×

Feminizmi

· 36 · 12581

Feminizmi

· 36 · 12581

  • Postime: 319
  • Gjinia: Femer
igru
#25 ne: 23-05-2006, 05:10:01
Ne fakt do te ishte shume interesante sikur t'i publikonim postulatet e feministeve dhe arsyet e tyre. Nga ato qe kam lexuar, ajo qe me ka bere me shume pershtypje ka qene pretendimi i tyre se meshkujt dhe femrat, sigurisht qenie te barabarta, fillojne e dallojne nga njeri-tjetri qe ne femijeri kur prinderit i blejne lodra te ndryshme, i trajtojne ndryshe, etj, etj. Pra qe ne kete faze ata fillojne e marrin trajtat e dy gjinive te ndyshme. Sipas tyre, nese femijet do t'i trajtonim njesoj qe kur lindin, pra nuk do benim dallime te tilla, atehere do kishim te benim me dy qenie te ngjashme. Kjo ide eshte e Devid Hjum, sipas te cilit jo vetem gjinite por edhe klasat, racat dhe kombet duhet te jene te njejta.  

Një nga eksperimentet e parë socialë në shkallë të gjerë i bazuar në teorinë e re të barazisë gjinore ishte skema kibutze në pjesën çifute të Palestinës. Kjo u themelua në vitin 1910 mbi supozimin, ende eksentrik asokohe, se emancipimi i grave mund të arrihet vetëm kur rolet gjnorë socializues eliminohen që në fazat e para të fëmijërisë.

Kibutzet ishin ferma kolektive ku eliminohej tërësisht përkujdesja mëmësore. Në vend që të jetonin me prindërit, fëmijët jetonin në fjetore të veçanta. Grave i eliminuan punet e shtepise dhe ato ashtu si burrat ishin të lirë të zgjidhnin çdo aktivitet apo punë që dëshironin dhe pritej që të dy do të merrnin pjesë njësoj në pozita udheheqese. Për të siguruar shoqërizimin neutral të fëmijëve, lojrat mbaheshin në koshë të mëdhenj dhe kështu vajzat dhe djemtë mund të zgjidhnin vetë lojën që donin në vend që të kishin lojrat e tyre te vecanta.

Pas 90 vjetësh inxhinjerimi social të vazhdueshëm, rezultatet ishin dekurajuese. Fëmijët, si për inat të mbikqyrësve të tyre, zgjidhnin lojra specifike për gjininë e tyre. Djemtë e vegjël 3 vjeçarë nxirrnin armë dhe makina nga koshët kurse vajzat preferonin kukullat dhe kompletet e çajit. Lojrat e organizuara mes fëmijëve ishin garuese – mes djemve – dhe bashkëvepruese – mes vajzave.
Pra eksperimenti jo vetëm që dështoi, por dhe dëshmoi të kundërtën.

Eshte deshmi shume e forte kjo e mesipermja.

Shpresoj se dhe kushdo tjeter qe njeh ndonje aspekt te feminizmit, te argumentuar apo jo, do te ishte shume interesante ta shkruante.
P.sh. edhe ajo puna e shtatzanise eshte goxha e forte.
Bye!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 350
Glaserian
#26 ne: 23-05-2006, 08:42:01
Feminizmi modern për te cilën ne kte teme po flasim, lind si nevojë e ndryshimve qe ndodhin ne përgjithësi ne të gjitha fushat e kulturës te artit te dijeve dhe së fundi me arritjen e te drejtave te njeriut qe i dhanë shtytjen përfundimtare për te krijuar atë çka quhet ekuliber mashkull femër.
E gjithë kjo vjen ne një kohe ku ngjarjet dhe fenomenet i perkasin periudhave te ndriteshme si illuminismi, romanticizimi, ideve të reja ne luftën e klasave dhe besimin ne forcen mendimit njerzore si faktore ne ndryshimin dhe ne krijimin e një sublime ne horizontin e njeriut qe te shikonte sa me larg.
Dhe ne të gjitha këto revuluzione dijesh dhe idesh të reja lindi dhe feminismi si rrjedhoje e ktyre ideve të reja dhe u fut duke e thkesuar me shumë rolin e femres dhe rolin e mashkullit, dhe ky ishte një fakt positiv si për te drejtën e femres ne përgjithësi dhe ne emancipimin e saj  qe ndihmoj shumë ne mobilizimin dhe zbatimin e atyre ideve qe ishin hedhur ne karta dhe kjo vjen ne kohe ku edhe metodat e kulteve fetare nuk kishin me atë shkelqimin e meparshem, prandaj ishin një seri faktoresh dhe elemtesh qe karakterizuan themelimin dhe organizmini dhe fitimin te paktën ne letra te se drejtes se femres.
Kjo ndihmoj për ti dhënë ekuilibër shoqerise e cila bazohet ne të drejtat e njeriut, dhe frutin e ka dhënë me se mirë dje, pas luftës dytë botërore ku shfuqizoj çdo lloj tabuje ndaj femres.

