×

Letër burrave (1)!

Letër burrave (1)!

· 12 · 792

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 20-06-2012, 15:04:43
Gati çdo ditë përplaset dera te ne. Gati çdo ditë në këmbë, herë para vjehrre, herë para kunatave, herë para kunatit, herë para shokëve të tij, herë para kushërinjve, kushërinj të kushërinjve, gjithmonë duhet të jem e buzëqeshur, mikpritëse...Dhe, askush nuk paralajmëron ardhjen, shumica janë të papunë, zyrtarisht të papunë...Si edhe burri im personal: Sherifi.

Nëse më dhemb koka duhet të shtirem se jam shëndoshë e mirë, sepse mysafirët dhembjen e kokës e shpjegojnë si qëllim i fshehtë për t´i dëbuar. Ata nuk e konsiderojnë vetëm kështu, por edhe analizojnë qëndrimin tim, dhimbjet e mia dhe gjendjen time shpirtërore. Ata shkoqisin dhe shtjellojnë tundjen e kokës, rrudhjen e buzëve apo edhe lëvizjen e duarve dhe të gishtave. Shtrirjen e këmbëve, lëvizjen e gishtave të këmbës dhe ngritjen e vetullave. As në banjo nuk duhet shkuar kur ke mysafir, thonë është marre! Për shembull, nëse ngre vetullat, kunata thotë se po i shikoj mysafirët me dyshim, nëse i ngrys vetullat, thonë se po i shikoj me habi. Nëse shtrij këmbët e shpjegojnë si indiferencë ndaj mysafirëve. Këtë gjest mirëpo vjehrra e shpjegon ndryshe: mosrespektim ndaj saj dhe mysafirëve. Kur lëvizi gishtat e këmbës thonë se jam nervoze. Nëse lëvizi gishtat e duarve, thonë se jam e paqejf. Çdo lëvizje imja ka interpretues dhe analizues. Madje këto shpjegime mbështeten sipas tyre edhe me fakte shkencore, sepse shume here vijat e karakterit tim ravijëzohen në filxhanin e kafes. Kunata e madhe është eksperte për interpretimin e filxhanit.
Para dy javëve më ranë gotat e çajit nga dora mu para vjehrrës, ( thënë sinqerisht gëzohem kur bëj çaj, sepse gotat e çajit nuk lexohen, për fat!). Aty brofi Sherifi, burri im personal, më qëlloi me grusht në hundë dhe unë u përplasa pranë dritares, në prehër të kunatës. Ajo u largua anash duke më vështruar me një shikim përbuzës dhe qortues. Vjehrrës i ra vetëm pak çaj në gishtat e këmbës, ( po ata gishta që kur lëvizi unë, shpjegohen si nervozizëm i theksuar) por ajo u ngrit duke kuisur, duke hekur çorapen me forcë dhe duke gjëmuar, sikur t´i kishte rënë një bombë serbe. Sherifi më qortoi me zë të ashpër për mungesë koncentrimi, se ku e di se ku i kisha pasur mendtë dhe se kisha tentuar t´ia përvëlojë nanushin. Kur pa se më rridhte gjaku nga hunda, për ta arsyetuar dënim apo për të krijuar një ekuilibër mes veprës dhe dënimit shtoi: “ Desh na e vrave nanushin!”

