×

Natyra e femrës dhe llojet e tyre

· 45 · 12795

Natyra e femrës dhe llojet e tyre

· 45 · 12795

  • Postime: 1603
BESIM
ne: 06-03-2005, 06:33:09
Bashkebisedim ne lidhje me natyren e femres, dhe llojet e tyre..
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 294
N I K
#1 ne: 15-09-2005, 13:30:59
 ^o)
Po pse o Besooooooooooo

Sa natyra mendon ti se ka femra e sa lloje te kesaj natyre mendon se njeh ose do njohesh ?!!!!!!!! ^o)
 :O
o nene onene cbehet


Edituar - Ju lutemi, jo me shkronja te medha.
« Editimi i fundit: 07-05-2006, 14:13:54 nga Syrgjyn »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1603
BESIM
#2 ne: 15-09-2005, 15:52:59
Flm qe ma paske sjelle ne kujtese kete temen, se e paskam harruar.

Se shpejti do te postoj nje material me interes per temen, dhe do ta kuptosh se çfare eshte dashur te thuhet me fjalen "Natyra e femres dhe llojet e tyre" (Shkencore, dhe forumi eshte per Gruan).
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1365
  • Gjinia: Mashkull
xhavo
#3 ne: 15-09-2005, 15:54:19
Femrat mendojn si mbretërit, se gjithmon iu kemi borxh.
« Editimi i fundit: 15-09-2005, 17:02:58 nga xhavo »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#4 ne: 15-09-2005, 16:06:20
Natyra e femres eshte e brishte dhe hyjnore  :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5966
SmiLey
#5 ne: 25-09-2005, 17:41:18
Natyra e një femre?! Teme shumë e qëlluar Besim… pergezime! :)
Me poshtë do të mundohem te jap opinionin tim....

Femra posedon virtyte mjaft te veçanta ne UNIN qe perben atë si FEMER!
Shpesh paraqitet si e qete, e shpesh si e rrembyer…. shpesh si e brishte, e herë pas herë  shumë me e fortë ne shpirt se dhe vet një mashkull… herë e vuajtur, shpesh herë e gezuar dhe e qeshur ne sytë e femijve e dashurve te saj… herë e lodhur, e shpesh herë e papertueshme për kedo qe ka ne zemër e kërkon te ndihmoj (i.e., gjithmonë humane)… herë e bukur, e herë e lënë pas dorë për shkak te prioriteve qe i ve jetës… etj etj.
Askush nuk mund t'i kundershtoj një femre qe është një shkrimtare e mirë ose një skulptore ose mjeke e mirë, n.q.s ne te njëjtën kohe arrin te jetë edhe një bashkeshorte e mirë, një nene e mirë, një femër e bukur, një femër me temperament te bute… një femër me finese!
E nëse një femër është mjaftueshem ambicioze, e vendosur dhe me talent, atëherë asnjë gjë nuk mund te ndaloj atë për te arritur atë qe deshiron. ;)
Femrat nga natyra janë sekretive, dhe kështu pëlqejnë te veprojnë ne atë mënyrën e tyre.
Gjithashtu ato njihen dhe janë (sigurisht) krijesat me te dhembshura ne botë! Kur një femër mendon qe shtëpia e saj është ne zjarr, instiktet e saj me te shpejta janë qe te vrapoj e te shpetoj gjërat e saj me te vyera/te shtrenjta… Një grua e martuar rremben femijen, e ndërsa një e pamartuar rremben kutine e saj te bizhuterive…
Natyre tjetër e një femre është frika qe ajo një ditë dhe mund të harrohet. Ka intuite te perceptoj shpejt gjërat rreth saj... E një tjetër natyre e saja është qe… ajo ka me shumë force e fuqi sesa le të tregoj.
E mbi të gjitha, ka aftësinë e madhe për te bërë shumë gjëra ne te njëjtën kohe ;-)

Me poshtë si plotesim te këtyre qe përmenda do të vendos lirikat e dy kengeve mjaft te njohura. Po të lexoni me kujdesje... do të kuptoni shumë mirë dhe karakteristikat e tjera te një femre....

Po e mbyll me një thënie te EVITA PERON .... ''I AM MY OWN WOMAN!!!''
« Editimi i fundit: 07-05-2006, 14:16:08 nga Syrgjyn »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1108
  • Gjinia: Femer
Borebardha
#6 ne: 29-10-2005, 15:33:13
Natyra e femres eshte e brishte dhe hyjnore :)

:lule :puth pajtohem plotesisht me mendimin tend .
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 350
Glaserian
#7 ne: 31-10-2005, 17:20:55


Natyra e femres dhe e llojet e tyre !!!

