×

Jeta bashkëshortore, problemet dhe zgjidhja e tyre

· 101 · 22183

Jeta bashkëshortore, problemet dhe zgjidhja e tyre

· 101 · 22183

  • Postime: 38
Miss Katerina
#25 ne: 16-05-2005, 07:55:42
Per mendimin tim nqs. nje cift nuk vazhdon dot me..., ose kur dashuria e tyre vyshket me mire te ndahen tani qe kane kohe e jo me vone kur bejne dhe femije...!!!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 9
blessed
#26 ne: 02-07-2005, 19:29:19
Nuk eshte kjo zgjidhja mis Katerina.

Me mire sic tha dikush qe hapi syte me ke martohesh. Problemi eshte se ne e fillojme shpejt marredhen ne krevat dhe kjo te afron shume me tjetrin aq sa nuk ke fuqi te shohesh dhe anet negative te tij/saj. Nese do te mbanim ca distance, do te kishim sy dhe per gjerat negative. Ose me e keqja fare martohemi se mbeti femra shtatezane.... gje qe eshte krimi me i madh per mendimin tim.

Ne martese ka te perpjeta e te tatepjeta, rruge me kalldrem e rruge me asfalt. Por nga ne varet si i trajtojme problemet. Une jam 3 vjet e martuar dhe mund te them se e dua burrin tim shume me teper se ne fillim. Ne fillim ishte me shume dashuri senzuale (sidomos deri sa u martuam :-[) kurse tani eshte dashuri me e thelle. Ai eshte njeriu qe nuk do ta nderroja me asnje tjeter cfaredo pasurie te me jepte. Ne jetojme ne Rumani dhe vitin e fundit e kemi kaluar shume keq nga ana financiare se kemi dhe nje femije 1,5vjec qe eshte engjelli yne, por asnjehere nuk ka qene problemi financiar motiv grindjeje. Perkundrazi mosdiskutimi i problemeve haptas kur ato shfaqen mund te them se ka qene problemi. Ne momentin qe ty nuk te pelqen dicka tek tjetri dhe nuk shprehesh, kjo gje sjell frustration (e harrova ne shqip). Dhe kur kjo gje perseritet shpesh, sjell moskuptime.

Prandaj besoj se zgjidhja per problemet bashkeshortore eshte DISKUTIMI I TYRE, JO EVITIMI...... FLISNI PRA ME PARTENERIN GJERAT QE JU SHQETESOJNE, POR JO ATEHERE KUR JENI ME NERVA, ME MIRE DITEN TJETER SE ATEHERE DO TI SHPREHESH SHQETESIMIN TEND ME QETESI.

Nuk ka gje me te mrekullueshme se sa momenti kur pas nje konflikti njeri i kerkon te palur tjetrit, dhe tjetri e ndjen se dhe ai ka gabuar dhe kerkon te falur dhe ai.  Keto jane momentet me te bukura per ne te pakten, kur jemi ne krahet e njeri tjetrit dhe qajme te dy nga gezimi.

Oh, sa do deshiroja te kishit ne familjet tuaja vec 1% te dashurise qe existon ne familjen time....

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 90
BlueDragon
#27 ne: 14-07-2005, 07:03:51
Pra zgjidhja  me e mire eshte kjo: Kujdesni ne zgjedhjen e bashkeshortit(bashkeshortes) bukuria nuk eshte gjithcka, as pasuria, por mundohu te gjesh nje njeri te ndershem qe te te beje te lumtur per jete, te te respektoje, te te fale perhere buzeqeshje dhe te mos ndihesh fyer prej ketij njeriu.
Keto virtyte te brendeshme si zemra sinqeriteti, morali, besimi kurre nuk vjetrohen as nuk rrudhen e vyshken, nderkohe qe pasuria shkon, bukuria iken e pas saj pasojne thinjat, rrudhat...


Problemi eshte se ne e fillojme shpejt marredheniet ne krevat dhe kjo te afron shume me tjetrin aq sa nuk ke fuqi te shohesh dhe anet negative te tij/saj. Nese do te mbanim ca distance, do te kishim sy dhe per gjerat negative. Ose me e keqja fare martohemi se mbeti femra shtatezane.... gje qe eshte krimi me i madh per mendimin tim.
Ne martese ka te perpjeta e te tatepjeta, rruge me kalldrem e rruge me asfalt. Por nga ne varet si i trajtojme problemet.

Prandaj besoj se zgjidhja per problemet bashkeshortore eshte DISKUTIMI I TYRE, JO EVITIMI...... FLISNI PRA ME PARTENERIN GJERAT QE JU SHQETESOJNE, POR JO ATEHERE KUR JENI ME NERVA, ME MIRE DITEN TJETER SE ATEHERE DO TI SHPREHESH SHQETESIMIN TEND ME QETESI.


