×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 01-10-2019, 13:10:48 »


 

Gjyshja juaj ju do si të ishit fëmija i saj dhe ju adhuron, çfarëdo që të bëni. Është personi i parë tek i cili vraponi nëse keni një problem me prindërit tuaj dhe ju, nga ana juaj nuk do të jeni në gjendje të bëni asgjë, por të mbështeteni dhe të ngushëlloni veten me fjalët më të përshtatshme.

Marrëdhënia mes gjyshes dhe nipërve është diçka magjike, ju duhet ta falënderoni atë përgjithmonë për mënyrën sesi ju rriti

Ndoshta ajo është fajtore që ju ka përkëdhelur, por prapëseprapë duhet të theksoni faktin që ajo gjithmonë ka qenë e sjellshme me ju dhe për këtë duhet vetëm t’i jeni mirënjohëse. Gjyshja juaj me siguri ka provuar çdo pengesë që po përjetoni tani si një i rritur i ri dhe gjithmonë di se çfarë të thotë. Ajo u rrit në një gjeneratë tjetër, ku gjërat ishin ndoshta shumë më të vështira për gratë e reja sesa sot. Dhe është një shembull i vazhdueshëm i këmbënguljes, forcës dhe hirit, nga i cili duhet të merrni një shembull.

Gjyshja juaj ju mëson mësimet që ajo ka mësuar kur ka hasur vështirësi sepse nuk dëshiron që ju të bëni të njëjtat gabime që ajo ka bërë kur ishte fëmijë dhe sepse kujdeset të hap rrugën për ju sa më shumë të jetë e mundur. Ju frymëzon të jeni versioni më i mirë i vetvetes dhe gjithmonë përpiquni ta bëni atë.

Një pjesë e zemrës së secilit nip/mbesë do t’i përkasë përgjithmonë gjyshes dhe askush nuk do ta zëvendësojë atë. Ajo është matriarku i familjes tuaj dhe është esenca që ju mban të gjithë së bashku dhe që ju bashkon çdo të Diel. Gjyshet luajnë një rol kaq të rëndësishëm për të ndihmuar nipërit dhe mbesat e tyre që të bëhen të fortë, inteligjentë dhe të sjellshëm.

Gjithashtu ajo mëson se si të duam dhe falim gabimet e pësuara. Pa dashurinë e pakushtëzuar të gjyshes, nuk do të ishit ata që jeni sot. Për të gjitha gjyshet, faleminderit që ekzistoni. Sinqerisht, nipërit e dashur.

 

 

Burimi / https://www.giornodopogiorno.org
Revista Psikologjia