Me duket sikur jam ne leksionet e biollogjise, "llojet e tyre " i perkasin seleksionimit natyral.

Mua me duket se njeriu i perket vetem nje lloj specie.
Qa s'ban vaki, nashta ka shume lloje e specie grash ....nashta kam fatin dhe une.



Femra nuk eshte si natyra, por eshte si koha (ne sensin meterollogjik), e prishur e vrenjtur, e hirte, e bukur,  e zeze, e kthjellte, e cilter, pa keto natyra do te ishte pa ngjyra .

Nderime


 


  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 0
  • Gjinia: Femer
rebelja~mistrece
#8 ne: 03-05-2006, 13:48:48
:lule :puth pajtohem plotësisht me mendimin tënd .
gjithashtu edhe un!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#9 ne: 07-05-2006, 13:56:03
Femra ka nevoje per perkahje ne cdo moment sepse ajo nuk eshte aq e forte sa nje mashkull mgjs ka tregua ne shume raste se mund te jete e tille.Mendoj se ka natyra te ndryshme,tipe tipe kur themi ne!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 319
  • Gjinia: Femer
igru
#10 ne: 09-05-2006, 08:05:15
Hellooooo, sa e bukur tema!
Do doja te thoja një fjale te vetme (si fillim) qe te gjithë ju e pershkruat por nuk e përmendet. Natyra e femres është universale. Kjo është një nga karakteristikat kryesore dalluese mes dy gjinive. Jo vetëm ne sensin biologjik te fjalës (ne fakt ndryshimet mes dy lobeve te trurit te dy gjinive sjellin këtë diference),ku femra ka te zhvilluar aspektin artistik dhe imagjinativ, praktik te çeshtjeve, ndërsa mashkulli është me object-oriented, me specifik, analist dhe i kanalizuar ne çështjet e jetës. Kjo mund te shihet p.sh dhe ne karrieren profesionale. Një mashkull, nëse është inxhenjer p.sh., i duhet te jetë i pari i inxhenjereve qe te eci para. Dhe këtë e ka instiktive, ka shpirtin luftarak dhe konkurrent perbrenda. Ndërsa një femër ka durimin dhe aftësinë për te kryer pune të ndryshme dhe ne mënyrë me automatike. Meshkujt ne fakt i vret rutina. Ose ne edukimin e fëmijëve, edhe këtu mund te shohim universalitetin e femres. Ajo gjatë ditës ndermerr disa role: i duhet te jetë kuzhiniere, por nuk ka konkurrence ne këtë, i duhet te jetë dizenjatore, rrobaqepese, mirembajtese, te tregoje histori, te loze me femijen e vet, dhe as ne këto nuk ka konkurrence. Me pak fjale natyra e saj universale është e përshtatshme për te rritur një fëmijë dhe këto janë gjëra te percaktuara dhe rregulluara ne detaj.

Ka dhe fusha ose aspekte te tjera ku shihet universaliteti i femres. Po mos ta ngaterrojme me aspektet e tjera mashkullore qe ka ndërmarrë femra kohët e fundit, pasi këto janë jashtë natyres se saj. Më ka pëlqyer shumë një artikull i Gilbert K. Chesterton, novelist anglez, eseist, poet, biografist dhe shkrimtar. Ai shkruan:

