×
Hyrja
Profili

Dita e nenes

Dita e nenes

· 26 · 14409

  • Postime: 2214
  • Gjinia: Femer

ne: 07-03-2007, 23:16:19
Une neser kam dy festa,festen e mamit dhe ditlindjen e babit  :D eshte e thene qe te grihem nga leket  :P
Gezuar pra gjithe nenave  :) dhe gjysheve  :D
 
« Editimi i fundit: 10-05-2020, 09:17:32 nga M A X »

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 08-03-2007, 07:30:21
Çudi qe sapo hape këtë teme Lepurushja Korcare, sepse pikërisht tani, unë sapo u nisa kartolina elektronike shoqeve te mia me te dashura dhe mikeve me te mira - disa prej te cilat janë edhe nëna. Me bëhet qejfi qe hape temën, Lepurushe. :)

Teknikisht ama (për te te "korrigjuar" ty dhe te gjithë ata qe s'e dinë) 8 Marsi njihet si DITA NDERKOMBETARE E GRUAS dhe si Femra qe jemi kjo feste na takon te gjithave, se jemi Nëna apo jo. Bota e feston (përveç ne Shqiptareve) ditën e Nenes atëherë kur vjen - ne Maj. Është gjithmonë te Dielen e dytë te Majit festa e Nenes. Ka ndryshim nga 8 Marsi, ama.

Nejse: TE GJITHA VAJZAVE TE KETIJ FORUMI (PA PERJASHTIM) DUA TU UROJ GEZUAR 8 MARSIN! Qofshim Gjithmonë ne Buzeqeshura!!!

Një Tufe me Lule për te Gjitha prej meje Elegances.

:lule :lule :perqafim :puth

P.S. Uroji gezuar Mamit - Festen, por edhe Babit - Ditelindjen. Gezuar nga nje patriote, thuaju. ;) (lol)

  • Postime: 7064
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 08-03-2007, 21:35:00
Nena eshte gjeja me e shtrenjte.
Zeri i saj eshte  tingulli me i embel.
Dora e saj eshte me e ngrohta.
Prehri i saj eshte foleja me e sigurt.
Ajo eshte vete dashuria, miresia dhe vete jeta jone.

Qofshin te bekuara kurdohere  :perqafim

  • Postime: 2214
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 08-03-2007, 21:59:15
Dicka qe kam krijuar 4 vite me pare:

Nene!Kete emer te shtrenjte e ndjej prane ne cdo hap te jetes. Ky emer dyrrokesh por madhor shkrin akullin. Kjo qenie e mbrekullueshme i jep jete cdo shpirti. Nene,pranvere e zemres te cdo femije,te cdo njeriu.Prania e saj me mbush me jete,gjalleri,drite e shprese. Me dha jeten ta jetoj,me dha bekimin qe jeten ta gezoj.Mbeshtetem ne krahet dhe gjoksin e saj dhe ndjej zemren qe i rreh fort.Nene,thesar i cdo zemre,gjeja me e cmuar,pasqyra ku mund te shohesh gabimet e veta. Kjo fjale eshte shkruar ne shpirtin tim,kjo fjale troket ne zemer,dhe eshte nje strehe ku mund te mbrohesh nga rreziqet e jetes.Sa here qe sjell ndermend apo shqiptoj fjalen nene mbushem me gezim e dashuri.Nje fjale e embel,nje perkedhelie e lehte,nje perqafimin i saj do me bente njeriun me te lumtur ne bote,do me jepte krahe te fluturoja.Jo kurre s'mund ta harroj imazhin e buzeqeshjes se saj te embel i cili me qendron gjithmone para syve.Nuk mund ti harroj duart e saj qe me perkedhelin lehte si puhiza e nje flladi pranveror. Fjala e nenes me jep shprese,me cel dyert e jetes.Nene,sa bukur tingellon kjo fjale. Drite e cdo shpirti,ndjenje e cdo zemre:"Te dua nene"

  • Postime: 7994
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 09-03-2007, 21:58:27
Une e kisha harruar fare 8 Marsin (paskam pasur feste e nuk e paskam ditur :D)
Mamin e mora sot kur me tha se ishte ne Mal te Zi me shoqet e saj per 3 dite do festonin 8 Marsin........edhe une si goce e mencme qe jam i thashe ...eeeee po prandaj te merrja une ty dje tere diten e nuk te kapja dot
-Po mi , me thote ajo e gjora kam qene ne autobus e kam pas ne cante celularin....
- Jo mi une te mora vetem te te uroja i thash une :D
Kur e mbylla mendova....Sa e mire qe eshte , me erdhi gjynah qe e genjeva por per te miren e saj , Ja ju be zemra mal :D

