Duaje njeriun ne cdo moshe! - Familja

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

 Duaje njeriun ne cdo moshe!

     Duaje njeriun ne cdo moshe!

    · 5 · 1798

    • Postime: 1581
    • Karma: +8/-1

    ne: 03-10-2007, 12:13:35


    Strategjia bazë e çdo inidvidi të përgjegjshëm pavarësisht nga profesioni, kultura, besimi fetar apo ambicioni i përligjur, është kudo dhe në çdo kohë hartimi dhe realizimi i asaj që në sociologjinë moderne dhe në programet sociale të të gjithë krahëve politik thiret: “Projektet
    e jetës”. Ato fillojnë me lojrat e fëmijirisë, vijojnë me edukimin shkollor konsolidohen me marrjen e një profesioni, shkohet më tej me krijimin e familjes dhe barrën e përgjegjësisë për babën si ‘Breadwinner’ dhe për nënën si ‘Hause Keeper’.
    Por ka edhe një detyrë tjetër të këtij projekti, përgatitja për moshën e tretë.
    Si do të vijë ajo, sa i siguruar do të jesh në atë perjudhë për shëndetin, sa të ardhura do të kesh që të bësh një jetë dinjitoze, sa i mbrojtur do të jesh që të mos denatyrohesh dhe t’i largohesh atij dinjiteti që të ka dhënë kontributi dhe figura publike e krijuar gjatë perjudhës së karjerës?!
    Sa i përgatitur do të jesh që të mbetesh pjese aktive dhe e gjithëpërfshirë e shoqërisë në dekadat që do të vijnë?!
    Ja përse mosha e tretë është pjesë e jetës. Njerëzit që jetojnë atë në një perjudhë konkrete janë pjesë e shoqërisë, ndërsa gjithëpërfshirja e tyre është kusht për një demokraci funksionale.
    Përjashtimi kufizon demokracinë, braktisja cënon liritë dhe të drejtat e njeriut, ndërsa haresa apo përbuzja kanë të bëjnë me homofobinë.
    Nëse ne harojmë të bëjmë këtë projekt, qëkurse jemi në aktivitet dhe jemi vital, atëherë kemi braktisur të ardhmen tone, i kemi kthyer shpinën një perjudhe kur mendimin do ta kemi shumë të pjekur por fuqinë do ta kemi të shteruar, dëshirat do të mund të jenë mjaft të motivuara dhe të ekuilibruara por aftësitë fizike do të jenë të tilla që paksohen, edukatën shëndetësore të fituar qoftë edhe intuitivisht nga jeta do ta kemi më të gjërë, por kapacitetin vital të trupit gjithnjë e të pamundur.
    Por edhe shoqëria dhe institucionet do të duhet të respektojnë kujdesin dhe ti shërbejnë ligjërisht dhe institucionalisht kësaj grupmoshe. Një detyrim i tillë fillon jo kur kjo moshë vjen dhe numurohen qindramijëra të moshuar, por që në kohën e aktivitetit të tyre efektiv në shoqëri, pasi çdo e ardhme ka një të shkuar, dhe çdo e sotme ka një të djeshme.
    Nëse ky detyrim nuk kryhet nga ‘Institucionet e specializuara’ dhe përgjegjëse, kjo quhet “braktisje e misionit të jetës”, që për një shoqëri demokratike është krejt e papranueshme.
    Goditet në kësi rastesh, parimi i barazisë, si një nga parimet themelore të shoqërisë së sotme demokratike. Sigurisht që individët nisur nga shumë faktorë personal dhe të ambientit, të qëndrueshëm apo rrethanor, historikë apo konkretë, janë të ndryshëm, por të gjithë janë të barabartë në atë që quhet”projektet e jetës”
    Ndaj politika shtetrore dhe shoqërore nuk duhet të humbasin” sensin dhe masën e barazisë”, nuk duhet braktiset asnjë indivdidë për shkak të moshës.
    Shoqëria e pabarazisë nuk është demokratikisht e formuar, ajo ka probleme sociale, ekonomike, të edukimit, si dhe të gjitha ato probleme që përbëjnë qëllimin e jetës njerëzore të cilat për një pjesë janë të realizuara, për një pjesë mungojnë. Kjo lloj pabarazie vjen nga politika dhe bartë dehumanizëm qoftë edhe të pjeshmë të shoqërisë.
