×

Kush është “armiku”, burri apo shoqëria?

· 8 · 1251

Kush është “armiku”, burri apo shoqëria?

· 8 · 1251

  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 07-03-2008, 15:26:56
Nuk do të ishte e drejtë në se problemet që shqetësojnë botën femërore nuk do t’i shikonim të lidhura me të gjithë pengesat që krijohen ndaj saj nga mentaliteti i burrave dhe burri, kultura maskiliste e shoqërisë shqiptare. Në se duam të bëjmë diçka të mirë për femrat tona, pa demagogji dhe ndryshe nga ç’kemi bërë deri tani, për të realizuar rritjen e personalitetit privat dhe publik të femrës, për të realizuar objektivin e madh social demokratik të barazisë gjinore, duhet të godasim disa paragjykime gjinore, fobi antifeministe, që janë pengesa të mëdha që komprometojnë suksesin e këtij procesi. Në mendimin sociologjik është theksuar se në situatën e femrave në shoqëri kanë një ndikim të dukshëm forca dhe inercia e “normave kulturore” të trashëguara nga e kaluara. Madje jo më kot flitet për një rol të veprimit automatik të normave dhe zakoneve kulturore antifeministe, edhe në kushtet kur mungon shtrëngesa fizike për zbatimin e tyre. Zakonet në jetën e grave kanë ndikimin e inercisë. Natyrisht, janë shumë norma të tilla në shoqërinë shqiptare që nga që kanë ndikim të fortë, që kanë marrë trajtën e rregullit, të masës për vlerësimin tek femra të çdo gjëje, të veshjes, sjelljes, marrëdhënieve me meshkujt, opinionin publik, kolegët dhe eprorët, etj. Studiuesja e shquar e çështjeve gjinore Gerda Lerner, e Universitetit të Oksfordit, thotë me të drejtë se “gratë janë të indoktrinuara në sistemin mashkullor i vlerave...”. Autorë të tjerë theksojnë se ende është i fortë mentaliteti kulturor që i vlerëson femrat si si “grup me interesa speciale, me rol të nënshtruar në shoqëri”, apo akoma më keq se “trupat dhe jetët e grave janë të dominuar nga ligjet e bëra nga meshkujt”.Paternalizmi maskilist i shoqërisë shqiptare është armiku më i madh për barazinë gjinore.
Si rregull këto “norma kulturore” shoqëria jonë i sjell të trashëguara dhe të detyruara për t’u zbatuar në jetën sociale dhe stereotipet gjinore të përditshme, nga që ato janë të rrënjosura në psikologjinë, ndërgjegjen dhe mentalitetin e femrave që në moshë të re. Zakonet sociale në një shoqëri si jona me të kaluar patriarkale dhe konservatore, kanë forcë të madhe, që është e zorshme t’ju shmangesh. Natyrisht në kohën moderne femra shqiptare ka fituar shumë të drejta dhe vetperceptim social të personalitetit të vet dhe nuk mund të nihilohet fakti, që ajo gjithnjë e më shumë është duke qenë e ndërgjegjshme për të drejtën legjitime të saj, për të bërë zgjedhje të mirëfillta në shumë fusha të jetës. Megjithatë edhe pse koha ka ndryshuar dhe mentaliteti femëror është zhvilluar dhe modernizuar, përsëri ndihet paradigma e normës kulturore të “sjelljes dhe qëndrimit” femëror në shumë raste kur ajo zgjedh shkollë, punësimin, stilin e jetës, tipologjinë e martesës. Padyshim në çdo shoqëri ka ca norma kulturore që determinojnë moralin dhe imazhin e sjelljes femërore në shoqëri. Sociologët flasin për “arketipe” të sjelljes dhe qëndrimit femëror, për “norma dhe standarde” të sjelljes gjinore, të cilat së bashku përbëjnë “idenë” dhe “modelin” mbizotërues që shoqëria ka për femrën dhe femëroren.
Në jetën tonë shumë nga këto norma dhe zakone kulturore të trashëguara kanë një ndikim të fortë në deformimin e realitetit social. Sidomos ato janë të dukshme në shumë fakte që në mënyrë stereotipike determinojnë mënyrën e sjelljes së femrës në shtëpi, në rrugë, në ambiente sociale dhe kudo. Kodi femëror i çdo shoqërie, është tërësia e zakoneve dhe normave kulturore të cilat ajo i ka të specifikuara veç për gratë dhe veç për burrat. Në se do të analizojmë situatën e gruas shqiptare të ditëve tona, do të thoshim se ato janë ende larg objektivit gjinor europian, sepse “normat kulturore” me natyrë maskiliste apo jofeministe, janë ende të forta. Ato sjellin për femrat margjinalitet social dhe kulturor, i cili e mban të “gozhduar” femrën në kornizën maskiliste të determinimit në disa role fikse, që lidhen me seksualitetin, riprodhimin, rritjen dhe edukimin e fëmijëve, pse jo edhe me statusin social, profesionin, ritualet e destinuara për gratë, etj. Nuk mund të zgjidhen problemet që kanë gratë tona në se nuk kuptojnë ato vetë situatën e tyre dhe shkatarët e kësaj situate. Me fjalë të tjera duhet parë më gjerë relacioni i grave me shoqërinë shqiptare, jo veç e veç, por si grup social. Kjo luftë është sa sociale aq dhe individuale, që do të thotë se cdo grua që lufton për përmirësimin e situatës së vet, jep një kontribut për ndryshimin e situatës së grave në përgjithësi.