Atë ditë pata menstruacionet, i kam çdo muaj, por askush nuk duhet ta dijë; më dhembte koka, por njerëzit e mi kishin nevojë për shërbim; ata nuk ishin të sëmurë, mirëpo në familjen tonë gratë e sëmura quhen shtirake. Edhe serbet kur na helmonin, thoshin se po shtireshim. Mozomakeq, nuk dua të them se burri im është si serbët! Assesi!
Ka dhjetë vite që jetoj në Gjermani, që kur na dëbuan nga katundi jonë. Këtu jetohet ndryshe dhe femra trajtohet me respekt, por në shtëpinë time nuk ka ndryshuar gjë. Gati po ato orendi, po ato ushqime dhe kursejmë shumë. Kemi mundësi fantastike të vdesim të pasur, sepse jetojmë tepër varfërisht. Shumë njerëz kanë ndërtuar shtëpi në vendlindje, Sherifi ka ndërmend ta bëjë më të madhe se kushërinjtë e tij, me katër kate. Tre kate për djemtë dhe në të katërtin duhet të banojmë ne. Sherifi preferon katin e fundit për t´i mbikëqyrë hyrjet dhe daljet nga ballkoni.
Në mëngjes bëj gati fëmijët për shkollë. Pak para orës tetë nisen. Janë shumë të zellshëm dhe i dua shumë. Në orën tetë shkoj unë në punë. Sherifi flenë. Në orën katërmbëdhjetë e gjysmë e mbaroj dhe nxitoj në shtëpi për të gatuar drekën. Sherifi në kompjuter. Fëmijët kthehen pak para meje. Dy orë pasdite i kaloj me fëmijët duke i bërë detyrat. Sherifi në divan apo duke telefonuar ose duke ndërruar kanalet televizive të planetit tonë. Sapo t´i mbarojmë detyrat, nis të përgatis darkën dhe dëgjohet Sherifi: “Ku mbeti ajo dreq darkë? Darkojmë. Unë laj pjatat, pastroj tryezën. Sherifi tash lexon gazetën dhe hedh faqet një pas një në dysheme. I përcjell fëmijët në shtrat. Grumbulloj faqet e gazetës që kanë dëshpëruar Sherifin. Sherifi shikon lajmet; televizionin gjerman, nëse nuk kemi mysafirë. Unë nis me hekurosje, Sherifi shikon lajme RTK, edhe nëse kemi mysafirë. Unë pastroj shtëpinë, Sherifi shikon lajmet në Alsat.
Kërkon një gotë ujë edhe pse ka shishen me gotë para vete. Sherifi telefonon me shokët dhe flasin për lirinë dhe robërinë, për kombet e shtypur në botë.... Pas orës dhjetë Sherifi shkon në krevat dhe bërtet: “ Eja moj loçkomane t´i bëjmë detyrat e shtëpisë...Laju se po të vjen era djersë!” Herë pas here thotë se nuk i bëri detyrat mirë dhe se duhet korrigjuar!

Sherifi nuk më ndihmon në punët e shtëpisë. As fëmijët. Djemtë nuk i lejon , sepse sipas tij kjo është punë grash. Vajzat janë të vogla. Ai thotë se kur djemtë ndihmojnë nënën, atëherë feminizohen dhe ka rrezik për orientimin e tyre të mëvonshëm dhe mund devijojnë... Ata duhet të mbeten burra me karakter mashkullor edhe atë si burri im personal, Sherifi. Më pret ulur mbi krevat, cullak, si zakonisht. I pëlqen të ekspozohet, thotë se ka trup atleti. Ofshan nja dy a tri herë, kthehet në anën tjetër dhe flenë i kënaqur duke gërhitur. Unë shikoj drejt tavanit me sy të zgurdulluar. Aty nga ora një pas mesnate më vjen gjumi dhe zgjohem në orën pesë e dyzetepesë. Në orën gjashtë e gjysmë bëj mëngjesin gati. Zgjoj fëmijët, hanë mëngjes dhe në orën shtatë e gjysmë ikin në shkollë. Në një pjatë lë mëngjesin gati për Sherifin kur të zgjohet, edhe kafen. Pesëmbëdhjetë minuta pas fëmijëve, vrapoj edhe unë shkallëve te poshtë për në punë.
Sherifi është i kënaqur me mua, mirëpo ai ka edhe një cen: sa herë nervozohet, shqetësohet apo dëshpërohet, ai dëshiron seks. Të shtunën Sherifi kalon ditën duke luajtur shah në klubin shqiptar, duke pirë çaj dhe duke analizuar politikën e shqiptarëve të Kosovës, politikën e Shqipërisë dhe atë ndërkombëtare. Këtë javë ndjehet shumë i preokupuar për Rripin e Gazës. Të dielën Sherifi luan top me shokë. Një herë në javë shkon në palestër. Unë në fund të javës zakonisht rregulloj shtëpinë dhe shërbej nanushin që vjen me tri bijat te ne. Mirëpo, në klubin shqiptar më merr edhe mua rregullisht: çdo 28 nëntor dhe tani edhe për 17 shkurtin. Çdo 9 mars më blen një lule, pasi të ketë marrë vesh se dje kishte qenë tetë marsi.
Kështu shtatë ditë në javë, kështu çdo muaj, kështu me vite. Nëse refuzoj bëhet potere e madhe dhe kërcënime duke m´u kanosur, se do të shkojë në shtëpi publike. Ndjehem një shportë hedhurinash ku zbrazet për ta fituar ekuilibrin e vet. Unë jam një qoshe e rrugicës ku ndalet qeni për të bërë shurrën. Seksin nuk e dua. Ai është për mua dhunim dhe nënshtrim, nënshtrim deri në asgjësim, Sherifi është i kënaqur me mua, edhe rrethi familjar, po!
Epilog
Në shoqëri me struktura fisnore statusi superior fitohet jo në bazë të aftësive, por në bazë të organeve gjenitale.

