×

Diferenca e moshës në një marrëdhënie burrë-grua

· 30 · 2573

Diferenca e moshës në një marrëdhënie burrë-grua

· 30 · 2573

  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 19-04-2008, 17:03:56
Të gjithë bëhemi pjesë herë pas herë e diskutimeve rreth temave të ndryshme që kanë të bëjnë me jetën në çift. Gjithkush mund të ketë biseduar rreth diferencës së moshës në një raport në çift. Por edhe pse kjo nuk është një pikë e rëndësishme që një lidhje të funksionojë, studimet e ndryshme japin disa konkluzione dhe statistika. Strategjia evolutive më efikase për burrat është të kenë gra më të reja. Dhe kur themi të reja, nuk kemi parasysh as 2 as 5 vjet diferencë, por plot 15 vjet. Këtë e pohon një studim i publikuar nga revista Biology Letters, sipas të cilit, diferenca ideale për një çift burrë grua duhet të jetë një dekadë e gjysmë. Kërkuesit e Universitetit të Vjenës kanë realizuar një studim në popullsinë suedeze duke verifikuar lidhjet mes fëmijëve dhe prindërve. Si rezultat pjesa më e madhe e fëmijëve të stresuar jetojnë në familje në të cilat mes burrit dhe gruas ka diferencë të vogël moshe. "Burrat kanë tendencë të dëshirojnë gratë më të reja, pasi i gjejnë ato më tërheqëse, ndërsa gratë kërkojnë një partner mashkull të stabilizuar dhe që të jetë plot me siguri në vetvete, të gjitha këto karakteristika i gjen më me lehtësi tek burrat më të mëdhenj në moshë",- shpjegon udhëheqësja e këtij studimi. Ka dhe studime të tjera që mbështesin këtë studim, i cili për shumë njerëz lë vend për diskutim. Të njëjtin përfundim ka arritur dhe një studim i bërë në Universitetin e Finlandës. Në 2001, duke studiuar popullsinë e veriut të Finlandës, ata arritën në konkluzione të njëjta: Burrat me gra, që kanë një diferencë deri 15 vjeçare, kishin më shumë fëmijë të mbarë.
Diferenca e moshës
Për fëmijët, diferenca ndikon mirë, po për vetë riprodhimin? Sipas një studimi të ri në këtë fushë çifti ideal për riprodhim është i formuar nga një burrë që është 6 vjet më i madh se partnerja e tij. E thotë natyra: me këtë diferencë moshe ekzistojnë mundësitë më të mira dhe shanse të mëdha për t'u riprodhuar. Burrat preferojnë gratë, apo shoqe më të reja se vetja, pasi kjo maksimizon mundësinë për të bërë fëmijë, ndërsa shanset ulen ndjeshëm kur gruaja është më e madhe se burri. Gratë, në të njëjtën kohë, rreken të preferojnë burrin më të madh, sepse ky zakonisht siguron më shumë të ardhura për të mbajtur fëmijët. Kështu që, stereotipi kulturor që sheh njeriun të preferojë gratë më të reja është thjesht fryt i një tendence natyrore, e bërë për të lehtësuar riprodhimin. Kërkimi nxjerr në dritë pastaj se kur personat kanë një fëmijë me një partner, dhe një tjetër me një tjetër, ky partner i dytë ka gjithmonë tendencën për të qenë më i ri se i pari, kjo qoftë në rastin e burrave, ashtu dhe në atë të grave.
Studimet e fundit
Edhe pse "rregulli" i zakonshëm është marrëdhënia kur partneri është më i madh në moshë se partnerja nuk janë të pakta edhe rastet e tjera. Pra ka dhe ndryshe, kohët e fundit është vënë re që shumë gra rreken të kenë marrëdhënie me një mashkull që është më i vogël në moshë, gra që shfaqen më të forta, që nuk kanë nevojë të mbrohen, që tani marrin rolin e mashkullit, bëhen ato mbështetje dhe mbrojtje për një mashkull. Gra që zbulojnë një siguri të re, që në adoleshencë nuk mund të kihet, gra që në vite dhe në eksperiencë kanë gjetur dimensionet e tyre ideale. Gra që ndjehen mirë me veten e tyre dhe për këtë arsye, pëlqehen shumë nga meshkujt. Gra që i "marrosin" ata meshkuj që kanë disa vjet më pak se ato, të intriguar nga ky lloj miksimi gruaje: eksperte, e zonja, dhe pak "mama".