    “Shpesh kam përsëritur,- ka thënë Olaf Palme- se barazija nuk është një kusht, por një drejtim në politikë…drejtimi është i rëndësishëm dhe ne duhet ta mbajmë atë”.
    Veçoritë e brezit të tretë në Shqipëri lidhen edhe me disa faktorë specifikë të cilët duhen analizuar dhe jo lënë në heshtje.Ky brez për fatin e tij të mirë apo të keq ka jetuar në dy shoqëri diametralisht të kundërta.
    Në shoqërinë komuniste me ekonomi të centralizuar dhe sistem të sigurimeve të planifikuara dhe vetëm shtetrore.
    Në atë shoqëri për disa dekada 3-4, u punua dhe u kontribua në krijimin e pasurisë kombëtare dhe pronave publike, si dhe për ndryshimet në fushën e edukimit shkollor, shkencor, shëndetësor, ushtarak, gjeologjik, etj etj, si dhe për realizimin e ndryshimeve të thella në mardhëniet me burimet natyrore, përfshi dhe kujdesin për tokën duke e mobiluar, drenazhuar e vaditur atë. Nga kjo shoqëri e djeshme, brezi i të moshuarëve të sotëm, doli pa pronë dhe pa burime të tjera të ardhurash. Sistemi i ri, ai kapitalist, e trajton këtë individ si pensionist, dhe shtresën ku ai bënë pjesë si grupim në nevojë. Përball ekonomisë së tregut, konkurencës që nuk kontrollohet për të përcaktuar normën e fitimit në treg, përmes taksimit real progresiv.
    Përball shpërdorimit të pasurisë kombëtare dhe deformimit të asaj publike, duke mos qënë kërkund aksioner, megjithëse shumë nga këto asete janë krijuar qysh në kohën e sistemit të djeshëm, kjo shtresë ka mbetur objekt i një përkujdesje asistenciale, që lidhet me ngritjen e pensioneve dhe sigurimin e disa shërbimeve falas nga shteti.Por për njeriun qytetar apo fshatar të moshës së tretë, ato janë të pamjaftueshme.
    Le të japim ndonjë shëmbull që të kuptohet. Fabrika ‘Birra Tirana’, ka qënë pronë shtetërore pra invsetim nga buxheti i shtetit, që ushqehej në socializëm nga akumulimi socialist, puna e papaguar e punonjësve.
    U privatizua në gjendje pune dhe me një bilanc pozitiv si në asete dhe në likujditete.E blenë disa kapitalsitë të rinjë shqiptar.
    Nëse punonjësit e kësaj ndërmarrje përfshi edhe ata që ishin pensionistë në momentin e dhënë do të njiheshin si aksionerë me një fitim, që mund të llogaritej nga vitet e punës, profesioni, kontributet dhe shkallën e sigurimit të pensionit të pleqërisë, ata do të merrnin nga dividenti një % .
    Kjo do ta lehtësonte buxhetin e shtetit dhe këta njerëz do të ishin në një jetë aktive, të interesuar për mbarvajtjen e punëve dhe biznesit në këtë kompani.
    Nëse ish Ndërmarja e Abrazivit në Tiranë nuk do të privatizohej vetëm nga drejtori, por si asset do të njihej si pronë e të gjithë ish punonjësve përfshi edhe pensionistët, kur të shëmbej godina dhe të kthehej në truall, që me ligj është pronë shtetrore, ndërtmi i pallateve si edhe po ndodh, do të bënte që 35% apo diçka më shumë si investim për truallin, të mos e marri vetëm drejtori që kthehet në pronar me një pronë që nuk e ka të trashëguar, por të gjithë punëtorët, edhe pensionistët që kanë punuar dje në këtë ndërmarrje bazuar në kontributin e lartëpërmendur.
    Të moshuarit e sotëm, pensionistët, jetojnë në kapitalizëm, por nuk janë aksionerë gjëkundi. Kanë kontribuar në ngritjen dhe shtimin e pasurisë kombëtare por nuk përfitojnë prej saj. Ky lloj kapitalizmi është i deformuar dhe i paplotësuar. Edhe sot me ligj mund të ndërhyet duke bërë llogaritjet dhe duke detyruar ata që janë pasuruar duke marrë pasurinë kombëtare dhe atë publike, që të ndajnë një pjesë të aksioneve të investuara edhe për këtë shtresë.
