×

Gruaja shqiptare në mërgim!

Gruaja shqiptare në mërgim!

· 21 · 6031

  • Postime: 3079
  • Gjinia: Femer
Aida
ne: 23-04-2005, 22:21:59
Pershendes gjith lexuesit e kesaj teme!


Keni tema shum interesante prandaj edhe u rregjistrova te ju :)
deshta te ua prezentoj nje ide qe kam zhvilluar kohen e fundit deri tash shoqeve qe ua shfaqa me than eshte e pamundshme per realizim.

Siq e dime gruaja dhe nena shqiptare ka shum obligime dhe ne jeten e perditshme has shum pengesa dhe veshtiresi!
Ne vendlindje sado kudo perballohen keta probleme deri diku ndersa ne mergim eshte me veshtire e sidmos nese gruaja nuk e mbizoteron gjuhen e huaj.


Ideja ime ishte qe ketu ku jetoj une te organizoj gjith nenat shqiptare dhe te bejm simbas mundesis takime psh 1 her ne muaj!
qellimi eshte qe te mundemi edhe femijet ti argetojm psh me muzik dhe shfaqe shqip pastaj me vizatime ,dhe nenat te ken mundesi ti shkembejn mendimet e tyre per tema te ndryshme!

Jam duke mbledhur informata rreth familjeve shqiptare qe jetojn ketu qe te mund ta bej nje koncept


E di qe kemi edhe femra qe studiojne apo kan kryer ndonje drejtim dhe ata psh simbas mundesis te na ndihmojn psh mjeket per keshillime shendetsore pastaj edukatoret per keshillimet rreth edukimit te femijeve dhe kjo paleta te vazhdoj keshtu per çdo teme qe eshte aktuale ne jeten e perditshme!

Simbas mundesive te organizojm kurse te gjuhes se huaj ku nenat shqiptare te ken mundesi ta mesojn gjuhen ku jetojn, ket do ta kisha mar une persiper.
Pastaj ka shume femije qe kan lindur ketu dhe nuk e din alfabetin e gjuhes shqipe!! Ata nuk din te shkruajn dhe te lexojn shqip.

Njoh psh familje nga maqedonia qe flasin dialekt dhe kur flitet me femijet ne gjuhe letrare ata nuk e kuptojn shqipen!

Ne nje shkolle kam ndegjuar qe ka nje arsimtar nga shqiperia dhe mban ore ne gjuhen shqipe aty kan qen disa here femijet e pastaj jan larguar me argumentin "se kuptojme arsimtarin se çka flet" dmth gjith keta probleme te perfshihen dhe te gjejm menyren si ti zgjedhim.


Problemi eshte natyrisht FINANCIMI dhe pastaj BASHKPUNIMI edhe VENDI ku do te mbahen takimet

Deri tani kam ndegjuar komente negative se si mundet njeriu te investoje koh ne nje idee te kote qe nuk jep buk dhe tani natyrisht nuk e di sa do te ken interes nenat shqiptare per nje gje te tille.

Sa per vend "ndoshta" do te mund tja mar mendjen hoxhes qe kemi ketu tek xhamia, kan nje dhome te madhe lire e cila ka qen e menduar te perdoret per kurse dhe aktivitete te tilla pastaj per shkaqe financiare ideja u deshtoj :( Problemi eshte se kam deshire qe te marin pjes edhe nenat shqiptare te fees katolike dhe prandaj ai vend nuk eshte edhe aq i pershtatshem :(, nejse .... duhet koh dhe pun per realizim.

Mendoj qe mbasi ti mbledh informatat ti kontaktoj gjithet dhe te bejm nje TAKIM dhe te shoh sa ekziston interes per nje gje te tille e pastaj tja fillojm punes nese gjejm menyren si ta financojme.  


Deshta te postoj ketu se kam deshire te lexoj mendimet tuaja!
Ju lutem shkruani edhe pozitivet edhe negativet, do te jem shume mirenjohese!


