×

E Dashura NËNË!

E Dashura NËNË!

· 28 · 7421

  • Postime: 1609
BESIM
ne: 07-03-2005, 18:09:06
Kjo teme do te jete e vecante vetem per thurrje vargjesh kushtuar Nënave.  


Jeni te lutur, te jeni serioz, dhe te mos perdorni mimika (ikona)!

  • Postime: 1609
BESIM
#1 ne: 07-03-2005, 18:10:13
E dashura Nene!

Ti me linde dhe me rrite
Ti u perkujdese dhe me mbrove
Ti me ngrohe dhe me edukove

U shqetesoje kur ne fytyr loti me rrjedhte
u gezoje kur fytyra me buzeqeshte
Ti gjume nuk beje per mua mendoje
mbi fytyren time gjithnje shikoje





ps. Sa per te dhene idene per temen!

  • Postime: 4460
  • Gjinia: Femer
*Ena*
#2 ne: 07-03-2005, 21:34:59
Fjala "Nënë" kudo në botë
zgjon në zemra dashurinë
mirëmëngjes jetës i thotë
se nëna e lind njerinë

Kjo dorë që tundi djepin
gjithë botën e gëzon

  • Postime: 4460
  • Gjinia: Femer
*Ena*
#3 ne: 07-03-2005, 21:38:25
Te puth syt o nene ime,
Te puth duart o nena ime,
Te puth zemren o nena ime
Ne jete e ne vegime,
Ne toke dhe ne parajse,
Ti je nena ime!



.
« Editimi i fundit: 20-04-2005, 12:43:17 nga Sineri nga Prishtina »

  • Postime: 4460
  • Gjinia: Femer
*Ena*
#4 ne: 07-03-2005, 21:53:52


C'fare eshte Nena?

Cfare eshte nena?
Kush mund ta thoje?
Nena per femijen eshte si qielli:
Nje kopesht i pafund blu
ku shikon te lulezojne yje te shndritshem yje.
Nena eshte zjarri qe te ngroh,
Qetesia ne dhimbje e trishtim...
Per femijen Nena eshte parajsa,
Plot me dashuri, e mbushur vetem me miresi.
Je gjithcka Nene
e sot zemra ime kendon per ty,
Gezuar, Gezuar NENE!

  • Postime: 4460
  • Gjinia: Femer
*Ena*
#5 ne: 07-03-2005, 22:20:48
Dashuria jote reflekton
ne cdo buzeqeshje qe me ke mesuar te dhuroj,
ne cdo lot qe derdh kur te ndjej larg e ne gezimin qe te dhuroj
kur te therras emrin tend Nënë.

[attachment[/attachment]
« Editimi i fundit: 07-03-2005, 22:25:29 nga Eni »

  • Postime: 7994
  • Gjinia: Femer
Lisa
#6 ne: 08-03-2005, 00:18:44
Perse ti moj nene kaq shume je merzitur
Sa nuk te ze gjumi deri naten vone
Mengjeseve aq heret, valle pse je ngritur
Me syte ngulur, tek ibriku qe vlon

Te dhemb plaga ime, me shume se mua
Dhe shalli i madh ate se mbulon
Te te kisha prane o nene sa dua
U mbusha me mall e zemra s'duron

Po une do sherohem, c'do gje do kaloje
E bashke do te jemi ne perseri
Vec loti yt, sa shpesh do m'kujtoje
se kur une semurem e vuan dhe ti

  • Postime: 605
  • Gjinia: Femer
melody
#7 ne: 13-04-2005, 16:37:19
Mamit..!
-------------------
Nder vezullime dritash,
njehkohesisht zbrazetire..
Cdo zbukurim dritash,
fytyren tende ndricon..
Ate dite me shikime
te thella u percollem..
duke fshehur lotet,
qe ne faqe na rrodhen...

Sikur qindra njerez,
te njihja,qe mundoheshin
prane zemres sime,
te zinin vend..
Apo ne dashuri te jetoja.....
tjeter dashuria dhe malli,
qe kam per ty,
askush si zevendeson ata sy...