    Shteti dhe shoqëria tek ne kanë nevojë për politika sociale dhe jo për shërbime asistenciale. Ky është një dallim i madh konceptual dhe vrejtja më serioze që bëjnë institucionet e specializuara financuese në Shqipëri si FMN dhe BB.
    Veçori tjetër e të moshuarëve në Shqipëri lidhet me ndryshimin brenda familjes, e cila nga një familje bërthamë dhe herë herë, me tipare patriarkale, me buxhet familiar të centralizuar, me të ardhura që vinin vetëm nga një treg i mbyllur dhe i kufizuar në shpenzime, tash 17 vjet është ndryshuar, në shumë drejtime edhe deformuar për disa arsye thelbësore.
    Buxheti familjar ka ndryshuar në strukturën e të ardhuarve, është pjesëzuar në administrim, si dhe ka rënë skema e breadëinner, aq sa deri fëmijë që shesin në rrugë apo lypin, ose vajza që prostituojnë sjellin të ardhura që janë shumë më të mëdha se ato të prindërve në moshë për të punuar, pale kur ata mund të jenë pensionistë.
    Familjet janë segmentizuar për shkak të largimi të brezave të rinjë jashtë vendit në emigracion. Fillimi entuziast mbi të ardhurat në tregun jashtë atdheut, ja ka lënë vendin dëshpërimit, pasigurisë dhe problemeve ekonomike, ndaj edhe të ardhurat që i dërgohen familjeve janë thejsht për mbijetesë. Në Shqipëri fatkeqësisht emigracioni në vend që të sillte investime dhe zhvillim, solli dhe vazhdon të sjellë emigracion, shpesh edhe me bekimin dhe kujdesin e shtetit.
    Ikja e fuqisë punëtore të re sot në shekullin XXI, është sëmundja jonë e vjetër e ikjes së ‘energjisë vitale antropologjike’, që historikisht e ka lënë guackën tonë Shqipërinë pa perlat.
    Po humbet gradualisht për shkak të këtij largimi, solidariteti i dikurshëm njerëzor tipik shqiptar. Bile brenda në qelizë në familje, e cila përmes mutacionit që vjen nga tregu, është kthyer në harenë konfliktesh, përleshjesh deri në marrje të jetës së djalit nga babai, të jetës së vëllait nga vëllai, apo të jetës së gruas nga burri dhe anasjelltas.
    Krijimi i një strukture të re në familje ku brezat drejtohen nga filozofi të ndryshme për jetën dhe paranë, ka sjellur shpesh një gjendje të një humori të keq dhe acarimi shpirtëror mes brezave edhe kur ata mund të mos jetojnë në të njëjtën banesë.
    Ka sot një klimë bezdie dhe mos respekti për të moshuarit nga shumë adultë dhe të rinjë, çka bën që t’iu jetë hidhëruar pleqëria qindra e qindra të moshuarëve.
    Realitete të dhimbshme konfliktuale i hasim edhe në vlerësimet për çështjet e pronësisë dhe të trashëgimisë, kur shpesh nga të moshuar për shkak të dashurisë së munguar apo braktisjes, ka preferenca në lënien e akteve të trashëgimisë të cilat shoqërohen me konflikte.
    * * *
    Në korrik të vitit 2005 u mblodh në Francë Kongresi Botror i Popullësisë, ku morrën pjesë 1200 specialistë, demografë, gjeografë, ekonomistë, antropologë social, statisticienë, mjekë, etj etj, përfaqësues nga 200 vende të botës. Problemi i popullësisë është një nga problemet e mileniumit.
    Por nga Shqipëria nuk kishte asnjë përfaqësues, megjithëse ne e kemi firmosur marrëveshjen e Johanesburgut të gusht 2000-s, dhe e kemi ratifikuar atë në Parlamentin e Shqipërisë në vitin 2003.
    Kur nuk merr pjesë në kongrese të tillë, atëherë je i vetpërjashtuar, pra i pa konsideruar dhe i papërfshirë në projektet globale dhe rajonale, ku edhe shkojnë fondet e institucioneve ndërkombëtare.