Ju pershendes perzemersisht

« Editimi i fundit: 07-12-2005, 08:23:31 nga BESIM »

  • Postime: 66
kÊrlighed
#1 ne: 11-08-2005, 15:03:45
Tung.
Se pari te uroj per kete ide te mrekukkueshme.
Te them te drejten, edhe une se bashku me nje zonje me profesion pedagoge, e patem nje ide deri diku te ngjajshme.Mirepo "per fat te keq", interesimi i grave shqipetare ketu ne Danimarke nuk ishte ne nivel te duhur.
Tjeter nuk mund te them pervec se kryesore eshte qe te linde ideja, te tjerat vine pastaj.Shpresoj sa me shpejte.

Me vjen me te vertete shume mire qe ka se paku femra qe kane ide te tilla.
Rrofsh.
 :)

  • Postime: 7043
  • Gjinia: Femer
erlehta
#2 ne: 11-08-2005, 16:32:45
Ide e bukur me te vertete.

  • Postime: 3079
  • Gjinia: Femer
Aida
#3 ne: 11-08-2005, 17:52:38
ju pershendes

kaerlinghed (phaaa sa nofken e veshtire e ke moter :D mos ma mer per ters!) edhe une ketu deri tani skam arritur asgjeeee!!!

grate skan asnje fije interesimi per aktivitete te tilla!
duhet cdo jave te bejme nje "darsem" dhe jam e sigurte qe do vin ather!  :@

habitem metevertete sepse shum pak veta ju pelqeu ideja dhe koncepti.
e kjo gje mendoj se nese realizohet sjell dobi per grate shqiptare, ua lehteson jeten e perditshme dhe integrimin ne shoqerine perendimore.


shpresojm se realizohet ne ardhmeri  ..... :)

  • Postime: 66
kÊrlighed
#4 ne: 11-08-2005, 18:13:53
ju pershendes

kaerlinghed (phaaa sa nofken e veshtire e ke moter


meine nicknamen kÊrlighed ist auf daenisch.Es bedeutet-Liebe.
Po e perktheve ne gjuhen shqipe e mer vesh emrin tim te vertete.

Pershendetje.

  • Postime: 5949
SmiLey
#5 ne: 12-08-2005, 15:29:08
Mirembrema Enea,

E lexova kete temen tende ne fakt, dite me pare... po he te shkruaj tani e he pastaj, u harruam fare. Nejse...
Nuk jam e sigurte se ne cfare vendi jeton... por kam nje pershtypje se eshte Gjermani (kerkoj ndjese nese gabohem :-[).
Nese eshte keshtu, atehere me te vertete qe do te cuditesha shume... mendoja se Gjermania ka patur familje shqiptare te ardhura sikurse dhe individe shume me shpejt se shtetet e tjera Evropo-Perendimore... e me kete, imagjinoja qe situata sociale, shoqerore dhe akademike midis familjeve shqiptare duhet te kishte marr nje forme komplet tjeter... me sa duket qenkam gabuar.

Gjithesesi, une jetoj ne UK per momentin... dhe jam ne dijeni te sigurte qe ajo deshire qe ti ke shprehur sikurse njekohesisht dhe ke kerkuar te plotesohet ne te ardhmen, nuk eshte thjesht nje enderr! Por eshte dicka e mundur dhe e realizueshme. :)
Ketu ne Londer (po flas per vendin ku qendroj vet) di qe eshte krijuar nje shkolle e posacme vetem per femije te moshave te ndryshme nga familje shqiptare per te mesuar gjuhen shqipe letrare. Librat dhe abetaret i kane blere te gjitha nga Shqiperia, fondacionet kane qene nje pjese e perbere nga vet familjet shqiptare e nje pjese nga firma te ketushme. Gjithashtu, mesueset qe jane te punesuara ne kete shkolle jo vetem qe jane te arsimuara ne ate profil qe nga Shqiperia... por madje njoh nga ato qe edhe sot e kesaj dite diplomohen ne ''teaching''. Ka dhe plot qe bejne pune vullnetare, qe ndihmojne disa ore ne dite ato vogelushe ;-)
Di qe organizojne mjaft evenimente argetuese me femijet e shume e shume gjera te tjera interesante.