Kush e ka thene shprehjen:
"Larg sysh larg zemres" -
vertete ka gabuar..
Nese vezullime dritash,
kudo shoh perreth,
mendja gjithe diten,
tek ti, me ka shkuar..


  • Postime: 1125
  • Gjinia: Mashkull
INDRITI
#8 ne: 14-04-2005, 04:51:17
Nëna

Të flas sonte për nënën, s'besoj të të mbetet hatri ty baba, sepse dhe ti fjalën nënë shqiptove për herë të parë! Që të dy u kujdesët për mua, por se ç'më thotë zemra, vetvetiu nënën kërkon më shumë.


Nuk di nga t'ia nis, ashut siç nuk kam ditur e mundur asnjëherë, ta vlerësoj të plotë figurën tënde o nënë.
Nënë, unë u rrita, madje tashme do filloj te rrudhem e plakem, por sado thinja të më dalin në kokë dhe sado rudha t'i shtohen futyrës sime, për ty do të mbetem përherë biri yt i vogël, biri yt foshnjërak, dhe saherë të më marrë malli, do ta mbeshtes kokën në prehërin tënd,do të qëndroj aty nën kënaqësinë e ledhatimeve të tua.
Sa i ëmbël ledhatimi yt! Sa e butë dora jote! Ajo dorë që iu besua djepi! Ajo dorë që iu besuan brezat! Nuk mund ta imagjinoj se sa krenare duhet të jesh ti nënë për këtë mision human që të është besuar, për ato vlera të larta dhe për atë dashuri,dhimshuri e mëshirë që Zoti i botërave ka mjellë në zemrën tënde!
Tani, tani po më vijnë në mendje, kujtime nga më të bukurat, kujtime për të cilat më merr malli!

Kush më mbarti brenda vetes për nëntë muaj me radhë?
Kush m'i njomi buzët për herë të parë?
Kujt i prishej gjumi kur unë qaja?
Kujt i dridhej zemra kur unë sëmuresha?
Ishe ti, nënë,


Kush kujdesej për mua?
Kush vraponte pas meje kur unë rrëzohesha
dhe e ëmbëltonte me puthje vendin e vrarë?
Ishe po ti, nënë, ti ishe.

Kush më fali dashuri, ngrohtësi e ledhatime?
Kush më mësoi të dua, të jem i butë, i ëmbël dhe i sjellshëm?
Ishe ti, nënë,Ti nënë e shtrenjtë.

O nënë, fjalët dorëzohen përpara asaj që ndjen zemra. E shoh se jam shumë i paaftë të them atë që ti meriton!
Njëherë dikush pyeti nje njeri te ditur e shume te urte se kujt duhej t'ia kushtonte më së shumti mëshirën e tij. Ai iu përgjigj:
"Nënës tënde."
"Po pastaj?"
"Nënës tënde"
Sërish e pyetën: "Po pastaj"
"Nënës tënde" u përgjigj. Dhe kur e pyetën për të katërtën herë, u përgjigj "Babait".

Ndaj edhe une kam deshira ta zbatoj kete thenie derisa te jem gjalle, pasi per ty asgje nuk eshte e mjaftueshme.