TiranaObserver

  • Postime: 162
  • Gjinia: Femer
hurma
#1 ne: 23-04-2008, 12:19:15
Gra që i "marrosin" ata meshkuj që kanë disa vjet më pak se ato, të intriguar nga ky lloj miksimi gruaje: eksperte, e zonja, dhe pak "mama".

Përse gjithmonë kur një grua shfaqet me e sigurtë ne një marredhenie i vihet damka qe luan rolin e "mama-se"? Kam lexuar shumë here artikuj te tillë dhe gjithmonë kur flasin për gra te pavarura, te sigurta qe dinë se çfarë duan nga një mashkull e një marredhenie u vihet nga mbrapa "roli i mamase" qe ato ndjejne se duan te luajnë me partnerin e tyre, gjë qe nuk besoj se është e vërtetë.

Thjeshte mendoj qe jane dy njerez qe ndihen mire me njeri-tjetrin dhe nuk i vene shume rendesi diferences se moshes.
Capkenja
#2 ne: 25-05-2008, 17:37:33
Bernoja ate ben.....kontrollon cilesine e postimeve..mire ben  ai se na coroditen me keto shkrime...spo dime cte lexojme :D

  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#3 ne: 25-05-2008, 18:39:56
Une e shpjegoj kshu, emigrantet qe jane jashte i bejn per pune letrash keto martesa ne diference te madhe moshe :D Mendje mendje kjo bote.

  • Postime: 15
besabes
#4 ne: 25-05-2008, 18:56:29
Unë e shpjegoj kshu, emigrantet qe janë jashtë i bëjn për pune letrash këto martesa ne diference te madhe moshe :D Mendje mendje kjo botë.

ishalal e merr ti naj plak hahahaha e ti ndreq letrat e kur she cupat e reja te digjet zemra flak hahahahaha :P
Emira
#5 ne: 25-05-2008, 19:02:48
Mos ja qaj hallin se Berni do kthehet ne Shqiperi dhe ka per te marre ndonje goce Elbasani :D beqare te lashte  ;) bej shaka Berni

Berni, degjo se ajo qe thua ti, deri diku qendron qe shume here njerezit e bejne per te rregulluar letrat, ama ke plot njerez qe pavaresisht nga statusi i tyre thjesht bien ne dashuri dhe aq. As me shume e as me pak.

Kam shume pak diference moshe me tim shoq, vetem dy vjet dhe sot sesi me duket qe me pare me terhiqnin me shume meshkujt minimumi 10 vjet me te medhenj ne moshe se une...biles qe ne femijeri, nga mosha 14 vjec e lart, me pelqenin 26 vjecaret shume here me shume ne paraqitje se morracaket e klases :D  hmmmmm:
Capkenja
#6 ne: 25-05-2008, 19:53:13
po Emira une kam nje shembull goxha ne shoqeri

ajo 27 ai tek 53 vjec.........dhe duhen

nuk do te thote pse ajo eshte ruse qendroi per letra...ai me dok ishte para se te njihej me te

  • Postime: 4187
Charlie
#7 ne: 29-05-2008, 09:20:26
ishalal e merr ti naj plak hahahaha e ti ndreq letrat e kur she çupat e reja te digjet zemra flak hahahahaha :P