Një nga karakteristikat themelore të shoqërisë tonë ka qënë elementi i sundimit të burrit mbi gratë dhe fëmijët. Shoqëria jonë ende e ka “në gjak” ndjenjën e kontrolloit dhe të sundimit të gruas. Natyrisht ky mentalitet sundimi në kohën tonë ka përpunuar dhe modernizuar mekanizmat me anë të të cilave, burri siguron kontrollin dhe sundimin mbi gruan. Forca fizike mashkullore ka shërbyer dhe për fat të keq vazhdon të përdoret, si insrument dhunë mbi gratë. Ne nuk duhet të jemi të qetë që ende shoqëria jonë është e ndërtuar mbi recidivin e metodës së kontrollit dhe sundimit të gruas me forcë fizike, pushtet arbitrar. Në shumë familje shqiptare është gati i perfeksionuar mekanizmi i presionit psikologjik të mashkullit përmes “binomit paradoksal” të presionit dhe respektit, që sjell inferioritetin e pranuar tek shumë gra edhe në ditët tona. Pushteti i burrit mbi gruan edhe politikisht, por dhe nga pikpamja sociale dhe gjinore është irracional. Shpesh kjo tendencë e kontrollit pa kufi të burrit mbi jetën personale të gruas merr forma të hapura të qëndrimit sadist. Fenomeni i burrave posesivë tashmë është bërrë mbytës dhe i padurueshëm për jetën demokratike dhe personalitetin dhe të drejta integralisht humane të gruas.
Pozita e vështirë aktuale e femrës shqiptare, sipas mendimit tim, është midis dy pengesave dhe mentaliteteve: të burrit dhe të shoqërisë. Cili është armiku i vërtetë i saj?
Ka ikur koha e gjykimeve të cekëta politike që e paraqesin burrin si gjini armik të gruas, thjesht si identitet seksual. Këtë konceptim naiv e shfrytëzojnë politikisht vetëm injorantët, që duan të fshehin shkaqet e vërteta të situatës së gruas, të pozitës së saj të diskriminuar në shoqëri. Nuk janë burrat shkaktarë të paparazive sociale që përjetojnë gratë, por është vetë shoqëria që në themel të kulturës së vet, ka këtë koncept që kultivon pabarazi sociale midis meshkujve dhe femrave. Realiteti i situatës së gruas në vendin tonë, na bind se nuk duhet të vendosim gratë kundër burrave për të siguruar barazi gjinore, por duhet të sulmojmë fort “bazën kulturore” të mentalitetit të shoqërisë shqiptare, që mban dhe ushqen këtë pabarazi sociale të shëmtuar. Në se do të pranojmë mentalitetin se shkak për situatën e diskriminimit të grave në shoqërinë tonë janë burrat, atëherë do të thotë se situata e gruas nuk ka për të ndryshuar kurrë. Nuk është fjala të “mposhtim burrat” që të “fitojnë gratë”, por të bëjmë ndryshime politike, sociale që do të ndikojnë në përmirësimin e cilësisë gjinore të shoqërisë shqiptare, duke i thyer asaj kulturën e dominimit maskilist e cila është ende e fortë. Ne duhet të mësohemi me nevojat që ka sjellë koha moderne për të përmirësuar realitetin tonë gjinor.
Absolutisht nuk është normale asnjë shoqëri që vë në qëndër të vetëm mashkullin apo femrën. Shoqëri të tilla janë anihumane dhe kundërkulturore. Me fjalë të tjera në se sulmojmë me të drejtë shoqërinë tonë maskiliste, partiarkale të sundimit dhe dominimit maskilst, nuk do të thotë se nuk është po kaq absurd, paradoksal dhe kundërkulturor edhe idetë anormale të shoqërive të imagjinuara me “gruan në qëndër”, apo me sa më pak kontakte me mashkullin. Modelet teorike dhe eksperimentet antinatyrore që vënë vetëm burrin apo gruan në qëndër apo kundër njëri tjetrit, qënë fantazi maskiliste apo feministe që kanë prodhuar modele sociale dhe tipologji mardhëniesh antinjerëzore, të përcudnuara. Barazia gjinore nuk bëhet me komunitete separatiste, por me mardhënie të reja natyrale, të ngrohta e të barabarta midis burrave dhe grave që jetojnë në mënyrë natyrale në shoqëri.
Situata e grave nuk është e vështirë vetëm në Shqipëri por në të gjithë vendet e reja demokratike, që kanë dalë vonë nga bota e vjetër e komunizmit. Studiuesit, politikanët dhe sociologët e perëndimit janë të tronditur nga “sindroma e befasisë” kur kanë konstatuara se në disa drejtime për fat të keq pozita e grave në shoqëri është bërë më e vështirë. Pozita veçanërisht e vështirë e gruas në shoqëritë postkomuniste është një nga veçoritë e dukshme të tranzicionit demokratik pothuaj në të gjithë vendet. Janë disa tregues shqetësues, që flasin për një zgjerim të pamerituar të kulturës maskiliste në jetën politike, ekonomike e sociale, për një lulëzim të pamerituar të mentaliteteve dhe praktikave të vjetra kulturore. Dominimi mashkullor i politikës, Paralmentit, shtimi i dhunës ndaj femrave në familje dhe ambiente publike, thellimi i varfërisë dhe papunësisë me natyrë feministe, etj, shumë autorë me të drejtë e konsiderojnë këtë situatë si “fuqi e rezistencës postkomuniste”.
Ka shumë gjëra që mbase duhet të mësojmë të gjithë në këtë ditë të shënuar të 8 Marsit. Besoj se dy janë më kryesoret: e para shoqëria jonë të “ngrejë perden” e vjetër për të parë me sy të qartë realitetin gjinor të femrave në shoqërinë tone, dhe e dyta, gratë tona duhet të kuptojnë më mirë, se që të ndryshojë situata, që ajo të përmirësohet gradualisht, por në mënyrë të vendosur, duhet të “mësojnë” të flasin hapur, apo të bëjnë atë që ka thënë Hillari Klinton, “të thyejnë heshtjen”…