Pra ajo qe dua te them me pak fjale eshte qe ke vende ku deshira jote eshte realizuar, mjafton qe te jene zemrat dhe mendjet ne te njejtin nivel! Vullneti dhe deshira e madhe jane thelbesore per kete realizim ;)
Sa per anen financiare... nuk besoj ta kene kaq problem familjet shqiptare sa te mos deshirojne te donojne disa euro... tek e fundit, po ia dhurojne femijes se tyre ne menyren me te mire qe mund te ekzistoj... eshte edukim, kulture e nje gjuhe qe kurre nuk duhet te vdes!


Ju uroj gjithe te mirat!

  • Postime: 432
  • Gjinia: Mashkull
Untouchable
#6 ne: 24-08-2005, 17:29:53
Ideja e bukur, po mendoj se veshtire realizimi dhe implementimi i saj per faktin e mungeses se numrit te mjaftueshem te grave shqiptare ne perendim dhe financave normalisht.

U uroj sukses...

Juaji, Panopticon.

  • Postime: 294
N I K
#7 ne: 07-09-2005, 11:07:58
- Cilat jane eksperiencat e femres shqiptare ne mergim: pune, studim, etj
- Cfare veshtiresish hasin?

  • Postime: 3079
  • Gjinia: Femer
Aida
#8 ne: 16-09-2005, 08:57:08
Tung Aida

Un jam shum i interesuar të diskutoj mbi  kët Tem ,  Por un  nuk po  e kuptoj qëllimin tënd:

Nga të ka  arrdhur  ideja  për diqka  të till.

Të lutem na përshkruaj pak më  kjart problemet e  gruas shqiptare , ashtu siq  i kupton  ti!!!!!!!!!!!!!!š

Ideja për  të ndihmuar ësht  shum  interesante  dhe  e nevojshme  , por  PSE dhe SI të ndihmosh!!!!!!!

tung



Kerkoj falje qe sjam inkuadruar me ne kete teme, por koha me mungonte dhe tash i pash keta pergjegje te fundit.

Ideja me ka lindur thjesht nga jeta e perditshme dhe bisedat qe kam bere me bashkvendaset.
Shpesh u kam ndihmuar grave ketu si perkthyese dhe andaj edhe me lindi ideja. :)


Problemi me i madh qe kan grate ketu eshte mosnjohja e gjuhes.
Ata femra te cilet psh planifikojne te studiojne ose te punesohen ne mergim e kan me lehte sepse e mesojne gjuhen nga fillimi duke vizituar ndonje kurs.
Por kemi edhe shum gra dhe nena qe jan amvise, dhe kujdesen vetem per shtepine dhe femijet.
Ata skan mundesi te vizitojne kurse te gjuhes.
Shkaqet jan te ndryshme ose skan ku ti lan femijet ose se din se ku mund ta vizitojn nje kurs te tille, ose per shkaqe financiare. Shumicat e femrave qe se njohin gjuhen sjan ne gjendje ti cojn femijet te mjeku ne vizite, sjan ne gjendje te marin pjes ne mbledhjet prindore ne shkolle etj etj....


Si problem i dyte eshte mosnjohja e vendit sa duhet!
Per keshilla dhe ndihma ekzistojne organizata te ndryshme te cilet i informojne mergimtaret si psh keshillimoret per rregullimin e lejes se qendrimit, problemeve financiare, per punesim ose nostrifikimin e drejtimeve te kryera ne vendlindje etj etj.
Keta keshillimore jan te udhehequra shpesh edhe nga Jurist qe ne rast se kan mergimtaret problem ata ju ofrojne ndihme sa u perket "kerkesave" dhe "ankesave".
Shpesh ndodh te refuzohen kerkesat e mergimtareve per shkaqe palidhje.

