Partia e Blerte
Brixhida Kokedhima: Une gruaja qe dua te ndryshoj politiken
Intervistoi SHABAN SULA
E konsideron vendim te rendesishem futjen ne politike, por thote se nje hap i tille ka ardhur si pasoje e shqetesimit per natyren, e, sidomos, pas pozicionimit te forte te mediave qe drejton kunder planit te qeverise per ngritjen e nje impianti te perpunimit te plehrave ne zonen e Kasharit.
Brixhida Kokedhima, bashkeshortja e botuesit te njohur, Koco Kokedhima, ne nje interviste per "Panoramen" nuk e fsheh deshiren per te qene ne Kuvend pas zgjedhjeve te ardhshme, por mendon se vendimi per zonen e kandidimit apo detaje te tjera do te vendosen vetem ne forumet e te blerteve. Ajo mendon se nje parti e tille do te arrinte te mbronte ambientin, cka per Shqiperine, sipas saj, eshte nje problem teper i mprehte. Nderkohe, ajo i ka nenvleftesuar zerat kundershtues per ngjitjen ne krye te te blerteve, duke u kerkuar te gjitheve qe te konkurrojne me ide ne partine e drejtuar prej saj. "Une besoj se mund te udheheq me sukses aspiratat dhe programet e te blerteve shqiptare dhe te justifikoj shpresat e qytetareve shqiptare per nje mjedis te shendetshem, per nje sjellje miqesore ndaj natyres, per nje politike njerezore e transparente", shprehet zonja Kokedhima, e bindur se ka zgjedhur nje alternative qe do te mund te sjelle nje levizje politike jo vetem ne mbrojtje te ambientit, por edhe per mbare politiken.
Jeni drejtoresha e sh.a "Spekter", pse vendoset te angazhoheshit ne politike?
Une e pranova ftesen e te blerteve dhe detyren qe me ngarkuan si bashkekryetare me figuren e nderuar te z. Nevruz Maluka, per te ndihmuar ne riorganizimin dhe fuqizimin e alternatives se blerte. Situata ne Shqiperi eshte mjaft e rende. Mjedisi jo vetem eshte cenuar e mbarsur me rreziqe te medha per shendetin dhe jeten e njerezve, por po ve ne dyshim dhe po shuan edhe shanset e zhvillimit te vendit ku ne jetojme, punojme dhe rrisim femijet. Nga kjo buron nje pergjegjesi e madhe publike qe kerkon kohe dhe perkushtim te larte, nje pergjegjesi e madhe para kolegeve te grupimit te blerte dhe para gjithe shqiptareve qe jane te shqetesuar per situaten ku vendi yne ndodhet sot.
Ka pasur zera, hamendje e diskutime per vendosjen tuaj ne krye te te blerteve. Cili eshte mendimi juaj per to? Cilat jane disa nga arsyet qe ju shtyne te pranonit postin e kryetares se kesaj partie?
Pergjithesisht zgjedhja ime ne krye te te blerteve eshte pritur shume mire. Kam pasur me qindra urime e vleresime. Ndofta se opinioni eshte i ngarkuar shume me situaten kritike ambientale ne Shqiperi, ndofta se ne historine e vendit tone eshte e para here qe ne krye te nje grupimi politik vendoset nje grua. Ka natyrisht edhe pyetje e kersheri te cilat lidhen kryesisht me rolin e rendesishem qe luan bashkeshorti im, zoti Kokedhima, ne shume fusha te aktivitetit te tij ne Shqiperi. Une e di gjithashtu se sa here ndodhin ndryshime ka edhe reagime e diskutime. Kjo eshte e kuptueshme. Ne trashegojme nje prapambetje te madhe. ̢̮â¬Â¹shte ora te punojme. Kush ka nje ide te mire, eshte i mirepritur. Kush deshiron te jape nje kontribut te vlefshem, do te gjeje perkrahjen e vemendjen tone te pakursyer. Nuk mund te merremi me fjale te kota qe sâââ‰â¢prodhojne asgje. Te blertet nuk e duan statukuone. Une besoj se mund te udheheq drejt suksesit aspiratat dhe programet e te blerteve shqiptare dhe te justifikoj shpresat e qytetareve shqiptare per nje mjedis te shendetshem, per nje sjellje miqesore ndaj natyres, per nje politike njerezore e transparente.
Gazeta "Shekulli" prej kohesh ka ngritur akuza ndaj projektit italian te sjelljes se plehrave ne Shqiperi. A kane lidhje keto akuza me marrjen e drejtimit nga ana juaj te te blerteve shqiptare?
"Shekulli" beri me te miren e mundshme per Shqiperine dhe shqiptaret. Te blertet jane kunder sjelljes se plehrave te huaja ne Shqiperi. Ne e thyem planin e importit te plehrave. Te blertet shqiptare do ta anulojne perfundimisht kontraten e ngrire te qeverise shqiptare me "Becetin" dhe nuk do te lejojne kurre qe ne Shqiperi te hyjne plehra nga vende te tjera. Ky eshte premtimi i pare elektoral i te blerteve shqiptare.
A do te marrin pjese te blertet ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2005?