Të jesh Mbretëresha Elisabetë në një fushë të përcaktuar, të vendosësh shit-blerjet, të rregullosh banketet, kohët e punës dhe pushimeve; të jesh Whiteley në një fushë të caktuar, duke prodhuar lodra, papuçe, ëmbëlsira, libra; të jesh Aristotel në një fushë të caktuar, duke mësuar vlerat morale, rregullat e mirësjelljes, fenë, higjenën; unë mundem të kuptoj se sa kjo e lodh mendjen për vdekje, por nuk e kap dot se si mund ta ngushtojë atë. Me ç'llogjikë na dilka se t'i mësosh fëmijëve të botës rregullën e treshit përbëka një karrierë të madhe, ndërsa t'i mësosh fëmijët e tu mbi universin na qenka karrierë e vogël? Si na qenka "gjerësi" të jesh po e njëjta gjë për të gjithë, dhe "ngushtësi" të jesh gjithçka për dikë? Jo, puna e gruas është punë e vështirë, por sepse puna e saj është një punë gjigande.
Megjithatë ndonëse detyra esenciale e gruas është universaliteti, kjo sigurisht nuk e pengon atë të ketë një ose dy njëanshmëri. Më duhet të theksoj në paranteza se pjesa më e madhe e shqetësimeve zyrtare mbi gruan janë ngritur nga fakti se gratë transferojnë tek puna e tyre atë kokëfortësi që mund të quhet mirësjellje vetëm në konteksin e përparësive që gruas i është dashur t'i mbrojë historikisht: fëmijët e saj, kurorën e saj, që do të duhej të ishin çëshje parimore, ose po t'i quajmë kështu, një çështje njëanshmërie. Gruaja moderne e mbron zyrën e saj me të gjithë ambicjen e një shtëpiakeje. Ajo lufton pa lëshuar pe për kolltukun dhe makinën e shkrimit, sikundër një grua lufton për vatrën dhe shtëpinë e saj dhe nuk bën tjetër veçse ngre një tip roli gruaje-ulkonjë në mbështetje të kreut të padukshëm të firmës së saj. Kjo është arsyeja përse gruaja është aq e suksesshme në punën e zyrës; dhe po kjo është arsyeja përse ajo nuk duhet ta bëjë këtë punë.

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5459
  • Gjinia: Mashkull
ibraim
#11 ne: 09-05-2006, 09:09:09
Femra është prehje e mashkullit…(dhe e kundërta). Gjë që nuk mohohet nga Zoti.
Femra sa është e fortë, aq është e dobët, sa është e butë, aq është e egër, sa është e mirë aq din të jetë e keqe, sa është e bukur aq është e shëmtuar…femra aq sa din ta ruaj veten, aq din edhe ta përbuz veten…dhe sikur ajo që din ta përbuz veten askush tjetër nuk din.
PO,  Zoti e bekoi femren që ajo të lind… ajo të sjelli jetë në botë. E më të shtrejtë dhe më të mirë se ajo a kemi???
Respekt
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 319
  • Gjinia: Femer
igru
#12 ne: 10-05-2006, 07:46:49
Dakord ibraim, vetem se keto vlejne dhe per mashkullin. Edhe mashkulli eshte i forte dhe i dobet, e bute dhe i eger, di te jete i mire, di te jete dhe i keq, eshte i bukur dhe i shemtuar, etj, etj. Ne fund te fundit jane te gjitha karakteristika njerezore, komplemente te njera-tjetres. Po ndalemi te natyra e femres dhe tek ajo qe e ben ate te ndryshme nga mashkulli.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5459
  • Gjinia: Mashkull
ibraim
#13 ne: 10-05-2006, 09:09:57
po mire de igru...
Femren te ndryshme nga Mashkulli, sic e kam cekur dhe me larte, dhe serish po ta ceke igru: Zoti e bekoi femren qe ajo te sjelle jete ne bote, ajo te linde. Dhe a kemi gje me te shtrenjte se ajo?

Dhe derisa ajo lind, eshte me e bute (megjithese din te jete shume me e eger), derisa ajo lind, eshte shume me e dashur (e njashtu edhe e urryer) derisa ajo lind eshte me e thyeshme ne shpirt.

Respekt
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5966
SmiLey
#14 ne: 10-05-2006, 15:26:33
Femra është prehje e mashkullit…(dhe e kundërta).
 Zoti e bekoi femren që ajo të lind… ajo të sjelli jetë në botë. E më të shtrejtë dhe më të mirë se ajo a kemi???