  • Postime: 7994
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 09-03-2007, 21:59:26
Se ju harrova juve tani pa ju uruar ....Gezuar o Gra per shume vjet ....rrofshim e gezofshim me te dashurit tane e me famniljet tona

#6 ne: 13-05-2007, 06:33:44
Faktikisht sot te pakten ketu ku jam une 13 maji ne Gjermani cilesohet si festa e Gruas..e mqs eshte feste ju uroj gjithe te mirat e me ndonje fat te mire atyre qe beqare..kurse te martuarave jete te lumtur !

  • Postime: 2214
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 13-05-2007, 15:19:34
Edhe ketu te ne sot eshte dita e nenave. Tani sa u ktheva nga dyqani i luleve :D kam blere lule per gjithe lagjen :D LOL LOL

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 08-03-2008, 09:23:03
Urime 8 Marsin te gjitha Nenave e Grave Shqipetare :)

  • Postime: 3096
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 08-03-2008, 09:28:22
Edhe nga une urime 8 marsin te gjitha Grave dhe Nenave Shqipetare dhe them se besoj se jeni nenat me te mira ne bote.

  • Postime: 335
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 08-03-2008, 09:46:59
urime te gjitha nenave e grave shqiptare!!!!!

  • Postime: 7064
  • Gjinia: Femer

#11 ne: 08-03-2008, 12:49:42
Gezuar NENA te DASHURA  :perqafim

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer

#12 ne: 08-03-2008, 14:46:58
gezuar festenn :) :)
 
« Editimi i fundit: 10-05-2020, 09:14:52 nga M A X »

  • Postime: 2649
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 08-03-2008, 18:04:37
Gezuar te gjithe NENAVE e grave shqipetre festene 8 marsit,ato kanqe qene,jane dhe to te jene nenat me te mira ne bote

#14 ne: 08-03-2008, 20:48:16
flm flm per urimet...

gezuar mami im,vjerra ime festen e nenes :) jeni dy nena shume te mira,njera me ka bere mua tjetra lepurushin tim :)

  • Postime: 187
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 08-03-2008, 23:44:50
     G E Z U A R  Nena e motra festen tuaj.

   Nje urim te vecante (vec nenes sime) edhe per femrat e Forumit.

               GEZUAR.

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer

#16 ne: 09-03-2008, 19:18:20
     G E Z U A R  Nëna e motra festen tuaj.

   Një urim te veçantë (veç nenes sime) edhe për femrat e Forumit.

               GEZUAR.

thnx :) :)

#17 ne: 10-03-2008, 15:29:56
Jo vetem ne shqiptaret e festojme si Diten e Nenes 8 Marsin Elegance. Ruset dhe shtetasit e ish Bashkimit Sovjetik   p.sh. te njejten gje bejne...e me c kam marre vesh, ne komplet ish-bllokun  komunist lindor, kjo dite fesohet si festa e nenave. Po ke te drejte, ne mbare boten eshte Dita e Gruas.
Ne se nuk gabohem, edhe nazistet e kane pase festuar Diten e Nenes si feste, por do bej ca kerkime pasi te shkruaj ketu;-)) se nuk e mbaj mend saktesisht.E sigurt jam se festimi ishte komplet demagogji per te ngritur lart femren me prejardhje ariane dhe detyren e saj te "shenjte" per te lindur ariane te rinj...
Dita e Nenes sot ne Gjermani nuk ka te beje fare me llojin e festes dhe celebriteteve qe beheshin ne ate kohe.

Capkene! Nuk ke shume kohe ne Gjermani prandaj ta fal;-))) une kam plot 16 vjet me rradhe qe e harroj cdo vit: Festa e Nenes ketu eshte gjithmone e djela e dyte e Majit dhe kete vit eshte 11 Maji. Shikoje ne Wikipedia;-))
13 Maji qe thua ti, ka qene ne vitin 1923 hera e pare e festimit, ndaj te eshte ngulitur keshtu ne mendje...

