Gjendja alarmante – Një fëmijë humbet çdo tre ditë në Shqipëri - Familja

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

 Gjendja alarmante – Një fëmijë humbet çdo tre ditë në Shqipëri

     Gjendja alarmante – Një fëmijë humbet çdo tre ditë në Shqipëri

    · 4 · 1413

    • Postime: 28647
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull

    ne: 21-05-2019, 11:43:39
    Çdo tre ditë një fëmijë humbet në Shqipëri. Këtë të dhënë e bëri publike Qendra Kombëtare e Fëmijëve të Humbur.

    Më 17 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Linjave të Këshillimit për Fëmijët, në shenjë proteste dhe për të rritur ndërgjegjësimin për rreziqet me të cilat përballen fëmijët,  kjo qendër, së bashku me prindër, aktivistë dhe organizata të tjera për fëmijët rrethuan kryeministrinë dhe kuvendin.

    Altin Hazizaj, Drejtor i CRCA/ECPAT, pjesë e së cilit është dhe Qendra Kombëtare e Fëmijëve të Humbur, u shpreh:

    “Ky Zinxhir Njerëzor vjen përpara qeverisë dhe kuvendit për t’ju kërkuar atyre publikisht që të mos harrojnë fëmijët e humbur! Fëmijët në Shqipëri vazhdojnë të jenë pre e pasigurisë, trafikimit, abuzimit dhe rrembimeve nga grabitqarët seksualë! Qeveria dhe Kuvendi duhet të miratojnë urgjentisht ndryshimet në Kodin Penal për mbrojtjen e fëmijëve.”

    Sipas të dhënave të policisë, në tre vitet e fundit 365 fëmijë kanë humbur, prej të cilëve 258 vajza dhe 107 djem. 353 prej tyre janë gjetur dhe rikthyer pranë familjeve. Në momentin e zhvillimit të kësaj proteste, 12 fëmijë janë zhdukur, ende të pagjetur nga policia.

    Disa fëmijë rrëmbehen nga njerëz të afërt me ta, të tjerë trafikohen dhe disa ikin për shkak të neglizhimit, dhunës ose diskriminimit në duart e një anëtari të familjes. Të gjithë këta fëmijë janë në rrezik të grupeve kriminale ose grabitqarëve seksualë, raportoi qendra.

    Qendra Kombëtare e Fëmijëve të Humbur  njoftoi se Linja Kombëtare për Fëmijët e Humbur në Shqipëri (ALO 116-000) ofron këshillim psikologjik dhe informacion falas për të gjithë fëmijët dhe adoleshentët në nevojë, të dhunuar dhe abuzuar që ndodhen në momente të vështira dhe mendojnë largimin nga familja.

    Më 25 Maj, që është dhe Dita Ndërkombëtare për Fëmijët e Humbur, pritet të zhvillohen të tjerë aktivitete për të njëjtin fenomon. /exit.al

    • Postime: 12679
    • Karma: +31/-8

    #1 ne: 21-05-2019, 11:56:32
    Sa ekzagjerojne.....

    Nejse ,

    Humbasin e gjinden
    12 femije qe nuk jane gjindur , ska sesi te thuhet qe ne Shqiperi humbasin 3 femije ne dite!
    Mgjth hajde bejme alarm...tek e fundit

    • Postime: 28647
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull

    #2 ne: 21-05-2019, 12:01:43
    Clickbaiting. Vene tituj bombastike per te terhequr vemendjen dhe klikime. Duhet ta kisha ndryshuar dhe une titullin nga origjinali!

    • Postime: 7093
    • Karma: +35/-6
    • Gjinia: Femer

    #3 ne: 22-05-2019, 07:49:11
    Sa kafshe mban kjo toke.
    Jo vetem aty tek ne, por kudo zhdukja e femijeve po behet alarmante. Cdo dite lexon njoftime e publikime per te tilla raste. Zgjidhja e vetme është ..mos i lini fëmijët vetem.

    Temat e fundit