PSE te ndihmojm?
Grate shqiptare te jen me te pamvarura ne mergim!
Te jen ne gjendje vet ti kryen obligimet e jetes perditshme, madje edhe te arrin punesim dhe integrim ne shoqerine perendimore. Flas edhe per ata qe psh skan shkolle te kryer por kan deshire te vizitojne ndonje shkolle ose kurs qe do tju pershtatej dhe simbas mundesise te punesohen ne at drejtim.

 
SI te ndihmojm?
Si do te ndihmojm mvaret nga finansimi dhe interesi i grave   (?)
Per ndihm kemi ideja plot si psh organizimi i kurseve te gjuhes ku simbas mundesise do te ekzistoje edhe nje dhome ku do qendronin femijet per kohen sa zgjat kursi. 
Femijeve te ju jepet mundesi te argetohen ne gjuhen shqipe, te mesojne kenge shqipe etj
Informimi i grave rreth temave te ndryshme psh tema per shendetin e femijeve, temat qe permenda me larte punesim shkollim integrim etj


Ju pershendes perzemersisht

  • Postime: 244
Kathy
#9 ne: 16-09-2005, 09:11:10
Aida Pershendetje!

te pergezoj per temen qe ke hapur dhe te them qe ne cdo enderr dhe deshire hasen veshtiresi te ndryshme por ama nese dicka eshte shume e deshiruar edhe mund te realizohet... Ky eshte nje mendim qe pothuajse kalon ne mendjet e te gjithe shqiptareve por nuk merret shume ne konsiderate sepse...
ja sepse, nje familje shqipetare ne mergim sapo te miratohet ne ate shtet qe vendos te jetoje menjehere fillon dhe kerkon pune - cfaredolloj pune per te sjellur buken ne tryeze, burre e grua pune nga me te ndryshmet pastaj mbi punen e domosdoshme femra haset dhe me punet e shtepise, gatimin, larjen, pastrimin etj etj qe nje femer shqiptare edhe po te kete luks te bollshem perseri punet e shtepise nuk do i hiqeshin nga dora....
Un kam ardhur e vogel ne usa por me kujtohet qe mamaja ate dite qe jemi larguar nga shqiperia gjithe cfare ka marr me vete kan qene libra ne gjuhen shqipe qe nga Abetarja, Gjuhen Shqipe Leximin... kam nje vella dhe nje moter te lindur ketu mamaja ka qene mesuesja e tyre e flasin dhe e shkruajne shqipen perfekt megjithate me ben shume pershtypje ne shume familje te tjera shqiptare interesimi per studim nuk eshte edhe aq i madh, jane te dhene shume pas parase, me perpara i harxhojne 100 dollar ne nje dyqan se sa ne nje kurs per arsimim... pastaj edhe xhelozia mes njeri tjetrit p.sh e shikon ate familjen erdhen pas nesh kan gjetur pune te mire po bejne para boll, hajt leri studimet po merru me pune etj etj... po ama edhe kete e kuptoj sepse kjo eshte arsyeja qe jemi ne mergim per te permiresuar gjendjen financiare por do deshiroja qe edhe gjendja kulturore te mos lihej pas dore...
Nuk e di nese jam shprehur ashtu siq desha megjithate ti mos u ndalo nga pezimizmi i te tjereve, ne qe kemi endrra deshira ne duhet te jemi ato qe duhet te kembengulim per te bere nje te ardhme sa me te mire dhe me nivel boteror sepse jemi nje komb shum i shkathet dhe i mencur edhe pse gjithmone na eshte mohuar liria e veprimit dhe e mendimit....