Kurse sot gjërat kanë ndryshuar, kanë marrë një pamje tjetër dhe po ta shikojme dhe ti bëjmë një prerje te terthorte shoqerise flasim gjithmonë për atë perendimore, do dalim ne konklusione se;  ideja ekuilibrit nëpërmjet roleve te ndare dhe te barabarta e cila ishte themeli i kësaj teorie është humbur  pasi sot këto role nuk eksistojne me, dhe roli i femres ne shoqeri nuk është ai i meparshem por po zevendesohet ne çdo term imitimi me atë te mashkullit dhe ne te njëjtën kohe femra akoma nuk e ka fituar luftën ndoshta betejen po, d.m.th. të drejtat e plota.



  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 319
  • Gjinia: Femer
igru
#27 ne: 15-02-2007, 19:53:33
U be ca qe nuk shkruhet ne kete teme. Besoj se perseri ngelet shume e rendesishme dhe ka nevoje qe here pas here te freskohet dhe te preket ndoshta me konkretisht. Gjithsesi po shtoj nja dy gjera te tjera per te krijuar nje tablo me te qarte te levizjeve feministe, llojeve dhe kerkesave te tyre.
Levizja e grave eshte e perbere nga burra dhe gra te cilet punojne dhe luftojne te permiresojne jeten e femrave si nje grup shoqeror. Deri vone, ne shume shoqeri, grate konsideroheshin vetem si bija, gra dhe nena dhe ne pergjithesi degjohej te flitej per nje grua vetem ne rast se ato ishin te lidhura me ndonje burrë te famshem. Prandaj, levizjet e organizuara te grave kane filluar ne shekullin e 19-te, megjithese aktivizmi i gruas ka qene gjithmone i pranishem ne shoqerine njerezore.

Nje nga pioneret e hershme qe mendoi dhe shkruajti per gruan ka qene nje shkrimtare Italiane Christine de Pizan, qe publikoi nje liber per situaten e gruas ne vitin 1495. Ajo shkruajti (komentoi) per libra te shkruar nga burra te famshem qe ngrinin pyetjen nese femrat jane qenie njerezore apo jane me afer kafsheve; qe shkruanin per gabimet dhe dobesite e vajzave dhe grave. Ajo eshte nje shembull i shkelqyer i nje faze te hershme te luftes per barazine e grave, por situata e saj ishte e vecante: ajo mund te shkruante dhe lexonte, gje qe ishte shume e pazakonte per nje grua te kohes. Nje tjeter veper e hershme qe parashtronte ide feministe ka qene libri i Mary Wollstonecraft: Mbrojtja e te Drejtave te Grave, botuar per here te pare ne vitin 1792. Ajo deklaronte se “mbi grate kane rene te gjitha cmendurite dhe veset e qyteterimit dhe nuk kane marre frytet e tij te dobishme”.   Grate moren pjese ne revolucionin Francez (shek 18) qe nga fillimi: demonstratat qe cuan ne revolucion, filluan me nje grup te madhe grash qe marshonin drejt Versajes per te kerkuar jo vetem ushqim per familjet e tyre por edhe ndryshime politike. Qe nga vitet 1790, ne Paris dhe ne disa qytete kryesore ne provinca u formuan disa klube grash te frymezuara nga idealet e lirise dhe barazise per te cilat u be revolucioni. Megjithate kur revolucioni mbaroi, te drejtat e grave u hoqen nga axhenda.