    Kongresi arriti në përfundimin se popullësia po plaket me shpejtësi dhe se lindëshmëria po ulet. Si rrjedhojë në dy dekadat e ardhshme familjet do të kenë një strukturë mjaft të veçantë. Do të ketë fare pak forca të reja aktive për punë dhe shumë të moshuar dhe tejet të moshuar, të cilët do të kërkojnë kujdes ekonomik, social dhe shëndetësor, si njerëz të tërhequr nga jeta aktive.
    Ndaj sigurimet e një shoqërie të tille do të duhet të projektohen qysh tani pasi nesër mund dhe ka gjasa të jemi përball një bombe sociale.
    Situata bëhet edhe me komplekse edhe për një arsye tjetër, pasi sipas studimeve serioze është arritur në përfundimin se brezat e sotëm të rinjë ‘janë të dënuar të bashkëjetojnë me pasigurinë’.
    Kjo për shkak të vështirësive në tregun e punës dhe të ardhurave relativisht të ulta. Ndaj shumë prej tyre edhe kur punësohen kanë frikë të krijojnë familje dhe duan të jetojnë vetëm në ‘robinsonizmin’ e tyre.
    Më keq akoma! Ka prej tyre, në një numur të konsiderueshëm që ‘sëmuren me sindromin e të qënit i pasigurt’.
    Kjo lloj patologjie sociale i hedh ata në jetën bosh, pa përgjegjësi dhe me sovranitete të deleguara. Bile me dëshirën që si brez të mos ketë identitetin dhe moralin e përgjegjësisë në atë perjudhë të epokës kur jetonë.
    Një rini e pa sigurt sot do të sjell një jetë të adultit jo rentable, dhe si përfundim një pleqëri të vetbraktisur dhe të dorëzuar tek fati dhe mëshira e të tjerëve pas disa dekadave.
    Duhet të bëhet qysh tani e qartë se çfarë lloj kapitalizmi po ndërtohet në Shqipëri dhe çfarë sistemi sigurimesh do të duhet të ndërtojmë?!
    Nëse tregu i sigurimeve pas atij bankarit, vazhdon edhe ai t’u shitet të huajve si edhe po ndodh çdo ditë, atëherë sigurimet tona do të jenë pjesë e një tregu transakional global, ndërsa ne, objekte transaksionale të tregut global pa çka se jetojmë në atdheum tonë.
    Përpunimi i stradegjive afatgjatë do të duhet të mbajnë në vemendje edhe disa çështje të tjera.Ka një tezë në shkencën e sotme të ‘Antropologjisë Sociale’ se,” Të vjetrit e rinj, ndryshojnë nga të vjetrit e vjetër”.
    Më shkoqur. 70 vjeçarët e viteve 2000 ndryshojnë nga 70 vjeçarët e viteve 1900, si botëkuptim, si njohuri, si aftësi për punë, si marrdhënie me teknologjinë, me pronën, më lëvizjen, etj etj.
    Po kështu, ata të viteve 2050 do të ndryshojnë shumë nga ata të viteve 2000, pasi priten zhvillime dinamike. Ajo që ka rëndësi të kuptohet është përfundimi i arritur nga antropologët social, se duhet ritur koha e moshës aktive, qoftë si rendiment në njësinë e kohës, qoftë edhe duke u larguar nga puna si pensionist në një moshë sa më të madhe.
    Pra qëllim është që të jemi aktiv gjatë gjithë jetës, si përmes studimeve dhe shtimit të informacionit, ajo që në SHBA thiret “edukimi i veteranëve”, ashtu edhe duke kontribuar në aktivitete rentabël ekonomike apo shkencore teorike apo aplikative.
    Fatkeqësisht në Shqipëri kemi një situatë të deformuar. Pensionist dhe i moshuar tek ne nuk është e njëjta gjë. Ka pensionistë pa bërë të 60-dhjetat. Kësaj i thonë të mbyllësh minierat e ‘energjisë njerëzore’ dhe shumë njerëz të mos arrijnë të njohin plotësisht potencialet personale dhe bashkëvepruese komunitare, duke mos shpërfaqur mundësitë që fshehin brenda vetes.
    Ndërsa buxhetit të shtetit, ‘të rinjtë në pension’ i kostojnë shumë, pasi duhet të lëvroi fonde që do të mund të shkonin për investime.
    Në këndvështrimin shpirtëror një jetë pa aktivitet, dëmton shpirtin e njeriut, e shpie atë në një plakje të parakohëshme, ndërsa shoqërinë në një klimë të mbyllur mizantropie, ku mungon prodhimi i ideve, nxitësave të zhvillimit.
