×

Kunatat urrehen me shume se vjerrat!

· 41 · 9227

Kunatat urrehen me shume se vjerrat!

· 41 · 9227

  • Postime: 1580
sorelina
ne: 21-10-2006, 20:41:34
Përmbyset miti, kunatat janë edhe më antipatike
   
     
 

Po kush ka thënë se vjehrrat janë kategoria më e “urryer” në familje? Për shumë vetë, kjo duket si një ide krejt e largët, përderisa antipatia proverbiale është zhdukur dhe zëvendësuar nga ajo për disa të afërm të tjerë të “bezdisshëm”. Të paktën kështu tregon një sondazh i fundit, i kryer në Itali nga revista e psikologjisë femërore “Per Me”, dhe e publikuar nga revista e përjavshme “Panorama”. Studimi ku u përfshinë rreth 500 gra të moshës 20-64 vjeç, të martuara apo që bashkëjetojnë, kishte si qëllim “hetimin” e marrëdhënieve familjare dhe përcaktimin e të afërmve më të padurueshëm. Rezultati ishte i habitshëm.

Një mit është rrëzuar, pasi 53 për qind e të intervistuarve deklaruan se “urrejnë” më tepër se çdo gjë tjetër, kunatin apo kunatën. Një surprizë e vërtetë për vjehrrat, që me 23 për qind të përgjigjeve të të intervistuarve u renditën në vendin e dytë në klasifikimin e të afërmve “problematikë”. Po cilat janë arsyet e kësaj përmbysjeje të madhe? Sipas 28 për qind të të intervistuarve, kunatat meritojnë vendin e parë në klasifikim, pasi shpesh janë kritikuese, ironike, “pushtuese” të hapësirave të përbashkëta. Ndërsa, 20 për qind e tyre besojnë se ato janë prepotente dhe shpesh marrin rolin e “ndërhyrësit” në marrëdhënien e çiftit. Jo shumë ndryshe nga ajo që ndodhte me vjehrrat. E megjithatë, një ndryshim të vogël ka. Në lidhje me familjarët “antipatikë” në këtë rast, njerëzit preferojnë të heshtin e të bëjnë sikur s'ka ndodhur gjë, në 56 për qind të rasteve dhe në 47 për qind të tyre, i evitojnë ata.

Megjithatë, 67 për qind e të intervistuarve e diskutojnë këtë problem me partnerin e tyre. Rreth 50 për qind e të intervistuarve thonë se partneri i tyre nuk merr asnjë pozicion në lidhje me këtë, në 20 për qind të rasteve mbështesin të afërmit e tyre dhe në 25 për qind të rasteve mbështesin bashkëshortet. Nga sondazhi i fundit ka dalë edhe një e dhënë shumë interesante; edhe pse “e ka humbur” vendin e parë, mamaja e partnerit vazhdon të jetë shkak për mosmarrëveshjet brenda çiftit. Rreth 19 për qind e të intervistuarve e besojnë një gjë të tillë, edhe pse armiqësia ndaj vjehrrës tregohet me më pak turp krahasuar me antipatinë ndaj kunatës. Por, në fund të fundit, 40 për qind e bashkëshortëve u japin të drejtë grave dhe jo mamave. Ndërkohë, për të dy palët familja është gjëja më e shtrenjtë, një fole e ngrohtë, një domosdoshmëri, një pjesë shumë e rëndësishme e jetës, pavarësisht problemeve apo përplasjeje të mundshme.

 

em/em (Gazeta Shqiptare/Balkanweb)

  • Postime: 6709
  • Gjinia: Femer
erlehta
#1 ne: 23-10-2006, 21:26:30
Sic ka vjerra te keqija ashtu ka dhe nuse te keqija.
Une vjerren time e kam flori, sa per kunatat nuk di cte them, nuk i njoh, nuk di si do jene, por sido qe te jene une jam e para dhe i ve perpara :D

  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#2 ne: 30-10-2006, 18:06:46
Siç ka vjerra te keqija ashtu ka dhe nuse te keqija.
Unë vjerren time e kam flori, sa për kunatat nuk di ç'të them, nuk i njoh, nuk di si do jenë, por sido qe te jenë unë jam e para dhe i ve përpara :D

Si njeh mire kunatat vertet, se po ti njihje nuk do thoje qe i merr perpara,ti e di se une sjam Kukull   :D
Capkenja
#3 ne: 31-10-2006, 19:47:25
Une vjerren time e kam flori si e ka thene dhe Erlehta:Kur jam njohur me te me ka thene vetem dy fjale"Respekto qe te respketojne.Sillet me mua si shoqe pastaj si vjerre.Ishalla i mbaj keto mardhenie edhe me tej.Ajo ka qene nje pike kyce per nje lidhje me te mire mes meje dhe shokut tim !