Shume interesant eshte fakti qe sipas te dhenave te Wikipedias, per here te pare Dita e Nenes eshte festuar ne SHBA si feste mbarekombetare.

  • Postime: 1209
  • Gjinia: Mashkull

#18 ne: 11-03-2008, 10:50:53
Me shume vonese po ju uroj te gjitha nenave dhe femrave ne te gjithe boten....Gezuar 8 marsin..........ne veqanti, nje urim te perzemert per nenat dhe femrat e forumit zeri yt.....

 :perqafim :perqafim

  • Postime: 12347
  • Gjinia: Femer

#19 ne: 08-03-2010, 15:08:21
Gezuar festen gjithe nenave  :perqafim

  • Postime: 3780
  • Gjinia: Femer

#20 ne: 08-03-2010, 19:39:29
Gezuar dhe nga ana ime...per te gjithe nenat dhe femrat...  :perqafim

  • Postime: 6970
  • Gjinia: Femer

#21 ne: 08-03-2010, 20:05:05
Gezuar te gjitha femrave!!!  :perqafim

  • Postime: 1215

#22 ne: 08-03-2010, 21:49:54
Dashuria për nënën
Nena eshte nje perkedhelje e deshirueshme,Nje shikim i embel nje buzheqeshje e ngrohte..Nje lule e njome,qe lind me kengen e pranveres Nje yll qe shkelqen ne qiell,Nje engjell i ardhur nga qielli nje diell qe ,shkeqen dhe ngroh token nje thesar I cmuar, i fshehur ne nje ishull desert…Më ka bartur në prehër me dhembje dhe vuajtje. Më ka linde me klithma dhe rënkime. Më përqafove dhe më prite me puthje dhe buzëqeshje…Asnjëherë nuk ke qarë deri sa isha zgjuar. Nuk ke pushuar përderisa nuk më ke parë mua të lumtur. Kur unë buzëqeshja edhe ti buzëqeshje edhe pse nuk e dije shkakun. Ndërsa kur vija i pikëlluar, ti qaje edhe pse nuk e dije shkakun. Tek ti isha i falur para se të gaboja dhe e harroje gabimin tim para se të pendohesha. Më arsyetoje para se të kërkoja falje. Kush më lavdëronte, , ti i besoje edhe sikur të më shpallte mbret i njerëzve. Kush më kritikonte ti nuk i besoje edhe sikur t'i sillte edhe dëshmitarët më besnik. Vetëm ti ke qenë e preokupuar me brengën ndaj meje.
Sikur të mundem që me lot falënderimi t'i lajë këmbët tuaja, nga turpi edhe këpucët tuaja.
Do të doja, sikur të mundem, ta marrë vdekjen tënde dhe çdo gjë të pakëndshme që të ndodhë.rritem, e për nënën time gjithnjë jam e vogël. Ulem, por te ajo gjithnjë jam fëmijë. E vetmja ajo për mua ka derdhur lot, qumësht dhe gjak. Bota për mua u ndryshua, por jo edhe nëna.  Dashuria per Nenen nuk shuhet kurre,eshte e ngrohte perkedhelja dhe perqafimi i nenes ,eshte mahnitese ndjenja shpirterore per nenen qe me bene aq te lumtur ne jete,ndjehem krenare qe jam fryt i saj......... Dashuria per nenen eshte dicka qe nuk mund te shprehet me fjale. dashuria per nenen eshte e vetmja dashuria e perhershme.
nena eshte fjala e pare qe belbezon foshnja,me aromen tende nisi jeta im vitet kalojn dhe dashuria per ty kurr nuk po shteron ajo vetem rritet ashtu sikurse dhe vitet Dashuria jote eshte e vetmja pije qe shpirtin ma sheron ti je e shtrenjte e pa krahasueshme e vetme je ti nje zemer e madhe qe din veq te fale e te dhuroje parajse e shpirtit per cdo femije  ti per ne thurr endrra tek ti behen sa shfajsime ehh sa justifikime…
Parajse e jetes je ti nje veshtrim ne sy qka ndodh brenda meje e ndjen veq ti...
TE DUA NENA IME E SHTRNJTE...(L)

  • Postime: 6970
  • Gjinia: Femer

#23 ne: 08-03-2010, 21:57:21

:) :perqafim

  • Postime: 1215

#24 ne: 09-03-2010, 09:29:23
 :D             :perqafim                   :D

Temat e fundit