    Retë e një jetë të zymtë, derdhin herë pas herë shtrëngatat e dhunës verbale apo fizike, të krimit në familje apo të marrëzive të tjera, si edhe janë xhelozitë e verbëra, apo apsurditetet gjithfarësh.
    Pra tek ne, ende nuk ka njohje reale të potencialeve të redimentit njerëzor, ndaj edhe nuk ka objektiva të artikuluara të zhvillimit në të ardhmen.
    Ky nonsense, ndryshe mund të quhet; “të ecësh përpara duke parë prapa”.
    Përpara me iluzion dhe pas me deziluzion!
    * * *
    Një sqarim tjetër themelor është ai që lidhet me kalimin e shoqërisë së sotme nga “Shteti i Mirqënies”(wellfaire state) tek “Shoqëria e Mirqënies” (wëellfaire society).
    Ky është një kapërcim epokal dhe bazë arsyetimi për stradegjitë e sotme afatgjate në shoqërinë moderne europiane. Mirqënia nuk është e lidhur vetëm me detyrimin shtetror ndaj individit, aq më shumë për ata që janë të moshuar. Shoqëria e mirqënies lidhet me dy faktorë kryesor:
    Së pari; Me mdryshimin që duhet të bëjmë në vetëdijen tonë mbi konceptin “mirqënie”. Mirqënia nuk është vetëm nocion ekonomik. Ajo është koncept ekzistencial dhe është e lidhur me zhvillimin ekonomik, por është e lidhur pazgjidhshmërisht më ambjentin ku jetojmë. Pra është një nocion që lidhet me kushtin, “për një ambjent human ekzistencial”.
    Nëse priten pyjet, ndoten ujërat e lumenjëve, të liqeneve dhe të deteve.
    Nëse digjen kullotat dhe dëmtohen kodrat e malet.
    Nëse kufizohet hapsira jetike urbane apo rurale, duke shpënë ndërtesat urbane në zonat rurale, dhe duke sjell popullësine rurale në zonat urbane, të gjitha këto deformime vijnë ndesh me një ligjishmëri bazë të ekzistencës, që është: ‘Akomodimi i antropologjisë në hapsirë’.
    Të gjithë këta faktorë që nga zhurmat, ndotjet, mungesat e kushteve të shërbimeve për një jetë normale, apo prishjet klimatike për shkak të ngrohjes globale, shihen sot si faktor të mirqënies. ‘I pasur’, në një kuptim, je, jo kur merr shumë, por kur shpenzon pak duke administruar.
    Të gjithë këta faktorë në “Konferencën Ndërkombëtare për Ngrohjen Globale që u zhvillua në pranverë të vitit2007, e shtynë ish-presidentin francez Jacque Chirac, të propozonte që këto të drejta që lidhen me mirqënien e njeriut ndaj të amendohen në Kartën Universale të OKB-s për të Drejtat e Njeriut.
    Se dyti: Nisur nga ky këndgjykimi për mirqënien dhe ‘shoqërinë e mirqënies’, përcaktohen edhe faktorët që ndikojnë në sigurimin e saj.
    Ata janë shteti, por është edhe tregu, i cili duhet të investojë për ambjentin duke shmangur teknologjitë e vjetruara, si edhe duhet ta ndali dorën kur për fitimet e tijë prishë natyrën, qetësinë publike, hedh në treg mallra jashtë cilësisë apo standarteve.
    Faktor i mirqënies është individi dhe komuniteti, të cilët duhet të ruajnë ambjentin ekzistencial, ajrin e pastër, ujin e kulluar, natyrën e virgjër, e cila nuk i vjen dot të moshuarit përmes pensionit, sado që të ritet ai.
    Së fundi faktor i mirqënies është edhe shkenca, teknologjia, inovacioni teknik si dhe edukimi shkollor, të cilët me zbulime të reja shkencore por dhe me edukim dhe bindje që vjen nga argumenti shkencor shkollor, e mbajnë gjall dhe aktiv bashkëpunimin e njeriut me natyrën dhe ambjentin, ku ai jeton.
    Kështu njeriu shprehet se e do veteveten dhe e respekton atë.
    Homofobia kjo sëmundje e globalizmit të sotëm që vjen nga vetinteresi i tregut, mund të përballohet vetëm me një sistem imunitar antroposocial.
    Ai quhet:” Dueje njeriun në çdo moshë”.