Urime dhe te uroj gjithe te mirat dhe realizim te endrrave te tua...
Kathy

  • Postime: 328
  • Gjinia: Mashkull
jonikos
#10 ne: 23-09-2005, 13:57:03
Pershendetje,
eshte ide shume e mire kjo Aida, ju lutem me lejoni nese u duhet ndonje ndihme(sa i perket librave te ndryshme, si per femije ashtu edhe per me te medhenj). Une nuk kam kushedi se cfare arsenali te librave, mirepo ato qe i kam do ua jap.
E di se eshte veshtire per grate shqiptare ne mergim, e di qe eshte edhe per femijet shqiptare veshtire ne mergim, ta dine gjuhen e tyre si duhet, te arsimohen, dhe shume mire e di se mungojne ndihmat financiare. Prandaj duhet qe ne te gjithe te ndermarim dicka rreth kesaj teme.

Une per vete e kam te njejtin problem, femija im flet 3 gjuhe, nje te vendit ku jetojme(Gjermani), nje te nenes se saj(Frangjisht), dhe Shqip natyrisht.
E shoh se e gjora ka veshtersi, por ia ka dale se kam investu shume kohe ne te, dhe tani flet  Shqip shume mire dhe din te tri gjuhet ti ndaje (klasifikon).
Kete ua kemi borgj te gjithe femijeve tane...

Moter Aida, edhe njehere, te lumte per idene qe e ke.

Pershendetje

Jonikos  

  • Postime: 567
  • Gjinia: Femer
spider2
#11 ne: 27-09-2005, 04:56:16
Aida te uroj per temen esht temë shum e mir ...
Por nuk e di qe ketu ne mergim ka gjithfar njerzish, edhe si u tha me pare te gjith luftojn per pune e per pare...ketu ku jam une vet nese e hap kete tem do te qeshen ose do te thon se ti e ke per te fituar nga ato se jo per ti ndihmuar, e per atë arsye i ndihmoj femijet e mi sa te mundem qe te mesojn te shkruajn shqip dhe se paku te flasin shqip e jo gjuhen e huaj ne shtepi.

Ketu kemi disa njerz te cilen e flasin vetem gjuhen e huaj ne shtepi dhe krenohen per te se sa bukur e flet gjuhen e huaj kurse gjuhen shqipe nuk i din dy fjal.
Por kush i ka fajet ketu ...normal prindi se edhe prindi nga krenaria flet bashk me ta gjuhen e huaj... e kur ata femij ta mesojn gjuhen shqipe???  
Edhe pse kurr ata prinder nuk kan ose nuk dojn me pas koh per me i mësu shqip ne shkrim dhe lexim femijet e tyre... e pse ...kurr nuk mundem me i kuptu...qfar krenarie ndjejn ata prinder nga kjo gje?????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • Postime: 13
Murgesha
#12 ne: 25-01-2006, 09:57:24
merzijat neve na mundojne.
jeta eshte e mire, por prap mos mendoni se krejt grate shqiptare ne gurbet kenaqen.,

  • Postime: 313
  • Gjinia: Mashkull
"RaGAzZo Di MaRe"
#13 ne: 25-02-2006, 20:06:21
merzijat neve na mundojne.
jeta është e mirë, por prap mos mendoni se krejt gratë shqiptare në gurbet kënaqen.,