  • Postime: 1125
  • Gjinia: Mashkull
INDRITI
#9 ne: 21-04-2005, 15:14:19
Nenes  time te dashur.
Të falenderoj ngaqë ke folur me mua dhe që më ke bërë shoqëri kur isha në barkun tënd; ngaqë më ke thënë "dita që linde ti ishte dita më e lumtur e jetës sime"; për përqafimet dhe puthjet që më ke dhënë; ngaqë e përsërisje pa u mërzitur "nënë, nënë, nënë" derisa e mësova; ngaqë më vije mbrapa me shami që të mos fshija hundët me mëngët e trikos; ngaqë më nxitje që të pyesja përherë "përse, përse, përse"; për buzëqeshjet e tua aq të ngrohta; ngaqë ishe shoqja ime më e mirë; ngaqë më besoje mua; ngaqë nuk ishe një nënë që më doje vetëm prej së largu; ngaqë kur isha sëmurë më prisje tek koka tërë natën; ngaqë ke qarë me mua; ngaqë ke qeshur me mua; ngaqë më thoje "të dua"; ngaqë nuk më thoje "të pata thënë"; ngaqë më the pa i fshehur lotët se do të merrte malli kur po ikja larg; ngaqë sa herë që ulesh në tavoline më kujton mua se a kam ç'të ha, ngaqë më mësove se asgjë nuk fitohet lehtë dhe as suksesi pa mundim; ngaqë m'i ke dedikuar mua vitet më të bukura të tuat; ngaqë më ke mësuar të shpreh dashurinë, respektin; ngaqë je një nënë e mrekullueshme...
Dhe mbi të gjitha, ngaqë je nëna më e mirë në univers...
Faleminderit nënë e dashur...



  • Postime: 2890
  • Gjinia: Femer
Dolce
#10 ne: 06-05-2005, 10:50:12
Nene gjeja me e shtrenjte ne kete bote..Nene ku tek ti gjejme perhere ngrohtesi .ku shpirtin tone e ploteson me dashurin tende nene e dashur..Sot jam nene dhe une dhe kuptoj me mire cdo te thote fjala nene..dhe e kuptoj si me ke dashur dhe me do ..Nene sot jemi larg ...dhe malli per ty shtohet me shume ..Zemra pervelon.Sa do doja nene te degjoja doren tende te bute tek me ledhaton floket e mi ..Zerin tend tek me thote dy fjale Zemre ..oh Nene e dashur sa deshIre te kisha prane tani ne keto caste malli o hyjni e kesaj bote. Nene.. Nene.. Nene.. Therras por ti je larg :(  :(  

  • Postime: 1125
  • Gjinia: Mashkull
INDRITI
#11 ne: 07-05-2005, 14:54:33
Nëna
Pluhuri i këpucëve të saj është po aq i shtrenjtë sa syrmeja dhe fytyrat e fshira nga ky pluhur janë të larta sa fytyrat e vendosura në fronin e arte. Ajo është një qënie e dhimbshur dhe këtë dhembshuri e tregon gjithë jetën e saj. Të qënurit nënë është e lidhur me fëmijën e saj, me atë që thërret: “Nënë!”. Nëse nuk është fëmija, nëna nuk mund të jetë nënë. Nëna që luan rolin e një heroine. Ajo është në mendje, në zemra dhe në qiej. Ka nëna që zënë vend në letra, në pena dhe në romane.
Dheu është nëna e farës, burimi është nëna e lumit, Hava(eva) është nëna e njerëzimit, Merjemi nëna e një shpirti, Emine nëna e gjithë së vërtetës…
Gjithmone nena eshte e lidhur me femijen e saj dhe djali apo vajza e saj mbeten femije per te madje edhe nese lyhen me argjend ne floke.
Periudha e rritjes, jeta shkollore, jeta ushtarake e fëmijës janë të gjitha çaste të dhimbshme që ia bën gjakun ujë nënës dhe në të gjitha këto çaste ajo derdh shumë pika loti. Ndodh që arrin të ngushëllohet, por ndodh edhe që mbytet nga lotët e saj që i ngjajnë një përmbytjeje. Ajo ngushëllohet duke menduar që fëmijën e saj ia ka dhënë dhuratë shtetit, atdheut të saj.
O nëna ime e pafatë që vuan nga zemra, që sytë e tu janë të mbushur me lotë; kush qe ai që t'i bëri të gjitha këto? Kush ta theu zemrën? T'i thyejmë ato duar.
Tashmë mos qaj më, o nënë! Retë që janë formuar nga lotët e tu janë ngritur deri në horizont. Të gjithë ne po vrapojmë drejt rënkimit tënd, në buzët tona kemi këngën e shpëtimit, po vijmë drejt syve që qajnë me lajmin e gëzueshëm. Në emër të gjithë njerëzimit ne ulëm kokën dhe të kërkuam faljë moj nënë!
Te lutem nene me fal, per capkenlleqet e mija madje edhe per largimin larg teje... Me fal , me fal, me faaaaaaaaaaal...