    Mare nga gazete shqiptare.com

    • Postime: 1364
    • Karma: +2/-0
    • Gjinia: Mashkull

    #1 ne: 03-10-2007, 23:57:31
    Sado qe ngurtesojmë zemrat, njeriun dhe personalitetin e tij duhet ta shohim me dashuri. Ne s'mund te jemi te drejt nëse skemi dashuri dhe respekt ndaj krijesës së Zotit.

    Pata ndegjuar një fjalë te urtë ku thotë se dashuria apo urrejtja ia ndryshojnë fytyrën drejtësisë.

    • Postime: 335
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Femer

    #2 ne: 11-10-2007, 14:35:28
    te moshuarit jane e kaluara,eksperieza,rrenjet,themelet,pa te cilat,nuk mund te ndertohet shoqeria,te rinje jane e sotmja,mengjezi,pa te cilen nuk ekziston dita,te vegjlit jane e ardhmja,pa te cilet,nuk mund te ekzistoje Shpresa

    • Postime: 12017
    • Karma: +185/-20
    • Gjinia: Femer

    #3 ne: 11-10-2007, 15:34:16

    te moshuarit janë e kaluara,eksperieza,rrenjet,themelet,pa te cilat,nuk mund te ndërtohet shoqëria,te rinje janë e sotmja,mengjezi,pa te cilën nuk ekziston dita,te vegjlit janë e ardhmja,pa te cilët,nuk mund te ekzistoje Shpresa


    .. me mallengjeve.... :perqafim

    • Postime: 335
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Femer

    #4 ne: 11-10-2007, 17:08:10

     

    .. me mallengjeve.... :perqafim


    e ti ma ngrohe zemren,te falenderoj Dreamm :perqafim

    Temat e fundit