Meqenese ju te dy keni thene te gjitha ato sa kisha menduar te shkruaj per kete teme, mora guximin te vendos pikerisht keto keshilla te tuajat qe perputhen me te miat. Faleminderit, mendime mjaft realiste! :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#28 ne: 11-08-2005, 16:55:12
Martesa te nrdyshne kane probleme te ndryshme, kush te thella e kush te kapercyeshme. Veten dialogu i arsyeshem eshte zgjidhja e tyre.

"Martesa eshte me rendesi kritike per forcen e nje shoqerie. Ne fakt, forca e nje shoqeria varet nga forca e familjes. Ndersa forca e familjes varet nga forca e marteses,"
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5459
  • Gjinia: Mashkull
ibraim
#29 ne: 14-10-2005, 04:08:32
po si te gjejme forcen e marteses, kur s'ma merr mendja se ka martese pa probleme...
si te zgjidhen... pak si veshtire, sepse nuk zgjidhen... jane te pazgjidhshme...seps e jane probleme momenti dhe cdohere te gjejne te papergatitur...
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 58
sindy
#30 ne: 29-11-2005, 16:31:20
ne cdo cift ka probleme keqkuptime zenka mosmarreveshje dhe eshte mire keshtu,sepse forcohen dhe lidhen aq me teper me njeri-tjetrin(them se nese kane tolerance dashuri dhe respekt midis tyre) .mendoj se jeta familjare eshte dicka e shenjte duhet ruajtur e mbajtur mire.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 244
Kathy
#31 ne: 30-11-2005, 14:27:02
Te pasurit qahen se kane para por nuk dijne c'fare te bejne me to, te varferit qahen sepse nuk kane para dhe nuk dine c'fare te bejne pa to pra nga kjo na del qe njeriu nuk eshte kurr i kenaqur ama kjo nuk do te thote te ndalojme se jetuari. Keshtu edhe martesa, jeta bashkeshorore ka te keqija por ka edhe te mire dhe pikerisht nga keto te mira ja vlen te pershkosh te keqijat... Komunikimi jo vetem ne martese eshte i dobishem, komunikimi pasqyron njeriun. Nje njeri qe di te komunikoje ai njeri di te dashuroje,respektoje dhe te perballoje problemet e jetes....

Wow sa me seriozitet paskam shkruar  hmmmmm:
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 13
Murgesha
#32 ne: 25-01-2006, 10:00:54
me me rendesi ne jete eshte qe nje burre dhe nje grua te kalojne mire dhe te duhen.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#33 ne: 25-01-2006, 15:17:10
Njeriu lind,prinderit fillojne e thojne.Ama ja sa te ngrihet pak ne kembe dhe do behet me mire situata.Ngrihet dhe ne kembe femija,fillojne kopeshti shkolla.Arsimi,puna,,martesa.

Martesa vjen ndonje here e paplanifikuar,shtatezania jo ne kohen e duhur.Cifti ska te ardhuara ekonomike te mjaftueshme,fillojne grindjen,keqkuptimet,xhelozia.Lindit femijet,tani prinderit skane me kohe per ti kushtuar partnerit,,duhet te rriten femijet,,dhe jeta lufte lufte lufte.............. ......

Kjo e ka nje kuptim,te pakten ne e marrim guximin per te jetuar,dhe nuk i themi jeten fund.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1267
Seni Seviyorum
#34 ne: 26-01-2006, 12:39:01
Une jam pro ketyre gjerave moderne , por personalisht "Rrofshin gjerat antike" :D

Ka lezet martesa o bab... Krijon familjen tende e ndjehesh ne parajse.

Bashkejeta o dicka teper e bukur, ama me valixhen gati cdo here je!!!!!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5966
SmiLey
#35 ne: 26-01-2006, 13:37:06
Unë jam pro këtyre gjerave moderne , por personalisht "Rrofshin gjërat antike" :-D

Ka lezet martesa o bab... Krijon familjen tënde e ndjehesh ne parajse.

Bashkejeta o diçka tepër e bukur, ama me valixhen gati çdo herë je!!!!!

Po ti, mos ke ndryshu profesion... hajdute e klasit të parë :d
Me fjale te tjera, jam shumë dakort me çfarë ka shprehur Seni :)
Besoj ne martesen te jetë parajsa vet... sa për partnerin, duhet shqyrtuar mirë ajo pune se o icik me zarar... ja kshu! :P
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 473
  • Gjinia: Mashkull
Lundrentari
#36 ne: 27-01-2006, 13:28:08
Nuk e besoj se martesa mund te jetë parajse e vërtetë, por nuk ka dyshim se është shumë me e mirë se beqaria.

