×

Familja shqiptare ne vite

Familja shqiptare ne vite

· 1 · 134

  • Postime: 23131
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 25-03-2019, 23:46:01

Në vitet e fundit koncepti i familjes, por edhe vetë familja shqiptare është duke kaluar një krizë të madhe. Një krizë, e cila ia ka ndryshuar përgjithmonë fytyrën familjes tradicionale shqiptare. E kaluar është tashmë familja me gjysh, gjyshe, kushërinj e kushërira. Tashmë familja përbëhet vetëm nga prindërit dhe fëmijët. E kaluar është tashmë familja ku autoriteti i prindit ishte i padiskutueshëm. Familja, e cila dikur ishte e shenjtë, për të cilën kanë dalë aq shumë proverba prej popullit, sot nuk ngjan më me të vjetrën. Shndërrimi i shoqërisë, nga një shoqëri tradicionale dhe e mbyllur në një shoqëri të hapur kapitaliste, si dhe ndryshimet rrënjësore sociale e ekonomike, që ishin përfundim i këtij kalimi, krijuan një model të ri të familjes, i cili nuk ngjan pothuajse në asgjë me vite më përpara.
2. Familja shqiptare përjeton sot të gjitha ato dukuri dhe ndryshime që karakterizojnë mbarë shoqërinë shqiptare. Tipari i saj më i përgjithshëm sot është se ajo është një familje në tranzicion. Tiparet e saj dhe problemet me të cilat përballet ajo janë po ato tipare dhe po ato probleme që shoqërojnë transformimin ekonomik, politik, kulturor e social të shoqërisë shqiptare, me veçoritë që kushtëzon vetë natyra e familjes si një prej institucioneve të shoqërisë.
3. Ndryshimi i marrëdhënieve martesore, bashkëshortore dhe familjare.  Sot, martesat me mblesëri janë bërë një dukuri mjaft e rrallë, që e gjejmë kryesisht në zonat rurale.  Po kështu, kanë ndryshuar marrëdhëniet midis burrit dhe gruas përsa i përket rolit, detyrimeve dhe përgjegjësive që kanë ata në familje, si edhe kontributit që japin në mirëqënien ekonomike e psikologjike të saj.  Burri dhe gruaja, sidomos në familjet qytetare, janë sot në një pozitë më të barabartë se në të kaluarën, jo thjesht përsa u përket të drejtave ligjore, por edhe në shumë aspekte dhe veprimtari të jetës së përditshme.  Një dukuri thuajse inekzistente 20 apo 15 vjet më parë, por relativisht e përhapur në ditët tona, është bashkëjetesa para martese, ose bashkëjetesa si një formë alternative e martesës.  Emancipimi i femrave dhe dëshira e tyre për të marrë arsim universitar dhe pasuniversitar, si edhe për të nisur një karrierë profesionale, kanë sjellë si rezultat shtyrjen e moshës mesatare e martesës, si për ato vetë, ashtu edhe për meshkujt.
 

Familja, qeliza e shoqërisë!

Nisur nga BESIM

Postimi i fundit 05-05-2006, 12:43:42
nga orol
Familja,1 ne 5 gra dhunohen nga burrat

Nisur nga Berni

Postimi i fundit 22-06-2005, 00:14:33
nga Berni
Familja një vatër e ngrohtë

Nisur nga Berni

Postimi i fundit 17-07-2006, 10:18:17
nga erlehta
Familja e Vitit!

Nisur nga erlehta

Postimi i fundit 21-12-2006, 22:32:32
nga Vogelushja Korcare
Familja apo karriera? është më mirë të dyja

Nisur nga Berni

Postimi i fundit 30-07-2008, 16:45:29
nga IZAORA