Levizja e grave perfshiu me shume njerez ne Ameriken e Veriut, kryesisht sepse atje grate lejoheshin te shkonin ne shkolle me heret se ne Evrope, dhe grate qe mund te lexojne, shkruajne dhe inkurajohen te mendojne, fillojne te pyesin se si funksionon shoqeria. Ne periudhen 1830 -1850 feministet amerikane ishin te lidhur ngushte me grupet qe luftonin per zhdukjen e skllaverise. Peticionet kunder skllaverise kishin zakonisht nje numer te madh firmash nga grate. Aktivistet e para udhetuan ne Ameriken e Veriut dhe luftuan per t'i dhene fund si skllaverise ashtu edhe shtypjes se grave. Ne vitin 1848, ashtu sic kishin bere homologet e tyre franceze nje gjysme shekulli me pare, udheheqeset e grave ne ShBA u mblodhen per te miratuar “Deklaraten e Pikepamjeve” te modeluar sipas Deklarates Amerikane te Pavaresise. Deklarata thoshte qarte se burrat dhe grate jane krijuar te barabarte. Me 1867 ne Angli u krijua Shoqeria Kombetare per te Drejten e Votimit te Grave. Kjo u quajt levizja sufragiste qe kerkonte qe edhe grate te kishin te drejte per te votuar. Megjithate levizjet feministe kerkonin edhe gjera te tjera si: qe grate qe punonin te paguheshin njesoj me burrat , qe grate te kishin mundesi te kishin nje shtepi te tyre dhe te merrnin kujdestarine e femijeve te tyre.

Fjalet ‘feminizem’ dhe ‘levizje feministe’ jane perdorur qe atehere qe ne fund te shekullit te 19.  Vala e pare e aktivizmit femeror perfshiu demonstrata masive, publikime gazetash, debate te organizuara dhe formimin e organizatave nderkombetare te grave. Si rezultat, ne vitet 1920, grate kishin fituar te drejten e votes ne pjesen me te madhe te Amerikes se Veriut dhe Evropen Perendimore. Ne te njejten kohe grate u bene aktive ne partite socialiste dhe social demokrate, sepse gjithmone e me shume gra filluan te punonin jashte shtepise ne zyra dhe fabrika. Grate u lejuan per here te pare te shkonin ne Universitet ne fillim te shekullit te 20-te dhe qe atehere gjithmone e me shume gra kishin nje karriere dhe familje ne te njejten kohe. Levizjet feministe u ndaluan ne vendet ku partite  fashiste moren pushtetin, dhe grate filluan te organizohen edhe nje here pas  Luftes se II Boterore. Ne te njejten kohe, grate fituan te drejta politike te barabarta ne disa vende te Evropes Lindore, dhe emancipimi i gruas ishte nje qellim mjaft i rendesishem ne keto shoqeri: grate lejoheshin te punon me kohe te plote, te ndaheshin nga burri dhe te shkonin ne universitet. Megjithate, meqenese te gjitha aspektet e jetes ne kete pjese te Evropes, kontrolloheshin nga partite komuniste, emancipimi i gruas nuk u arrit ne realitet, dhe nuk kishte nje levizje te vertete te grave deri ne permbysjen e bllokut Sovietik ne vitin 1989.

Ne Evropen Perendimore dhe ne ShBA, levizjet feministe u rigjalleruan rreth viteve 1970. Megjithes kjo vale e dyte e feminizmit pati per qellim te arrinte ‘clirimin e grave’, grupe te ndryshme donin ta benin ate ne menyra te ndryshme:

Feministet Liberale: donin ligje me te mira barazie dhe reforma te institucioneve shoqerore si shkollat, kishat dhe media.