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#4 ne: 01-11-2006, 01:11:36
Unë vjerren time e kam flori si e ka thënë dhe Erlehta:Kur jam njohur me te më ka thënë vetëm dy fjale"Respekto qe te respketojne.Sillet me mua si shoqe pastaj si vjerre.Ishalla i mbaj këto mardhenie edhe me tej.Ajo ka qenë një pikë kyçe për një lidhje me te mirë mes meje dhe shokut tim !
Po ti kur qenke martuar moj?  :D LOL
Capkenja
#5 ne: 02-11-2006, 14:38:40
Po ti kur qenke martuar moj?  :D LOL
 Rri dhe ca ti une jam bere me vajze pyet Bernin e ka emrin Sibora..jam be elbasanllie ma tani !Ha do vish dhe ti nga rrethi im i El se spo te shof mire kete kohe :)

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#6 ne: 02-11-2006, 14:55:39
 Rri dhe ca ti unë jam bërë me vajzë pyet Bernin e ka emrin Sibora..jam be elbasanllie ma tani !Ha do vish dhe ti nga rrethi im i El se s'po te shoh mirë këtë kohe :)
Vij moj vij po me vajze nuk behem :D LOL LOL
Capkenja
#7 ne: 02-11-2006, 14:58:15
Ahahahha nejse kur te jesh ne Msn do flasim gjate se mua me ka marr malli per ty.Cfare do na thuash per temen ndonje gje se une per momentin skam kunate kam vetem kuneter dhe nuk urrehem me ta :)

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#8 ne: 02-11-2006, 15:07:12
Une sjam martuar akoma  :D LOL  :P :P

  • Postime: 5459
  • Gjinia: Mashkull
ibraim
#9 ne: 17-11-2006, 16:55:15
urrejtja mes kunatave nuk eshte ndonje fenomen i ri... kunatat gjithmone jane urryer...dhe vazhdojne te urrehen...















edhe me tej urrehen ato...


























dhe vazhdojne e vazhdojne...

  • Postime: 6709
  • Gjinia: Femer
erlehta
#10 ne: 18-11-2006, 13:47:51
Mire eshte te mos uherren sepse fillojne percarjet mes vellezerve, mes familjes.
Si njeh mirë kunatat vërtetë, se po ti njihje nuk do thoje qe i merr përpara,ti e di se unë sjam Kukull   :D

Ik ore ti :P

  • Postime: 2848
  • Gjinia: Femer
Prishtinasja
#11 ne: 26-11-2006, 12:11:35
E bukur kjo teme :) Nuk e di si do jem me vjeren unë ??  hmmmmm: :D

Besoj se nuk janë të gjitha njësoj ka dhe vjehrra te mira, por ne disa raste nusja me vjerren janë si macja me miun !!!  :P
Marredheniet ndermjet vjerres dhe nuses varen nga te dy palet besoj unë ..
Ne qoft se vjerra i krijon nuses se saj ngrotesin familjare dhe e konsideron si fëmijë te saj besoj se çdo gjë shkon mirë .. :)
Edhe nusja ka disa detyra te saj  si p.sh.. respektin !! :)

Kurse se i perketet punës se kuantave mendoj se kunatat  duhet te rrije ne distance sigurimi 200-300 km !! :P :P :-[
Takimet vetëm tre herë ne vit d.m.th. për për ditejlindje, festa, etj. kaq ...te tjerat janë vetëm lepirje dhe gënjeshtra!

  • Postime: 6969
  • Gjinia: Femer
kengaime
#12 ne: 26-11-2006, 16:24:46
Nuk mund te kuptoj se pse jeton kjo bindje se kunatat patjeter u dashkan te urrehen. Urrehet vjehrra, vjehrri, kunati, kunata.....pse?
Nuk jetojme tani ne ate kohe kur vjehrra, vjehrri, kunati, kunata, kan dirigju jeten e djalit me nusen.
Tani ne pergjithesi jetohet ne familje te ngushta, te vogla, burri gruaja dhe femijet nese jane, dhe askush nuk e merr te drejten nga jashte te dirigjoj me kete familje. Prandaj edhe nuk eshte arsyja per cka te urrejme tjeret.
Mbase do te vij koha qe edhe une do te urrej, por tani per tani nuk e kam te carte  :S