Unë mendoje se bashkjetesa ja hup gati krejt appetitin marteses.  Sepse i provon gati të gjitha, e pastaj nuk mbetet ndonjë gjë tjetër për te provuar, përveç shkurorzimit kur te martohesh.

P.sh ne amerike statistika e ndarjeve është 60%, ne krahasim me 35% te martesave. Përse ? Sepse pak a shumë këto cifte kanë bërë qejf me njëri-tjetrin për 2-8 vjet, e me pas martohen e ndahen fill pas një muaji.

I derguari jonë (pqmt) ka thënë kush ka mundësi te martohet, duhet te martohet. Kush nuk ka mundësi, le të agjerojne.
Pra n.q.s. i permbush kushtet për martese, duhet te martohesh, dhe jo te pritesh deri sa ti bejsh 23 vjeç, apo 27 vjeç, apo 31 vjeç, apo deri sa te fitojsh llotarine.

E gjithë bota është e mbushur me pasuri, por pasuri me e vlefshme është një grua e mirë.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3
kiska
#37 ne: 24-02-2006, 18:31:28
 :-x
pershendetje gjithe antareve te ketij forumi.me pelqen kjo teme prandaj dhe une dua te jap mendimin tim.
un nuk mendoj se ne bote nuk ka probleme ne jeten bashkshortore.doza e problemeve varion,ku me shume e ku me pak,po do te thoja qe me me sukses keto probleme evitohen tek ai cift qe dine te llogjikojne.
ku cdo problem e zgjidhin me gjakftohtesi,dhe mbi te gjitha dine te falin.
shpresoj qe mendimi im tju pelqej
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 473
  • Gjinia: Mashkull
Lundrentari
#38 ne: 19-03-2006, 13:27:56
Unë mendoj se shumica e shqiptarve, burrave kryesisht, nuk dinë te komunikojne, shumë pa kulturë, nuk kan edukukim shkollor, fetar, etj, e pastaj ky lloj njeriu kur te martohet, do të shkaktojn katastrofe, dhunë, dhe crregullim ne familje.

Gjera te tilla i kam pare, dhe përjetuar vet. Gruaja shqiptare vuan shumë, dhe shihet si e keqtrajtuar sipas statisikave botetore e te drejtave te njeriut.
Kjo kryesisht ne Veri te Shqipërisë, tek Malsoret.
Jemi njerëz, Gjaknxehte, te Padurueshem, Pa Edukate, te Pa Ditur dhe tmerrsisht te Varfer, ne çdo drejtim, dhe askpekt, ne krahasim  me një jetë normale, edukuese, dhe paqesore.

Shkaqet kresyore, për mendimin tim, janë "Mendja, Edukata, Padituria, dhe Këshilla.

Unë uroj dhe shpresoj qe Jeta Bashkeshortore Shqiptare, dhe e tjerve, me ndihmën e (Allahut) dhe çdo kontributi, le/do të permirsohet, te rregullohet, te stabilizohet, dhe ta shijoj paqen, durimin, dhe begatine njerzore.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 319
  • Gjinia: Femer
igru
#39 ne: 23-03-2006, 15:32:28
Shpeshhere jemi ne vete qe i ngarkojme gjerat. Personalisht mendojme te jemi pak me "te ftohte" ne kete drejtim. Dmth. te mos i sterhollojme as problemet, as ndonje zenke, as veshtiresite se me keq eshte. Kam degjuar nje here nje shprehje shume te bukur.

Gezimi dhe hidherimi jane gjithmone bashke, nese njeri fle me ty tjetri eshte nen shtratin tend.

Me pak fjale, gjithmone kam besuar dhe besoj se zgjidhja, ashtu si lindi mes bashkeshorteve, po prape mes tyre gjendet. Te zgjidhesh probleme ne martese, nuk do te thote detyrimisht te zgjidhesh nje problem konkret. Per shembull, cifti ka veshtiresi ekonomike. Te flasin sa te duan, te zihen, te puthen, nuk zgjedhin gje konkretisht. Por nese vendosin te mos i japin shume prioritet kesaj aq sa te nderhyje te ata te dy, ai problem zhvendoset nga ata te dy, nga jeta e tyre afektive.