  • Postime: 9
blessed
#12 ne: 02-07-2005, 18:51:58
Tani qe jam dhe une nene po e kuptoj gjithe sakrificen tende nena ime. Po kuptoj sa e veshtire eshte te rrish gjithe naten pa gjume kur femija eshte i semure. Po kuptoj sa sakrifica ben nena per femijen e vet. Asnjehere nuk e kam kuptuar se c'do te thote te heq nga goja ime per t'i dhene femijes, te mos fle naten per te vezhguar femijen e semure; t'i japesh nga programi yt femijes kur ti ke gjithe ato aktivitete per te bere. Ndoshta gjithcka duket pa vlere te madhe, por keto sakrifica te vogla sjellin te medhajat.

Nena ime, dua te te falenderoj qe ke qene prane meje ne momentet me te veshtira. E di se edhe pse nuk kam pasur shume liri per te vendosur per veten time ndonjehere, gjithcka e ke bere per te miren time. E ndiej se asnjehere nuk to te te shperblej dot per cke bere per mua, ndaj dua te degjosh kengen e zemres sime per ty dhe sa te jesh ne jete ajo kenge te te tingelloje ne vesh ne momentet kur nuk do te jem prane teje:

TE DUA NENE..... TE DUA....... TE DUA..... TE DUA........
ASGJE DHE ASNJERI NUK DO TA ZERE DOT VENDIN TEND NE ZEMREN TIME....

  • Postime: 7049
  • Gjinia: Femer
erlehta
#13 ne: 19-08-2005, 03:48:31
Nene, emri me i shtrenjte per mua,
Te puth, te perqafoj e te them sa shume te dua.
Oh sa me ka mare malli.

  • Postime: 2805
  • Gjinia: Femer
Prishtinasja
#14 ne: 18-09-2005, 15:25:49
                                       Te dua nena ime  

