×

Fëmijët e llastuar bëhen më të zgjuar

· 14 · 988

Fëmijët e llastuar bëhen më të zgjuar

· 14 · 988

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 06-03-2012, 13:11:55
Nëse i llaston fëmijët kur janë të vegjël, a mund të rriten ata duke u bërë fëmijë më të dashur dhe më të zgjuar se bashkëmoshatarët e tjerë, që ndoshta nuk kanë marrë aq shumë vëmendje gjatë fëmijërisë?

Gjatë dekadave të fundit janë bërë shumë e shumë studime rreth fëmijërisë dhe të gjithë kanë sugjeruar se, eksperiencat e fazave të hershme të jetës, madje edhe të kohës që fëmija ndodhet në barkun e nënës, mund të kenë efekte të jashtëzakonshme pozitive dhe negative në zhvillimin e personalitetit, si dhe shëndetin fizik dhe mendor të fëmijëve.

Tani, një tjetër grup studimesh të kryera nga profesoresha e psikologjisë në Notre Dame, Darcia Narvaez, konfirmon rezultatet e studimeve të mëparshme, të cilët kanë sugjeruar se fëmijët që rriten me një nivel disi më të lartë pozitiviteti dhe dashurie gjatë fëmijërisë, madje edhe duke kaluar në kufijtë e llastimit, rriten duke u bërë fëmijë më të dashur, më inteligjentë dhe më të kujdesshëm ndaj të tjerëve.

Narvaez, e cila i ka paraqitur zbulimet e saj në tetor të vitit të kaluar, ka drejtuar tre studime të ndara nga njëri-tjetri. I pari, ka krahasuar praktikat që përdoren gjerësisht për rritjen e fëmijëve në Shtetet e Bashkuara dhe në Kinë. Studimi tjetër ndoqi dhe analizoi një numër të madh fëmijësh të lindur nga nëna adoleshente, të cilat ishin angazhuar me projekte të ndryshme të parandalimit të abuzimit ndaj fëmijëve dhe krahasoi në të njëjtën kohë rezultatet e ndryshme të mënyrave të rritjes së fëmijëve nga nënat e reja. Studimi i tretë, ekzaminoi mënyrën se si silleshin prindërit me fëmijët e moshës 3-vjeçare.

Të tre studimet arritën në të njëjtin konkluzion: Fëmijët, të cilët rriten me më shumë përkujdesje dhe dashuri në fazat e para të jetës, përfitojnë avantazhe shumë më të mëdha. Studiuesit zbuluan se fëmijët që mbaheshin me kujdes nga prindërit e tyre, të cilët merreshin menjëherë në duar sa herë që qanin dhe disiplinoheshin pa dënime fizike, rriteshin duke u bërë më empatikë, kjo do të thotë që ishin më të aftë për të kuptuar mendjen e personave që i rrethonin.

Megjithatë, ekzistonin disa ndryshime mes praktikave të përdorura nga prindërit amerikanë dhe ata kinezë. "Gjetëm shumë paralelizma", thekson Narvaez.

Duke qenë se praktikat e rritjes së fëmijëve me përkujdesje të veçantë janë shumë të ngjashëm me ato praktika që antropologjistët besojnë se përdoreshin edhe mijëra vite më parë në shoqëritë e lashtësisë, është e mundur që pikërisht këto praktika janë ato që priten në mënyrë instiktive nga truri në zhvillim të një foshnjeje...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1449
  • Gjinia: Femer
flutur
#1 ne: 21-02-2013, 10:28:17
une llastim i them kur i ploteson tekat e kapricot e kota qe kane dhe sigurisht nuk behen me te zgjuar por me idhnake te padisiplinuar dhe pertace .Perkushtimi dhe kujdesi nuk eshte llastim por themeli i nje rritje te shendetshme si rrjedhoje vijne te gjitha te mirat pastaj .
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Gerti1
#2 ne: 21-02-2013, 15:47:19
Ti Tomas Hard luan rolin e nenes apo te babait? Apo te dyja?  :O
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1449
  • Gjinia: Femer
flutur
#3 ne: 21-02-2013, 15:48:00
jam nene me kohe te plote
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Gerti1
#4 ne: 21-02-2013, 15:49:41
jam nene me kohe te plote

Qeke kriz fare:

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1449
  • Gjinia: Femer
flutur
#5 ne: 21-02-2013, 15:51:45
cfare krize se
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#6 ne: 21-02-2013, 16:02:21
Femijet e llastuar behen vertet me te zgjuar ...jam 100 % kundra

hajde gjeje
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#7 ne: 23-03-2013, 07:35:45
0% e vertete.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#8 ne: 13-04-2013, 12:58:49
Kush eshte ky Keanu Reeves  :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Gerti1
#9 ne: 24-04-2013, 17:56:10
Kush eshte ky Keanu Reeves  :)

Hë. Hë. Hë. Ha. Ha. Ha. Hahahahaha.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#10 ne: 30-04-2013, 20:04:43
Cfare te zgjuar aman, na e shkulen trurin  :P
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#11 ne: 30-04-2013, 23:51:56
Cfare te zgjuar aman, na e shkulen trurin  :P

Punto nero thuaj
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#12 ne: 01-05-2013, 14:11:30
Po cfare te zgjuari amanet?...kujtojne se krejt bota sillet rreth tyne....nuk durohen...
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#13 ne: 04-05-2013, 09:05:42
femijet e llastuar jane me elastik dhe trasmetojne me mire impulset ''vitale'' per kete edhe duhet te integrohen me mire ne pikat kyce te shoqerise.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super