Hahahah kjo ishte e fort LOL

  • Postime: 236
Nadja
#8 ne: 29-05-2008, 11:01:00
Një diference e madhe moshe për mua s'do ishte ide e mirë.
Mund të kemi një harmoni te plotë ne vitet e para te marteses, por mendoj qe pas disa vitesh pikërisht kjo diference e madhe moshe do bëhet shkak për probleme të ndryshme.
Gjithsesi, them  qe varet me tepër nga natyra dhe personaliteti i secilit. :)




« Editimi i fundit: 29-05-2008, 16:03:27 nga Berni »

  • Postime: 239
  • Gjinia: Mashkull
Triology
#9 ne: 29-05-2008, 14:36:42
dashura snjef mosh mund te lidhet nje 20 vj me je 30 vj si Ashton kushtner me Demi Moore prsh  :P

  • Postime: 691
  • Gjinia: Mashkull
SocialNetwork
#10 ne: 29-05-2008, 17:05:58
Rendesi ka dashuria qe mund te kete midis 2 partnereve edhe pse diferenca e moshes eshte e madhe.
Ky eshte mendimi im

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#11 ne: 27-03-2013, 10:40:41
Lexova diku ne net qe diferenca ideale eshte 3 vjet e 4 muaj.

  • Postime: 12738
Mishel...............
#12 ne: 27-03-2013, 11:32:09
une vetem kete 4 muajin kap....aq jam me e madhe :P

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#13 ne: 27-03-2013, 15:05:57
Deri ne 7 vjet, mashkulli me i madh :D

  • Postime: 12738
Mishel...............
#14 ne: 27-03-2013, 15:55:00
kjo eshte teme ekzistuese...

http://www.zeriyt.com/cfare-mendoni-per-partnerin-qe-eshte-me-i-madh-ne-moshe-t37834.0.html


na cmendet me keto tema sa andej ketej

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#15 ne: 27-03-2013, 21:12:54
dashuria s njeh moshe thone

  • Postime: 46
  • Gjinia: Femer
NYCTR87
#16 ne: 27-03-2013, 22:59:35
Deri ne 5 vjet me te madh se kisha dash

  • Postime: 12738
Mishel...............
#17 ne: 27-03-2013, 23:00:32
dashuria s njeh moshe thone

Njeh qe cke me te

  • Postime: 46
  • Gjinia: Femer
NYCTR87
#18 ne: 27-03-2013, 23:01:17
Njeh qe cke me te

Edhe une ashtu mendoj

  • Postime: 12738
Mishel...............
#19 ne: 27-03-2013, 23:02:43
Edhe une....apo une  e thashe i here

  • Postime: 6709
  • Gjinia: Femer
erlehta
#20 ne: 13-04-2013, 18:10:20
Nuk ka me mire se e njejta moshe ... :)

  • Postime: 12738
Mishel...............
#21 ne: 15-04-2013, 13:21:47
Nuk ka me mire se e njejta moshe ... :)

cdo gje eshte relative....kur je nje moshe zakonisht ke i tru dhe krijon i derro perplasje qe si bohet dermoni.....po keto jane si te jete tipi dhe karakteri i robit e ska lidhje hic me moshen...

  • Postime: 545
  • Gjinia: Mashkull
BVDGF
#22 ne: 15-04-2013, 14:01:40
cdo gje eshte relative....kur je nje moshe zakonisht ke i tru dhe krijon i derro perplasje qe si bohet dermoni.....po keto jane si te jete tipi dhe karakteri i robit e ska lidhje hic me moshen...
Ate thuaj, gjarpri nuk duhet ngacmuar se te pickon.

  • Postime: 12738
Mishel...............
#23 ne: 15-04-2013, 14:03:57
kush eshte gjarpri sipas teje LOL

  • Postime: 545
  • Gjinia: Mashkull
BVDGF
#24 ne: 15-04-2013, 15:44:24
kush eshte gjarpri sipas teje LOL
Ajo pra, po qe se ke shume diference ne moshe ose do iki ai ose do ikesh ti nga ai LOL