×

Kriza në familjen shqiptare, 20% e martesave përfundojnë në divorc

· 8 · 71

Kriza në familjen shqiptare, 20% e martesave përfundojnë në divorc

· 8 · 71

  • Postime: 22183
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 15-05-2019, 16:34:35
Rreth 20% e martesave në Shqipëri përfundojnë në divorc. Krahasuar me fundin e viteve ‘90 ky fenomen është dyfishuar, ndërsa të dhënat e fundit të INSTAT që i përkasin vitit 2017 flasin për 4500 divorce gjatë këtij viti.

Në të tillë panoramë e gjen Dita Ndërkombëtare e Familjes Shqipërinë. Përfaqësues të Komuniteteve Fetare në një konferencë të përbashkët apeluan për forcim të vlerave të këtij institucioni.

“Zhvillimi i demokracisë dhe kapitalizmit ka ndërtuar kultin e individit dhe shpirtin e pavarësisë dhe kjo ka bërë që marrëdhëniet familjare të dobësohen dhe familja si institucion të vihet në pikëpyetje. Ndaj para nesh gjendet sfida e ruajtjes tradicionale të familjes”

“Lidhja e burrit me gruan është një reflektim i lidhjes së njeriut me perëndinë. Prandaj ne të krishterët kurrë nuk e pranojmë divorcin”

“Familja është shtylla më e rëndësishme e shoqërisë. Fortësia dhe qëndrueshmëria e saj është edhe fortësia dhe qëndrueshmëria e kombit dhe e mbarë shoqërisë”

Mesazhi i tyre shkon edhe për politikën.

“Lutemi zotit që tu japë mend politikanëve të sotëm se gjykojmë se shumë drama familjare lidhen me vështirësitë ekonomike”

Përmes një mesazhi më rrjetet sociale, Presidenti Ilir Meta shprehet se një familje solide ka vlera të jashtëzakonshme për zhvillimin e shoqërisë. “Vendi ka nevojë për më shumë familje të reja dhe të qëndrueshme, për më shumë fëmijë dhe kushte më të mira për mirërritjen dhe edukimin e tyre për politika më konkrete sociale dhe ekonomike” shkruan Kreu i Shtetit. /Lapsi.al
  • M'pelqe x 2
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6649
  • Gjinia: Femer
erlehta
#1 ne: 16-05-2019, 07:45:48
Keto artikuj i lexon me keqardhje.
Jeta, lidhjet bashkëjetesa martesa kane sigurisht e momente veshtiresie, ama kalohen me se miri se bashku. Kjo ndodh kur ka vertete dashuri mes ciftit.
Ne Austri 2 ne 3 cifte ndahen dhe arsyet jane nga seriozet deri te me absurde. Te vjen keq per femijet mbi te gjitha.
Personalisht ne nje lidhje nuk do pranoja dhunen e mosrespektin. Keto ndikojnë dukshëm e ne rritjen e femijes. Me mire me prinder te ndare e nje dite te qete, sesa te shohesh me sy ç'ndodh me prinderit.
Nejse rasti, rastit nuk i ngjan.


« Editimi i fundit: 16-05-2019, 09:13:14 nga M A X »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 96
Passion
#2 ne: 16-05-2019, 11:02:57
Shoqeria shqiptare kalon ne nje kohe krize.
Familja shqiptare gjendet vertet ne nje kohe krize.

Edhe problemet ekonomike jane nje faktor e ndikues tejmase i larte per shperberjen e familjes,edhe rrjetet sociale serish jane nje ndikues .

Ne te gjithe Shqiperine divorcet  ne shkallen me te larte ish qyteti i Beratit . :)

Arsyet!
Ekonomia,edhe e dyta renditej rrjetet sociale.
Sipas gjykates se ketij rrethi. :)

Ky fenomen po ndodh gjithandej.

Papaergjegjshmeri,edhe krize indetiteti i shoqerise (sipas meje) :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22183
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 16-05-2019, 12:19:18
Citoje
edhe rrjetet sociale serish jane nje ndikues
E ke fjalen per Facebook?
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 96
Passion
#4 ne: 16-05-2019, 13:21:23
Facebook
Instagram
:)

Jo forumet jo. :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22183
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#5 ne: 16-05-2019, 13:40:13
Facebook
Instagram

Pse dhe si ndikojne konkretisht?
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 96
Passion
#6 ne: 16-05-2019, 15:22:14
Ne Berat faktori nr 1 ish emigrimi.
Flirtet  tradhetite  Max.

Mos te duket habi.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6649
  • Gjinia: Femer
erlehta
#7 ne: 16-05-2019, 19:13:26
Miua sme duket habi me thene te drejten.
Ne Fb jam pjese e nje grupi te nenave e vajzave te qytetet. Shume, por ku them shumë gra, u kerkojne admineve te grupit te postojne shkrime anonime per te mare mendime te anetareve te grupit. " Jam e martuar kam fëmijë, burrin e kam te mire por jam njohur me nje person ne fb e jemi takuar e bla bla ..Si t'ja bej,,nuk rri dot pa te 😂😂😂



  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super