Nga GEZIM TUSHI G.ALBANIA

  • Postime: 6709
  • Gjinia: Femer
erlehta
#1 ne: 12-04-2008, 15:15:05
Armiku eshte mentaliteti i tyre.
Capkenja
#2 ne: 13-04-2008, 23:23:28
une them shoqeria

  • Postime: 776
  • Gjinia: Mashkull
Dalber
#3 ne: 13-04-2008, 23:53:03
Une nuk e lexova ate cka ishte shkruar mesiper, por them se eshte shoqeria, per vet faktin se kur burri eshte ne intimitet me gruan sillet ndryshe dhe ndryshe kur jane ne publik.
Influenca shoqerore eshte ajo qe e le ne vend te dyte gruan.
Nga sa kam pare deri metani, gruaja eshte ne qender dhe burri ne periferi.

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#4 ne: 30-05-2008, 09:37:23
Asnjera
« Editimi i fundit: 15-05-2012, 15:00:12 nga Giяliciоu$ »

  • Postime: 12738
Mishel...............
#5 ne: 15-05-2012, 14:50:01
Maskilizmi nuk ka lidhje me shoqerine vetem....sepse ne shoqeri bejme pjese edhe ne femrat

mendoj se meshkujt e kane genetike Egon mashkullore qe kshu zor se ka shoqeri qe ia ndryshon...

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#6 ne: 27-12-2013, 18:10:48
meshkujt jane shtylla te shoqerise, por shoqeria eshte oaz i individit ndersa vazhdon perpjekjen per rritjen, pjekjen e karakterit, karrieres, jetes ne pergjithesi

  • Postime: 12738
Mishel...............
#7 ne: 27-12-2013, 18:20:47
Ehe po ..edhe