JOOOOOOOOOOOO s'keni! Jojo: Jo po qe ta dini miiiiiiir ;) :D
Nuk thu shyqyr qe na keni, se pa ne do ishit nje hic :P
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5966
SmiLey
#15 ne: 10-05-2006, 15:28:19
Megjithatë ndonëse detyra esenciale e gruas është universaliteti, kjo sigurisht nuk e pengon atë të ketë një ose dy njëanshmëri. Më duhet të theksoj në paranteza se pjesa më e madhe e shqetësimeve zyrtare mbi gruan janë ngritur nga fakti se gratë transferojnë tek puna e tyre atë kokëfortësi që mund të quhet mirësjellje vetëm në konteksin e përparësive që gruas i është dashur t'i mbrojë historikisht: fëmijët e saj, kurorën e saj, që do të duhej të ishin çëshje parimore, ose po t'i quajmë kështu, një çështje njëanshmërie. Gruaja moderne e mbron zyrën e saj me të gjithë ambicjen e një shtëpiakeje. Ajo lufton pa lëshuar pe për kolltukun dhe makinën e shkrimit, sikundër një grua lufton për vatrën dhe shtëpinë e saj dhe nuk bën tjetër veçse ngre një tip roli gruaje-ulkonjë në mbështetje të kreut të padukshëm të firmës së saj. Kjo është arsyeja përse gruaja është aq e suksesshme në punën e zyrës; dhe po kjo është arsyeja përse ajo nuk duhet ta bëjë këtë punë. [/i]

Shume e vertete kjo :-[ :engjell:
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3780
  • Gjinia: Mashkull
Syrgjyn
#16 ne: 10-05-2006, 15:35:15

JOOOOOOOOOOOO s'keni! Jojo: Jo po qe ta dini miiiiiiir ;) :D
Nuk thu shyqyr qe na keni, se pa ne do ishit një hiç :P


Nuk thua se pa ju s'do të ishim fare! Prandaj ju kemi, për mbijetesen e races :P

P.S. Kjo me sipër ishte gjysme shaka :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5966
SmiLey
#17 ne: 10-05-2006, 15:38:06
thuj c'dush, po jo vetem qe punen e mbijeteses se races e bejme mire ;) po ua kemi marr stafeten kohet e fundit... ewww ne plot e plot pune te tjera :urra: :P

Heeee plasni!!!!!! :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5459
  • Gjinia: Mashkull
ibraim
#18 ne: 11-05-2006, 09:09:28
po jo mi se nuk plasim...na behet qejfi...
dhe vertete... cfar do benim ne pa ju???
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 105
SirenegiuS
#19 ne: 11-05-2006, 14:25:48
Pjesa me e bukur ketu eshte ajo e cituar nga nje mashkull :p (Gilberti).

Kur fillon ta njohesh me imtesi nje femer te vetme, asnje lloj kategorizimi nuk te hyn ne pune, ajo ze nje kategori te veçante, vendoset mbi te gjitha kategorizimet.
Mendoj se femrat jane me te lekundura se meshkujt para vendimeve, ç'fare mendojne dhe ndjejne nje çast, ndryshon nga çasti tjeter (duhet te kete nje lidhje me hormonet), por dine te jene kembengulese kur vendosin per diçka. Ndodh shpesh qe ndjenjat tu ndikojne arsyen. Ne dashuri psh. shpesh mund te japin pershtypjen se kane hapur zemren teresisht, por kjo nuk ndodh aq lehte. Mund te duhet te kaloje kohe qe femra te jete e palekundur ne dashurine e saj. Dhe e kunderta ndodh shpesh, ajo mund te jete e dashuruar dhe nuk te le te kuptosh. (Thene me thjesht, meshkujt nuk i kuptojne femrat.)
Megjithese femrat mbahen sikur shprehen me shume, per ndjenjat e verteta, fjalet e shumta te tyre zakonisht shprehin me pak se fjalet e meshkujve. Jane te afta te fshehin shume nga bota e tyre. Ruajne nje thellesi te zemres tek e cila eshte e veshtire te arrish por nese arrin prej atje nuk te leshon lehte, mbase kurre.
E lekundur eshte ne ndjenjat e saj ne pergjithesi, nje moment ka shume shpresa, ne tjetrin ndjehet e deshperuar, ndjehet e lodhur dhe e merzitur mbase po aq sa mashkulli por e shpreh merzine dhe lodhjen me teper se ai.
E kam thene edhe ne nje teme tjeter qe kerkojne vemendje dhe perkujdesje. Ate e duan edhe meshkujt, por arsyeja pse kjo vihet re me shume tek femra se tek mashkulli, mund te jete ngaqe mashkulli eshte ai qe merr iniciativen dhe femra ajo qe pret diçka prej tij. Pra femra zakonisht pret qe nje mashkull te kujdeset per te, ti kushtoje vemendje apo ta vleresoje, dhe nese femra e pranon kete vemendje (ky eshte shperblimi qe i jepet nje mashkulli, per me teper) ajo zakonisht e kthen ate shumefish. Ne nje lidhje martesore ajo vepron edhe me iniciativen e saj pasi ka formuar besimin dhe afrimitetin e duhur. Per personat qe do eshte e gatshme te sakrifikoje shume.

