×

Cerdhe private apo shtetërore?

· 12 · 1389

Cerdhe private apo shtetërore?

· 12 · 1389

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 06-10-2011, 00:33:32
Kohët e fundit shumë nëna dhe baballarë sjellin fëmijët për të disatin vit radhazi në çerdhe. Por ka edhe nga ata prindër që përballen për hërë të parë me këtë eksperiencë.

“Fëmija im nuk ndiehej mirë në çerdhen private. Kishte ambiente të vogla. Ishte si e traumatizuar. Iu bë si makth. Ishte pikërisht ai momenti që vendosëm të vinim në një kopësht, çerdhe shtetërore”, shprehet babai i një fëmije.

Miri është një nga prindërit që këtë vit ka transferuar vogëlushen e tij nga çerdhja private në një çerdhe shtetërore. Por, ai nuk është prindi i vetëm që i është rikthyer shtetërorit. Vetëm në çerdhen “Pranvera” ka pasur rreth 10 kalime. Diana, drejtoresha e kësaj çerdheje na tregon për kushtet që i ofrohen një fëmije në ambientet e çerdhes që ajo drejton: “Ne ofrojmë hapësira më të mëdha, staf të specializuar, ushqim me standarde, çmime të ulta, kontroll të vazhdueshëm, zhvillim psikologjik, fizik, social, intelektual dhe gjuhësor.” 

Dikur çerdhet dhe kopshtet shtetërore ishin baza e parë e formimit të fëmijëve. Prindi nuk kishte shumë mundësi përzgjedhjeje, veçse ta dërgonte fëmijën në çerdhen apo kopshtin e lagjes së cilës i përkiste.

Ndërkohë, pas viteve ’90 në Shqipëri filluan të hapen kopshtet e para private, si një zgjedhje alternative. Duke paguar më shumë, rritej kërkesa për shërbim më të mirë, përkujdes më të madh, ushqim dhe ambiente më cilësore.

Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit dhe Bashkia, në Shqipëri ka 71 670 fëmijë që frekuentojnë kopshtet shtetërore dhe vetëm 3512 fëmijë që frekuentojnë kopshtet private. Cerdhet shtetërore në Tiranë frekuentohen nga 1800 fëmijë, kurse për çerdhet private nuk ka statistika të sakta.

Largimet dhe regjistrimet e reja janë të pranishme. Vihet re një rritje e kerkesave për t’u regjistruar tek çerdhet publike, por nuk ka një përllogaritje të saktë të  kalimit të fëmijëve nga çerdhet dhe kopshtet private në ato shtetërore. Ka shpjegime të ndryshme, por ishte vetëm Blerina, një nga administrueset e pakta të kopshteve private që pranoi të fliste për këtë cështje: “Natyrisht që ka largime, por për arsye të ndryshme. Disa prej tyre kanë kapriço. Nuk i përputhet orari ose edhe për arsye financiare”

Por, pavarësisht të gjithave, arsyen e vërtetë të përzgjedhjes e di vetëm prindi. Vetëm ata e dinë se çfarë është më e mira për fëmijët e tyre dhe se si duan ata t’i rrisin e t’i edukojnë ata. E rëndësishme është të bëhet zgjedhja e duhur e së ardhmes për të voglin ose të voglën e tyre.

Ndonjëherë konkurrenca shërben pozitivisht në një rritje cilësore të kushteve për të konkurruar me kopshtet dhe çerdhet e tjera private dhe shtetërore. /top channel

Cerdhe private apo shtetërore? - Pasdite ne Top Channel
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#1 ne: 17-10-2011, 21:35:12
 E kush nuk e do me te miren per femijen e tij....Gjithmone mendohet se cerdhet, kopshtet private jane me te mire, i plotesojne me mire kushtet per shendetin dhe aktivitetin e femijes, por sigurisht qe jane "te shtrenjta" gje qe jo te gjithe mund ta perballojne nje oferte te tille e keshtu shume familjare i drejtohen shteterorit.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#2 ne: 28-03-2013, 18:46:25
Private se ne shtet jane si kope derrash
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#3 ne: 06-05-2013, 08:39:41
e gjithe bota eshte nje cerdhe shteterore, nje komunizem jo perfekt qe vuan ngjyren e tij, nje lindje e vazhdueshme qe nderpritet diku.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1449
  • Gjinia: Femer
flutur
#4 ne: 06-05-2013, 08:42:12
Dhe ti me siguri EDUKATORI saj LOL
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#5 ne: 06-05-2013, 09:39:35
Shtetrore vallai, jo per arsye financiare por sipas pervojes shtetrorja na ka dal me e mire se private.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#6 ne: 08-05-2013, 13:57:29
Private per arsye financiare...jo se jam pasanike por sepse me mire dy leke me shume dhe shenddeti i femiut ok se dy leke me pak e cdo jave ilace
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1288
Pasion
#7 ne: 08-05-2013, 14:01:32
Ne privat,e pse e ato private s;jane njesoj :S
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 545
  • Gjinia: Mashkull
BVDGF
#8 ne: 08-05-2013, 14:02:22
Private per arsye financiare...jo se jam pasanike por sepse me mire dy leke me shume dhe shenddeti i femiut ok se dy leke me pak e cdo jave ilace
Ketu tek ne nuk ka p** po gjete nje vend je i pari i lagjes.
Cerdhjet jane te gjitha te kishes po i financon shteti dhe xhepi i prinderit.
Po te isha ne Shqiperi normal privatin.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#9 ne: 06-10-2013, 13:08:59
une jam per cerdhe private, eshte vendi me i mire ku mund te cosh femijen tend
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1288
Pasion
#10 ne: 06-10-2013, 13:36:16
une jam per cerdhe private, eshte vendi me i mire ku mund te cosh femijen tend
Per cerdhe s'di po per kopshte them qe nga ato privatet ka te mira,edhe anasjelltas.

Disa u japin mundesine te mesojne me te punesuar me eksperience edhe te papertuar,kurse ne disa tjera vec fjalet e mira u ngelet te mbajne sepse per pune aha :(  dmth 100 here me mire ajo shteterorja!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#11 ne: 16-10-2013, 20:00:11
Vajza ime cerdhen e kreu te privati, ndersa kopeshtin po e vazhdon te shteterore. Jemi shume shume te kenaqur. Cdogje top, prima.  :)
Privati dhe shteterori ketu nuk kane asnje ndryshim
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super