Feministet Radikale: argumentonin se shkaku i pabarazise se grave eshte Patriarkalizmi: burrat si grup shtypin grate. Ata gjithashtu fokusohen ne dhunen e burrave ndaj grave, dhe filluan te flasin per dhunen dhe perdhunimin ne familje.

Feminizmi Socialist: thote se eshte kombinimi i ‘patriarkalizmit’ dhe ‘kapitalizmit’ qe shkakton shtypjen e grave.

Ne kuadrin e marredhenieve nderkombetare kemi:

Feminizmi botekuptimor: perqendrohet ne vleresimin e anes femerore, dmth ne vleresimin e rolit te paperseritshem te grave si gra. Feministet botekuptimore nuk mendojne se grate i bejne te gjitha gjerat po aq mire sa edhe burrat, ose anasjelltas. Per shkak te pervojes se tyre me te madhe me te ushqyerit e me marredheniet njerezore, grate mendohet se zoterojne mundesi per te qene me vepruese sesa burrat (mesatarisht) per zgjedhjet e konflikteve si edhe per vendimarrje ne grup.

Feminizmi liberal: Ata i veshtrojne burrat dhe grate si te barabarte. Atyre u vjen keq qe grate jane te perjashtuara prej pozites se fuqise ne MN, por nuk besojne se perfshirja e grave ne to do te ndryshonte ne menyre themelore natyren e sistemit nderkombetar.

Feminizmi postmodern:  i mendojne dallimet ndermjet perkatesive gjinore si te rendesishme por krejt te rastit e te ndryshme.

Vala e dyte e feminizmit rezultoi ne krijimin e fushave te reja te shkences: studimet e grave u bene nje discipline qe mund te studjohet ne universitet;  u botuan libra per arritjet e grave ne letersi, muzike, shkence dhe per historine e pashkruar te grave.  Se fundmi, levizjet e grave luajten nje rol te rendesishem ne shkrimin e dokumentave te rendesishme nderkombetar si Deklarate Universale e te Drejtave te Njeriut (Universal Declaration of Human Rights) dhe Konventa per Eleminimin e te gjitha Formave te Diskriminimit Kunder Gruas (Convention on the Elimination of all Forms of Discrimination Against Women – CEDAW).
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 188
  • Gjinia: Mashkull
diamant
#28 ne: 23-08-2007, 13:16:06
Duan te luajne futboll le të luajne, duan te notojne le të notojne, duan te luftojne le të luftojne e te punojnë, vetëm për luanesha nuk kemi nevojë. Jam pro feminizmit. Të drejtat kur shkelen as qeni si duron.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 90
  • Gjinia: Femer
Buzeqeshja
#29 ne: 01-11-2007, 22:22:04
s'do e quaja feminizem nese ne kerkojm te drejtat tona, ngase dhe ne jemi njerez, duam te trajtohemi njejt si meshkujt!! Feminizem do e quaja vetem ateher kur do ia mohoja te drejten nje mashkulli dhe do i jepja vetes perparesi. 50% - 50%, perndryshe nje mashkull i till primitiv s'do ket gjasa tek un kurr ne jet.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 276
mister x
#30 ne: 13-09-2010, 19:55:00