  • Postime: 7995
  • Gjinia: Femer
Lisa
#13 ne: 27-11-2006, 16:46:46
Me duket se ka qene nje teme e ngjashme me kete ku kam dhene mendimin tim.....gjithsesi une mendoj persa i perket lidhjes vjerre - nuse , nusja duhet te jet gjithmon me shume tolerante pa lejuar qe te shkelin mbi te por me nje mendje me te hapur dhe duke treguar gjithmon me shume respekt.....ketu ka te bej pak dhe sa dhelperushe je ne mardheniet me femrat e jetes tende (nena ime thote se duhet te jesh kunadhe me femrat sepse ato mendojne njesoj si ti kurse me meshkujt si kotele  sepse ata jane tipa qe influencohen nga te tjeret)
Ndersa persa i perket kunate-nuse une mendoj se duhet te krijohet fillimisht nje baze shoqerie dhe respekti duke qene koishient qe ajo eshte kunata jote dhe ti je nusja.....nese nje lidhje nis me mospelqimin e njeres pale atehere eshte me mire qe kjo lidhje te distancohet disi ku sejcila te mbaj vendin e saj me qellim qe te kene nje familje ne harmoni.....nese kunatat nuk kane mendime te perbashkta nuk do te thote qe nuk e duan apo respektojne njera tjetren thjeshte kane i mendojne gjerat ndryshe dhe eshte me mire qe ti lene hapsire njera tjetres qe kur te mblidhen te festojne Vitin e Ri (bie fjala) te mos na kapen me fjale apo prej flokesh.....
Pastaj aman se njeriu dhe grindje ka ....


P.S Nuk e di por te them te drejten lum vjerra dhe kunata qe do me ken mua :D LOL Qengj jam qengj :D (reklama)

  • Postime: 5459
  • Gjinia: Mashkull
ibraim
#14 ne: 27-11-2006, 19:12:35
o lisa me shpesh bej reklamat ti mi... shum si rralle na i ben keto :P
avajtu pak

  • Postime: 7995
  • Gjinia: Femer
Lisa
#15 ne: 01-12-2006, 07:01:37
Fshati qe duket nuk do kallauz o Ibro :D LOL (Publicita :D) u avajta bre Burre......

  • Postime: 6709
  • Gjinia: Femer
erlehta
#16 ne: 02-12-2006, 15:03:04
Jo Lisa sinqerisht,,,kesaj radhe.
Ti je flori lum ai burre qe do te kete dhe ato kunata gjithashtu.

:perqafim

  • Postime: 7995
  • Gjinia: Femer
Lisa
#17 ne: 02-12-2006, 17:37:53
Rrofsh mi rrofsh po i shalla me bjen nd0onje burre pa motra thuaj....te me ket vjerra me kimet :D

  • Postime: 3712
  • Gjinia: Femer
Elektra
#18 ne: 04-12-2006, 20:48:45
Kunatat urrehen,shumë biles,kush ju tha qe jo?!,por shyqyr qe ka mbete te jetojne te ndara dhe jo gjithnje bashke,e dikush ka fatin e mire LOL te mos jetoje as nje 1 min bashke(shaka pak ore :P)

  • Postime: 31
  • Gjinia: Mashkull
albnertili
#19 ne: 04-12-2006, 21:27:52
epo ishalla te bie shansi ta kesh ne shpi moj krushke qe te ziheni pak.po kujdes mos e rrif shume se gjynaf.megjithse ti do e kesh kunaten e mir ma mer mendja. :D :D :D

  • Postime: 6709
  • Gjinia: Femer
erlehta
#20 ne: 04-12-2006, 22:30:32
epo ishalla te bie shansi ta kesh ne shpi moj krushke qe te ziheni pak.po kujdes mos e rrif shumë se gjynaf.megjithse ti do e kesh kunaten e mir ma more mendja. :D :D :D

:D jam e mire vete une ore :D

  • Postime: 31
  • Gjinia: Mashkull
albnertili
#21 ne: 07-12-2006, 18:25:51
po kshu thon gjitha ne fillim,pastaj kur behen me kunata plas sherri. LOL LOL LOL

  • Postime: 6709
  • Gjinia: Femer
erlehta
#22 ne: 07-12-2006, 20:26:09
po kshu thon gjitha ne fillim,pastaj kur bëhen me kunata plas sherri. LOL LOL LOL


Jo more jo 

po po ta beri borxh do i kthehesh LOL LOL

  • Postime: 31
  • Gjinia: Mashkull
albnertili
#23 ne: 07-12-2006, 20:39:00
mor po ju qe jeni me tmdhaja i ktheheni pa ta bere borxh po he. :D :D :D

  • Postime: 6709
  • Gjinia: Femer
erlehta
#24 ne: 07-12-2006, 20:40:13
Une jamn dryshe :D

Lum vjerra dhe kunatat :D