U botua në gezetën:
Shekulli

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#1 ne: 20-06-2012, 15:10:22
Lexuat letrën e bashkëshortes time (Leter burrave), më akuzuat padrejtësisht, ja përgjigja ime...Sherifi

Një përgjigje nga Sherifi


Zoti, që kur krijoi njeriun, parashikoi rregulla të përkufizuara mirë. Nuk i krijova unë, por Zoti. Detyra jonë është t´i praktikojmë ato. Gruaja ime është e imja, siç janë të miat makina, banesa dhe veshmbathjet e mia. Nëse më gërvisht dikush makinën, unë acarohem dhe denoncoj, nëse dikush prek edhe pa dashje gruan time, e dërgoj në spital, sepse ka prekur pronën time private.

Asaj i kam falur mbiemrin tim. Duke i dhënë mbiemrin, kam treguar pushtetin dhe rregullat e lojës për këtë jetë. Nëse nuk do, mund të detyrohet, nëse jo me fjalë, atëherë dhuna e riedukon. Për të mirën e saj, nesër më falënderohet. Së paku, një herë në ditë ajo duhet ta ndjejë peshën e dominimit tim, qoftë fizik, qoftë verbal, varet se ç´kërkon situata...

Mbiemrin ia kam huazuar për përdorim, derisa t´u nënshtrohet rregullave morale të mia. Në familjen tonë, në dyqind vitet e fundit (ndoshta edhe më shumë), nuk ka pasur shkurorëzime dhe, nuk mund të ketë. Edhe nëse ndodh, atëherë fëmijët mbeten tek unë. Ajo mund ta marrë një trastë në dorë dhe përjashta...Shkuror ëzim mund të bëhet nëse vdes ajo, jo nëse vdes unë, sepse edhe pas vdekjes sime, në supet e saj rëndon mbiemri im: mbiemri disiplinues, rikujtues dhe qortues.

Pas vdekjes sime, ajo duhet të kujdeset për fëmijët dhe nuk guxon të martohet. Të ecë kokulur dhe e mërzitur. Pas vdekjes së saj unë duhet të martohem sa më shpejt që është e mundur, brenda jave, sepse fëmijët kanë nevojë për përkujdesje dhe unë duhet ta vazhdoj jetën time.

Të mos bëhem rezil, sepse martesa e burrit pas vdekjes së gruas, është vepër preventive...
Pse duhet trajtuar gruaja si një gurë i çmueshëm? Zoti e ka pllakosur me bukuri të jashtëzakonshme, bukuri që e bën tunduese për rrethin dhe për ta mbrojtur këtë është detyrë e imja.

Nëse shikoni gruan nga prapa, është e bukur dhe ngashënjyese. I shikoni flokët e saj, të mrekullojnë. E ktheni pak anash dhe shikoni vithet, t´i marrin mendtë. E rrotulloni në anën tjetër, po ato përshtypje marramendëse. E shihni nga para, shquhen sytë e saj të mëdhenj, faqet e bukura engjëllore, buzët e kuqe, qafa e gjatë, gjoksin e fryrë e të mrekullueshëm, belin e ngushtë dhe këmbët e gjata, që duket se nuk mbarojnë kurrë.