Te blertet do te marrin pjese ne zgjedhjet parlamentere te vitit 2005 dhe do arrijne per here te pare te kene grupin e tyre parlamentar. Kjo do te jete nje nga te rejat me emancipuese ne politiken shqiptare. Te blertet shqiptare kane ne gjirin e tyre figura te ndritura, shkencetare, intelektuale te shquar, biznesmene, sportiste te suksesshem e shqiptare te mire qe e duan me gjthe shpirt jeten dhe natyren e shendetshme, njeriun dhe zhvillimin, pastertine e politikes dhe te shoqerise. Te blertet kane ide te shkelqyera se si duhet te zhvillojme vendin e te fitojme mbi varferine, injorancen dhe padrejtesite shoqerore, ata kane alternativa optimiste per rinine dhe inteligjencen, ata kane projekte te besueshme per nje arsim dhe shendetesi te mire per popullin. Keto jane disa garanci te mira per suksesin tone ne zgjedhjet e ardhshme.
Do te kandidoni ne keto zgjedhje?
Une do te kandidoj ne keto zgjedhje per te blertet shqiptare.
Ku do te kandidoni ju?
Kete do ta vendosin te blertet shqiptare.
Ju jeni nder grate biznesmene me te njohura ne vend, tani edhe politikane. Cila fushe eshte me e mira per ju, politika apo biznesi?
Nuk kam nje pergjigjje te drejtperdrejte per kete. Pas mbarimit te Fakultetit te Shkencave te Natyres ne Tirane kam punuar si mesuese matematike per rreth 6 vite. U shkeputa 6 vjet nga puna dhe iu kushtova rritjes se tri vajzave te mia. Pas kesaj iu ktheva perseri punes. Kam drejtuar per me shume se 2 vjet internet servis provider-in e "2K" Group-it (ABISSNET) dhe prej 5 vitesh kam drejtuar shoqerine e shtypit te shkruar sh.a. "Spekter". Pasi botuesi dhe bashkeshorti im pranoi me kenaqesi deshiren time per tâââ‰â¢u angazhuar me te blertet shqiptare, une i paraqita atij doreheqjen nga postet e drejtorit ekzekutiv te gazetave dhe ai po realizon zevendesimin tim te bute nga drejtimi i sh.a. "Spekter", ndofta deri ne fund te ketij viti. Une momentalisht jam perqendruar ne punet e grupimit te blerte. Jemi duke rekrutuar personelin ekzekutiv dhe teknik. Jane 10 poste specialistesh qe duhet te zgjedhim dhe vendosim ne detyrat e ndryshme ne strukturen organizative te grupimit. Po punojme per ngritjen e sekretarise shkencore, e cila do te kete rreth 30 specialiste te cilet do te jene te angazhuar full dhe part time per te hartuar raportet mbi te cilat do te punoje Keshilli Shkencor Ambiental (KSHA) qofte ne seance plenare, qofte ne seksione. Ne muajin nentor duam te ngreme KSHA-ne dhe strukturat rajonale e lokale te te blerteve, te perpunojme programin dhe te pergatisim kongresin kombetar te te blerteve shqiptare, i cili mendohet te zhvillohet ne dy faza: ne dhjetor te zhvillohet analiza e situates, ndryshimet statuore dhe zgjedhjet, ndersa ne mars - prill te vitit te ardhshem te miratohet programi dhe strategjia elektorale e te blerteve shqiptare. ̢̮â¬Â¡do pune e bej me seriozitet e pasion. Nuk e di se cila prej ketyre ju duket me e mire. Une jam e lumtur qe gezoj shendet te mire dhe qe punoj per gjera qe i dua, qofte ne biznes, qofte ne politike.
Reagimi si kreu i te blerteve
Pergjithesisht zgjedhja ime ne krye te te blerteve eshte pritur shume mire. Kam pasur me qindra urime e vleresime. Ndofta se opinioni eshte i ngarkuar shume me situaten kritike ambientale ne Shqiperi, ndofta se ne historine e vendit tone eshte e para here qe ne krye te nje grupimi politik vendoset nje grua.
Pretendimet per zgjedhjet
Te blertet do te marrin pjese ne zgjedhjet parlamentere te vitit 2005 dhe do arrijne per here te pare te kene grupin e tyre parlamentar. Kjo do te jete nje nga te rejat me emancipuese ne politiken shqiptare. Te blertet shqiptare kane ne gjirin e tyre figura te ndritura, shkencetare, intelektuale te shquar.
Kokedhima ne politike, vetem ne rrethana te vecanta
Vetem nje pozicion i detyrueshem mund ta shtyje botuesin Koco Kokedhima te hyje ne politike. Kete deklarate e ka bere dje bashkeshortja e tij, Brixhida, e cila ka shpjeguar se vendimi i saj per te hyre nhe politike e per te kandiduar eshte jashte vendimeve te bashkeshorit te saj. "Ai nuk deshiron te hyje ne politike dhe se do ta beje nje gje te tille vetem nese do te jete krejtesisht i detyruar", ka deklaruar dje zonja Kokedhima, duke u shprehur njekohesisht se "Bashkeshorti im, si nje njeri publik, ka qene gjithnje model edhe ne drejtim te informimit te publikut per cdo vendim te tij, qofte ky vendim biznesi, qofte vendim qe lidhet me politiken".