×

Levizja #MeToo

· 1 · 11

Levizja #MeToo

· 1 · 11

  • Postime: 22572
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 25-09-2019, 21:13:23
 

Lëvizja feministe në botë u rikthye fuqishëm pas një periudhe të gjatë dekadash përmes lëvizjes #Me too. Prej më shumë se një viti për këtë lëvizje janë ngritur pyetje të shumta nëse femrat sot ndihen më të mbrojtura, a vijojnë ta shikojnë interesin seksual mashkullor ende si kompliment e deri te fakti nëse do të jemi në gjendje të ndërveprojmë në jetën e përditshme të punës së çdo njeriu që ndihet i ngacmuar apo dhunuar seksualisht përmes forcimit të legjislacionit.

Lëvizjet si #Me too pikërisht këtë synojnë: që femrat të mos frikën të denoncojnë, ato nisin pikërisht nga femra me ndikim në botë, sepse fjala e tyre peshon në opinion, aq sa arrijnë të rrëzojnë edhe mite të ndërtuara. Por ato janë shoqëri shumë të zhvilluara pikërisht sepse gruan e kanë ngritur në atë nivel që ato janë të lira të denoncojnë pa patur frikën se paragjykohen se braktisen, apo se depersonalizohen. Ato shoqëri kanë punuar shumë me veten për ngritjen kulturore, aq sa gruaja të mos ndihet e rrezikuar apo e kërcënuar edhe nëse denoncon. Në realitetin e përditshëm tonin është e vështirë të presësh denoncime të tilla, sepse shpesh ato shoqërohen me pasiguri të mëdha lidhur me pasojat. Shumë gra bashkëjetojnë me heshtjen në mënyrë të përdhunshme, vetëm e vetëm që të mos humbasin edhe atë status quo që kanë arritur. Por që të punojmë në drejtimin e duhur duhet të veprojmë njëherazi në edukim, në informim, në rritjen kulturore të shoqërisë. Shkolla, media, familja, OJF të gjitha po të punojnë njëherazi. /mapo.al