Çdo gjymtyrë e saj është e përkryer dhe marramendëse: ajo rrezaton një mori dëshirash, provokon edhe kur qan, edhe kur qesh. Ajo rrezaton dalldi dhe shkakton turbullim të brendshëm!

Është një koncert dëshirash dhe instrument qetësues. Ajo është një diamant dhe po e la në liri, ta vjedhin.

Ta vjedhin, sepse ajo është cak i gjuetarit. Si nuk lejohet lopa të shkojë vetë në treg, edhe gruaja nuk mund ta posedojë këtë liri. Bukuria e saj duhet fshehur, se ngacmon rrethin, dalldis ambientin... Prandaj, jashtë shtëpisë, një bisht pas, një pasanik...Koka saj, nën këmbën time, si e gjarprit! Mashkulli që në kohën e gurit ishte gjuetar dhe i lejohet, por një burrë i vërtetë nuk toleron që gruaja e tij të dalë e bukur në qytet.

E bukur dhe pushtuese vetëm në shtratin tim. Kurrë jashtë. Unë si Sherif kam frikë nga konkurrenca dhe shumë herë besoj se të tjerët janë më të mirë se unë, prandaj burri i vërtetë dominon për ta evituar konkurrencën! Burri me brinjë sjell konkurrencën në shtëpi!


Burri, edhe nëse bëhet i përdalë, është mashkull i vërtetë, por nëse bëhet zonja e shtëpisë, atëherë ajo bëhet kurvë dhe fëmijët bëhen bij të kurvës. Detyra e Sherifit është t´i parashikojë situatat, t´i analizojë mirë dhe t´vlerësojë drejtë e burrërisht. Edhe pse Sherifi jeton në Gjermani, nuk është gjerman.

Ai ka ardhur me software të instaluar këtu dhe nuk ka bir nëne që mund ta ndryshojë. Edukatën time të pastër dhe burrërore e përfitova nga babushi, dhe ky nga gjyshi im, sa u përket grave, mësimet e nanushit janë të pazëvendësueshme! Kur futem në shtëpi bashkëshortja duhet të ngrihet, të më përshëndesë dhe pyes: a jam i lodhur, a kam uri, a dua kafe dhe të mos ulet kurrë para se të ulem unë. Pa marrë parasysh a vij nga puna apo nga argëtimi. Duhet të më marrë pallton apo të ma japë kur dal jashtë. Të m´i pastroj këpucët dhe të më përcjellë deri te dera. Këto janë rregullat elementare që duhet´i respektojë një grua e mirë, grua me moral. Për të qenë e dashur dhe e respektuar: ajo duhet të jetë nënë, edukatore, grua trasgresive, dashnore, kuzhiniere e mirë, kameriere e përkryer dhe e gatshme për dëshirat e mia.

Në çdo çast! Nëse mungon diçka nga ato, atëherë, ajo grua nuk meriton burrë të vërtetë dhe nuk shkon në parajsë. Ajo nuk mund të ketë dëshira, sepse dëshirat dhe planet e mia janë ligj. Këtë nuk po e zbuloj unë, por kështu është kodifikuar. Detyra e saj nuk është të mendojë, por të veprojë, të menduarit është obligim mashkullor. Pa lejen time ajo nuk futet as në parajsë. Para nanushit ajo duhet të rrijë gatitu, se e ka për detyrë, edhe para mysafirëve, përndryshe lëndon dhe dëmton virilitetin tim.

Nanushi i ka falur asaj djalin dhe ajo duhet ta falënderojë çdo ditë! Kur kemi miq, ajo duhet të jetë shërbëtore e përkryer, të flasë me zë të ulët, të mos përzihet në bisedë (ashtu-ashtu, nuk din gjë dhe mund të gabojë diçka, prandaj detyrë e imja është t´ia ndaloj dhe shpëtoj nderin), të duket si viktimë e vërtetë, sepse sa më shumë që lë përshtypje te mysafirët, aq më shumë më rritet mua vlera, para nanushit dhe para miqve. Para nanushit dhe motrave të mia është me rëndësi të jashtëzakonshme...