Por ka barazi mes oreve qe femra, dhe minutave qe mashkulli, harxhon per tu veshur ose per te blere diçka.  hmmmmm:

Kaq paragjykime me vijne ndermend tani. :D Kam kohe plot per t'i korigjuar.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5966
SmiLey
#20 ne: 12-05-2006, 12:38:27
Mund të fillosh nga korigjimet qe sot, si thua :P

P.sh., ke nga ata meshkujt e sotshem (uh tepër modern, ndoshta më duhet te thoja hmmmmm:) qe vallahi harxhojne kohe me rregullu floket me xhel, me rregullu mjekren, me lyer fytyren me krem... etj etj me shumë se një femër ore :S

Nuk mendoj se femrat harxhojne kohe se nuk dinë te vendosin çfarë te blejne kur dalin (ne krahasim me meshkujt qe e kanë këtë) por ngaqë ne na duhen me shumë gjëra për te veshur (si: fustane te gjatë e te shkurter, fund te shkurter e te gjatë, pantallona te shkurter e te gjatë, kanatiere te brendshme e te jashtme, xhakete verore e pastaj dimerore, cizme me qafa e cizme pa qafa, këpucë me take e këpucë pa take, sandale te hapura e sandale te mbyllura... pra, lista vazhdon :-[) ndaj, detyrimisht dhe kohe me tepër do harxhojme de. Pastaj, femra kontrollon qe tek kualiteti, çmimi... e deri tek tegeli i fundit sesi është, kështu qe maten me tepër ne zgjidhjen qe bëjnë. :d

Femrat i kupton vetëm ai qe deshiron dhe mundohet! :)  (ndoshta do thuash, uh po janë lodhur me mijëra e miliona meshkuj... nuk them qe mund t'i kuptojnë plotësisht, sepse qenia njerëzore është vet komplekse. Madje, dhe nga vet personi nuk mund te kuptohet plotësisht, e lere pastaj nga një person i dytë i UNI't te tij.... por gjithesesi di qe ka meshkuj qe arrijnë te kuptojnë mjaft mirë temperamentin e saj, preferencat, shpirtin sikurse dhe nevojat. Kjo sepse kanë kaluar një kohe te mjaftueshme me te, kanë vezhguar me imtesi veprime të tyre, kanë dëgjuar me vëmendje shpirtin dhe mendjen e tyre, sikurse kanë ndihmuar qe ato te jenë vetvetja pa qenë nevoja qe ajo te jetë mister për te, apo qe te shtiret dikush qe nuk është. Zakonisht, një femër nëse gjen botën e enderruar tek një mashkull, i dhuron atij shumë me tepër sesa ai mund te këtë imagjinuar për te gjetur tek ajo. Pikërisht, kjo karakteristike e kthen atë... ne një burim te pashtershem cudie/surprize por njekohesisht dhe kenaqesie :engjell:.)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 105
SirenegiuS
#21 ne: 14-05-2006, 06:59:11
Korigjimet i kam lënë për pak me vonë, dua ti bëj njëherë e mirë. :) Oret apo minutat janë diçka teknike pa shumë rëndësi, apo jo?.
Shkrimit tim te meparshem do ti shtoja edhe diçka tjetër, qe e dinë te gjithë. Femra i shpreh me tepër ndjenjat (dhe thonë qe kjo gjë i zgjat jetën femres ose i shkurton jetën mashkullit :D), kam harruar te shtoj qe lotet zënë një rol shumë te rëndësishëm ne mirëmbajtjen e syrit te femres, dhe bën tek mashkulli një efekt te paarritshem nga  çdo makiazh. :p

Citoje
Femrat i kupton vetëm ai qe deshiron dhe mundohet!....por gjithesesi di qe ka meshkuj qe arrijnë te kuptojnë mjaft mirë temperamentin e saj, preferencat, shpirtin sikurse dhe nevojat. Kjo sepse kanë kaluar një kohe te mjaftueshme me te, kanë vezhguar me imtesi veprime të tyre, kanë dëgjuar me vëmendje shpirtin dhe mendjen e tyre, sikurse kanë ndihmuar qe ato te jenë vetvetja pa qenë nevoja qe ajo te jetë mister për te, apo qe te shtiret dikush qe nuk është....