Pranvera me aromën e saj të këndshme mbulon hapësirën dhe cicërrima zogjësh të japin ndjenjën se gjithcka mer një formë të bukur lindjesh. Nga ballkoni im vështroj gjithcka me një përmallim të vecantë sepse pranvera zgjon në mua ndjenjat e mallit për gjërat e shtrenjta në jetën time. Fytyra me rudha e nënës time ditëve të fundit më është fiksuar me një fuqi të papërshkrueshme dhe mijëra caste më lidhen me fytyrën e një nëne shqiptare që kishte një fat të mallëngjyeshëm ngaqë babai si aq shumë të tjerë ishin detyruar që të dalin nga shtëpia në kërkim të nje egzistence më të mirë. Mar një foto në duar dhe thellohem në shprehjet e fytyrës së saj dhe shikimi i saj më kaplon të tërin, emocionet përshkojnë trupin tim dhe e vërej se frymëmarja më bëhet më e rëndë.
Të gjesh fjalët për të përshkruar një nënë nuk është aspak e lehtë, por cfarëdo që të thuash mund të tingëllojë bukur sepse është një qenie aq e mrekullueshme saqë vetëm mendimi për të është i mjaftueshëm. Kur e pashë herën e fundit doli të më përcjellë si gjithmonë me hapat e saj të ngadalshëm, hapa që në vete mbajnë një urtësi shqiptare. Më shikoi shumë gjatë në sy dhe pashë se se mezi përmbahej, si duket përcjelljet e saj ishin tepëruar, ajo gjithmonë kishte mbetur me kokë nga dera për ti thënë dikujt një lamtumirë, përshëndetje ndarjesh që dhembin shumë. Më përqafoi fort me një përqafim që mbetet i njëjtë nëpër vite, nuk ka rëndësi se cfarë moshe ke, cfarë profesioni. Nuk ka rëndësi se sa do të zgjasë një rrugë, se cfarë klime ka zemra yte, se ke apo nuk ke probleme,ndjehesh mirë apo keq, sepse dashuria e nënës është një dashuri e përjetshme, dashuria më e sinqertë dhe e pastër që mund t'a gjesh. Kjo dashuri është e pastër sepse je një qenie e barkut të saj dhe kjo lidhje magjike është e pashkëputshme, ajo është lidhja më kuptimplote që mund të ketë në këtë planet. U ndava prej saj edhe një herë dhe shpirti m'u këput, në ato momente nuk vlejnë të gjitha të hollat e perendimit, të gjitha planet për një jetë më të mirë, gjithcka është aq e thatë saqë të duket se nuk ke fuqi të ecësh përpara.
Koka e saj mbeti prapa dhe dikur e shihja vetëm si hije nga pjesa e prapme e makinës ku isha ulur dhe në ditarin tim shkrova këto fjalë : Nënë e dashur e di që jeta të ka rënduar që në rini dhe ajo ka qenë e padrejtë me ty. E di që zemra yte është bërë një lum vuajtjesh e përcjelljesh, por e lus edhe një herë zotin që të jesh gjallë kur të kthehem, sepse ti duhesh të jesh duke pritur tek dera e vjetër që fsheh aq shumë mall, ashtu e bukur dhe magjike sic mund të jetë vetë një nënë."
Nënë e dashur sot kam një mall të vecantë për ty, këtu në gurbet ka momente kur jeta mer një formë tepër të mërzitshme dhe mjafon një rresht i një kënge që disponimi të perëndojë.
Shpeshherë më duket se të kam ngelur borxh dhe nuk të kam shprehur dashurinë time, por dua të të them që ajo është e thellë sepse nënat shqiptare e meritojnë këtë shumëfish, jo ngaqë janë më të vecantat e botës por ngaqë historia e tyre është vecanërisht e dhimbshme,
por njëkohësisht edhe kuptimplote sepse të rrallë janë ata popuj që kanë nëna kaq të durueshme që kanë përjetuar aq shumë varfëri, vuajtje dhe nënçmime. Të them ty o nënë ime shqiptare se je mendimi më i bukur, ti je engjulli im,e di që në cdo moment të jetës sime të kam pranë, sepse e kam të qartë që cdo natë kur të flesh do të mendosh se a më ka zënë gjumi, se a thua do të jem pranë teje një ditë e më parë . Nëna ime ti je pjesa e më e bukur e ëndrrave të mia, ti je përshëndetje ime mëngjesore, ti je malli por edhe krenaria ime dhe në fund për ty e them fjalën e urtë më të bukur që kam dëgjuar në jetën time :
"Zoti nuk mund të jetë kudo, prandaj ka krijuar nënat"



  • Postime: 2805
  • Gjinia: Femer
Prishtinasja
#15 ne: 25-09-2005, 03:48:15
Nje tekst nga kenga per "Gjyshen" nga e famshmja VACE ZELA !!!!!
Kjo kenge eshte  per te gjithe ata qe i ka rritur gjyshja , te cilve ju perkas edhe une !!!




"Gjyshes"  

Sot një këngë do këndoj,
Veç për ty , o gjyshja ime.
E di mirë dhe s'e harroj
të shkaktova shumë trazime

Këngen time ta kushtoj
e të falur të kërkoj
për shumë faje e gabime ,
net pa gjumë e mundime.

Ti u zbardhe , gjyshja ime.
E çdo vit një rrudhë shton
sa kokëçarje shqetësime
sjellja ime të shkakton.

Por ti je gjithnjë e mirë
edhe fajin shpejt ma fal
T'jem e urtë unë kam dëshirë,
por se vrullin dot s'e ndal.


Kur fëmijë kam qenë një herë
e pranë zjarrit me ty rrinja.
Më tregoje ti atëherë
shumë gjëra që unë s'i dija.