ke shum te dretje murgesha me mendimin tend jem,por jo vetem grate por dhe gocat, te pakta jan ato qe kenaqen, qe kan personin ideal, por po ju them qe rreth 80% e grave dhe vajzave sidomos kan marr rrug te keqe, kam njohur dikur nje goc qe tani duhet te kishte femij, ka ikur 16 vjece nga shqiperia dhe tani eshte 25 ka 9 vjet pa shu ne shpi, e kan debuar nga shpija sepse iku fshehurazi, u dashurua me nje djale, ai e mori dhe e punoi, me than te drejten kam ndenj 3 jav me te me e kthy nga ajo rrug por ajo sme kuptonte ajo e dinte se gjithmon un ja kisha me te futur, merte droge,e lloj lloj pislleqe te tjera, kur me ka folur nje dit per jeten e saj,qe sja vlen ta permend, me ka ardh per te qare dhe mua qe isha djal jo ndonje vajze,per vitet e gjata qe kishte kaluar, ta shohesh dhe tani si eshte fytyra i eshte vrazhgur, kur doli nje dite me mua filloji te qante, nuk ma tregoi pse, por un e kuptova, donte te dinte pse ishte braktisur,pse nuk kishte dhe ajo shans si un qe te studionte, kishte shuar te gjitha endrat e saj feminore, keshtu ju them te gjitha gocave beni kujdes se po vijne kohera me te veshtira, ata qe jan ne shqiperi ju duket italija parajs, por nuk e din qe jan me mir atje se ketej, ne emigrantet jemi te humbur,? :( :( :(

  • Postime: 653
  • Gjinia: Mashkull
KingS00l
#14 ne: 26-02-2006, 10:36:19
Pershendetje dhe nga une,

Pak fjale se per gruan shqipetare kane shume respekt te gjithe.

Te gjithe jasht shtetit mendojne se ne shqiperi grat jan te pa respektuara
e se i perdhunojne ata meshkujt kanibal.

Ju me mire se une besoj se e dine te verteten. Si vajzat tona ska ne bote
dhe me vjen mire shume qe behet fjale per edukim dhe kur ato largohen
nga Shqiperia.
E mira eshte se ne jemi ne pergjithesi 90% sentimental, si meshkuj dhe ju duhet
te na mbani nje balanc i cili kerkon mjaft mjeshtri dhe aftesi, mendore.
Bile besoj se lidhja e Kombit me gruan Shqipetare eshte me shume se nje fakt.
Duam, sduam ju keni qene dhe per shume jeni akoma "perendesha yne".

Nga ana ime une ju mbeshtes 1000%

Me adhurim
-King

  • Postime: 127
brandon
#15 ne: 27-02-2006, 20:24:29
grua e mire ne mergim
Capkenja
#16 ne: 24-03-2006, 10:01:13
Gruaja shqiptare si ne mergim ,si iniciativ me duket ide e mire por e gjitha qendron tek financimi.

Nese gjendet atehere mund te behet dhe realizimi

  • Postime: 691
Anesti
#17 ne: 25-03-2006, 07:03:42
grua e mirë ne mergim
E bete geloz Brandin.Ai ndjehtnje grua me e mire se sa ju?

  • Postime: 319
  • Gjinia: Femer
igru
#18 ne: 25-03-2006, 13:41:22
eshte padyshim e vlefshme, po perpara te shihet fusha e veprimit. Te shihen dhe problemet e grave ne vendet jashte. Jane te shumta padyshim problemet, po ajo qe duet verejtur jane problemet emotive dhe ne kete pike mund te kembengulet.
Te gjejme menyra si te ndihen me pak te vetmuara, te gjejme menyra si ti sjellim shqiperine me afer.

Te shohim pastaj si mund te veprohet.

Duhet kontribut nga viset shqiptare dhe kjo behet vetem online le te themi. Dhe ndihma e vertete mund te jete nga mergimtaret e tjere te cilet e njohin dhe mbi te gjitha e prekin realitetin.

Po patet ndonje ide, edhe une jam mese e gatshme per te ndihmuar.

  • Postime: 473
  • Gjinia: Mashkull
Lundrentari
#19 ne: 30-03-2006, 01:59:11
Kjo tema shume e mire.

Edhe nodnje teme per "Djalin shqiptar ne mergim, s'do ishte edhe aq keq" mendoj une...

Pak a shume, sidoqfote, jeta ne shkoj ne gurbet....si per burra, ashtu edhe per gra, djem e vajza, pleq e t'ri.

  • Postime: 1
xonki
#20 ne: 06-11-2007, 14:28:45
Zdi qa me thone