Per ti rene shkurt, me gjakftohtesi dhe me deshire zgjidhen gjonat.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 94
emiliatje
#40 ne: 13-06-2006, 18:27:12
Shumë e spikatur kjo teme. Unë jam  e martuar prej 6 vjetësh tani. Kam dy vajza dhe burri im nuk është shqiptar. Nga kjo ka vershtiresi mentaliteti i ndryshëm , gjuha, kultura, mendimi për jetën . Unë mendoj se me kryesorja është qe dy njerëz qe duhen  dhe kanë dashurinë midis tyre ne asnjë mënyrë të mos ta lënë dashurinë te bëhet e vaket . Shkendija e dashurisë duhet të mbahet ndezur .Do te Thoni ju si ?
Nuk është mirë të mendosh direkt divorcin.
Mendo pozitive .
Peshoji gjërat .
Mos e thuaj fjalën e fundit ne fillim .
Komunikimi është shumë i rëndësishëm. Unë mendoj se gruaja dhe burri duhet te jenë ne gjendje te shprehen lirshem ne çdo moment , ta shprehim pakenaqesite për çdo aspekt . Të diskutojnë ti zgjidhin problemet qe te dy te jenë dakort dhe jo te bertasin apo burri te flasi si kaposh se është burrë dhe ai i ve  vulen. Nuk ka njeri perfekt thjeshtë duhet të punosh thojne këtu ne marredhenijet qe ka çifti midis tyre . Gjendja ekonomike është shumë faktor i madh qe bëhet shkak për divorcet ne Shqipëri. Por mos kujtoni se jeta është si ne filma  ne Hollivud . Edhe këtu gratë punojnë i bëjnë punët e shtepise , kujdesen për fëmijët ,rregullohen  vejne dhe ne palestra te mbajnë trupin ne formë dhe pse janë 50 vjeçe . Tek ne martohen shumë te rinj ne pergjithsi dhe mbas 10 vjetësh  i humb interesi  ndaj njeri tjetri.
PER GRATE DUHET TA MBANI VETEN
PERDORNI KREMRA  USHQYES PER LEKUREN  
MIREMBANI  DHEMBET
VISHUNI ME SHIJE
MUNDOHUNI TE JENI AKTIVE DHE MOS E LINI VETEN TE SHTONI NE PESHE
RREGULLOHUNI (FLOKET ,PERDORNI PARFUM ,MERRUNI ME SPORT OSE ECNI SA ME SHUME , pini te paktën 2 litra ujë  , HANI USHQIME TE SHENDETSHME)
BEJI BURRIT SURPRIZE
TE DUKET JETA MONOTONE ORGANIZO PIKNIK ME FAMILJEN
NUK ESHTE E THENE QE VETEM TE ULESH NE NJE RESTORANT TE SHTRENJT MUND TE SHKOSH NE PARK DHE MUND TA MARRESH PIJET ME VETE
LEXONI REVISTA  GJENI VETEN  TEK HOBI (GJERA QE JU TERHEQIN ME SHUME )

E NJEJTA GJE VLEN PER BURRAT DHE PER TA PAK ME SHUME
DUHET TI THUASH GRUAS çDO DITE QE E DO DHE QE SOT DUKESH ME E MIRE
BEJI GRUAS SURPRIZA
KURRE MOS I THUAJ QE TE IKU  BUKURIA
PERQAFOJE DHE KURRE MOS LE DITE QE TE MOS TA PYTHESH KUR IKEN NE PUNE KUR VJEN
MBESHTETE GRUAN DHE MUNDOHU QE TA KUPTOSH DHE TA BESH TE LUMTUR
VERI VESHIN FJALES DHE KURRE MOS E QORTO OSE  TE FLASESH PER DIçKA NE SY TE FEMIJEVE APO TE FAMILJES APO KUSHDO QOFTE
KE DIçKA PER TE THENE PERHERE FLIT NE MENYRE DISKRETE PRIVATE
PROBLEMET DHE DISKUTIMET E FAMILJES TUAJ MOS I BE çESHTJE PUBLIKE

PER MUA E THASHE SE ME E RENDESISHME ESHTE DASHURIA  NDERI KUPTOHET  RESPEKTI PER NJERI TJETRIN  LIRO _ SHTRENGO   :X JU PERSHENDES  
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
wiliams
#41 ne: 15-06-2006, 13:46:12
Un mendoj se çelesi i marrdhenieve ne jeten bashkshortore eshte mirkuptimi mes burrit e gruas..ne çdo aspekt..shum shkurt..ë? :puth
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 350
Glaserian
#42 ne: 15-06-2006, 15:24:07



Sekreti i jetës bashkeshortore, qëndron tek fakti qe nuk duhet te ekzistojne sekrete midis tyre.





