nuk ka derdhur pikë loti. Qeshte dhe bënte budallallëqe. Nuk di ku i gjen këto para për të bërë dhe ndarjen dhe udhëtimet për në televizion me pesë vajzat, të cilave u paguan shpenzimet. Edhe ditën e humbjes së Bleonës në telefonin e saj janë gjetur mbi 50 numra që nuk u përkisnin familjarëve dhe të afërmve tanë. Ka shkuar me ta dhe më ka tradhtuar disa herë.
Pse këto akuza të rënda ndaj ish-gruas?
100% ajo e ka humbur Bleonën ose ia ka dhënë dikujt ose ka marrë para për të. Bleona nuk ishte ndonjë fëmijë i veçantë , apo princeshë që të vinin ta merrnin në mal. Ka plot fëmijë të tjerë që mund t’i merrnin dhe nuk vinin për të rrezikuar në Zapod.
Ia keni thënë policisë këto dëshmi?
Po, dhe policia mbi 15 herë e ka marrë me nga 6-7 orë në pyetje . Nuk kam pistë se kush mund ta ketë se ajo ka shkuar me shumë njerëz. Ajo ka pasur 2-3 telefona dhe unë nuk i kam dhënë asnjë. Unë kam punuar edhe emigrant për të ruajtur fëmijët.
Do vazhdoni ta kërkoni Bleonën?
Sa të kem jetë dhe sa të jem gjallë unë do të kërkoj vajzën time.

Bukurije Mata: Burri na la,nuk bëri asgjë për vajzën

Bukurije Mata ka qenë e para që ka depozituar në gjykatë kërkesën për divorc ndaj të shoqit. Ish-bashkëshortja e Zamir Matës thotë se ai e ka braktisur atë dhe i ka marrë me vete edhe djalin 5-vjeçar. Edhe ajo shprehet se nuk do të reshtë së kërkuari Bleonën dhe do të marrë edhe djalin. Në lidhje me akuzat e ish-bashkëshortit, ajo i hedh poshtë ato, ndërsa shpjegon dhe arsyen sipas saj se ç’bënte ditën e zhdukjes së Bleonës.
Ish-burri juaj ju akuzon për humbjen e Bleonës dhe për tradhti bashkëshortore. Cili është komenti juaj?
Këto janë shpifje dhe trillime të atij. Ai nuk ka asnjë fakt për këtë dhe mua nuk ma bën syri “tërr”. Jam gati të përballem për këto. Telefonatat i kam bërë me njerëzit e mi dhe farefisin për gjetjen e Bleonës.
Pse kërkuat ndarjen nga ish-bashkëshorti juaj?
Ai nuk është kujdesur për mua. Unë jam grua e ve me burrë gjallë. Në asnjë aspekt dhe në asnjë moment ai nuk është kujdesuar për mua. Që nga moment i humbjes së vajzës ai më braktisi fare. Ai nuk preokupohet për fatin e jetës së saj.
Zamiri thotë se ju keni gisht e humbjen e Bleonës. Si reagoni për këtë?
Nëqoftëse e di le të shkojë dhe ta gjejë. Ai e di se ku është përderisa ka marrë edhe djalin. Unë ligjërisht i drejtohem shtetit dhe askujt tjetër.
Ish-burri juaj thotë se nuk jeni treguar e sinqertë në kërkimin e Bleonës?
Ai nuk e ka kërkuar Bleonën. Ai shkon e rri tek dhëndri, ndërkohë që unë në çdo kohë dhe aspekt kam qenë në kërkim të Bleonës. Ai nuk është treguar aspak i vëmendshëm për vajzën që i humbi.
Do vazhdoni ta kërkoni Bleonën?
Patjetër. Bleona është vajza ime. Edhe për djalin unë do të kujdesem se unë jam nëna e tij dhe unë e kam bërë atë. Kam besim e do ta gjej se nuk i kam bërë keq askujt.

KUKES/ JONUZ HALLAQI Panorama

  • Postime: 12738
Mishel...............
#18 ne: 06-08-2012, 14:41:41
e si u la ky muhabet?????

u gjet s'u gjet , e shiti se shiti...monstra ne kurriz te femijes

  • Postime: 3135
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#19 ne: 16-08-2012, 00:40:08
O Mishel, policia nuk gjen ato qe humbin sot, e te gjeje ate pas 6 vitesh.

Nese ke shpres akoma qe do gjendet, ateher ben mire te nderrosh mendim. :P

  • Postime: 12738
Mishel...............
#20 ne: 16-08-2012, 10:30:03
Makabritet c'te thuash

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#21 ne: 27-12-2013, 18:02:06
e ka grabitur ndonje qerre per korce