Unë dëgjoja gjithë çudi ,
plot kureshtje , kënaqësi.
Dhe sa shumë nga ti mësoja.
Me sa vrull të përqafoja.

Shkuan vitet e tani
s'jam e vogël si atëherë.
Epo gjyshe unë përsëri
ta prish qejfin nganjëherë.

Por se prapë edhe sot
për çdo gjë ti më del zot.
E shikimi yt i dlirë
më jep forcë të jem e mirë.


  • Postime: 2805
  • Gjinia: Femer
Prishtinasja
#16 ne: 29-01-2006, 12:34:59
PËR NËNËN  

Sikur syte e saj te mund t'i shihja teksa ngrihesha ne mengjes,
Sikur doren e saj ta prekja teksa ndieja mall,
Sikur shpirti im te mund te gjendej here pas here brenda saj
Do te isha e lumtur, zemra do te me behej mal.

Sikur nga pak te merrja nga shpirti i saj,
Sikur lodhjen e rrudhave mbi balle
t'ia shkepusja e ta merrja mbi vete,
Sikur cdo vuajtje te saj ta ndieja e ta ndaja brenda meje
Do te isha e lumtur, do me behej se e kisha shpetuar.

Moshen t'ia rinoja, syte t'ia gezoja me ciltersi
Doren t'ia shtrengoja e ta mbaja fort shtrenguar mbi gji,
Aspak te mos flisja, asnje zhurme, asgje ne ajer,
Vetem frymet tona qe do te perqafoheshin
Do te ndieja veten me mire,

Lot nuk do te kisha,
ata do te kisha lene per ata shpirtra pa fat
qe jeten ne mergim e shkojne
e qe nenen dot nuk e gezojne
e rrudhat e ballit dot nuk ia largojne.

Te kam ne zemer o zemer qe me jep fryme
per nje dite me shume
shprese e dashuri.

  • Postime: 2805
  • Gjinia: Femer
Prishtinasja
#17 ne: 03-03-2006, 15:11:00
Nënë

Larg ne mall atje me mbete.
Shtrengoj shpirtin të mos qaj,
Shtrengoj zemren të mos tretem,
Shtrengoj grushtat te te mbaj!

Ti me do përherë te lumtur
Shpirti yt kurrë nuk ankon.
Ikjen time sheh symbushur,
Aeroplanesh qe nxitojne.

Me sjell mbremjen dhe agimin
Lutjesh te ngrohta me rrethon,
Qe nga larg ma jep bekimin,
Ne dashuri udhën m'ndriçon.

  • Postime: 2805
  • Gjinia: Femer
Prishtinasja
#18 ne: 03-03-2006, 15:14:59
Nëna ime  

Rridhni o lot të vajit dhe o plagë të zemrës..
Mos pyet cilat shpërthime të torturave qetsuan shpirtin tim
Tashmë humba të dashuren e parë dhe çdo të nesërme të bukur
Dhe nga gota piva pikat e fundit të barrës së rëndë


Nëna ime!! Duart tuaja dridheshin e unë shkoja në pakthim
Piskata: Ah.. Prit mos shko ti pa shkuar unë
Ende vazhdon brenda nesh dashuria për ty
Ja ku ne po i shtrijmë gabimet tona mbi varrë
Nuk ka mbet nga rruga jonë përveçse nderit të arritjes


Nëna ime!! Kush është tani që më udhëzon mua nëse humbi rrugën
Kush është që më flet mua për ullishtat e atdheun e vrarë
Kush është që më uron mua për të më ndihmuar Zoti!!
O nëna ime
Më thuaj ngase unë jamë i vetmuari i shtëpisë që pret
Ngase nuk ka gjë që më ngroh.. se dielli im ka përenduar


Nëna ime!! Mos qaj!! Dhe kush qan për jetën e përdhosur?!
Kjo është kohë për ata që ballin e kan mbështjellë me pambuk
Kjo është kohë për ata që rrinë ulur afër flamujve e kolltuqeve
Sa bërtita: O frikacak, përse tërhjekja dhe rrahja e tupanave?!
Mos pastroni turpin e humbjes por pastroni lëshimet nga truni


Nëna ime!! Po ndëgjoj nga mbrapa në mungesë vringëllimën e kuajve
Dhe po shoh pas tyre një gjeneratë që u përpoq të bënte të pamunduren
I dhanë qiellit hieshinë e tij dhe tokës ngjyrat e stinëve
Mos u çudit, ngase kaloi koha e vajtimeve për shekujt e shkuar!!