  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1
sfidovehten
#43 ne: 24-07-2006, 06:35:02
Deri tek problemet martesore vleresoj se vjen kryesisht per shkak te mungeses se imagjinates se ciftit per ta freskuar lidhjen e tyre.  Kur nje gje behet monotone, me kete mendoj edhe jeta bashkeshortore, atehere kerkohen shkaqe te ndryshme per tu krijuar problemet.  Gjithashtu arsye tjeter eshte niveli arsimor jo i harmonizuar ne mes dy partnereve e cila gje bene te zbehet komunikimi i ndersjelle dhe te kuptuarit e njeri tjetrit.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 319
  • Gjinia: Femer
igru
#44 ne: 25-07-2006, 08:17:32
Sigurisht qe problemet e nivelit arsimor jane mjaft te ndjeshme, por jo menjehere. Kjo sepse "verberia" e fillimit nuk te le t'i shohesh te gjitha. Por sapo ajo iken, fillojne e shfaqen te gjitha pjeset e imazhit qe ti kishe krijuar ne mendjen tende se si do ishte gruaja apo burri yt. Ne fakt ky eshte gabim me vete. Duhet t'i ruhesh kesaj verberie sepse mund te jete vertete shkaterruese.

Problem shume me i madh sot per mendimin tim eshte menyra e jeteses. Ka familje qe shihen shume pak gjate dites, rrallehere konsumojne nje vakt bashke, femijet jane rendesi e dyte se se pari vjen karriera, e me rradhe. E te gjitha keto jane prej mosvleresimit si duhet te zhvillimit marramendes per nga shpejtesia qe po jetojne shume vende sot. Madje para pak kohesh kam lexuar. Sipas statistikave te bera ne Angli, gjendja ishte shume e mjerueshme neper familje. Kur t'i kem do t'i sjell se ishin vertete interesante dhe tregonin sa shume ka ndikuar familjen menyra e jeteses dhe shoqeria ne pergjithesi.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22
  • Gjinia: Femer
raina
#45 ne: 28-07-2006, 07:10:59
        Mendoj se mardheniet varen nga cifti. nese secili do te arrinte te kuptonte se tashme nuk jane vetem nje karakter, por jane dy dhe qe duhet te hermonizohen ne menyre te tille qe te arrijne optimale per secilin. Gjithmone lidhja duhet pare si fryt i dashurise. Per cdo vendim qe merr njera pale duhet te arsyetoje dhe mendoje se si do te reagoje gjysma tjeter.
    Besoj qe ajo qe prish nje lidhje eshte pikerisht veshtiresia e te kuptuari qe tani je vetem gjysma e pjeses se plote. Dhe eshte shume e rendesishme qe dhe mendja te beje arsyetimin e saj persa i perkete nje zgjedhjeje, dhe kjo perpara se zemra te vendos gjithcka.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5459
  • Gjinia: Mashkull
ibraim
#46 ne: 17-11-2006, 16:53:12
megjithate, bota sillet...po edhe problemet cdohere jane aty...
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
wiliams
#47 ne: 17-11-2006, 18:16:21
Fatkeqesisht pak lidhje po i rezistojne jetgjatesise..perfs hi te gjitha llojet..ky eshte realiteti i cili duhet ta pranojme....por e anashkalojme ngaqe eshte i hidhur..dhe kjo ka arsyet e veta objektive..edhe ndonje lidhje qe mundohet ti rezistoje jetgjatesise behet me shume sforco dhe vetem sa per dukje..
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#48 ne: 12-12-2006, 17:27:43
Nje lidhje fillon atje ku mbaron cdo gje..dmth atje fillon te kuptohet ne ka qene nje lidhje apo jo !Per sa kohe nuk kemi detyrime ndaj njeri tjetrit(secili per hesap te vete) cdo gje ecen vaj...kur gjendemi ne te njejten cati..ah mos pyesni atehere !
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 90
  • Gjinia: Femer
Buzeqeshja
#49 ne: 03-11-2007, 12:16:43
kjo tema do shum pak fjal, jo nje bllok fjal! perpara se te vendosni per nje te ardhem se bashku ju duheni te flisni me karta hapur, te mos druani se do ngelni pa te dashur po ia parashtruat kushtet e juaja!! Edhe, si permbyllje e gjith kesaj ju duheni te merreni vesh me njeritjetrin se, pasi te behet kontra paramartesore, te mos e shperdoroni gjat jetes martesore, as ti e as ai!! Nese nje gje e till ndodh, njeri apo tjetri bejn leshime (perpos me pelqimin e te dyve), ateher ju keni te drejten ta lini o te ju lejn!!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super