×

Disa hapa të nevojshëm për një martesë të shëndetshme pas lindjes së fëmijëve

Disa hapa të nevojshëm për një martesë të shëndetshme pas lindjes së fëmijëve

· 1 · 315

  • Postime: 26499
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 14-05-2019, 18:23:54
 

Edhe nëse nuk dalloni asnjë shqetësim në horizontin martesor dhe keni plot miq, nuk ka asnjë garanci që kjo do të mbetet e pandryshuar pasi bebja të vijë në jetë. Ja disa ide:

Filloni hetimin e mëngjesit dhe pasdites.

Nisni të mbani kontakte të rregullta me njëri-tjetrin. Kontaktoni dy herë në ditë, një herë në mëngjes e një herë pasdite, thjesht e shpejt me një telefonatë, postë elektronike apo mesazh të shkruar. Përse dy herë? Mëngjesi ju lejon të shihni si ka nisur dita. Pasditja ju ndihmon të pregatiteni për darkën.

Programoni seks të rregullt.

Veprimtaria seksuale bie ndjeshëm pas lindjes së një fëmije dhe humbja e intimitetit emocional, që e shoqëron, mund të jetë shkatërruese për çiftet.

Zhvilloni refleksin e empatisë me partnerin tuaj.

Burimi më i zakonshëm i konfliktit është hendeku mes qëllimeve të panjohura të një personi dhe sjelljes që vërehet së jashtmi. Ky hendek mund të kapërcehet me anë të empatisë.

Pajtohuni me maturi:

Nëse ziheni përpara fëmijëve, pajtohuni po përpara tyre. Kjo i lejon ata të modelojnë mënyrën si të zihen, por edhe të pajtohen.

Balanconi ngarkesën e punëve të shtëpisë.

Djema, filloni të ndihmoni në punët e shtëpisë që tani. Bëni një listë të punëve që bën gruaja juaj. Pastaj një listë të atyre që bëni ju.

Adresoni pikat e nxehta.

Asnjë martesë nuk është e përkryer, sigurisht, por disa mund t’i mbijetojnë fëmijëve më mirë se të tjerat. E dini se në cilën kategori hyn martesa juaj? Programet e ndërhyrjes në martesë mund t’jua thonë. dy prej programeve më të vlerësuar në Shtetet e Bashkuara u zhvilluan në laboratorët e Filip dhe Kerëllajn Kouanit plot e përplot me mjete diagnostikimi, sesione praktike, libra të shkruar mbi këtë temë dhe formularë për të marrë pjesë në seminare.
https://shendeti.com.al/disa-hapa-te-nevojshem-per-nje-martese-te-shendetshme-pas-lindjes-se-femijeve/
 

Disa pyetje per faktorin nderkombetar

Nisur nga M A XRubrika Aktualiteti

Postimi i fundit 25-05-2020, 21:46:29
nga M A X
AMA dhe AKEP mbyll disa webfaqe me kerkese te Ermal Mamaqit

Nisur nga M A XRubrika Mix

Postimi i fundit 29-04-2020, 11:54:39
nga Poshnjari
Ja se si ne Kine ndertohet nje spital brenda disa ditesh

Nisur nga M A XRubrika Mix

Postimi i fundit 03-02-2020, 12:56:18
nga M A X
Disa nga gjuhët kryesore programuese dhe shpjegimi i tyre

Nisur nga M A XRubrika AlbDEVs

Postimi i fundit 02-02-2020, 20:25:11
nga M A X
Lodhja emocionale - Disa arsye

Nisur nga M A XRubrika PsiSoc

Postimi i fundit 22-12-2019, 23:34:16
nga M A X