  • Postime: 2805
  • Gjinia: Femer
Prishtinasja
#19 ne: 03-03-2006, 15:21:28

Kam njohur shumë persona,
por askush nuk është si ti.

E kam quajtur një tjetër nene,
por nuk me dukej si ti.

Mi fshinte loten nëpër faqe,
por jo sikurse i fshije ti.

Ne datlindjen tënde,
shumë isha i piklluar.

Deshiroja te isha pran teje,
për te përqafuar.

Edhe pse je larg,
je gjdohere me mua.

Të kam ne zemren time,
dhe nuk mundem kurrë me te harrua.
Capkenja
#20 ne: 15-04-2006, 15:35:12
Dikur kur e isha e vogel shkruaja per ty kaq shume nene hartime ,kurse sot kohen kane ndryshuar.Ndjenja ndaj teje e shtrenjta ime e jetes eshte e njejte,ajo biles eshte akoma me e thelle tani qe ste kam prane e te te shoh me syte e mi.

Dashuria per ty ska emer,ajo e e madherishmja ndenje e pavdekshmja ne shpirtin tim.

  • Postime: 1
i pavdekuri
#21 ne: 15-04-2006, 15:40:58
ej  a  krejt  kesshtu  kjo  dynja  a
po  kur..............
vjen dita..............
a?

  • Postime: 3712
  • Gjinia: Femer
Elektra
#22 ne: 16-04-2006, 13:30:02
NËNËS

Puthi foshnjën dhe e rriti!
Puthi qiellin dhe e ndriti!
Puthi plagën e shëroj!
Vetëm Nëna!

E puth ballin, çelin lule!
E puth gushën, me pekule!
Puth Ajo - inati ulet
Veç nga Nëna!

Themi NËNË!
kur na ther zemra!
Dhe kur s'është buzqesh ndër ëndrra!
Se është Nënë e Dashurive
mal nga Dhëmbja

Nina nana na përkundi
dorë e saj e bardh si pëllumbi!
Veç nga Zoti dhe nga Nëna
çelet Jeta!!!!!!

Hap i saj i lehtë si flutur
kur ke dhëmbje vjen i pari....
Zëri i saj aq shumë i bukur
zgjon të vdekurin nga varri!

Agim Doçi
Capkenja
#23 ne: 24-07-2007, 12:23:53
E dashur nene,
nuk mund te te sjell dot shamine qe laga dje duke qare per ty.Ika fluturova larg ne avjonin pertej Adriatikut ktheva koken pas shume here e ndjeva qe per mua po qaje.

Mos qaj nene,shpirti dhe jeta ime je ti.Qofsh mire nene !

  • Postime: 1533
Karatisti
#24 ne: 25-07-2007, 20:53:14
Me e dashura ime,

E di qe sdo e lexosh kete qe po e shkruaj per ate edhe do flas me lirshem. Sdua tet merzis kur flas me ty, mirepo ti e di mire sa me ka mare malli. Para teje behem si i forte mirepo brenda nuk jam, por ti edhe kete e di. E di se vet me ke mesuar te jem i tille, me ke rritur qe me teper te jap se te marr. E vetmja gje qe me ben te shtyej ditet jane dashuria dhe bekimet tuaja. Do isha prindi me i mire ne bote nese do arrij qe femijet e mi ti rrise ashtu si me ke rritur ti mua.

Te dua por jam i sigurt qe edhe kete e di!