Meshkujt që kanë partnere të mençura jetojnë më gjatë - Familja

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Meshkujt që kanë partnere të mençura jetojnë më gjatë

Meshkujt që kanë partnere të mençura jetojnë më gjatë

· 1 · 367

  • Postime: 27110
  • Gjinia: Mashkull

ne: 13-10-2019, 21:00:30

 

Shkencëtarët suedezë kanë zbuluar se jeta e gjatë dhe shëndeti në përgjithësi nuk kanë kurrfarë lidhje me arsimimin e mashkullit, mirëpo kanë lidhje me arsimimin e partneres së tij. Edhe pse shumë vajza dyshojnë se meshkujt nuk vlerësojnë mjaft mençurinë si një ndër karakteret të cilat i dëshirojnë te bashkudhëtarja e tyre jetësore, pastaj patjetër duhet të zgjedhin midis mençurisë dhe bukurisë, zgjedhin këtë të dytë (si duket, edhe pse kjo është e vërtetë), do të ishte më mirë të mendonin dy herë, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët suedezë kanë zbuluar se jeta e gjatë dhe shëndeti nuk kanë kurrfarë lidhje me arsimimin e mashkullit, por kanë lidhje me arsimimin e partneres së tyre. Shkurt, meshkujt e martuar me femra të mençura jetojnë më gjatë.

Mirëpo, para se të provoni të ngushëlloni femrën me fjalët se si mashkulli i cili i ka braktisur për shkak të ndonjë femre te e cila ka gjetur përkrahje, do të vdesë nga sulmi në tru, duhet përmendur se si kjo nuk i përket inteligjencës femërore në përgjithësi.

Fjala është më shumë për atë që arsimimi i femrës më shumë anon drejt jetës së shëndetshme. Natyrisht, atë e bartin edhe te familja e tyre e ngushtë, përkatësisht te partnerët.

Duke pasur parasysh që zakonisht janë përgjegjëse për ushqimin, është për t’u pritur që partnerët e tyre dinë çdo gjë për rëndësinë e kafjallit si edhe për lidhjen e racioneve të pemëve edhe perimeve kur mungon mishi, ndërkaq shpesh edhe me rekreacionet e tyre nxisin partnerin që shikimin e tepruar të televizorit ta zëvendësojnë me ndonjë aktivitet fizik. /Telegrafi/

Temat e fundit