rryma e feminizmit nje risi vetshkaterruese  :P
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#31 ne: 13-09-2010, 20:24:07
Feminizmi modern për te cilën ne kte teme po flasim, lind si nevojë e ndryshimve qe ndodhin ne përgjithësi ne të gjitha fushat e kulturës te artit te dijeve dhe së fundi me arritjen e te drejtave te njeriut qe i dhanë shtytjen përfundimtare për te krijuar atë çka quhet ekuliber mashkull femër.
E gjithë kjo vjen ne një kohe ku ngjarjet dhe fenomenet i perkasin periudhave te ndriteshme si illuminismi, romanticizimi, ideve të reja ne luftën e klasave dhe besimin ne forcen mendimit njerzore si faktore ne ndryshimin dhe ne krijimin e një sublime ne horizontin e njeriut qe te shikonte sa me larg.
Dhe ne të gjitha këto revuluzione dijesh dhe idesh të reja lindi dhe feminismi si rrjedhoje e ktyre ideve të reja dhe u fut duke e thkesuar me shumë rolin e femres dhe rolin e mashkullit, dhe ky ishte një fakt positiv si për te drejtën e femres ne përgjithësi dhe ne emancipimin e saj  qe ndihmoj shumë ne mobilizimin dhe zbatimin e atyre ideve qe ishin hedhur ne karta dhe kjo vjen ne kohe ku edhe metodat e kulteve fetare nuk kishin me atë shkelqimin e meparshem, prandaj ishin një seri faktoresh dhe elemtesh qe karakterizuan themelimin dhe organizmini dhe fitimin te paktën ne letra te se drejtes se femres.
Kjo ndihmoj për ti dhënë ekuilibër shoqerise e cila bazohet ne të drejtat e njeriut, dhe frutin e ka dhënë me se mirë dje, pas luftës dytë botërore ku shfuqizoj çdo lloj tabuje ndaj femres.

Kurse sot gjërat kanë ndryshuar, kanë marrë një pamje tjetër dhe po ta shikojme dhe ti bëjmë një prerje te terthorte shoqerise flasim gjithmonë për atë perendimore, do dalim ne konklusione se;  ideja ekuilibrit nëpërmjet roleve te ndare dhe te barabarta e cila ishte themeli i kësaj teorie është humbur  pasi sot këto role nuk eksistojne me, dhe roli i femres ne shoqeri nuk është ai i meparshem por po zevendesohet ne çdo term imitimi me atë te mashkullit dhe ne te njëjtën kohe femra akoma nuk e ka fituar luftën ndoshta betejen po, d.m.th. të drejtat e plota.




ka ca qe e fitojne ... :D

Ne rastin e Shqiperise le per te deshiruar kemi ngel akoma me turqizma ka e perjashtime s diskutohet por 1 perqindje teper e vogel.Bota e civilizuar ka kohe qe as nuk diskutohen me keto budalliqe ... femra ka kriju barazi me meshkujt per te mos thene eshte me e favorizuar se meshkujt .
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 276
mister x
#32 ne: 14-09-2010, 20:39:16
ka ca qe e fitojne ... :D

Ne rastin e Shqiperise le per te deshiruar kemi ngel akoma me turqizma ka e perjashtime s diskutohet por 1 perqindje teper e vogel.Bota e civilizuar ka kohe qe as nuk diskutohen me keto budalliqe ... femra ka kriju barazi me meshkujt per te mos thene eshte me e favorizuar se meshkujt .

Shej ky glaseriani paska qene fare......  :P
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#33 ne: 15-09-2010, 10:46:13
Shej ky glaseriani paska qene fare......  :P

me i mire se ty eshte iher :P
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#34 ne: 06-05-2013, 08:37:47
Feminizmi ashtu si levizjet e tjera te grave ne thelb eshte ide e frymezuar nga maskilizmi dhe qe perdoret per interesa te tyre. Tipi i trupit te femres eshte inferior dyzohet,zvarritet, neperkembet ndonjehere shkelqen nga shoqeria e burave. Femra gjithnje ka qene inferiore dhe skllave e heshtur e burit, e cila kujdeset per familjen ne rradhe te pare si nje kafshe xhungle e mbron ate, ndersa buri rritet, jeton ka kohe te lire, guxim zgjedhjeje dhe jete te pavarur, femra vazhdon te persekutohet dhe te adhuroje dhunen qe i behet.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1449
  • Gjinia: Femer
flutur
#35 ne: 06-05-2013, 08:41:25
Mos te harrojne burrat se nga nje femer kan dale...dhe nqs s'do kene respekt per ate qe i lindi kot qe rrojne .s'kan respekt per veten e tyre'
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super