Këto rregulla ia kam treguar ditën e parë të martesës. Ajo që atë ditë pat provuar ta marrë timonin në dorë dhe e zura: nanushi më pat tërhequr vërejtjen se gratë që tentojnë ta sundojnë burrin, hedhin rrobat mbi ato të burrit mu natën e parë. Pikërisht atë natë. Dhe, e zura me presh në dorë, e kapa për flokësh si burrë i vërtetë dhe pastaj ajo futi vullnetarisht të vetat ndër të miat, sikur kishte bërë nanushi në kohën e vet, mirëpo pa qenë e detyruar. Si nanushi, nuk ka grua në botë! Barazi në bashkëshortësi nuk ka. Nëse i jap asaj më shumë të drejta, zvogëlohen të miat dhe humbi pushtetin dhe kjo nuk është mashkullore; këtë e bëjnë burrat që nuk kanë bole! Ai që ka forcën, i cakton rregullat jetësore. Dispozitat jetësore nuk përcaktohen nga bukuria, por nga fuqia reale...

Sherifi ..Gjermani

Sqarim i Shekullit:
"Esseja e mësipërme është një "replikë" e personazhit të esesë së mëparshme "(Leter burrave)," një nga shkrimet më të komentuara muajt e fundit nga lexuesit në "Shekulli" Online".

  • Postime: 12738
Mishel...............
#2 ne: 20-06-2012, 15:14:44
Skam nerva ti shkruj edhe letra burrit ...ato ca kam ja them me goje , te tjerat i mbaj ne xhep

  • Postime: 195
  • Gjinia: Mashkull
miri14
#3 ne: 20-06-2012, 19:52:23
Sherifi duket si i kthyer nga koma pas 200 vjetesh. - Doktor, ktheje prap ne koma Sherifin te lutem !

  • Postime: 12738
Mishel...............
#4 ne: 20-06-2012, 21:57:28
Sherifi duket si i kthyer nga koma pas 200 vjetesh. - Doktor, ktheje prap ne koma Sherifin te lutem !

kurse mua si bajlozi

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#5 ne: 22-06-2012, 16:19:30


. Në familjen tonë, në dyqind vitet e fundit (ndoshta edhe më shumë), nuk ka pasur shkurorëzime dhe, nuk mund të ketë.


Ne shkrimin famoz te ketij tipit siper me beri pershtypje cdo fakt e cdo detaj, e sidomos menyra qe gjykoka ky :D ...ama ajo pjesa qe kam cituar me beri pershtypje me shume se gjithkca :D

Nese gjithe farefisi yt qenka i tille...qenkeni per te vu kujen.. ^o) ^o)
RootlessTree
#6 ne: 22-06-2012, 18:26:51
Kto jane letra satirike te Naser Aliut, eshte dhe letra e 3, Leter Zotit, qe per mu mbetet me e bukura, edhe cdokush duhet ta lexoje me patjeter. Nese e doni mund ta postoj.
RootlessTree
#7 ne: 22-06-2012, 18:39:13
Sarkastike me fal. U ngaterrova. :D
Pse mu fiksu satira se mora vesh.

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#8 ne: 22-06-2012, 21:41:23
Kto jane letra satirike te Naser Aliut, eshte dhe letra e 3, Leter Zotit, qe per mu mbetet me e bukura, edhe cdokush duhet ta lexoje me patjeter. Nese e doni mund ta postoj.
Postoje 3, sa per kuriozitet. :)
RootlessTree
#9 ne: 22-06-2012, 23:12:36
E vura te shkrimet e shkeputura. :)

  • Postime: 12738
Mishel...............
#10 ne: 05-07-2012, 16:47:35
Ironia e fatit...ne shtepine e cmendurirave

  • Postime: 6741
  • Gjinia: Femer
erlehta
#11 ne: 29-12-2012, 21:32:10
Epo kot nuk ta paska vene nanushi emrin Sherif dhe pse Gjytyrym do te shkonte me shume.