Kjo qe shkruan është mëse e vërtetë, dhe ke vënë ne dukje një kusht shumë te rëndësishëm, te qenit vetvetja. Megjithatë këto janë rrethana te tjera, kur dy persona kanë kaluar kohe bashke dhe (me sa kuptoj) ka ne mes dashuri. Me tepër se një mashkulli (apo femre) te caktuar, merita këtu i takon dashurisë (ne kuptimin me te gjerë te saj, d.m.th.. edhe dashuria për motren apo nënën). Ndërsa ne dashurinë bashkeshortore, kemi te bëjmë me njohjen me perfekte qe mund të arrihet mes dy personave. Është besimi qe kanë tek njeri tjetri, hapja e plotë, vemendja qe i kushtohet dhe dëshira për te njohur shpirtin e personit qe do ne brendesite dhe thellesite me te fshehta, qe bën këtë kuptim/njohje te përsosur. Ne dashuri, identitetet e dy personave (UNI) bashkohen ne një pa hubur asnjëri, shqetësimet, gezimet, mendimet, dëshirat e tjetrit perzjehen me te tuat. Ne këtë rast, fjalët e saj patjetër qe do jenë shumë te qarta, ajo nuk mund te fshehe gjë ne ne një cep te zemrës nga dikush qe ka arritur atje dhe ia ka pushtuar te gjithë zemren, tashmë atë mund ta kuptosh edhe pa nevojen e shumë fjalëve. Një psheretime, toni i zerit, një shikim, një dridhje e buzes, levizja apo ndryshimi me i vogël do të ishte i mjaftueshem...
Mund te vazhdojme pafundesisht kështu, por dalim nga tema, ku dashuria...ku femra... :P
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
wiliams
#22 ne: 20-05-2006, 06:32:16
Femrat i komandon me tepër zemra sesa arsyeja...një fjale e shkurter por qe ka shpjegim te gjatë...një nga defektet kryesore qe i bëjnë te pesojne shumë vuajtje ne jetë... hmmmmm:....dhe si pasoje e këtij defekti janë te prirura te shohin tek budallenjte virtutet-ndërsa tek i zgjuari veset... :pafshim
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5966
SmiLey
#23 ne: 20-05-2006, 10:20:03
Femrat i komandon me tepër zemra sesa arsyeja...një fjale e shkurter por qe ka shpjegim te gjatë...një nga defektet kryesore qe i bëjnë te pesojne shumë vuajtje ne jetë... hmmmmm:....dhe si pasoje e këtij defekti janë te prirura te shohin tek budallenjte virtutet-ndërsa tek i zgjuari veset...

Tani na sqaro pak te lutem, si ka mundësi qe arsyetoka te shoh tek budallai virtytet dhe tek i zgjuari veset, he hmmmmm:  Nëse ne perdorim vetëm zemren, atëherë sipas asaj qe thua... i bie qe të mos e vras mendjen shumë dhe për veset e te zgjuarit, sepse s'mund te arsyetoj ohoho:
Ne sigurisht, kemi zemër me te madhe se tuajen, madje dhe arsyetimin e kemi already in place!
E m.q.s. meshkuj si puna jote, vetëm kërkojnë te ulin figuren e femres, dihet SHUME MIRE dhe kjo tjetra për natyren e femres... qe ajo bie ne dashuri duke dëgjuar, sesa duke pare (sikurse bën një mashkull qe bie kulltum e brenda duke u bazuar ne aparencen e një femre). D.m.th. te prekesh thelle shpirtin e saj duhet te depertosh me fjalët, me komunikimin qe bën.... e jo si tek ju, qe ju deperton çdo femër mjafton te jetë gjysëm e zhveshur...etj
Tjetër, meshkujt nuk mendojnë as me koken qe duhet, por me ato te tjerat! (e keni biollogjike këtë, s'keni faj LOL).



-- Kërkojë ndjesë për ndërhyrjen time Smiley, mundoju te respektosh tjerët edhe nëse nuk je dakort me mendimet e tyre, dhe te lutem shkruaj shqip! --  
« Editimi i fundit: 20-05-2006, 10:46:29 nga Aida »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
wiliams
#24 ne: 22-05-2006, 00:56:20
Lexo mirë..unë nuk kam thënë qe femra nuk ka arsye, por si e perdor atë..(dhe  me ty SmiLey....) Jojo: :@
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super